• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
13 Korrik, 2025
Edicion Special
  • KREU
  • EKONOMI

    Bullgaria gati të përdorë euron nga 1 janari 2026

    Banka e Shqipërisë ul normën bazë të interesit nga 2,75% në 2,5%

    Zëvendësministrja Olta Manjani në Pekin: Shqipëria e angazhuar për fuqizimin e rolit të saj në arenën globale

    DW: Shqipëria drejt rekordit të 15 milionë turistëve

    Asambleja FED Invest: Ofertë unike për financimin e qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës në Shqipëri

    Guvernatori Sejko në prezantimin e Raportit të Tranzicionit të BERZH 2024-2025

  • POLITIKË

    Ministri Hasani në Forumin e Dubrovnikut: Ballkani Perëndimor nuk është dhomë pritjeje – është pjesë e thelbit strategjik të Europës

    Ministri Hasani në Srebrenicë për përkujtimin e 30-vjetorit të gjenocidit

    Bullgari/ Spiropali takon Radev: Ndajmë të njëjtin vizion mbi sfidat e sigurisë në rajon

    Konferenca për Ukrainën në Romë/ Rama: Shqipëria, krah partnerëve europianë sa herë që Ukraina ka nevojë

    Raporti për Shqipërinë, Spiropali: Vlerësim i progresit në rrugën drejt BE-së

    Lirohet nga burgu ish-deputeti Ervin Salianji: Do të vijoj betejën në Strasburg

    Korçë, inaugurohet godina e re e Konsullatës së Përgjithshme të Greqisë

    Suddeutsche Zeitung”: Edi Rama, pikturë dhe pushtet

    Bushati takon Sekretarin amerikan: Rubio pranoi ftesën e Ramës për të vizituar Tiranën

  • SOCIALE / KULTURË

    Komuniteti Malazez në Shqipëri feston Ditën e Shtetformimit të Malit të Zi dhe 7-vjetorin e Shoqatës ZCGA

    Daim Iljazi në “lundrimin” e tij të tetë poetik!

    ”National Geographic”: Riviera Shqiptare mbetet perfekte për një udhëtim me makinë

    35 vjet nga hyrja në ambasada

    “Kandidati për Kandidat”/Një satirë e thellë për politikën shqiptare, nga Arben Çejku

    Siguria e gazetarëve, Metani: Bashkëpunimi me mediet, thelbësor për transparencën dhe llogaridhënien

    Java Kulturore Italiane nga 1–8 Qershor/ Një festë që bashkon Italinë dhe Shqipërinë me kulturë, muzikë, shije dhe traditë.

  • INTERVISTA

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

    Ekskluzive/Ambasadori dhe shkrimtari kroat Zlatko Kramarić: Trashëgimia e Titos dhe sfidat e Ballkanit në rendin e ri botëror

    Përmbyllja e Misionit Diplomatik/Ambasador Dancho Markovski: “Forcimi i Marrëdhënieve Shqipëri–Maqedoni e Veriut për një të ardhme të përbashkët Evropiane”

    100 Vjetori i Marrëdhënieve Diplomatike Shqipëri-Rusi: “Ambasadori A. Zaytsev flet për të ardhmen, bashkëpunimin ekonomik dhe paqen në kontekstin e zhvillimeve globale”

    EKSKLUZIVE/Ambasadorja e Kinës në Shqipëri,  Znj. Pang Chunxue: Potencial i madh bashkëpunimi mes dy vendeve!

    Ekskluzive/ Ambasadori ukrainas në Shqipëri, z.Volodymyr Shkurov: “Asgjë për Ukrainën pa Ukrainën”- Kërkojmë një Paqe të Drejtë dhe të Garantuar!

    “Shqipëria në Samitin e Klimës në Azerbajxhan: Angazhimi për Financimin e Gjelbër dhe Masat për Ndryshimet Klimatike”

  • OP/ED
    Flags of the USA and the European Union. American Flag and EU Flag. Flag inside stars. World flag concept.

    Aleatë dhe partnerë po, vasalë jo!

    Miti serb për Kosovën sipas historianit gjerman, Holm Sundhaussen!

    Turqia: Ura strategjike mes Lindjes, Azisë dhe Evropës

    Aspektet Kryesore të Politikës së Jashtme të Pavarur dhe të Bazuar në Interesin Kombëtar të Azerbajxhanit

    Shqipëria në Detin e Hapur të Gjeopolitikës: Koha për të rishikuar aleancat…

    Polonia, President i ri, telashe të vjetra!

