• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
31 Gusht, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Shqipëria përgatitet për “faturën” e BE-së: Kontributi financiar do të nisë vetëm pas anëtarësimit

    Iluzioni i Subvencioneve: Si e Dobësojnë Fuqinë Industriale Perëndimore Kërkimi i Rentës dhe Kapja Rregullatore

    Ziraat Bank hyn në tregun shqiptar, një tjetër pikë e afrimit ekonomik Tiranë–Ankara

    Nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit me kompaninë italiane Eni S.p.A. në fushën e energjisë

    Konferenca e 28-të e MFC në Durrës/ Sulaj: Mikrofinanca mbetet një instrument kyç për përfshirjen financiare

    FED invest pjesë e Konferencës Vjetore më të madhe të Mikrofinancës në Europë dhe Azi Qendrore

  • POLITIKË

    Ministri Hoxha: Mbi 17 mijë tekste për fëmijët në diasporë, shqipja në themel të trashëgimisë sonë

    Presidenti Begaj pranon Letrat Kredenciale të ambasadores së re të Holandës

    Rama detajon sezonin e ri qeverisës: “Prania Besnike”, PasqyrAlbania dhe “Shqipëria Sociale”

    Shqipëria, ligj për njohjen dhe ushtrimin e të njëjtit profesion në vendet e BE-së

    Hoxha: Shqipëria nuk është dhe nuk mund të jetë pjesë e asnjë skenari destabilizues

    Presidenti Begaj pret ambasadoren e Belgjikës: Shqipëria vlerëson hapjen e Ambasadës në Tiranë

    MEPJ: Përfundon me sukses një tjetër operacion për riatdhesimin e shtetasve shqiptarë nga Siria

    Hoxha: Një diplomaci moderne për Shqipërinë evropiane

    Kryeministri Rama: Protesta e Zvërnecit na sfidoi realisht, qeverisja do të përmirësohet

  • SOCIALE / KULTURË

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

    A drone view shows protesters gathered outside the Prime Minister's Office in Tirana, Albania, on June 10, 2026, during the tenth consecutive day of demonstrations against a proposed luxury tourism development project linked to Jared Kushner. Organizers say thousands of people attend the rally. (Photo by Vlasov Sulaj/NurPhoto via Getty Images)

    Mbi 120 akademikë shqiptarë firmosin deklaratë në mbështetje të protestave qytetare

    Ekspozita me foto të rralla nga zvicerani Eugène  Pittard hapet në Shkodër  

    Amaneti i fundit i Rexhep Qosjes

    Prapaskenat e industrisë muzikore, ekspertët ndërkombëtarë ndajnë sfidat në MuseX

    PËR SHKOLLËN TONË TË MUZIKËS NË KORÇË

    Në frymën e Shën Vladimirit të Duklës: një dekadë shërbimi nga Mitropoliti Andon Merdani

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Dinamika të reja pro-perendimore në Azinë Qëndrore      

    Rikonfigurimi i Qeverisjes Detare: Rënia Strukturore Hegjemonike dhe Qendra Arktike

    Shteti Bektashi, “Kutia e Pandorës” që rrezikon sovranitetin e shtetit shqiptar

    Pse gjeografia ende sundon: Nisma “Brez dhe Rrugë” e Kinës dhe rikthimi i korridoreve strategjike

    Përse Kosoves (s)i duhet Dialogu Strategjik me Ameriken?

    Autogol?! Si po ia Dorëzon SHBA-ja Avantazhin Teknologjik Kinës përmes Politikave të Emigracionit

    Logjika që qëndron në themel të suksesit ekonomik të Kinës

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Zyrtare/ Bekim Sejdiu, kandidati konsensual për President të Kosovës

    Kurti: Mbi 1,500 të pagjetur, lufta për familjet e tyre ende nuk ka përfunduar

    A po bashkëpunon Shqipëria me Beogradin për destabilizimin e Malit të Zi?!

    Reagime ndaj nderimeve shtetërore për Mlladiqin në Serbi

    Gazeta malazeze “Vijesti”: Serbia dhe Shqipëria akuzohen për “veprimtari hibride” kundër Malit të Zi

    Autostrada Shkup–Bllacë nis pas më shumë se 20 vitesh: Kurti dhe Mickoski e cilësojnë projekt strategjik për rajonin

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home FOKUS

Islanda i tha “jo” BE-së: Pse një vend europian zgjodhi të ruajë sovranitetin përballë Brukselit?

