• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
31 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Christine Lagarde njofton largimin nga drejtimi i Bankës Qendrore Evropiane në shkurt 2027

    Paketa Fiskale 2027: Ulje e TVSH-së për ushqimet, rritje e taksave për bizneset dhe ndryshime në tatimin mbi pagat

    Dhoma e Tregtisë kundërshton Paketën Fiskale 2027, kërkon tërheqjen e rritjes së taksave dhe konsultim me qeverinë

    BB: Ekonomia shqiptare parashikohet të rritet në 3,4% gjatë vitit 2026 dhe 3,6 gjatë vitit të ardhshëm.

    Dhoma Amerikane e Tregtisë kërkon uljen e tensioneve dhe dialog konstruktiv

    Guvernatori Sejko jep garanci mes protestave: Depozitat bankare nuk janë në rrezik

  • POLITIKË

    Dy protesta në Tiranë, studentët dhe PD në rrugë kundër qeverisë Rama

    Diella 4.0, asistenti digjital i e-Albania, kalon në veprim: Shërbimet publike me një komandë zanore

    Presidenti Begaj dekreton 9 majin 2027 për zgjedhjet vendore

    Rrëzimi i helikopterit ushtarak në Bosnjë-Hercegovinë, Hoxha: Shqipëria qëndron krah të Italisë dhe komunitetit të EUFOR-it

    Kryeministri Rama prezanton paketën fiskale 2027 dhe u përgjigjet protestuesve: “Nuk ndalem, nuk ndalemi, nuk do të më ndalin”

    Kryeministri Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, qeveritë ndryshojnë përmes zgjedhjeve, jo dhunës

    Ministri Hoxha takim me ambasadorët e BE-së: Dialogu dhe respektimi i ligjit, thelbësorë për kapërcimin e tensioneve

    Balla: Dhuna në protesta kërkon instrumente të reja ligjore, ndryshimet në ligjin për tubimet me akt normativ

    Presidenti Begaj përshëndet fitoren e shqiptarëve të Luginës së Preshevës

  • SOCIALE / KULTURË

    AKEP miraton rregulla të reja për konsumatorët, One Albania autorizohet të testojë internetin satelitor me Starlink

    Kafka përballë Niçes, dialogu i një insekti me mbinjeriun, mbi metamorfozën, vetminë, dashurinë e kushtëzuar dhe të drejtën për të qenë vetvetja

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Zlatko Kramarić: Serbia pas Vuçiçit: fundi i një epoke apo fillimi i pasigurisë?

    Demokracia pa të ardhme: kriza e shpresës dhe revolta e brezit të ri

    Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

    Gaza me gjysëm armëpushim kërkon paqe!

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Kosovë| Vrasja e Arlinda Zekajt, raporti zbulon dështimet institucionale

    Kosovë-Gjermani: Forumi Ekonomik, investimet dhe tregtia

    PDK-së nuk i duhet vetëm një lider i ri, por një kontratë e re me qytetarinë kosovare

    Kurti në Samitin e Procesit të Berlinit: Kosova të marrë statusin e kandidatit në BE, kërkon përgjigje kolektive ndaj sulmeve

    Presidentja Shiroka Pula kthen në rishqyrtim ligjin për Gjykatën Speciale

    Bedri Hamza jep dorëheqjen e parevokueshme nga drejtimi i PDK-së

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home FOKUS

Koordinatori amerikan për Anti-Korrupsionin: Në fokus rëndësia për të eleminuar pandëshkueshmërinë

21 Qershor, 2024
in FOKUS
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Koordinatori për Anti-Korrupsionin Global në Departamentin amerikan të Shtetit, Richard Nephew, i cili vizitoi Tiranën, thotë se në qendër të bisedimeve me autoritetet shqiptare, ishte rëndësia e eliminimit të pandëshkueshmërisë dhe e luftës kundër korrupsionit, si dhe ruajtja e përparimit të bërë në forcimin e gjyqësorit dhe pavarësisë së tij. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, zoti Nephew shprehet se Shqipëria ka bërë përparim në luftën ndaj korrupsionit, por se ka ende mjaft punë për të bërë. Ai vlerësoi punën e SPAK-ut, si dhe komentoi nismën e fundit të shumicës socialiste për një cikël të ri reformash që lidhen me mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe antikorrupsionin.