    80-vjet nga Lufta e Dytë Botërore/ Historia si udhërrëfyes për të ardhmen!

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    NJË POPULL I VOGËL, POR ME BËMA TË MËDHA

    Komuniteti Malazez në Shqipëri feston Ditën e Shtetformimit të Malit të Zi dhe 7-vjetorin e Shoqatës ZCGA

    Maqedoni e Veriut/ Thellohen përplasjet me Bullgarinë, rritet skepticizmi

    Ndihmëssekretari i Shtetit do të vizitojë Kosovën, Serbinë dhe Bosnjë e Hercegovinën

    Hapet Konsullata e Përgjithshme e Shqipërisë në Strugë/ Ministri Hasani: “Shërbime më pranë qytetarëve dhe një hap përpara në marrëdhëniet me Maqedoninë e Veriut”

    Sveçla: Numri nga i cili erdhi kërcënimi me bombë në Kuvend lidhet me Ratko Mlladiçin

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home OP/ED

Kambana të fuqishme alarmi për Europën!

13 Qershor, 2024
in OP/ED
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Ekskluzivisht për ARGUMENTUM

Nga DR. JORGJI KOTE

Të tilla mund të quhen pa asnjë tepërim zgjedhjet e zhvilluara më 6 – 9 Qershor në  27 vendet anëtare të BE-së. Rezultatet e tyre me fitoret tronditëse të partive të ekstremit të djathtë shkaktuan tërmete të forta politike, sidomos në Francë, Gjermani, Belgjikë, Holandë dhe Austri ku dualën të parët dhe me diferencë kundrejt forcave të tjera, ndëra në Gjermani AfD-ja doli e dyta. Ndërkohë që partitë tradicionale social-demokrate, të gjelbërit dhe liberalët pësuan katastrofa  politike. I pari që  dëgjoi kumbimin alarmant  të këtyre kambanave ishte  humbësi më i madh i tyre, Presidenti francez Macron; i poshtëruar me as 15 për qind nga  ”Tubimi Kombëtar” i Le Pen me 31,5 për qind të votave, Macron shpalli zgjedhjet e parakohshme parlamentare brenda një muaji! Edhe Kryeministri belg Aleksander De Croo paraqiti dorëheqjen më 10 Qershor, mbas disfatës së partisë së tij liberale me 9 për qind, e sfiduar nga ekstremi i djathte në rajonin e Flandrës! Priten në vijim reagimet nga Berlini, Vjena, Praga  dhe metropole të tjera europiane.    

Po flitet shumë për ” kamnbana alarmi, tërmet politik, katastrofë, triumf” etj sepse momenti gjeopolitik i zgjedhjeve europiane ishte historik për fatet e Europës dhe më gjerë. Ato u zhvilluan mbi 27 muaj mbas agresionit rus kundër Ukrainës, një sfidë e hapur dhe për vetë BE-në. Mbi të gjitha, kur aleatja e saj e madhe, SHBA-të, ndodhen në prag të  provës së zjarrit me zgjedhjet presidenciale të 5 Nëntorit me plot të papritura dhe paqartësi.

Datat 6 – 9 Qershori ishin  përcaktuese për ripërtëritjen e tribunës më të fuqishme morale dhe politike në botë – Parlamenti Europian dhe tetë grupet e tij politike, për BE-në dhe të ardhmen e  saj. Kjo  sepse krahas  Parlamentit Europian në javët e ardhëshme do të fillojë ristrukturimi i instancave më të larta drejtuese  në të tria institucionet kryesore të BE-së – Komision, Këshill dhe Shërbimin e Jashtëm. Do të zëvendësohen të gjitha ekipet drejtuese, me shpresë për një fillim të ri dhe ndryshim cilësor në strategjitë dhe planet e deritanishme të veprimit; këtu përfshihet dhe zgjerimi drejt Ballkanit Perendimor, dialogu Prishtinë –  Beograd, etj.

Autori Dr. Jorgji KOTE

Këto zgjedhje u pritën me vëmendjen dhe interesin më të madh sidomos në rrethanat e intensifikimit të ofensivës së përgjithshme të forcave populiste dhe të ekstremit të djathtë, i cili synonte rritjen e pranisë së tij dhe pse jo më vonë të ”shtrohet këmbëkryq” dhe në Europarlament. Këtë synim e shprehu hapur Kryeministrja  italiane, Meloni kur pohonte se  ” duam ta bëjmë Brukselin si Roma!”  Dhe ky ishte rasti dhe momenti më i mirë për ta dëshmuar këtë synim. Ndaj Meloni u investua vetë  si kandidate në këto zgjedhje, për të shtuar shanset zgjedhore dhe ia arriti qëllimit.

