Pas lajmit se një grup euro-parlamentarësh të prirë nga Viola von Cramon Taubadel, i kanë shkruar letër kancelares gjermane, Angela Merkel, ku i kanë kërkuar që të Gjermania të përmbyll brenda vitit 2020 punën e vizave për Kosovën, ka reaguar dhe Grenell, emisari i Trump per dialogun Kosove-Serbi i cili thotë se është një lajm i mirë, edhe në qoftë se liberalizimi do të ndihmoj vetëm disa industri të caktuara biznesi.
“Më në fund, Ky është një lajm i mirëseardhur, edhe nëse është vetëm për disa industri të caktuara biznesi”, ka thënë Grenell në një reagim në twitter.
Ai thotë se fokusimi i SHBA’së në normalizimin ekonomik të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, ka nxitur evropianët, duke thënë se amerikanët janë të lumtur t’i shohin evropianët teksa udhëheqin.
“Fokusi amerikan në normalizimin ekonomik ka nxitur edhe veprimet e evropianëve. Dhe ne jemi të lumtur t’i shohim ata teksa udhëheqin”, ka përfunduar Grenell.

Finally. This is welcomed news even if for only some targeted business industries.

The US focus on economic normalization has motivated action from the Europeans. And we are happy to see them taking the lead. https://t.co/o1YeSfEfuA
— Richard Grenell (@RichardGrenell) June 30, 2020