• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
5 Korrik, 2026
  • KREU
  • EKONOMI

    Nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit me kompaninë italiane Eni S.p.A. në fushën e energjisë

    Konferenca e 28-të e MFC në Durrës/ Sulaj: Mikrofinanca mbetet një instrument kyç për përfshirjen financiare

    FED invest pjesë e Konferencës Vjetore më të madhe të Mikrofinancës në Europë dhe Azi Qendrore

    Problemi i vërtetë me borxhin amerikan që kalon 100 përqind të PBB-së

    Emiratet e Bashkuara Arabe largohen nga Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC)

    Energjia e kushtueshme: A po gjen Gjermania një rrugëdalje?

  • POLITIKË

    Kryeministri Rama për BBC: Dua një drejtësi që nuk sheh as majtas, as djathtas. Ky është kontributi më i madh që PS do t’i japë vendit

    Begaj uron SHBA-në për 250-vjetorin e Pavarësisë, thekson miqësinë strategjike me Amerikën

    Ambasada Ruse reagon ndaj deklaratave të Gonxhjes dhe Ballës: Mos kërkoni armiq aty ku nuk ekzistojnë

    Kalimi i protestës në dhunë fizike, Rama: Duhet akoma durim e pastaj vjen reflektimi

    Rama: Sorrat dhe korbat po hyjnë në një territor tjetër. Do shpërndahen, siç u mblodhën

    Rama: “The Albanian Files”, i pari libër që trajtohet si provë krimi pas komunizmit

    Presidenca irlandeze e BE, Begaj: Të inkurajuar që zgjerimi mbetet ndër prioritetet kryesore

    Tensione dhe përplasje para Kuvendit gjatë protestës së qytetarëve

    Bilanci i Ferit Hoxhës: Shqipëria më e respektuar dhe më e besueshme se kurrë

  • SOCIALE / KULTURË
    A drone view shows protesters gathered outside the Prime Minister's Office in Tirana, Albania, on June 10, 2026, during the tenth consecutive day of demonstrations against a proposed luxury tourism development project linked to Jared Kushner. Organizers say thousands of people attend the rally. (Photo by Vlasov Sulaj/NurPhoto via Getty Images)

    Mbi 120 akademikë shqiptarë firmosin deklaratë në mbështetje të protestave qytetare

    Ekspozita me foto të rralla nga zvicerani Eugène  Pittard hapet në Shkodër  

    Amaneti i fundit i Rexhep Qosjes

    Prapaskenat e industrisë muzikore, ekspertët ndërkombëtarë ndajnë sfidat në MuseX

    PËR SHKOLLËN TONË TË MUZIKËS NË KORÇË

    Në frymën e Shën Vladimirit të Duklës: një dekadë shërbimi nga Mitropoliti Andon Merdani

    “Muse-X ndez Tiranën: kryeqyteti bëhet skenë globale e artit”

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Heshtje zhgënjyese e Komisionit dhe Këshillit Europian!

    Përgjegjësia intelektuale dhe qytetare dhe protestat e sotme në Shqipëri

    Prioritetet e Azerbajxhanit në Ballkan dhe perspektivat e marrëdhënieve me Shqipërinë

    RUSIA NË BOTËN MODERNE

    Lufta që gjeografia refuzoi ta humbte

    Vizita që ndryshoi të ardhmen strategjike të Shqipërisë

    Arkitektura e një Dështimi Diplomatik: Analizimi i Humbjes Historike të Gjermanisë në KS-OKB

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Aktgjykimi ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së do të shpallet më 16 shtator, thotë gjykata

    REL: Kosova në qendër të protestës antiqeveritare në Kralevë të Serbisë

    Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Gucati flet për Ramën, protestat në Shqipëri dhe Dritan Goxhajn

    Maqedonia e Veriut në NATO: Aleat formal, partner i diskutueshëm

    Shfarcenegerizmi”medial kosovar, nevojë apo domosdoshmëri!?

    SHBA paralajmëron “përshtatje të kontributit” në KFOR

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home Kina Horizont

Kina 2026-2030: Çfarë rezervon për ekonominë botërore?

31 Tetor, 2025
in Kina Horizont
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Më datat 20-23 tetor 2025,  Plenumi i Partisë Komuniste të Kinës mblodhi seancën e tij të katërt plenare në Pekin, duke miratuar rekomandime për Planin e 15-të Pesëvjeçar të Kinës për Zhvillim Ekonomik dhe Social, sipas një komunikate të seancës të lëshuar të enjten.