Nga ana tjetër, në 10 vitet e fundit, dyshja politike tradicionale që ”ka bërë ligjin” në Parlamentin Europian në Bruksel, Grupimi i Partive Popullore të djathta dhe ai Socialist dhe Social – demokrat e humbën supremacinë e tyre vendimmarrëse në zgjedhjet e vitit 2019, për shkak të “firove” të mëdha dhe rritjes së ndjeshme të peshës dhe numrave të të Gjelbërve, Liberalëve dhe ekstremit të djathtë. Për pasojë, tani kërkohen vazhdimisht aleanca dhe koalicione mes katër grupeve kryesore,  sfidë që bëhet dhe më e vështirë mbas rritjes së numrave të ekstremit të djathtë dhe në vendet më të mëdha  të BE-së.

Rëndësia e zgjedhjeve europiane shpjegohet dhe me faktin se rezultatet e tyre, ashtu siç priteshin, u kthyen dhe në një votëbesim për performancën e qeverive europiane, sidomos në Francë, Gjermani, Spanjë, Itali dhe Austri; ato mund të konsiderohen dhe si ” prova të përgjithshme” për betejat e ardhëshme politike, duke filluar tani në Francë, më 2025 apo dhe më herët në Gjermani, Çeki, Austri dhe gjetkë.

Këto zgjedhje vërtetuan  gërryrjet e mëdha  të demokracisë liberale kudo në Europë  cila jo vetëm që është venë në dyshim, por dhe e rrezikuar. Dhe kjo jo vetëm në vende relativisht të vogla por me tradita të shquara demokratike, si Finlanda, Suedia, Slovenia, Slovakia, etj, ku ekstremi i djathtë ka ardhur në pushtet duke spostuar partitë tradicionale të majta, por dhe për vende bashkëthemeluese të BE-së, Holanda, Austria, Belgjika, deri te  Italia dhe  ” boshti/motorri ” i BE-së, Franca dhe Gjermania, ku mbas 9 Qershorit Tubimi Kombëtar dhe AfD-ja  synojnë të fitojnë dhe pushtetin qendror. Këtu qëndron dhe rreziku më i madh, te shtetet që qeverisen prej tyre e që vendosin realisht në BE dhe jo në rritjen e numrave në Europarlament ku megjithë rritjen e ndjeshme,  ekstremi i djathtë nuk ka ende peshë të konsiderueshme, pa hyrë pastaj në përçarjet brenda tij.   

Me përfundimin e këtyre zgjedhjeve, po pritet me interes të madh periudha mbas tyre, si një sfidë tjetër e madhe e funksionimit të demokracisë në BE, duke filluar nga zgjedhja/emërimi i drejtuesve më të lartë të Parlamentit Europian, grupimeve  dhe komiteteve të tij të shumta.  Për të kaluar pastaj te emërimi i drejtuesve më të lartë të BE-së.

Kryesori këtu është caktimi i Presidentit të ri të Komisionit Europian, ku Von der Leyen kërkon rikonfirmimin në këtë post. Rezultati i kënaqshëm i Grupimit të Partive të djathta Popullore Europiane ( PPE) i cili e ka zgjedhur atë si kandidaten kryesore për atë post është një garanci e fortë dhe e rritur për rizgjedhjen e saj. Gjithsesi, asgjë nuk është ende e sigurt pa kaluar dy instanca madhore vendimtare.

Pengesa dhe sfida e parë e madhe do të jetë Parlamenti i ri Europian që ka dalë nga këto zgjedhje, ku PPE-ja ka vetëm 186 vota nga 361 të nevojshme për miratimin e kësaj kandidature.Ndaj do të duhen detyrimisht marrëveshje dhe kompromise, me  çmime të larta me grupimet e tjera politike; Von der Leyen filloi menjëherë takimet me Liberalët dhe të Gjelbërit, për të vijuar me liderët e grupeve të tjera, në përpjekje për të siguruar shumicën e nevojshme Europarlamentare.

