Grupi i Miqve të Qeverisjes Globale është i hapur për të gjitha shtetet anëtare të OKB-së dhe mirëpret pjesëmarrjen e të gjitha vendeve që ndajnë të njëjtin vizion, tha të mërkurën Guo Jiakun, zëdhënës i Ministrisë të Jashtme të Kinës.
Guo i bëri deklaratat pasi Misioni i Përhershëm i Kinës në OKB njoftoi të martën formimin e Grupit të Miqve të Qeverisjes Globale në platformën e OKB-së.
Presidenti i Kinës Xi Jinping paraqiti Nismën e Qeverisjes Globale gjatë Samitit të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait në Tianjin, duke hartuar kursin për reformën e sistemit të qeverisjes globale, si dhe duke ofruar stabilitet dhe siguri të çmuar për botën në trazira, tha Guo në një konferencë shtypi, duke shtuar se nisma ka gjetur pranimin e gjerë dhe përgjigje pozitive nga komuniteti ndërkombëtar.
Guo tha se Kina nisi Grupin e Miqve të Qeverisjes Globale për të bashkuar palët në shkëmbime dhe bashkëpunim më të ngushtë për çështjet kryesore të qeverisjes globale, si dhe për të mbështetur mençurinë kolektive dhe për të mobilizuar përpjekjet e përbashkëta për reformimin dhe përmirësimin e qeverisjes globale.
Ai theksoi më tej se vendet pjesëmarrëse njohën dhe mbështetën fort Nismën e Qeverisjes Globale, vlerësuan rolin udhëheqës të Kinës në qeverisjen globale, përgëzuan ngrohtësisht formimin e grupit dhe shprehën shpresat që grupi do ti japë një shtysë të re multilateralizmit, reformimit dhe përmirësimit të sistemit të qeverisjes globale.
Guo tha se pas takimit, 43 anëtarët themelues të grupit lëshuan një deklaratë të përbashkët, duke theksuar se do të mbështesin bashkërisht trashëgiminë e fituar nga Lufta e Dytë Botërore, do të forcojnë rolin e OKB-së, do të adresojnë sfidat globale dhe do t’i përgjigjen dëshirës së popujve.
“Qeverisja globale është një çështje që i përket të gjithëve. Ka të bëjë me interesat jetike të çdo vendi dhe bën thirrje për pjesëmarrje, për angazhim në vendimmarrje dhe për të ndarë frytet”, tha Guo, duke shtuar se grupi është i hapur për të gjitha vendet anëtare të OKB-së dhe mirëpret pjesëmarrjen e të gjitha vendeve që ndajnë të njëjtin vizion.
“Ne gjithashtu e mbështesim grupin për të rritur shkëmbimet dhe bashkëpunimin me vende të ndryshme, Sekretariatin e OKB-së dhe organizatat ndërkombëtare përkatëse, për të ndërtuar një sistem qeverisjeje globale më të drejtë dhe të barabartë, si dhe për të dhënë kontribut të ri për paqen dhe zhvillimin botëror”, tha zëdhënësi./CGTN





























