Zëri i Amerikës: Z. Nephew, cilat ishin çështjet që diskutuat me autoritetet shqiptare në këtë vizitë të parë tuajën në Shqipëri, si Koordinator i Departamentit të Shtetit për luftën kundër korrupsionit?

Richard Nephew: Së pari, e kam shijuar vërtet vizitën në Shqipëri. Kam dashur ta vizitoj Shqipërinë për të diskutuar punën e rëndësishme që po bëhet në luftën kundër korrupsionit prej disa vitesh, ndaj jam shumë i kënaqur që jam këtu.

Mendoj se fokusi kryesor i diskutimeve tona ka qenë rëndësia e eliminimit të pandëshkueshmërisë dhe e luftës kundër korrupsionit, duke siguruar që reformat e gjyqësorit dhe përparimi që është bërë për të siguruar pavarësinë dhe forcën e gjyqësorit do të ruhen.

Patëm disa diskutime e diskutuam edhe rëndësinë që ka afrimi i shoqërisë civile dhe zërave të tjerë në këtë diskutim, duke qenë se ata shpesh kanë ide që mund të jenë vërtet të dobishme në përpjekjet për reformat e gjyqësorit.

Zëri i Amerikës: Raporti i fundit i Departamentit të Shtetit për të Drejtat e Njeriut vlerëson se Shqipëria, ka pasur progres në luftën kundër korrupsionit, por nga ana tjetër është vënë re gjithashtu se korrupsioni është i pranishëm në të gjitha degët dhe nivelet e qeverisjes. A do të thotë kjo se përpjekjet e deritanishme kanë qenë të pamjaftueshme?

Richard Nephew: Mendoj se që të dyja mund të jenë të vërteta, pra që mund të jetë duke u bërë përparim dhe që duhet bërë më shumë përparim. Realiteti është që lufta kundër korrupsionit është afatgjatë. Kërkon shumë përpjekje këmbëngulëse. Sigurisht kërkon edhe përpjekje këmbëngulëse ku të duhet gjithmonë të shohësh mënyrat për t’u angazhuar në reforma, në zgjidhjet që mund të gjenden dhe të sigurosh që organet që janë ngarkuar për ta siguruar luftën kundër korrupsionit me sukses ta kenë aftësinë për ta bërë këtë. Kështu që mendoj se sigurisht ka patur përparim, por ka mjaft më shumë që mund të bëhet dhe ne jemi këtu për ta mbështetur Shqipërinë në këtë përpjekje.

Zëri i Amerikës: Qeveria shqiptare këmbëngul se ka ndërmarrë reforma dhe masa për të luftuar korrupsionin dhe se situata është përmirësuar. Por kemi po ashtu raportet e institucioneve ndërkombëtare, që matin perceptimin publikut dhe ato dëshmojnë se sipas publikut ky fenomen mbetet i përhapur. A mendoni se qeveria shqiptare duhet t’i marrë më seriozisht këto gjetje?

Richard Nephew: Absolutisht. Raportet nga organizatat vrojtuese apo ndërkombëtare, ose organizatat e shoqërisë civile dhe të tjerë kanë për qëllim të ndihmojnë. Në fund të ditës, askush nga ne nuk mund të vlerësojë dhe analizojë në mënyrë të plotë, i vetëm, atë që ndodh në vendet tona, kur vjen fjala tek lufta kundër korrupsionit.

