Është ndarë nga jeta në moshën 59-vjeçare, Kasem Hysenbelliu, pronar i njohur i disa mediave në Shqipëri, për shkak të COVID-19. Hysenbelliu u nda nga jeta mëngjesin e sotëm në Turqi, ku ishte duke u kuruar prej disa javësh.
Z. Kasem Hysenbelliu ishte vitet e fundit, President i “Fax News”. Më parë, ai administronte grupin mediatik News 24.
Kasem Hysenbelliu ka përfunduar studimet e larta në Akademinë Ushtarake Skënderbej, me rezultate të shkëlqyera. Pasi përfundoi studimet e larta, Kasem Hysenbelliu punoi në profesionin për të cilin u diplomua me rezultate shumë të larta, duke shërbyer si pedagog i oficerëve të rinj në Shkollën e Bashkuar.
Karriera e tij në media, vijon me një tjetër grup mediatik. Në 2011 z.Kasem Hysenbelliut iu besua drejtimi i News24, BalkanWeb, Gazeta Shqiptare, Radio RASH.
Prej tetorit 2017, Kasem Hysenbelliu themeloi dhe administroi televizionin ‘Fax News’ që nga tetori 2017.