Një ceremoni përkujtimore me rastin e Ditës së 12-të Kombëtare për masakrën e Nankinit, u mbajt të shtunën në qytetin Nankin të provincës Jiangsu të Kinës Lindore për 300.000 viktimat e vrarë nga trupat japoneze gjatë Luftës së Dytë Botërore në këtë qytet.
Në këtë dimër të ftohtë, mijëra njerëz të veshur me të zeza u mblodhën në sheshin publik të Sallës Përkujtimore të Viktimave të Masakrës së Nankinit nga Pushtuesit Japonezë në qytetin Nankin, kryeqendër e provincës së Jiangsu, me lule të bardha të ngjitura në gjoks, për të marrë pjesë në ceremoni./CGTN





























