Na duhet mbështetja e institucioneve ndërkombëtare që të jemi në gjendje ta bëjmë këtë dhe gjetjet kanë për qëllim të ofrojnë informacion të qartë se çfarë mund të bëhet më tej. Ndaj, edhe nëse po bëhet përparim, edhe nëse ka arritje, është absolutisht thelbësore që të gjenden mënyra të reja për të trajtuar problemet që po vihen në pah nga grupet e ndryshme, qofshin organizata ndërkombëtare, organizata të shoqërisë civile, apo të tjerë.

Zëri i Amerikës: Drejtuesi i SPAK, një prej institucioneve më të besueshme në vend, publikisht ka deklaruar se vitin e fundit, institucionet publike e shtetërore, kanë bërë më pak denoncime për raste korruptive. A është shqetësuese kjo për ju?

Richard Nephew: Mendoj se SPAK po bën punë të shkëlqyer. Dhe sigurisht që i shohim të gjitha përpjekjet e mira që po bëhen dhe po bëjmë edhe ne përpjekjet më të mira për ta mbështetur SPAK dhe gjithçka që ai bën, por nuk mund të jetë gjithçka në shtysën kundër korrupsionit në Shqipëri.

Për të pasur sukses në luftën kundër korrupsionit, kërkohen përpjekjet e të gjithë shoqërisë dhe të gjithë qeverisjes. Prandaj mendoj se është me vend, që të gjenden mënyra të reja që të gjitha institucionet e ndryshme të qeverisë si dhe organizatat e shoqërisë civile të kontribuojnë për këto përpjekje për të ndarë ide dhe për të punuar bashkë teksa e bëjnë këtë.

Zëri i Amerikës: Në dy vitet e fundit, kemi parë raste zyrtarësh apo ish zyrtarësh të lartë të qeverisë të cilët ose janë dënuar ose janë vënë nën akuzë për korrupsionit. Kryeministri e ka trajtuar gjithmonë këtë si një çështje individuale. Teknikisht korrekte, edhe sepse ligjërisht përgjegjësia mbetet individuale. Por kur kemi një numër jo të pakët zyrtarësh, qoftë dhe ish anëtarë të kabinetit qeveritar, a nuk duket se është e vështirë të besosh se përgjegjësia është vetëm çështje individësh. Ju si e shihni këtë?

Richard Nephew: Sigurisht është e vërtetë që korrupsioni ka të bëjë me individë, individë që kryejnë shkelje që nuk duhet t’i bëjnë. Por është po ashtu e vërtetë që ata individë funksionojnë brenda një sistemi. Ndaj kur ke shenja se ka një numër individësh që përfshihen në shkelje, duhet të shohësh jo vetëm se si t’i përgjigjesh atyre.

Dhe kjo bëhet duke siguruar që gjyqësori të jetë i pavarur dhe i aftë të funksionojë i pavarur, që prokurorët janë në gjendje të veprojnë të pavarur, por në të njëjtën kohë, edhe që je duke bërë ato lloj përmirësimesh të sistemit që nevojiten dhe kjo është arsyeja pse raportet ndërkombëtare dhe organizatat e shoqërisë civile bëjnë gjithë atë punë për të identifikuar se ku janë këto nevoja për të kryer përmirësime të sistemit dhe, në Shqipëri, ashtu si në shumë vende, kur çështje të tilla identifikohen, është me rëndësi që të merresh me to ballë për ballë.

Zëri i Amerikës: A mendoni se brenda institucioneve shqiptare duhet të ketë mekanizma që të funksionojnë për të parandaluar rastet e abuzimit dhe korrupsionit?

Richard Nephew: Mendoj se të gjitha institucionet që kanë lidhje me pjesët e shtetit që mund të merren me kontrata apo prokurime dhe të tjera, duhet të kenë mekanizma për të lejuar raportimin e ankesave, t’i identifikojnë ato ankesa dhe t’ua sjellin ato hetuesve. Mendoj edhe që në Shqipëri sisteme të tilla ekzistojnë sigurisht. Ndaj do të thoja që në vend që të themi se ka nevojë për institucione të reja apo zëvendësuese, duhet të shohim që të sigurohemi që institucionet që ekzistojnë në sistemet ekzistuese funksionojnë sa më efektshëm që mundet dhe aty ku nuk funksionojnë, të gjenden mënyra për t’i përmirësuar ato.

