Zyra e Komisionerit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës në Rajonin e Posaçëm Administrativ të Hong-Kongut hodhi poshtë të martën, në letra të veçanta, komentet e gazetave amerikane “Wall Street Journal” (WSJ) dhe “Washington Post” mbi dënimin e Jimmy Lai-t .
Në letrën e saj drejtuar bordit editorial të WSJ-së, Zyra tha se komenti i 15 dhjetorit i gazetës arriti lartësi të reja absurditeti, duke e kritikuar atë për përbaltjen e vendimit si një “gjyq farsë”, për zbukurimin e Lai-t si “një pronar gazete të dhënë pas lirisë” dhe për minimizimin e bashkëveprimit të tij me forcat e jashtme si thjesht “sigurim mbështetjeje”, duke shpërfillur thirrjet e tij për sanksione të huaja kundër Kinës dhe deklaratën e tij për të “luftuar për Amerikën”.
Në letër thuhet që WSJ, duke mos gjetur dot gabime në procesin gjyqësor, i vendosi shpresat e saj në të ashtuquajturat diskutime diplomatike, duke u bërë thirrje hapur udhëheqësve të ShBA-së dhe të Britanisë së Madhe t’i ushtrojnë presion Kinës dhe duke pretenduar se “lirimi i Jimmy Lai-t do të ishte një favor për Pekinin”.
Thirrja për lirimin e Lai-t nëpërmjet presionit, thuhet në letër, është “një fyerje si për sundimin e ligjit, ashtu edhe për diplomacinë”, duke shtuar se “skenari diplomatik i orkestruar me vëmendje nuk është gjë tjetër veçse një fantazi që shpërfill ligjin ndërkombëtar dhe sovranitetin kombëtar”.
Në një letër të veçantë drejtuar “The Washington Post”, Zyra tha se komenti i gazetës ngjante si një “shikim paraprak i dështuar”, që përjashtonte komplotin thelbësor të bashkëveprimit me forcat e jashtme, duke e quajtur atë “shtrembërim të qëllimshëm”.
“Për të qenë të qartë, veprat që minojnë sigurinë kombëtare ka shumë të ngjarë të jenë penale,” theksohet në letër.
Lidhur me referencat në komente për “shqetësimet shëndetësore” dhe “izolimin”, në letra thuhet se këto ishin “trillime të pamatura”, duke shtuar se Lai kishte marrë kujdes mjekësor në kohë, gjithëpërfshirës e të përshtatshëm dhe që shëndeti i tij i mirë u konfirmua nga avokati i tij mbrojtës në gjykatë./CGTN





























































