• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
15 Korrik, 2025
Edicion Special
  • KREU
  • EKONOMI

    Bullgaria gati të përdorë euron nga 1 janari 2026

    Banka e Shqipërisë ul normën bazë të interesit nga 2,75% në 2,5%

    Zëvendësministrja Olta Manjani në Pekin: Shqipëria e angazhuar për fuqizimin e rolit të saj në arenën globale

    DW: Shqipëria drejt rekordit të 15 milionë turistëve

    Asambleja FED Invest: Ofertë unike për financimin e qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës në Shqipëri

    Guvernatori Sejko në prezantimin e Raportit të Tranzicionit të BERZH 2024-2025

  • POLITIKË

    Rama i ftuar nderi në festivalin në Bavari: Të rishpikim veten për të mbrojtur shpirtin e Europës

    The European Parliament building in Strasbourg, France with flags waving calmly celebrating peace of the Europe. July 12, 2020.

    30 Vjet në KiE, po në BE kur?

    Hasani pret zëvendëskryeministren e Ukrainës: Riafirmim i mbështetjes së palëkundur të Shqipërisë

    Rama: Po hetohet pushtimi kriminal i qendrës së Thethit, legalizuam rreth 300 shtëpi të vjetra

    Shqipëria, 30 vjet në KiE – Spiropali: Konsolidimi i demokracisë dhe drejtësisë, prioritet i Kuvendit

    Rama: Bektashizmi thesar kombëtar për Shqipërinë, gjithçka që mos të zhduket

    MEPJ: 30 vite në Këshillin e Evropës, kapitull kyç në rrugëtimin demokratik të Shqipërisë

    Ministri Hasani në Forumin e Dubrovnikut: Ballkani Perëndimor nuk është dhomë pritjeje – është pjesë e thelbit strategjik të Europës

    Ministri Hasani në Srebrenicë për përkujtimin e 30-vjetorit të gjenocidit

  • SOCIALE / KULTURË

    Komuniteti Malazez në Shqipëri feston Ditën e Shtetformimit të Malit të Zi dhe 7-vjetorin e Shoqatës ZCGA

    Daim Iljazi në “lundrimin” e tij të tetë poetik!

    ”National Geographic”: Riviera Shqiptare mbetet perfekte për një udhëtim me makinë

    35 vjet nga hyrja në ambasada

    “Kandidati për Kandidat”/Një satirë e thellë për politikën shqiptare, nga Arben Çejku

    Siguria e gazetarëve, Metani: Bashkëpunimi me mediet, thelbësor për transparencën dhe llogaridhënien

    Java Kulturore Italiane nga 1–8 Qershor/ Një festë që bashkon Italinë dhe Shqipërinë me kulturë, muzikë, shije dhe traditë.

  • INTERVISTA

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

    Ekskluzive/Ambasadori dhe shkrimtari kroat Zlatko Kramarić: Trashëgimia e Titos dhe sfidat e Ballkanit në rendin e ri botëror

    Përmbyllja e Misionit Diplomatik/Ambasador Dancho Markovski: “Forcimi i Marrëdhënieve Shqipëri–Maqedoni e Veriut për një të ardhme të përbashkët Evropiane”

    100 Vjetori i Marrëdhënieve Diplomatike Shqipëri-Rusi: “Ambasadori A. Zaytsev flet për të ardhmen, bashkëpunimin ekonomik dhe paqen në kontekstin e zhvillimeve globale”

    EKSKLUZIVE/Ambasadorja e Kinës në Shqipëri,  Znj. Pang Chunxue: Potencial i madh bashkëpunimi mes dy vendeve!

    Ekskluzive/ Ambasadori ukrainas në Shqipëri, z.Volodymyr Shkurov: “Asgjë për Ukrainën pa Ukrainën”- Kërkojmë një Paqe të Drejtë dhe të Garantuar!

    “Shqipëria në Samitin e Klimës në Azerbajxhan: Angazhimi për Financimin e Gjelbër dhe Masat për Ndryshimet Klimatike”

  • OP/ED
    Flags of the USA and the European Union. American Flag and EU Flag. Flag inside stars. World flag concept.

