• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
17 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Shqipëria prezanton ofertën turistike në “Wine Vision” në Beograd

    Forumi i Biznesit Ballkanik në Tiranë, Shqipëria dhe Turqia synojnë zgjerimin e investimeve dhe bashkëpunimit rajonal

    FMN paralajmëron për rreziqe nga energjia, borxhi dhe AI

    G7 vendos lirimin e 100 milionë fuçive nga rezervat strategjike

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

  • POLITIKË

    Kryeministri Rama: Bizneset e shkatërruara nga protesta do të regjistrojnë dëmet në e-Albania

    Elisa Spiropali, letër Edi Ramës: Shqipëria mbi partinë, besimi mbi pushtetin

    Kryeministri Rama: Nuk ka forcë në botë që e rrëzon më Shqipërinë përtokë

    Kryeministri Rama: Durim, kjo sprovë do të kalojë, nuk përkulemi përballë dhunës

    Drejtori i Policisë së Shtetit, Hita: 71 efektivë të lënduar, Policia nuk tërhiqet përballë dhunës

    Presidenti Begaj u bën thirrje palëve për dialog, pas përshkallëzimit të protestave në Shqipëri

    Kryeministri Rama për Reuters: Nuk jap dorëheqjen, qeveritë ndryshohen përmes zgjedhjeve demokratike

    Rama nga godina e djegur e Kolegjit të Evropës: Studentët janë të mirëpritur për dialog, përgjegjësit do të përballen me ligjin

    Shqipëria mbyll Kapitullin 20 të negociatave me BE-në, Marta Kos: Anëtarësimi para vitit 2030 është i mundur

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

    Gaza me gjysëm armëpushim kërkon paqe!

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Kroacia vendos 8 kushte për Malin e Zi në rrugën drejt BE-së, çfarë kërkon Zagrebi para anëtarësimit

    SHBA nuk ndryshon qëndrim për Dialogun Strategjik me Kosovën

    Senatori amerikan: Kosova propozoi marrëveshje financiare për ta bërë Bondsteelin bazë të përhershme të SHBA-së

    Mattarella dhe Milanović urojnë presidenten e Kosovës, Justina Shiroka-Pula

    Ulutaş: Siguria afatgjatë në Kosovë nuk është çështje ushtarake, por politike

    Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home JO VETEM LAJM

Kodi Penal/ DW: Jo miratim me procedurë të përshpejtuar dhe pa konsulta

6 Maj, 2020
in JO VETEM LAJM, NGJARJE
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Ndryshimet e fundit në Kodin Penal të Shqipërisë u bënë pa dëgjesa publike. Sipas ekspertëve nëse do të kishte Gjykatë Kushtetuese funksionale këto ndryshime me shumë gjasa do të shpalleshin antikushtetuese.

Ndryshimet e fundit në Kodin Penal mes shumë debatesh dhe zërash pro e kundër, ngritën pretendimet se nuk u konsultuan me grupet e interesit dhe se opinioni publik u vu para një fakti të kryer. Gjatë viteve të fundit aktivistë të shoqërisë civile dhe ekspertë kanë vënë theksin tek mungesa e dëgjesave/konsultimeve publike në Shqipëri. Ligji “Për konsultimin publik” hyri në fuqi në maj të vitit 2015 dhe parashikon që para miratimit të një projekt-akti, që mund të jetë ligj, strategji apo politika me interes të lartë publik, organet publike dhe kryesisht ministritë, duhet detyrimisht të zhvillojnë konsultimin publik.

Ndryshimet në Kodin Penal – fakt i kryer?

