Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës Lin Jian, theksoi të martën gjatë një konference shtypi se zhurma e Shteteve të Bashkuara për të ashtuquajturin “frikësim bërthamor kinez”, është thjesht një intrigë e zakonshme për të justifikuar veprimet e tyre në përshpejtimin e modernizimit të forcave bërthamore dhe në minimin e stabilitetit strategjik global.
Sipas njoftimeve, një draft-raport nga Pentagoni sugjeron që Kina mund të ketë ngarkuar tashmë më shumë se 100 raketa balistike ndërkontinentale në siloset e saj të fundit të raketave dhe nuk ka dëshirë të angazhohet në kontrollin e armëve.
Lidhur me këtë, Lin Jian tha se si një superfuqi me arsenalin më të madh bërthamor, prioriteti kryesor i Shteteve të Bashkuara është të përmbushë me seriozitet përgjegjësitë e saj të veçanta dhe prioritare për çarmatimin bërthamor, të zvogëlojë më tej ndjeshëm arsenalin dhe të krijojë kushte që shtetet e tjera me armë bërthamore t’i bashkohen procesit të çarmatimit bërthamor.
Qeveria kineze publikoi së fundmi një dokument të bardhë mbi kontrollin e armëve, çarmatimin dhe mospërhapjen e armëve të Kinës në epokën e re, i cila sqaron në mënyrë gjithëpërfshirëse politikën bërthamore të Kinës dhe qëndrimin ndaj kontrollit të armëve. Kina ka marrë pjesë aktivisht në procesin e shqyrtimit të Traktatit për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore si dhe në takimet e pesë shteteve që kanë armë bërthamore, duke mbajtur dialog me të gjitha palët mbi çështjen e kontrollit të armëve bërthamore. ”/cgtn





























