Kina ndodhet tani në prag të përmbushjes së objektivave dhe detyrave kryesore të Planit të 14-të Pesëvjeçar 2021-2025. Ky plan shënoi një periudhë të rëndësishme dhe të jashtëzakonshme në zhvillimin e ekonomisë së dytë më të madhe të globit.

Periudha e Planit të 15-të Pesëvjeçar (2026-2030) do të jetë kritike, ndërsa Kina punon për të përforcuar themelet dhe për të ecur përpara në të gjitha frontet.

Në fillim të vitit 2026, Kina do të miratojë Planin e saj të 15-të pesëvjeçar, një dokument strategjik që do ta udhëheqë deri në fund të dekadës. Ky plan nuk është thjesht një kornizë ekonomike. Ai përfaqëson një strategji për të përcaktuar rolin e Kinës në rendin e ri global. Ky rend që po formësohet mes tensioneve tregtare, revolucionit teknologjik dhe sfidave mjedisore të shekullit XXI.

Në ndryshim nga dekadat e mëparshme, ku shifrat e rritjes ekonomike dhe të eskporteve ishin përparësi absolute, tani Kina po sinjalizon një qasje më të matur, me rritje të qëndrueshme dhe të balancuar”, me objektivin e ruajtjes së një norme mesatare rritjeje ekonomike prej 4,5–5 përqind në vit.

Në këtë fazë, Kina nuk synon më të jetë “fabrika e botës”, por motorri i inovacionit global. Rritja e qëndrueshme shihet si themel për stabilitetin social dhe tranzicionin drejt një modeli të ri zhvillimi, më të gjelbër dhe më të digjitalizuar.

Në qendër të Planit të 15-të do të jetë vetë-mjaftueshmëria teknologjike. Udhëheqja kineze e ka bërë të qartë se “teknologjia është siguri kombëtare”. Plani synon rritje të shpenzimeve për kërkim dhe zhvillim mbi 3,5% të PBB-së, për të forcuar kapacitetet kombëtare në gjysmëpërçues, inteligjencë artificiale, kuantikë, energji të re dhe hapësirë. Kina kërkon të ulë varësinë nga importet perëndimore, duke ndërtuar zinxhirë furnizimi të pavarur dhe një ekosistem inovativ, që e mbron nga sanksionet teknologjike.

Një tjetër shtyllë e planit të 15-të do të jetë nxitja e konsumit të brendshëm, si motorr i rritjes. Kjo nënkupton rritje të të ardhurave reale të familjeve, ulje të pabarazive midis qyteteve dhe fshatrave, si dhe forcim të sistemit të sigurimeve shoqërore. Vlerësohet paraprakisht se rreth 10 trilion juanë (1.4 trilion dollarë) hapësirë ​​tregu do të shtohen në Kinë gjatë pesë viteve të ardhshme, duke çliruar një vrull të jashtëzakonshëm zhvillimi dhe duke sjellë përfitime të konsiderueshme për jetesën e njerëzve.

Kina po synon një transformim të brendshëm: nga një ekonomi e bazuar te eksportet dhe ndërtimet, në një ekonomi të orientuar drejt konsumit dhe shërbimeve cilësore.

Plani 2026–2030 do të thellojë kursin drejt neutralitetit klimatik deri në vitin 2060.

Në këtë kuadër, do të investohen qindra miliarda dollarë në energji të pastër, në atë diellore, me erë, bërthamore dhe hidrogjen.

Industria e rëndë dhe transporti do të kalojnë në standarde të reja të efikasitetit energjetik, ndërsa qytetet do të ristrukturohen për të qenë më të qëndrueshme. Kina synon të jetë lider botëror i ekonomisë së gjelbër, një rol që do t’i japë avantazh edhe në tregjet ndërkombëtare të karbonit.

Një prioritet i dukshëm do të jetë balancimi rajonal. Kina synon të shmangë ndarjen e thellë mes rajoneve të zhvilluara bregdetare dhe atyre të brendshme që kanë mbetur prapa. Përmes investimeve publike, nxitjes së urbanizimit të qëndrueshëm dhe zhvillimit bujqësor modern, qeveria kërkon të krijojë një ekonomi më gjithëpërfshirëse dhe të integruar.