Dr. Irena Dule, avokate dhe eksperte ligjore pranë Qendrës “Res Publica” argumenton për Deutsche Welle se këto ndryshime nuk duhej të ishin miratuar me procedurë të përshpejtuar. “Ligji për konsultimin publik e përjashton detyrimin e organeve publike për të zhvilluar dëgjesa publike, për aktet që miratohen gjatë dhe në kushtet e emergjencës civile, në të cilën gjendemi. Nga ana tjetër, ndryshimet e Kodit Penal nuk duhet të bëheshin me procedurë të përshpejtuar, pasi Kushtetuta (neni 83, pika 3) nuk e lejon një gjë të tillë. Procedura e përshpejtuar gjithashtu e shmang konsultimin publik. Nëse do të ishte respektuar Kushtetuta dhe do të ndiqej procedura e zakonshme, këto ndryshime do të kishin kaluar nga dëgjesat/konsultimet publike. Legjislacioni është dhe duhet zbatuar në harmoni, pasi vetëm kështu ruhen ekuilibrat. Ligji për konsultimin publik vërtet ka përjashtuar nga fusha e zbatimit aktet që miratohen në situatë emergjente, por ligjvënësi ka bërë këtë rregullim duke pasur në vëmendje, që në këto situata nuk miratohen akte që për nga rëndësia janë të paprekshme lehtësisht, siç janë Kodet.”

Albanien Tirana | Rechtsexpertin | Irena Dule (privat)Irena Dule, avokate dhe eksperte ligjore pranë Qendrës “Res Publica”

Sipas Dr. Irena Dule një gjë të tillë nuk e morën në konsideratë. “Nuk u kursye shkelja e Kushtetutës as, nga deputetët që e votuan, e për mendimin tim, njësoj nga ata që abstenuan dhe as nga Presidenti, si organi garant i Kushtetutës. Nëse do të kishim një Gjykatë Kushtetuese funksionale, ky ndryshim i Kodit me shumë gjasa do të ishte shpallur antikushtetues”.

Antikushtetuese i cilëson këto ndryshime në Kodin Penal edhe aktivisti i njohur i shoqërisë civile, Dr. Erion Kristo, njëkohësisht pedagog në Departamentin e Shkencave Politike në universitetin “Marin Barleti” dhe gazetar i televizionit “Scan”. “As ata që hiqen si dashnorë të Kushtetutës nuk mbajtën qëndrimin e duhur. Nëse deri dje ishin ulur në gjunjë duke ngritur popullin në këmbë për punë procedurash, kësaj radhe kishin harruar ta lexonin Kushtetutën dhe procedurat. Ata e lexojnë Kushtetutën vetëm në ato pjesë që u interesojnë. Si ata që nuk duan të hanë spinaqin dhe hanë vetëm mishin në një gjellë. Jo vetëm që nuk pati dëgjesa publike, por u sajuan konsultime, të gjitha në kundërshtim me ligjin. Arsyetimi ishte vakumi. Por vakumin kush e krijoi? Dhe kështu miratuan dy nene qesharake, njëri prej të cilëve bie ndesh shprehimisht me Kushtetutën, sepse Kushtetuta e përcakton qartë, se askush nuk mund të dënohet me burg pa ligj. Ndërsa neni i ri të dënon dhe me akt nënligjor” – argumenton Kristo për DW.

Albanien Tirana | Professor und Aktivist | Erion Kristo (privat)Erion Kristo, aktivist i shoqërisë civile

Transparencë e mjaftueshme?

A pati mjaftueshëm transparencë deri në këtë fazë të pandemisë? “Ne sot jetojmë në një diktaturë mjekësore, apo në një diktaturë elektronike. Gjithë popullsia lëviz në bazë të një portali. Edhe pse mjekët nuk dinë shumë për koronavirusin, përsëri marrin atribute që cenojnë rëndë të drejtat e njeriut. Ka një komitet që është i formuar me drejtorë të ministrisë përkatëse. Por në këtë komitet mungojnë figura të spikatura të jetës së vendit. Është një komitet pothuaj i panjohur. Ka disa që flasin në emër të tij, dhe disa të tjerë që flasin, por nuk janë pjesë e tij. Ky komitet nuk ka në përbërje të vet asnjë ekspert ekonomie, asnjë psikolog, asnjë sociolog” – thotë Kristo.