31 Gusht, 2026
in FOKUS
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Referendumi në Islandë nuk ishte një votë për të zgjedhur mes Europës dhe izolimit, por një votë për të përcaktuar se deri ku duhet të shkojë integrimi europian dhe, mbi të gjitha, sa sovranitet është një shoqëri e vogël e gatshme të ndajë me një strukturë më të madhe politike.

Rezultati ishte i ngushtë, por politikisht i qartë: 52.8 për qind e islandezëve votuan kundër rifillimit të negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, ndërsa 47.2 për qind votuan pro. Me më shumë se 82 për qind të rreth 270 mijë votuesve me të drejtë vote që morën pjesë në referendum, rezultati nuk mund të interpretohet si indiferencë e një shoqërie ndaj një çështjeje politike; përkundrazi, ai tregon se çështja europiane vazhdon të jetë një nga ndarjet më të rëndësishme të shoqërisë islandeze.

Por rëndësia e kësaj vote nuk qëndron vetëm te fakti se Islanda nuk dëshiron, të paktën tani, të rifillojë negociatat me BE-në. Ajo që e bën këtë rezultat veçanërisht interesant është fakti se Islanda nuk është jashtë Europës.

Ajo është tashmë pjesë e tregut të vetëm europian, është pjesë e zonës Schengen dhe, si anëtare e NATO-s, është e lidhur ngushtë me strukturën euroatlantike të sigurisë. Pra, islandezët nuk po zgjedhin midis Europës dhe një bote të izoluar; ata po zgjedhin midis një marrëdhënieje shumë të ngushtë me Europën dhe anëtarësimit të plotë politik në Bashkimin Evropian.

Dhe shumica zgjodhi të parën.

Një vend që nuk ka nevojë të zgjedhë mes Europës dhe vetvetes

Kjo ndoshta është mënyra më e mirë për ta kuptuar votën islandeze.

Për shumë vende europiane, anëtarësimi në BE është parë si një rrugë drejt stabilitetit ekonomik, forcimit të institucioneve dhe afrimit me Perëndimin. Për vendet që kanë kaluar tranzicione të vështira politike ose ekonomike, anëtarësimi është shpesh shumë më tepër se një marrëveshje ekonomike; ai është një orientim strategjik dhe një garanci se vendi nuk do të kthehet pas.

Por Islanda nuk ndodhet në këtë situatë.

Ajo është një demokraci e konsoliduar, një vend i pasur dhe relativisht i qëndrueshëm, i cili tashmë ka krijuar një marrëdhënie të drejtpërdrejtë me ekonominë europiane pa qenë anëtar i BE-së. Kjo e ndryshon tërësisht llogarinë politike.

Për një islandez që kundërshton anëtarësimin, argumenti mund të jetë fare i thjeshtë. Nëse mund të kemi tregun europian, lëvizjen e lirë dhe bashkëpunimin me Europën pa u bërë anëtarë të saj, pse duhet të transferojmë më tej kompetencat tona te institucionet europiane?

Kjo nuk është domosdoshmërisht një pyetje kundër Europës. Është një pyetje mbi kufijtë e integrimit.

Peshkimi është në të vërtetë çështja e sovranitetit

Në qendër të kësaj dileme qëndron peshkimi.

Për një vend ishullor me rreth 400 mijë banorë, peshkimi nuk është thjesht një industri që matet me eksportet dhe të ardhurat; ai është pjesë e historisë, e identitetit kombëtar dhe e vetë mënyrës se si islandezët e kanë perceptuar marrëdhënien e tyre me fuqitë më të mëdha europiane.

Historia e “Luftërave të Merlucit” me Britaninë në vitet 1970 është veçanërisht e rëndësishme në këtë kontekst, sepse ajo mbetet simbol i një vendi të vogël që këmbënguli se kishte të drejtën të kontrollonte vetë ujërat dhe burimet e tij.

Pikërisht për këtë arsye, frika se politika e përbashkët europiane e peshkimit mund t’u hapte rrugë flotave spanjolle, holandeze dhe të vendeve të tjera në ujërat islandeze nuk u perceptua thjesht si një çështje ekonomike.

Ajo u perceptua si çështje sovraniteti.