Në të njëjtën kohë, fokusi mbetet te siguria ekonomike: mbrojtja e zinxhirëve strategjikë të furnizimit, stabiliteti financiar dhe pavarësia energjetike. Në një botë të pasigurt, Kina po ndërton themelet e një ekonomie që nuk thyhet nga krizat globale.

CMG: Prof. Xhepa, Plenumi i Partisë Komuniste të Kinës mblodhi seancën e tij të katërt plenare në Pekin në datat 20–23 tetor 2025, duke miratuar rekomandime për Planin e 15-të Pesëvjeçar të Kinës për Zhvillim Ekonomik dhe Social, sipas një komunikate të seancës të lëshuar të enjten, më 23 tetor. Kina është tani në prag të përmbushjes së objektivave dhe detyrave kryesore të Planit të 14-të Pesëvjeçar (2021–2025). Ky Plenum vlerësoi pozitivisht arritjet e këtij Plani. Ku qëndrojnë ato? Pse përbëjnë një bazë të mirë për përmbushjen e objektivave ambicioze të Planit të 15-të? Në intervistë për Grupin Mediatik të Kinës (CMG) u përgjigjen këtyre pyetjeve ekspertët e njohur shqiptarë të ekonomisë, Prof. Dr. Selami Xhepa, President i Universitetit Evropian të Tiranës(UET), Prof.As.Dr. Klodian Muço ZvDekan, Fakulteti i Shkencave Ekonomike, Politike dhe Sociale, Universiteti Zoja e Këshillit të Mirë dhe Eduard Gjokutaj, ekspert pranë Altax.

Prof. Dr. Selami Xhepa: Desha të bëja një konstatim. Në pikëpamje të terminologjisë, ne jemi mësuar nga koha që planet pesëvjeçare kanë treguar të jenë një dështim i dhimbshëm për pjesën më të madhe të botës.

Mirëpo ka një ndryshim të madh që nga koha kur Kina filloi të hapet dhe të modernizohet. Mendoj se Kina ka realizuar një nga kombinimet më perfekte, duke bashkuar tregun me planin.

Ne si Shqipëri, por edhe shumë vende të tjera në Europë, kemi provuar që tregu në vetvete, pa plan strategjik, prodhon dështime serioze. Nga ato që quhen “coordination failure”, pra dështime për shkak të koordinimit të dobët.

Po ashtu, edhe nga ana tjetër, vetëm një ekonomi e planifikuar pa tregun provoi që ishte një dështim i dhimbshëm. Kështu që një kombinim i tregut me planin për Kinën  ose ndërtimi i një vizioni afatgjatë, është thelbi i suksesit të saj.

Plani është të vendosësh disa piketa afatgjata, në mënyrë që operatorët e tregut të dinë të orientohen se ku do të alokojnë burimet e kufizuara ekonomike që kanë.

Nga kjo pikëpamje, mendoj që ky është modeli i zhvillimit të Kinës, i cili prej kohësh ka arritur të jetë një model me sukses të padiskutueshëm.

Më pëlqen ky model dhe ne, realisht, kemi shumë gjëra për të kopjuar. Edhe ne, në miniaturë, bëjmë buxhete trevjeçare për të alokuar burimet, por akoma nuk kemi filluar të gjenerojmë një vizion më afatgjatë.

Gjykoj se plani i 14-të pesëvjeçar për Kinën 2021-2025 ka hedhur një farë të rëndësishme, ku fokusi ka qenë kryesisht tek tranzicioni i gjelbër.  Po të shohim arritjet e këtyre pesë viteve të fundit në Kinë, shikojmë se ka arritje të jashtëzakonshme.

Së pari, Kina sot në botë është prodhuesi numër një i automjeteve elektrike dhe një nga prodhuesit më sfidues të paneleve diellore. Ky vend sot është konsumatori më i vogël i qymyrit dhe, nga kjo pikëpamje, kontributi i saj në ruajtjen e mjedisit dhe roli i këtij plani të 14-të në udhëheqjen e gjithë aktiviteteve ekonomike ka qenë një sukses i jashtëzakonshëm dhe një bazë shumë e rëndësishme për atë që pritet të ndodhë në të ardhmen.

Punimet e Pleniumit të katërt të KQ të PKK-së (Foto Xinhua)

Zhvillimi i Kinës (Foto VCG)

Së dyti, do të thoja që zhvillimi i Kinës ka një dimension të rëndësishëm në fushën e teknologjive të reja. Kjo, jo vetëm në kërkimin shkencor bazë (“basic research”), pra jo vetëm në aplikim, por edhe në pjesën e kërkimit shkencor të mirëfilltë, të cilit ky vend i ka dhënë prioritet.