Mirëpo si socialistët ashtu dhe liberalët e të gjelbërit janë kategorikisht kundër çdo aleance me radiakalët e djathtë, sepse kjo do ta largonte BE-në dhe më shumë nga parimet dhe vlerate  saj themelore, shteti i të drejtës dhe demokracia liberale, do të dobësonte mbështetjen ndaj Ukrainës, politikat e azilit, të mjedisit, etj. Përcaktues këtu do të jetë grupi i Partive Social – Demokrate, i dyti më i madh me 140 vende; mirëpo ata deri tani duket se nuk janë të gatshëm të japin konsensusin; kjo për shkak të qëndrimit të Von der Leyen pro Izraelit mbas sulmit terrorist të Hamasit më 7 tetor 2023 dhe së fundi gafës së saj të panevojshme lidhur me mundësinë e një koalicioni me ” Vëllezërit e Italisë” të Melonit, edhe pse kjo e fundit e kishte konfirmuar mbështetjen e saj.  

Nga ana e tyre, të Gjelbërit e kanë demonizuar Von der leyen për marrëveshjen “ Green deal” e cila u krijoi shumë telashe me fermerët që mbushën rrugët dhe sheshet dhe i vunë zjarrin metropoleve kryesore europiane, duke ndikuar në rezultatin e tyre të mjerueshëm. Ndërsa liberalët e  konsiderojnë Leyen si burokraten më të madhe të Brukselit.  Edhe populistët dhe ekstremistët, sidomos Le Pen me përjashtim të “Vëllezërve të Italisë” të Melonit e ndonjë tjetri pritet të mos jenë dhe aq të predispozuar sa duken tani, megjithë ndikimin e Melonit te ta.

Kësisoj, nëse Von der Leyen, në pamundësi të një marrëveshjeje me këto grupime  do të mundohet ”të flirtojë” dhe të fitojë shumicën e nevojshme me ekstremin e djathtë kjo do të dëmtojë vehten e saj, besueshmërinë dhe efektivitetin e BE-së.

Instanca e dytë dhe vendimtare që do t’i vejë kapakun“ kandidaturës në fjalë është Këshilli Europian. Sepse fjalën e fundit e kanë krerët e 27 Vendeve Anëtare të BE-së në konsensus të plotë. Dhe këtu e djathta ka avantazh me shumicën dërmuese të liderëve, ndërsa e majta ka vetëm 4 të tillë, por dhe ata tejet të dobësuar, edhe pse me peshë, si Macron, Scholz, Sanchez dhe Frederiksen.

Nëse për arsye të ndryshme ky konsensus nuk do të arrihet në Këshill për kandidaturën e Von der Leyen, atëhere loja politike do të nisë nga fillimi me pazaret, lëshimet dhe kompromiset e rastit derisa në Bruksel të dalë “ tymi i bardhë”! Kështu ndodhi dhe më 2019, kur Manfred Weber, Presidenti i PPE-së, ndonëse ishte fituesi i qartë dhe kandidati kryesor i të djathtës europiane për President i Komisionit nuk e kapërceu dot me sukses “murin“ e Këshillit Europian, për shkak të kundërshtimit nga 2 – 3 liderë. Përfundimisht, u emërua Von der Leyen e cila nuk ishte në garë.

Mirëpo, ky skenar i favorshëm, duket se  nuk është dhe aq i lehtë këtë radhë, pavarësisht se Von der Leyen ka shumë përparësi. Më konkretisht, Presidenti francez Macron, i cili  e promovoi atë më 2019,  nuk është më në pozita mbizotëruese si atëhere. Kryesorja, Macron nuk ka më asnjë interes të mbështësë prapë një gjerman(e) në krye të Komisionit Europian. Po ashtu,  Kancelari gjerman Scholz, si social – demokrat  në pozita tejet të lëkundura ka interes të forcojë pozitat e partisë së vet dhe kandidaturës social – demokrate  dhe jo të Von der Leyen.

Në këto kushte, nëse liderëve të BE-së “ do t’u ngecë sharra në gozhdë“ atëhere ata do të propozojnë disa  kandidatura rezervë, emra të mirënjohur në politikën dhe ekonominë ndërkombëtare. Midis tyre janë Presidentja e Bankës Qendrore Europiane francezja Christine Lagarde, ajo e  FMN-së, emblematiku Mario Draghi, ish drejtori i BQE-së dhe ish Kryeministri i Italisë, etj.

