Organi më i lartë legjislativ i Kinës miratoi të premten një ligj për të luftuar korrupsionin ndërkufitar.
Ligji synon të parandalojë dhe të ndëshkojë korrupsionin ndërkufitar, të thellojë bashkëpunimin ndërkombëtar kundër korrupsionit, të mbrojë sovranitetin, sigurinë dhe interesat e zhvillimit të Kinës, si edhe të nxisë ndërtimin e një sistemi global të qeverisjes kundër korrupsionit, i cili të jetë i drejtë dhe i barabartë.
Me 47 nene të ndara në gjashtë kapituj, ligji trajton ndër të tjera mekanizmat dhe përgjegjësitë, trajtimin e rasteve dhe bashkëpunimin ndërkombëtar, integritetin dhe pajtueshmërinë, si edhe përgjegjësinë ligjore.
Ligji u miratua në një sesion legjislativ të Komitetit të Përhershëm të Asamblesë Kombëtare Popullore./cgtn
















