Nga ana tjetër, debati i përhershëm në Shqipëri që “ligjet janë të mira, por nuk zbatohen” ekziston edhe në rastin e dëgjesave/konsultimeve publike. Një vit më parë, në një monitorim të kryer nga Qendra Ligjore “Res Publica” dolën në pah shumë mangësi në zbatimin e ligjit “Për konsultimin publik”. “Në përgjithësi mund të themi se konsultimi publik nuk duket se paraqet interes të çiltër për qeverinë, por as motivim për vetë publikun. Sipas monitorimeve të kryera nga Qendra ligjore “Res Publica” (i fundit në prill 2019), një numër i madh draftesh nuk konsultohen fare, ndërsa për një pjesë tjetër konsultimet kryhen sa për sy e faqe”. Ekspertja Dule ka evidentuar gjatë këtij monitorimi se për ligjet me impakt të lartë në publik konsultimi publik nuk është efektiv. “Do të doja të theksoja se në procesin e konsultimit publik nuk angazhohen ekspertët dhe qarqet universitare, të cilat kanë kapacitete të jashtëzakonshme dhe mund të jepnin një kontribut me vlerë në hartimin e ligjeve” – shprehet Dr. Dule.

(Mos)Reagimi qytetar

Edhe pse në mënyrë jo të drejtpërdrejtë, dëgjesat publike kanë një rëndësi të veçantë për të drejtat e njeriut. “Dëgjesat publike nuk janë çështje e të drejtave të njeriut. Të paktën në mënyrë direkte ato nuk hyjnë te kjo fushë, por në mënyrë indirekte sigurisht ato ndihmojnë në garantimin e të drejtave të njeriut, pasi sigurojnë tërheqjen e opinioneve nga grupet e interesit, të cilët promovojnë edhe të drejtat e njeriut, në procese vendimarrëse” – thotë ekspertja Dule.

E kur flitet për të drejtat e njeriut dhe reagimin e qytetarëve shqiptarë, ka gjithmonë polemika. Sipas aktivistit Kristo, janë të rralla kombet që po heqin dorë nga liria e tyre sot në botë. “Gjermanët, amerikanët, ukrainasit, izraelitët, çekët, rumunët, së fundmi dhe italianët, dolën nëpër sheshe. Sepse ata dinë të reagojnë. Ne me zor u bëmë pesë vetë për të reaguar në fejsbuk. Nëse mendoni se gjykimi im është i telekomanduar, ju vë në dijeni se vetë Kryetari i OKB-së është shprehur haptazi se po cenohen liritë dhe të drejtat e njeriut, se qeveritë po shfaqin autoritarizëm. Vetë gjykata çeke është shprehur kundër rregullave duke mos i gjetur në përputhje me parimet kushtetuese”.

Por pavarësisht situatës, Kristo shprehet optimist. “Bota po reagon. E rëndësishme është që në këtë botë ka dhe njerëz që nuk e hanë sapunin për djathë. Shqiptarët e kanë më kollaj ta shkelin ligjin, sesa të reagojnë së bashku kur ligji bëhet shtypës. Mungesa e korit dhe e tenorëve po ndihet.” Megjitatë në Shqipëri ka edhe protesta thotë Kristo, duke përmendur reagimet e banorëve të Beratit apo të punonjësve në Fier./dw

Related- Posts

JO VETEM LAJM

Analisti Gabriel Partos analizon protestën: Rama ‘viktimë e suksesit të tij’, por duhet të dëgjojë të rinjtë. 

17 Tetor, 2026
Kryesore

Dita e pestë e protestës, përshkallëzohet dhuna në Tiranë, policia përdor plumba gome ndaj protestuesve

17 Tetor, 2026
JO VETEM LAJM

Policia: Janë identifikuar disa llogari në rrjetet sociale që bëjnë thirrje për dhunë dhe akte ekstremiste

16 Tetor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Analisti Gabriel Partos analizon protestën: Rama ‘viktimë e suksesit të tij’, por duhet të dëgjojë të rinjtë. 

17 Tetor, 2026

Dita e pestë e protestës, përshkallëzohet dhuna në Tiranë, policia përdor plumba gome ndaj protestuesve

17 Tetor, 2026

Trump pezullon tarifat dhe sanksionet ndaj Rusisë

17 Tetor, 2026

Wang Yi takohet në Baku me Presidentin e Izraelit

17 Tetor, 2026

Kryeministri i Kinës mbërrin në Uzbekistan për vizitë zyrtare

17 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.