Gjithashtu kandidatë të mundshëm janë dhe Kryeministri grek Mitsotakis, me ndikim të madh te e djathta europiane, Presidenti rumun Johanis dhe kryeministri kroat Andrea Plenkovic. Këta janë të përshtatshëm nëse do të vijë puna për të parapëlqyer drejtues politikë. Ndërkohë, ata mund t’i ndihmojë  fati dhe fakti se nga Europa Qendrore dhe Lindore, përfshirë Ballkanin, 20 vjet mbas pranimit të tyre në BE, ende nuk ka patur asnjë president në institucionet më të larta europiane, ndaj  pse jo tani? 

Madje në “rast rreziku” nuk përjashtohet as Presidentja e tanishme 45 vjeçare e Parlamentit Europian, maltezja Roberta Metzola, edhe pse nuk ka përvojë qeveritare, por shquhet për karizmën dhe oratorinë e saj.

Por, le ta theksojmë që nëse do të ndodhë sërish kështu me “ pazarin politik europian,  kjo do të jetë tregues i faktit se megjithë premtimet për demokratizimin e kësaj procedure nëpërmjet të famshmëve  “kandidatë kryesorë“ BE-ja nuk e ka mbajtur premtimin e saj. Për pasojë, edhe zgjedhja e komisionerëve, Presidentit të Këshillit, Parlamentit dhe Shërbimit të Jashtëm ka shumë të ngjarë  të bëhet prapë nëpërmjet pazareve të ngjashme politike, sipas parimit “më jep të jap“, çka mund ta dobësojë më tej rolin dhe efektivitetin e BE-së.

Mesazhi tjetër negativ në këtë rast do të jetë se që të bëhesh lider fitues europian duhet ta “kesh grurë“ me të gjithë,  pra të mos  kritikosh dhe kur dikush në BE “bën namin“ dhe “shkel me të dyja këmbët” vlerat dhe parimet themelore, të drejtat e njeriut, median e lirë, shoqërinë civile; më tej, kjo do të thotë që “të zesh me dyllë njerin vesh dhe të mbyllësh njerin sy“ përpara autokratëve dhe diktatorëve të rinj eurokratë, ndryshe ata të hakmerren dhe nuk të japin votën.

Mirëpo, pasojat e këtyre pazareve europiane pasqyrohen në të gjitha kapilarët dhe qelizat e tjera të BE-së deri te titullarët e përfaqësive diplomatike europiane në Ballkan, sipas parimit “ urt e butë dhe plot tiganin” e tyre në dëm të demokracisë. Humbësit më të mëdhenj këtu do të jenë e ardhmja e shtetit të së drejtës, demokracia liberale, zgjerimi drejt Ballkanit Perendimor, të cilat do të duken kujtime muzeale tejet të largëta, të para 30 viteve, të mira sa për të shembur komunizmin, duke lëkundur më tej besimin e popujve te BE-ja dhe idealet e  saj; të spostuara “ prapa liste” nga realpolitika  dhe interesat pragmatiste, tregtare, etj.

/Argumentum.al

© 2024 Argumentum

Related- Posts

Flags of the USA and the European Union. American Flag and EU Flag. Flag inside stars. World flag concept.
OP/ED

Aleatë dhe partnerë po, vasalë jo!

11 Korrik, 2025
OP/ED

Miti serb për Kosovën sipas historianit gjerman, Holm Sundhaussen!

29 Qershor, 2025
OP/ED

Turqia: Ura strategjike mes Lindjes, Azisë dhe Evropës

27 Qershor, 2025

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Daum:”Më shumë isha ambasador i shqiptarëve tek qeveria ime”

12 Korrik, 2025
12 July 2025, Mecklenburg-Western Pomerania, Rostock: Christian Pegel (L-R), Interior Minister of Mecklenburg-Western Pomerania, and Alexander Dobrindt, German Minister of the Interior, under umbrellas at the opening press conference of the nationwide Civil Protection Day in the Hanseatic city's harbor. Photo: Bernd Wüstneck/dpa

Berlini synon të forcojë mbrojtjen civile, u bën thirrje gjermanëve të përgatiten për krizë

12 Korrik, 2025

Bisedimet për armëpushimin në Gaza pranë dështimit

12 Korrik, 2025

Ministri Hasani në Forumin e Dubrovnikut: Ballkani Perëndimor nuk është dhomë pritjeje – është pjesë e thelbit strategjik të Europës

12 Korrik, 2025

Xi Jinping i dërgon mesazh urimi Presidentit të Kiribatit

12 Korrik, 2025
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.