Kjo i ka dhënë asaj një pozicion unik, sidomos në drejtim të teknologjive të reja, kryesisht të inteligjencës artificiale. Mjafton të kujtojmë rastin e kompanisë kineze të inteligjencës artificiale “Deep Seek” (Kërkim i Thellë), që është një sukses i jashtëzakonshëm botëror.

Kështu që, nga kjo pikëpamje, mendoj se Kina është në një rrugë të një transformimi të rëndësishëm. Është në prag të ndryshimit të modelit të saj të rritjes, për shkak të kufizimeve të ambientit ndërkombëtar dhe ndryshimeve në luftën tregtare të shkaktuara kohët e fundit në nivel global.

Ajo po ndryshon modelin e saj të rritjes ekonomike, gjykoj edhe për shkak të rolit që ka marrë në udhëheqjen e rritjes ekonomike botërore. Të mos harrojmë se gjatë pesë viteve të fundit, 30 për qind e rritjes së ekonomisë botërore i atribuohet rritjes së ekonomisë së Kinës.

Pra, roli dhe impakti që ajo do të ketë në ekonominë botërore, një efekt “spillover”, pra përhapës kudo në botë, mendoj që do të jetë mjaft i rëndësishëm.

CMG: Z. Gjokutaj, Prof. Xhepa theksoi se gjatë Planit të 14-të pesëvjeçar të Kinës, i cili është në muajt e fundit të përfundimit, u hodhën disa hapa të mira, sidomos në tranzicionin e gjelbër. Ndërkohë, komunikata e Plenumit të 20–23 tetorit flet për projektimin e ndërtimit të 100 parqeve të rinj industrialë në Kinë në pesë vitet e ardhshme, me emetim zero të karbonit. Në gjykimin tuaj, po ecën ekonomia kineze në drejtimin e duhur?

Eduard Gjokutaj: Mendoj që po, sepse faktet flasin vetë.

Ajo që theksohet sot në vizionin afatmesëm të udhëheqjes dhe qeverisë kineze, në shërbim të vizionit afatgjatë të vendit, ka të bëjë me shndërrimin e rritjes sasiore në një rritje cilësore. Kjo do të bëhet duke vlerësuar çfarë është realizuar deri më sot.

Kemi një avancim të politikave industriale të vendit, por nevojitet që këto politika t’i shërbejnë edhe përshtatjes me zinxhirët e rinj dhe të vjetër të qarkullimit.

Nga ana tjetër, kemi edhe zbatimin e atyre lloj standardeve që janë të detyrueshme. Kina ka operuar deri më sot në një oaz që është toleruar në zbatimin e standardeve.

Mirëpo, kalimi në një politikë më të hapur kërkon që ajo të bëhet më globale dhe Kina të zbatojë me më shumë rigorozitet standardet globale të zhvillimit, si dhe ato mjedisore, duke kërkuar rritjen e cilësisë së jetesës për komunitetet që ky industrializim dhe ky zhvillim teknologjik u shërben.

Nga ana tjetër, Kina e shikon tashmë tregun e saj të brendshëm si një risi, duke i dhënë një dimension tjetër në aspektin jo vetëm prodhues, por edhe kontribues.

Vendi deri tani ka pasur sukses në fushën e eksporteve dhe investimeve. Mirëpo tashmë Kina synon të shtojë konsumin e brendshëm, pasi e ka kuptuar që ky lloj zhvillimi i jep ekonomisë kineze një bazë më të qëndrueshme.

Pjesa tjetër e planit pesëvjeçar, të paktën nga informacioni paraprak për të, ka të bëjë me hapjen e tregjeve. Deri tani Kina është mbajtur si vend i industrializuar.

Kalimi në një ekonomi që prodhon për tregun e brendshëm kërkon një tjetër lloj harmonizimi. Në një farë mënyre, Kina mund ta bëjë këtë, pasi ka siguruar bazën e furnizimit, energjinë, lëndët e para dhe ka rritur kapacitetet e brendshme njerëzore e industriale.

Ajo ka zgjeruar tregjet, duke i kushtuar rëndësi infrastrukturës së komunikimit dhe mënyrës se si duhet ta garantojë atë, pra sigurisë së furnizimit.

