Që prej vitit 2012, Pekini ka nxitur me forcë të madhe ndërtimin e Qendrës Ndërkombëtare të Inovacionit Shkencë-Teknologji dhe në bashkërendim me krahinat fqinje Tianjin dhe Hebei, e ka ngritur shumë nivelin e inovacionit shkencor-teknologjik në këtë rajon.
Zona Zhongguancun zë vetëm më pak se 4% të sipërfaqes së Pekinit, por kontriburon me gati një të tretën e PBB-së së qytetit.
Në këtë zonë janë kultivuar mbi 200 modele të mëdha AI, shifër kjo që zë gati 30% të numrit të përgjithshëm në Kinë. Ndërkohë, këtu janë realizuar përparime edhe në teknologjinë kuantike, inteligjencën artificiale, etj. Mbi 90 sipërmarrje njëbrirëshe në këtë zonë, janë bërë motorët e përshkallëzimit të industrisë. Në vitin 2025, të ardhurat e përgjithshme të sipërmarrjeve në zonën Zhongguancun pritet të kalojnë 10 trilionë juanë.
foto nga VCG
Presidenti Xi Jinping theksoi se duhet gërshëtuar epërsia e inovacionit teknologjik të Pekinit, me epërsinë e Tianjinit në kërkim-zhvillim dhe prodhim. Gjithashtu duhen nxitur një pjesë e rajoneve të provincës Hebei, për të kapur mundësitë në industrinë e teknologjive të larta të krijuara nga Pekini dhe Tianjini, në mënyrë që këto tre krahina të krijojnë bashkërisht një rajon inovues teknologjik.
Në Parkun Teknologjik Zhongguancun në zonën e re Xiongan, 11 platforma me seli të përgjithshme në Pekin, në fushat tekniko-shkencore, financiare, kërkimore etj., janë integruar në një qendër shërbimi. Sipërmarrjet në këtë park mund të gëzojnë nga burimet cilësore të inovacionit teknologjik.
foto nga VCG
Sot Pekini, Tianjini dhe Hebei kanë financiuar bashkërisht mbi 220 projekte bashkëpunimi në kërkimet themelore duke formuar një bashkësi inovatore.
Në mbledhjen qendrore mbi punët ekonomike, që përfundoi pak kohë më parë, u vendos zgjerimi i Qendrës Ndërkombëtare të Inovacionit Shkencë-Teknologji të Pekinit në rajonin Pekin-Tianjin-Hebei. “Ky zgjerim shënon një model të ri në strategjinë e inovacionit të shkencës dhe teknologjisë në Kinë, duke kaluar nga një pikë e vetme drejt modelit të ri të bashkëpunimit të integruar rajonal,” shpjegon Wan Zhe, profesore në Universitetin Pedagogjik të Pekinit./CGTN





























