    Aleatë dhe partnerë po, vasalë jo!

    Miti serb për Kosovën sipas historianit gjerman, Holm Sundhaussen!

    Turqia: Ura strategjike mes Lindjes, Azisë dhe Evropës

    Aspektet Kryesore të Politikës së Jashtme të Pavarur dhe të Bazuar në Interesin Kombëtar të Azerbajxhanit

    Shqipëria në Detin e Hapur të Gjeopolitikës: Koha për të rishikuar aleancat…

    Polonia, President i ri, telashe të vjetra!

    80-vjet nga Lufta e Dytë Botërore/ Historia si udhërrëfyes për të ardhmen!

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Presidentja Osmani: Serbia përpiqet vazhdimisht ta destabilizojë Kosovën

    Grenell akuzon Osmanin për “manipulim të fjalëve” të Trumpit

    NJË POPULL I VOGËL, POR ME BËMA TË MËDHA

    Komuniteti Malazez në Shqipëri feston Ditën e Shtetformimit të Malit të Zi dhe 7-vjetorin e Shoqatës ZCGA

    Maqedoni e Veriut/ Thellohen përplasjet me Bullgarinë, rritet skepticizmi

    Ndihmëssekretari i Shtetit do të vizitojë Kosovën, Serbinë dhe Bosnjë e Hercegovinën

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home ME TE LEXUARAT

Jo më “mollë sherri” Euro-Atlantike!

11 Shkurt, 2021
in ME TE LEXUARAT, OP/ED
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Dr. Jorgji KOTE

Fjala është për gazsjellësin 1230 km të gjatë që lidh Rusinë me Gjermaninë dhe Marrëveshjen Gjithëpërfshirëse të Investimeve BE – Kinë, të cilat janë të lidhura ngushtë me njëra- tjetrën

Ka kohë që «Nord Stream» II është bërë objekt i kundërshtive dhe kërkesave të përsëritura nga disa vende për ndërprerjen e tij; ato janë përshkallëzuar pas aneksimit të Ukrainës Lindore nga Rusia dhe sidomos muajt e fundit, pas tentativës për helmim të opozitarit rus A. Navalny dhe dënimit të tij javën e kaluar. Tonet janë ashpërsuar në kulm ditët e fundit, mbasi Moska zyrtare «priti me këmbët e para» Shefin e Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell ; kjo vizitë e dështuar u shoqërua dhe me dëbimin e disa diplomatëve gjermanë, polakë dhe suedezë.

Gjithsesi, këtu po mundohemi t’i shohim këto dy tema “të nxehta” me qetësi, jo «bardhë e zi» por nga këndvështrimi i Realpolitikës, duke renditur shkurt «pse-të» e domosdoshmërisë së përfundimit të «Nord Stream II».

Së pari, ai do të dyfishojë në 110 miliardë metra kub furnizimin direkt të Gjermanisë me gazin rus. Së shpejti pritet përfundimi i tij, mbasi nuk kanë mbetur as 100 km. Së dyti, nisur nga rezervat dhe kërkesat e shprehura nga vende të tjera, Gjermania është kujdesur që sipas kontratës përkatëse, gazi të shkojë dhe në vendet e Lindjes; gjithashtu, në përgjigje të shqetësimit amerikan dhe francez, ka dhe një marrëveshje pesëvjeçare të rinovueshme me Rusinë, e cila parasheh një «çelës mbyllës» për garantimin e furnizimit me gaz për Ukrainën. Së treti, Gjermania nuk është as a kapur dhe as e varur nga Rusia, siç e akuzonte ish Presidenti Trump e ndonjë tjetër. Faktikisht, Rusia plotëson vetëm 50 për qind të nevojave gjermane për gaz. Së katërti, sipas gjermanëve, qysh në ndërtimin e projektit të parë në vitet 70 kur drejtonte Kancelari Brandt e deri më sot, dhe në periudhën më të keqe të Luftës së Ftohtë, ish BS-ja dhe në vijim Rusia janë treguar luajalë në respektimin e kontratave për livrimin e gazit.

