Kina ka hedhur një hap të rëndësishëm në hartimin e një ligji themelor dhe gjithëpërfshirës për asetet shtetërore, pasi një projektligj u dorëzua të hënën për shqyrtimin e tij të parë në një seancë të Komitetit të Përhershëm të Asamblesë Kombëtar Popullore, që është në zhvillim e sipër.
Sipas ekspertëve ligjorë, ky legjislacion pritet të përmirësojë sistemin ligjor për rritjen e efikasitetit të qeverisjes së aseteve shtetërore.
Teksa përmasa e aseteve shtetërore vazhdon të zgjerohet dhe modelet operative të ndërmarrjeve shtetërore bëhen gjithnjë e më të larmishme, vitet e fundit ka pasur gjithnjë e më shumë thirrje për legjislacion gjithëpërfshirës për të forcuar mbikëqyrjen e të gjitha llojeve të aseteve shtetërore.
Në Konferencën Qendrore të Punës Ekonomike të mbajtur më 11 dhjetor, u deklarua se Kina do të intensifikojë përpjekjet për të trajtuar problemin e konkurrencës së tepruar e të paarsyeshme, për të hartuar dhe zbatuar një plan reformash që përfshin asetet shtetërore dhe ndërmarrjet shtetërore, si dhe për të përmirësuar rregulloret dhe politikat mbështetëse për ligjin mbi promovimin e sektorit privat. Kina gjithashtu do të vazhdojë të thellojë reformat gjithëpërfshirëse në investimet dhe financimin e tregut të kapitalit”, sipas agjencisë Xinhua./CGTN





























