Dhe në fund të fundit, pikërisht kjo ishte pyetja e referendumit, edhe pse në fletën e votimit ajo ishte formuluar shumë më thjesht: a duhet Islanda të rifillojë negociatat për anëtarësimin në BE?

Në sfondin e saj qëndronte një pyetje shumë më e vjetër: Kush duhet të vendosë për burimet e Islandës: Reykjaviku apo Brukseli?

Për shumicën e votuesve, përgjigjja mbeti Reykjaviku.

Ironia e referendumit është Trump-i.

Referendumi u zhvillua në një moment kur siguria europiane dhe ajo e Atlantikut të Veriut janë bërë shumë më të pasigurta, veçanërisht pas kërcënimeve të përsëritura të Donald Trump për të marrë kontrollin e Groenlandës.

Në kushte normale, një zhvillim i tillë do të duhej ta forconte argumentin e atyre që kërkonin afrimin e Islandës me BE-në.

Nëse një fuqi e madhe amerikane mund të flasë për ndryshimin e statusit territorial të një territori autonom të Mbretërisë së Danimarkës, atëherë çështja e sigurisë së shteteve të vogla të Atlantikut të Veriut bëhet më e ndjeshme.

Mbështetësit e rifillimit të negociatave e përdorën pikërisht këtë argument: në një kohë kur bota po bëhet më e pasigurt, Islanda do të kishte interes të ishte më pranë Europës.

Por rezultati tregon se kjo frikë nuk ishte e mjaftueshme për të ndryshuar prioritetet e shumicës së islandezëve.

Kjo është një pikë shumë e rëndësishme.

Edhe përballë pasigurisë gjeopolitike, sovraniteti ekonomik dhe kontrolli mbi burimet kombëtare rezultuan më bindës se ideja e një integrimi më të thellë europian.

Islanda i ka thënë “jo” një hapi, jo Europës

Edhe reagimet politike pas referendumit e konfirmojnë këtë.

Kryeministrja Kristrún Frostadóttir tha se qeveria do ta respektojë rezultatin dhe se nuk do të vazhdojë me këtë proces, ndërsa liderja e opozitës Guðrún Hafsteinsdóttir e interpretoi votën si një mesazh për qeverinë që ta lërë mënjanë këtë rrugë, duke theksuar njëkohësisht se Islanda dëshiron të mbetet në kontakt të ngushtë me Bashkimin Evropian, Europën dhe sa më shumë vende të tjera.

Pra, edhe kundërshtarët e anëtarësimit nuk po thonë se Islanda duhet të largohet nga Europa.

Jo. Islanda refuzon, për momentin, anëtarësimin në BE.

Pra vendi nuk po mbyll marrëdhëniet me Europën, nuk po largohet nga tregu europian dhe nuk po ndryshon orientimin e tij perëndimor. Ajo thjesht po thotë se marrëdhënia ekzistuese është, për shumicën e qytetarëve, më e përshtatshme sesa anëtarësimi i plotë.

Çfarë duhet të kuptojë Europa nga Reykjaviku?

Këtu referendumi islandez bëhet më shumë se një histori kombëtare.

Për Bashkimin Evropian, zgjerimi ka qenë për dekada një nga instrumentet më të fuqishme të ndikimit politik. Vendet që kërkojnë anëtarësimin pranojnë reforma, ndryshojnë ligjet, përshtatin institucionet dhe standardet e tyre dhe, në fund, pranojnë një shkallë të konsiderueshme të vendimmarrjes së përbashkët, sepse besojnë se përfitimet janë më të mëdha se kostot.

Por Islanda paraqet një problem tjetër për këtë model.

Ajo është tashmë e pasur, e zhvilluar dhe e integruar me ekonominë europiane.

Prandaj, për të bindur islandezët, BE-ja nuk mund të mbështetet vetëm te argumenti se anëtarësimi sjell prosperitet.

Islanda tashmë është e begatë.

Nuk mund të mjaftojë as argumenti se anëtarësimi sjell stabilitet.

Islanda është tashmë një shtet i qëndrueshëm.

Dhe nuk mund të mjaftojë vetëm argumenti i sigurisë.

Islanda është tashmë anëtare e NATO-s.