Së pesti, vetë SHBA-të janë importuesi i dytë më i madh i gazit rus. Më 2019 ato shpenzuan 13 miliard dollarë, ndërsa vetëm në gjysmën e parë 2020 dy herë më shumë për importet e tij! Megjithatë, në kuadrin e një pakete tërësore, të sugjeruar së fundmi dhe nga Presidenti Biden, Gjermania ka parashikuar dhe krijimin e mundësive për furnitorët amerikanë të gazit të lëngshëm në Gjermani dhe në Europë. Së gjashti, ky projekt do parë në një plan më të gjerë e të largët, sidomos lidhur me strategjinë e re të BE-së dhe NATO-s ndaj Rusisë, që do të shpaloset në muajin Mars. Gjithsesi, paraprakisht mund të thuhet se thelbi i saj do të jetë « 2 D » ose dialog & dekurajim » por jo konfrontim, mbyllje e përplasje dyersh. Sepse krahas kontradiktave, midis Rusisë dhe Perëndimit ka shumë fronte të përbashkëta bashkëpunimi – Lindja e Mesme, Libia, Siria, Arktiku, terrorizmi, klima, Covid – 19, etj. Pa përmendur bashkëpunimin e rëndësishëm ekonomik, kulturor, universitar, njerëzor, etj ku janë partnerë kryesorë. Së shtati, në Gjermani janë shtuar zërat që kërkojnë dialog BE – Rusi për trajtimin e mosmarrëveshjeve më serioze, me qëllim që t’i jepen tone të reja cilësore këtyre marrëdhënieve, ku Gjermania është « violinë e parë » bashkë me Francën. E pra pikërisht në këto momente, të anulosh një projekt të tillë, si nyja e fundit lidhëse do të thotë « t’i hipësh kalit mbrapsht »

Dr. Jorgji KOTE

Ja pse, qeveria gjermane dhe forcat politike atje dhe gjetkë, përfshirë së fundi dhe Francën, e cila po heq dorë « me lezet » nga kundërshtimi i saj, po bëjnë një ndarje të qartë të rastit «Navalny» si një çështje serioze e demokracisë dhe të drejtave të njeriut me atë të «Nord Stream II» si aspekt madhor gjeo-politik. Në vend të retorikës politike, BE-ja mund të shfrytëzojë mekanizmat dhe instrumentet e të drejtës ndërkombëtare. Dihet se Rusia ka detyrime në fushën e standardeve demokratike, si anëtare e OSBE-së dhe e KiE-së. Po ashtu, dosja Navalny mund të dërgohet në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut. Ndërkohë, dhjetorin e kaluar, BE-ja ka miratuar “Regjimin e sanksioneve” në këtë fushë, i cili, gjithashtu, mund të vihet në veprim.

Pikërisht mbi bazën e këtyre fakteve dhe argumenteve, Kancelarja Merkel, krahas dënimit të vendosur të akteve të lartpërmendura bashkë me pothuajse të gjithë eksponentët e tjerë të lartë politikë po këmbëngulin të patundur në përfundimin e ‘Nord Stream II’.

Bashkë me pasuesin e saj në CDU, A. Laschet dhe liderët më të lartë të shtetit, Merkel e kanë thënë «copë» se pavarësisht nga sjelljet më të fundit politike ruse ndaj BE-së, kjo e fundit nuk ka asnjë interes të mbyllë dyert e dialogut dhe komunikimit me Rusinë. Sidomos në rastin e gazsjellësit “Nord Stream II” që, siç u shpreh këto ditë dhe Presidenti gjerman Steinmeier është ura e vetme lidhëse me Rusinë.