Tani Kina ka nevojë të hyjë në inovacionin e nivelit të lartë. Por ka sfida të mëdha përpara: sfida e monedhës, problemi i konkurrencës dhe mënyra se si vendi po ekspozohet në tregjet ndërkombëtare. E gjitha kjo vë në pikëpyetje status quo-në e vjetër, për t’u përshtatur me një të re.

Një tjetër sfidë është ajo demografike. Kina mund të mos ketë emigracion, por përballet me plakjen e brendshme. Nuk e ka më forcën e re vitale të popullsisë, siç e kishte dhjetë vite më parë.

Sfida të tjera janë pasiguritë që vijnë nga zhvillimet në botë dhe përshtatja me politikat e gjelbra, partnerët europianë dhe gjeopolitikën e re.

CMG: Prof. Muço, në objektivat e strategjisë së re ekonomike të Kinës, parimet kryesore udhëzuese të Plenumit për zhvillimin ekonomik dhe shoqëror 2026–2030 — si (a) vendosja e popullit në radhë të parë; (b) ndjekja e zhvillimit me cilësi të lartë; (c) thellimi gjithëpërfshirës i reformës; (d) promovimi i ndërveprimit midis një tregu efikas dhe një qeverie që funksionon mirë; si dhe (e) përmirësime të mëtejshme në cilësinë e jetës — a janë orientimet e duhura?

Prof. Asoc. Dr. Klodian Muço: Po të shikojmë Kinën sot, vëmë re se në dekadën e fundit ka dy anë të medaljes. Aspekti i parë, në fillimin e dekadës, tregon se Kina nuk është më ajo që rritej me 7–8% në vit. Pra, Kina, motorri i ekonomisë globale, rritje e eksporteve etj.

Ajo që shohim sot është se rritja ekonomike e saj ka filluar të zbehet; sektorët prioritarë si infrastruktura dhe tekstilet po tkurren.

Plani i ri synon që, meqë këta sektorë të rëndësishëm po bien, si edhe ndërtimi, Kina të ndryshojë status quo-në: nga një vend që prodhon në masë, në një vend që prodhon me cilësi. Dhe këtë e arriti duke investuar në rritjen e produktivitetit, kryesisht në inteligjencën artificiale dhe sektorë me vlerë të shtuar.

Një tjetër aspekt është plakja e shpejtë e popullsisë dhe mungesa e lindjeve. Kështu që një pjesë e rëndësishme e planit të ri pesëvjeçar lidhet me mirëqenien.

Udhëheqja kineze po kërkon mënyra për të nxitur lindjet. Si t’i bëjë më pak të kushtueshme dhe si shteti të subvencionojë kostot e lindjes dhe rritjes së fëmijëve.

Një tjetër fushë është reforma e pensioneve. Kina po kërkon të kombinojë tregun dhe planifikimin. Në pensione, një zgjidhje vetëm shtetërore është e vështirë dhe e kushtueshme; prandaj po kalon drejt një sistemi të pensioneve private. Nga njëra anë, privati rrit efikasitetin, por nga ana tjetër duhet të kontrollohet nga shteti.

Kina po mundohet të japë këto zgjidhje hibride, disi eksperimentale. Uroj që t’i funksionojnë.

Vitet e fundit po investohet shumë në teknologji masive. Për shembull, në fotovoltaikë, ku Kina është eksportuesi numër një në botë.

Nëse para pesë vitesh, për të ndërtuar 1 MW energji duheshin 1–1.2 milionë euro, sot kostoja e paneleve dhe UPS-ve është ulur në vetëm 380 mijë euro, falë prodhimit kinez. Kjo ka bërë që e gjithë bota të orientohet drejt tyre.

Po ashtu, kripërat e silicit, inputi më i rëndësishëm në industrinë e mikroçipëve dhe të inteligjencës artificiale, që dikur ishin pa vlerë, tani janë kthyer në burim strategjik. Kina ishte largpamëse dhe investoi herët në këtë drejtim.

Pra, planet dhe strategjia e saj për vitet e ardhshme janë shumë të qarta. Do të thoja, perfekte.

Edhe në aspektin gjeopolitik, Kina po organizohet për të zënë një rol të rëndësishëm në ndryshimet e mëdha gjeopolitike që po kalon bota.