Zëri i Amerikës: Kohët e fundit, shumica, miratoi në parlament, ngritjen e një komisioni të posacëm për atë që quan Shqipëria 2030, i cili ka të bëjë me luftën kundër korrupsionit, reformat për mirëqeverisjen, dhe sundimin e ligjit. Cili është opinioni i SHBA për këtë nismë dhe a do të kenë SHBA një rol në të?

Richard Nephew: Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë ta mbështesin Shqipërinë në përpjekjet e saj për të përmirësuar dhe punuar me veprimtaritë gjyqësore që ekzistojnë dhe për të siguruar që ato organe që ekzistojnë tashmë të jenë sa më të efektshme. Pikëpamja jonë është se çfarëdo lloj mekanizmi reforme, çfarëdo lloj legjislacioni që paraqitet ka nevojë të jetë gjithëpërfshirës dhe ka nevojë të marrë parasysh aktorët e ndryshëm që ekzistojnë në vend, sidomos organizatat e shoqërisë civile dhe të tjerë. Mendoj edhe që duam të sigurojmë që çfarëdo reformash shtesë që bëhen, të vazhdojnë të ruajnë pavarësinë e gjyqësorit dhe të sigurojnë që prokurorët të vazhdojnë të çojnë çështjet përpara, që të mund ta kryejnë punën e tyre në mënyrë sa më të pavarur dhe të bazohen në fakte. Mendoj se teksa shohim drejt reformave dhe teksa shohim drejt asaj lloj pune që po bëhet për të përmirësuar sistemet këtu, shumë do të vendoset nga sa gjithëpërfshirëse janë, sa sjellin të gjithë aktorët e ndryshëm dhe se nuk do të humbim përparimin e mirë që është bërë tashmë, për ta bërë sektorin e drejtësisë sa më të pavarur dhe sa më të efektshëm që të mundet.

/VOA

Related- Posts

FOKUS

EVROPA NË VALËN E PROTESTAVE: Nga kriza e jetesës te kriza e besimit, a po përballet kontinenti me një tronditje të re politike?

31 Tetor, 2026
Britain's Foreign Secretary Ed Miliband, Poland's Foreign Minister Radoslaw Sikorski and Secretary of State Marco Rubio attend the G20 Foreign Ministers' Meeting in Atlanta, Friday, Oct. 30, 2026. (Megan Varner/Pool Photo via AP)
FOKUS

G20 në SHBA: Përplasjet gjeopolitike dominojnë takimin e ministrave të Jashtëm, mungon fotografia tradicionale me Lavrovin

30 Tetor, 2026
FOKUS

The Times: Vuçiç hoqi dorë nga skenari i dhunshëm pas humbjes në zgjedhje, pretendojnë burime europiane

29 Tetor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

EVROPA NË VALËN E PROTESTAVE: Nga kriza e jetesës te kriza e besimit, a po përballet kontinenti me një tronditje të re politike?

31 Tetor, 2026

Polonia në përplasje të hapur institucionale: Presidenti ndërpret vizitën në Senegal, protesta dhe tensione në Gjykatën Kushtetuese

31 Tetor, 2026

Nga halli dhe jo nga malli! Nga brenda, pastaj nga jashtë! Imazhi dhe pasqyra copë copë! Paqja në Ukrainë vetëm dëshirë e mirë!

31 Tetor, 2026

Dy protesta në Tiranë, studentët dhe PD në rrugë kundër qeverisë Rama

31 Tetor, 2026

Diella 4.0, asistenti digjital i e-Albania, kalon në veprim: Shërbimet publike me një komandë zanore

31 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.