«Molla tjetër e sherrit» është Marrëveshja Tërësore e Investimeve BE – Kinë( CAI) e arritur më 30 dhjetor 2020 pas 7 vite bisedimesh. Për Kinën, CAI vijoi suksesin e madh me krijimin e «Partneritetit Ekonomik Gjithëpërfshirës Pacifik» (RCEP) më 15 Nëntor; tregu më i madh në botë ku, ndërmjet 15 shteteve, 4 janë aleatë të mëdhenj të SHBA-ve – Japonia, Korea e Jugut, Australia dhe Kanadaja. Ama nuk ia pati Kina fajin Trump-it që anuloi nismën e Obamës që SHBA-të të ishin në krye të grupimit të ngjashëm «Partneriteti Trans Pacifik» (TPP) duke e braktisur më 2016. Por dhe BE-ja ka shumë interesa për CAI-n. Për më tepër se në 10 vitet e fundit investimet kineze në BE janë rritur 50 herë !

Falë marrëveshjes së tanishme, BE-ja trajton konkretisht ankesat ndaj Kinës lidhur me reciprocitetin, transparencën, ndershmërinë dhe trajtimin e barabartë të investimeve, mallrave dhe shërbimeve. Ndryshe, këto shqetësime nuk kanë vlerë me fjalë, pa një instrument të tillë.

Edhe kjo Marrëveshje është bërë objekt i kritikave të ashpra për shkak të «oportunizmit» europian lidhur me nënvleftësimin e respektimit nga Kina të standardeve demokratike, të drejtave të ujgurëve, të shtypjes së protestave në Hong Kong e deri te fakti që atje sundon PK Kineze.

BE-ja i njeh dhe është e vetëdijshme për këto shqetësime me Kinën. Dhe është marrë goxha me to dhe në Samitin më të fundit virtual BE – Kinë. Dhe në bisedën virtuale më 8 Shkurt me Sekretarin Amerikan të Shtetit Blinken,  ministri i Jashtëm kinez Yang Jiechi vendosi «vijat e kuqe» te standardet demokratike, si çështje të brendshme.

E keqja këtu fillon brenda BE-së, e cila nuk po vendos dot rregull në këtë fushë me ndjeshmëri publike as në «shtëpinë e vet».

Edhe më të vështirë e ka Kinën dhe Rusinë. Njihen tashmë shqetësimet e drejta, analizat dhe paralajmërimet e kahershme të ekspertëve tanë e të huaj në këtë fushë. Mirëpo, ka të tjerë që vazhdojnë të flasin me zhargonin politik të viteve 90; duke harruar ose injoruar realitetet/dinamikat e reja gjeo-politike me Kinën/Rusinë, ndarjet dhe interesat e përbashkëta; që e detyrojnë po, po, dhe BE-në t’i thotë « derrit dajë » ndryshe, «do t’i bjerë murit me kokë» Qëndrimet «majë më majë» nuk do t’i lehtësonin pozitat e BE-së dhe SHBA-ve. Ca më tepër, se ashtu si Rusia, dhe Kina ka dalë hapur me pretendime dhe projekte të njohura për «qeverisje alternative» ama secili me rregullat e veta lidhur me të drejtat dhe liritë themelore të njeriut.

Madje, në këtë fushë, Kina dhe Rusia korrën një sukses të dukshëm diplomatik Tetorin e kaluar duke u zgjedhur në Këshillin e të Drejtave të Njeriut të OKB-së me 47 vende anëtare me seli në Gjenevë. I ndihmoi padyshim dhe largimi i pajustifikuar i SHBA-ve prej saj dy vite më parë. Shkurt, Kina dhe Rusia kanë kohë që po thonë, nëse e doni shtetin e të drejtës, mbajeni për vete. Por, nëse doni bashkëpunim gjeo-politik me ne, hajdeni, pa pretendime të kësaj natyre.

Dihet tashmë roli aktiv i Kinës, me « Brezin e mëndafshtë» dhe kohët dhe me «Vaksinën e mëndafshtë » që ka ndërmarrë në botë. Jo vetëm nuk tërhiqet, por diplomacia e saj ka kaluar në veprime ndëshkuese ndaj vendeve perëndimore, sa herë që ato tentojnë t’i bëjnë vërejte për standardet demokratike. Presidenti Xi Jinping ua tha « troç » JO-në e panegociueshme kineze homologëve të vet europianë në Samitin e tyre virtual vjeshtën e kaluar.