CMG: Prof. Xhepa, qëllimet konkrete të Planit të ri, që sipas komunikatës së Plenumit u përcaktuan në :1. Ndërtimi i një sistemi industrial të modernizuar dhe forcimi i themeleve të ekonomisë reale; 2. Arritja e vetëbesimit dhe forcës më të madhe në shkencë e teknologji dhe drejtimi i zhvillimit të forcave të reja prodhuese me cilësi të lartë; 3. Ndërtimi i një tregu të brendshëm të fuqishëm; si dhe 4. Nxitja e një modeli të ri zhvillimi, a janë objektiva të qarta, sipas jush?

Prof. Dr. Selami Xhepa: Mund të them që të gjitha vendet e tjera të botës po shohin se çfarë modeli të ri zhvillimi do të përzgjedhë Kina.

Sepse, në thelb, çdo vend po përpiqet të kuptojë se cili do të jetë impakti dhe çfarë mund të përfitojë nga zhvillimet e reja në Kinë, ose çfarë sfidash mund të krijohen.

Mendoj se tre janë shtyllat themelore që kam identifikuar. Shtylla e parë është përditësimi ose inovacioni në industritë tradicionale të Kinës. Qëllimi është që në ato industri që kanë siguruar punësim masiv, tani të kalohet në një cikël më të lartë të vlerës së shtuar, duke rinovuar teknologjitë. Kjo rrit produktivitetin, që është  baza e vlerës së shtuar, si dhe sjell rritjen e të ardhurave dhe pensioneve.

Shtylla e dytë është përqendrimi në industritë e reja, si bioteknologji, nanoteknologji, inteligjencë artificiale. Pra, në industri të teknologjisë së lartë.

Shtylla e tretë, akoma më e rëndësishme, është zhvillimi i teknologjive të së ardhmes, atyre që ende nuk janë realitet, por që Kina i parashikon si prioritet strategjik për pas vitit 2036.

Për shembull, prodhimi i baterive me kapacitet të lartë për automjetet elektrike dhe zhvillime që sot duken si “fantashkencë”.

Ky mendim strategjik i qeverisë kineze gjykoj se është thelbësor, sepse krijon jo vetëm baza solide për të tashmen, por edhe për zhvillimin e ardhshëm.

Të gjitha këto përkthehen në nevojën që ekonomia të jetë në funksion të shoqërisë. Të prodhojë më shumë dhe për më shumë njerëz.

Sot, vendi ka një bollëk kursimesh: mbi 20 trilionë dollarë në duart e popullatës. Sfida është si t’i përdorin qytetarët këto para.

Ideja e planifikimit strategjik kinez është që konsumatori të bëhet më aktiv, të kërkojë hapësira të reja dhe konsumi të rritet më tej, në një ekonomi të zhvillimit teknologjik, cilësor dhe me standarde më të mira jetese.

Intervistoi Fatos Çoçoli

/CGTN

Related- Posts

Kina Horizont

Wang Yi: Kina do të forcojë bashkëpunimin me Danimarkën në ekonominë e gjelbër dhe inteligjencën artificiale

4 Korrik, 2026
Kina Horizont

Mbahet në Kolombo aktiviteti promovues për vëllimin e pestë të librit “Xi Jinping: Qeverisja e Kinës”

4 Korrik, 2026
Kina Horizont

Kina kritikon të ashtuquajturin “shqetësim” të ShBA-së dhe BE-së për ligjin e ri mbi çështjet etnike

3 Korrik, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

In this image taken from video provided by Russian Presidential Press Service on Friday, July 3, 2026. Russian President Vladimir Putin speaks while visiting one of the command posts of the Joint Group of the Russian Forces, in an undisclosed location. (Russian Presidential Press Service via AP)

Zakharova: Dalja e Putinit me uniformë ushtarake është sinjal se kërcënimi “neo-nazist” do të eliminohet deri në fund

4 Korrik, 2026

Kryeministri Rama për BBC: Dua një drejtësi që nuk sheh as majtas, as djathtas. Ky është kontributi më i madh që PS do t’i japë vendit

4 Korrik, 2026

Teherani në zi: miliona njerëz mblidhen për funeralin e Ali Khameneit

4 Korrik, 2026

Putin uron Trumpin për 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së, thekson rëndësinë e marrëdhënieve dypalëshe

4 Korrik, 2026

Wang Yi: Kina do të forcojë bashkëpunimin me Danimarkën në ekonominë e gjelbër dhe inteligjencën artificiale

4 Korrik, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password? Sign Up

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

*By registering into our website, you agree to the Terms & Conditions and Privacy Policy.
All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.