Kjo e vendos Bashkimin Evropian përballë një problemi shumë interesant: kur një vend nuk ka nevojë urgjente për avantazhet që BE-ja tradicionalisht u ofron kandidatëve, atëherë duhet të bindet për vlerën politike të vetë anëtarësimit.

Një mesazh që vjen deri në Ballkan

Kjo është edhe arsyeja pse rezultati duhet të lexohet me kujdes në vendet e Ballkanit që presin prej vitesh anëtarësimin.

Për Shqipërinë dhe vendet e tjera të rajonit, BE-ja mbetet një objektiv strategjik dhe procesi i integrimit ka një kuptim krejt tjetër nga ai që ka në Islandë. Vendet e Ballkanit ende përballen me reforma të thella institucionale, ekonomike dhe politike, ndërsa anëtarësimi shihet si një mënyrë për të konsoliduar drejtimin e tyre europian.

Por Islanda na kujton diçka që shpesh harrohet në debatin për zgjerimin:

Anëtarësimi në BE nuk është vetëm çështje e dëshirës për të hyrë në Europë; është edhe çështje e asaj se çfarë është një vend i gatshëm të japë për të qenë pjesë e saj.

Dhe në rastin islandez, shumica e shoqërisë ka vendosur se kontrolli mbi peshkimin, politika kombëtare dhe ruajtja e një shkalle të lartë sovraniteti janë, të paktën për momentin, më të rëndësishme sesa përfitimet shtesë që do të sillte anëtarësimi.

Kjo nuk është domosdoshmërisht një votë kundër Europës.

Është një votë për një marrëdhënie tjetër me Europën.

“Jo”-ja islandeze nuk e dobëson vetëm Islandën; ajo vendos një pasqyrë përballë BE-së

Në fund, rezultati i referendumit nuk duhet dramatizuar si një krizë e Bashkimit Evropian, por as nuk duhet minimizuar si një çështje e vogël e një vendi me vetëm 400 mijë banorë.

Sepse Islanda ka bërë një zgjedhje që në thelb po bëhet gjithnjë e më e rëndësishme në politikën europiane. Si të bashkëpunosh ngushtë me Europën pa hequr dorë nga kontrolli mbi çështjet që një shoqëri i konsideron thelbësore për identitetin dhe sovranitetin e saj.

Në Reykjavik, përgjigjja ishte e qartë.

Jo izolim. Jo shkëputje. Jo kthim pas.

Por distancë e kontrolluar nga integrimi i plotë.

Një Europë që po përballet me kërcënime të reja, pasiguri gjeopolitike dhe nevojën për t’u bërë më e bashkuar, Bashkimi Evropian duhet të bindë jo vetëm se është i nevojshëm, por edhe se anëtarësimi në të nuk do të thotë se një shtet i vogël duhet të heqë dorë nga ajo që e bën të ndihet sovran.

Islanda, të paktën për momentin, nuk u bind.

/Argumentum.al

© 2026 Argumentum

Related- Posts

FOKUS

Sirenat greke që zëvendësuan Polifoninë Shqiptare  në UNESCO

31 Gusht, 2026
FOKUS

“Top Secret 2” dhe “lufta” e Serbisë për ta goditur Republikën nga brenda

30 Gusht, 2026
FOKUS

Një akuzë e paprecedentë politike dhe mediatike: Podgorica përballë Tiranës, kush po kërkon të destabilizojë kë?

28 Gusht, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Putin, Xi dhe Modi në Bishkek: Samiti i SCO-së vendos Euroazinë në qendër të diplomacisë globale

31 Gusht, 2026

Islanda i tha “jo” BE-së: Pse një vend europian zgjodhi të ruajë sovranitetin përballë Brukselit?

31 Gusht, 2026

Irani kundërpërgjigjet ndaj SHBA-së me raketa dhe dronë pas sulmit në Larak

31 Gusht, 2026

Zyrtare/ Bekim Sejdiu, kandidati konsensual për President të Kosovës

31 Gusht, 2026
22 January 2026, Ethiopia, Addis Abeba: German Foreign Minister Johann Wadephul speaks during a joint press conference with Ethiopian Foreign Minister Gedion Timothewos Hessebon (not pictured) at the Ethiopian Foreign Ministry. Photo: Sebastian Gollnow/dpa

Gjermania pas refuzimit të Islandës: BE duhet të bëhet më tërheqëse për vendet kandidate

31 Gusht, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.