Më tepër se aq, sipas disa të dhënave në median e huaj, Kina ka paralajmëruar dhe ka vepruar konkretisht duke anuluar e shtyrë kontrata me miliarda euro ndaj kompanive perëndimore. Për të shmangur arbitrazhet dhe OBT-në, ajo e bën këtë « në mënyrë «smart» ose me procedura teknike ; « ja, këtu mungon një letër, një leje, aty një vulë, një firmë, një datë » e kështu me radhë. Mirëpo kjo krijon shumë shqetësime te firmat dhe te organizmat qeveritare. Kjo për shkak të pasojave dhe jehonës negative te popullsia e vendeve perëndimore, që humbasin vende pune, ulje pagash, rënie të ekonomisë dhe mirëqenies, kur krizat dhe varfëria tashmë janë «ulur këmbëkryq» dhe atje. Pastaj, premtimet e qeverive në fushata zgjedhore nuk mund të mbahen pa të tilla kontrata dhe me Kinën, Rusinë, Brazilin, Indinë, etj. Veç kësaj, do pasur parasysh fakti se nëse sa herë në vende si Kina do të ketë konflikte të kësaj natyre për shkak të të drejtave të njeriut, atëherë investitorët e mëdhenj perëndimore do të humbasin sigurinë dhe garancinë për to, duke ndikuar direkt në përkeqësimin e treguesve ekonomikë e socialë në vendet e tyre.

Nisur nga këto e të tjerë faktorë, mendimi mbizotërues është se BE veproi drejt e në kohë me këtë marrëveshje, e cila le hapur dhe shtigje për dialog dhe trysni dhe në fushën e demokracisë. Çdo alternativë tjetër vetëm se do t’i përkeqësonte situatat.

Për fat të mirë, këto përqasje bindëse që kombinojnë realpolitikën me diplomacinë morale, d.m.th. kërkesat për standardet demokratike i inkurajon dhe bën më të realizueshëm ardhja e Joe Biden në krye të Shtëpisë së Bardhë ; ditët e fundit, larg çdo qëndrimi kategorik dhe ultimatumi, Biden u shpreh për një analizë të thellë të këtyre problemeve, me hapësira manovrimi, për mirëkuptim dhe dialog me partnerët europianë, në rastin konkret me BE-në dhe Gjermaninë dhe me alternativa tërësore. Ogur i mirë për të ardhmen, që këto dy ngjarje madhore të mos jenë më «mollë sherri», por pika bashkimi e bashkëpunimi Euro-Atlantike./Gsh

Tags: gjermaniaMerkelnavalnynord stream.jorgji koterrjedha e gazitRusiaSHBA

Related- Posts

Flags of the USA and the European Union. American Flag and EU Flag. Flag inside stars. World flag concept.
OP/ED

Aleatë dhe partnerë po, vasalë jo!

11 Korrik, 2025
OP/ED

Miti serb për Kosovën sipas historianit gjerman, Holm Sundhaussen!

29 Qershor, 2025
OP/ED

Turqia: Ura strategjike mes Lindjes, Azisë dhe Evropës

27 Qershor, 2025

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Ukrainian President Volodymyr Zelenskiy looks on during a visit to a military training area to find out about the training of Ukrainian soldiers on the “Patriot” anti-aircraft missile system, at an undisclosed location, in Germany, June 11, 2024.   Jens Buttner/Pool via REUTERS

Marrëveshje e re amerikane për armët në Ukrainë: Çfarë do të marrë Kievi dhe kush do ta paguajë atë

15 Korrik, 2025

Në vend të “aksioneve të tmerrshme”, Trumpi i dha Putinit edhe 50 ditë që të përfundojë punën në Ukrainë

15 Korrik, 2025

Deti i Kinës Jugore: Konflikti dhe Perspektivat për Paqe në Rajonin Strategjik

15 Korrik, 2025

Lavrov: Rusia kërkon të dijë se çfarë nënkupton Trump me afatin 50-ditor për Ukrainën

15 Korrik, 2025

Kancelari Merz mirëpret planin e ri të Trumpit për të dërguar armë në Ukrainë

15 Korrik, 2025
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.