• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
1 Korrik, 2026
  • KREU
  • EKONOMI

    Nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit me kompaninë italiane Eni S.p.A. në fushën e energjisë

    Konferenca e 28-të e MFC në Durrës/ Sulaj: Mikrofinanca mbetet një instrument kyç për përfshirjen financiare

    FED invest pjesë e Konferencës Vjetore më të madhe të Mikrofinancës në Europë dhe Azi Qendrore

    Problemi i vërtetë me borxhin amerikan që kalon 100 përqind të PBB-së

    Emiratet e Bashkuara Arabe largohen nga Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC)

    Energjia e kushtueshme: A po gjen Gjermania një rrugëdalje?

  • POLITIKË

    Tensione dhe përplasje para Kuvendit gjatë protestës së qytetarëve

    Bilanci i Ferit Hoxhës: Shqipëria më e respektuar dhe më e besueshme se kurrë

    Shqipëria dhe OKB nënshkruajnë Kornizën e Bashkëpunimit 2027–2031 për zhvillim të qëndrueshëm

    Balla: Protestat të influencuara nga shtete armiqësore! Koçeku? Të dorëzojë mandatin e deputetes, ia ka dhënë PS

    Ministri Nufi pritet në Athinë nga homologu Dendias, në fokus bashkëpunimi në mbrojtje dhe siguria kibernetike

    Rama i akordon Medaljen e Artë të Mirënjohjes Publike ish-presidentit francez, Hollande

    Nga URC 2026, Rama: Ukraina po rindërton guximin e Europës, Europa të ndihmojë të ardhmen e saj

    Hoxha takim me ish-presidentin Hollande: Franca, rol thelbësor në përcaktimin e së ardhmes evropiane

    Kryeministri Rama pret Ambasadorin e Turqisë, z. Erciyes: Në fokus partneriteti strategjik dhe bashkëpunimi ekonomik

  • SOCIALE / KULTURË
    A drone view shows protesters gathered outside the Prime Minister's Office in Tirana, Albania, on June 10, 2026, during the tenth consecutive day of demonstrations against a proposed luxury tourism development project linked to Jared Kushner. Organizers say thousands of people attend the rally. (Photo by Vlasov Sulaj/NurPhoto via Getty Images)

    Mbi 120 akademikë shqiptarë firmosin deklaratë në mbështetje të protestave qytetare

    Ekspozita me foto të rralla nga zvicerani Eugène  Pittard hapet në Shkodër  

    Amaneti i fundit i Rexhep Qosjes

    Prapaskenat e industrisë muzikore, ekspertët ndërkombëtarë ndajnë sfidat në MuseX

    PËR SHKOLLËN TONË TË MUZIKËS NË KORÇË

    Në frymën e Shën Vladimirit të Duklës: një dekadë shërbimi nga Mitropoliti Andon Merdani

    “Muse-X ndez Tiranën: kryeqyteti bëhet skenë globale e artit”

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Prioritetet e Azerbajxhanit në Ballkan dhe perspektivat e marrëdhënieve me Shqipërinë

    RUSIA NË BOTËN MODERNE

    Lufta që gjeografia refuzoi ta humbte

    Vizita që ndryshoi të ardhmen strategjike të Shqipërisë

    Arkitektura e një Dështimi Diplomatik: Analizimi i Humbjes Historike të Gjermanisë në KS-OKB

    Midis Rusisë, Iranit dhe Evropës: Azerbajxhani si një fuqi balancuese në Kaukazin Jugor

    Porta me Tarifë Zero: Sovraniteti si Shërbim (SaaS) në Korridorin Sino-Afrikan

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    REL: Kosova në qendër të protestës antiqeveritare në Kralevë të Serbisë

    Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Gucati flet për Ramën, protestat në Shqipëri dhe Dritan Goxhajn

    Maqedonia e Veriut në NATO: Aleat formal, partner i diskutueshëm

    Shfarcenegerizmi”medial kosovar, nevojë apo domosdoshmëri!?

    SHBA paralajmëron “përshtatje të kontributit” në KFOR

    NATO-ja thotë se do ta zvogëlojë praninë në Kosovë, sheh përmirësim të situatës së sigurisë

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home JO VETEM LAJM

Krimi, feja, politika dhe bixhozi, në “luftë” për Kepin e Rodonit!

21 Qershor, 2024
in JO VETEM LAJM
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Miliona metra katrorë në dy gadishujt shqiptarë, Karaburun dhe Kepi i Rodonit, tentojnë të rrëmbehen nga një aleancë e organizuar mes krimit, gjyqësorit dhe politikës. Babëzia ka prekur edhe klerikët apo organizatat fetare. Krimi nis nga falsifikimi i dokumenteve, nga procese gjyqësore, formale e deri te kanosja e kërcënimi për cilindo që tenton të vendosë barriera e të prishë skenarin për të “shtënë në dorë” sipërfaqe bregdetare, nga më të mirat në vend.

Krimi, feja, politika dhe bixhozi, në “luftë” për Kepin e Rodonit!

Rruga për në Kepin e Rodonit kalon në një zonë bregdetare, tejet të lakmuar në vitet e fundit.

Pasi lë autostradën Tiranë-Durrës në zonën e Maminasit, nisesh drejt Hamallajt. Brezi i pishave tashmë është ngushtuar nga pallatet dhe nga vilat, të shtyra deri në bregun ranor.

Pas Gjirit të Lalzit, radhën e ka Kepi i Rodonit. Influenca e pushtetit, por edhe e krimit, e ka lënë atë jashtë statusit “Peizazh i Mbrojtur”. Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura dhe Ministria e Mjedisit kanë propozuar që gadishulli prej 1.500 ha të mbrohet nga shteti. Propozimi ka mbetur vetëm në letër.

Në zonë është vetëm një monument natyre, Maja e Kepit të Rodonit, dhe dy monumente kulture, Kalaja e Skënderbeut dhe kisha e Shën Ndojit.

Sa kalon fshatin Shetaj, në drejtim të Kepit, në hyrje është vendosur një tra. Pjesa fundore e Kepit të Rodonit, ajo e pyllëzuar, është rrethuar dhe në hyrje ka tabelën: “Pronë private e Kishës Françeskane Shqiptare”. Duhet të blesh biletën, për t’u futur brenda gadishullit.

Në hyrje janë të njëjtët persona, që u konfliktuan mesditën e 29 tetorit 2023. Atë ditë, ish-deputeti, Mark Frroku, me disa roje, u rrahën me banorët e fshatit. Ish-deputeti ka tentuar që të rrethojë edhe prona të banorëve të fshatit, të cilat i kanë me certifikata pronësie. Policia i arrestoi të dyja palët për “Plagosje të rëndë, me dashje”, “Vetëgjyqësi”, “Kanosje”, “Moskallëzim krimi”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Prishje të rendit”. Policia tha zyrtarisht se në vendngjarje është gjetur edhe një gëzhojë arme zjarri. “Në lidhje me pretendimet e palëve për certifikatat e pronësisë, janë referuar disa herë materialet në prokurori”, – pohoi policia.

Faksimile: Certifikatat e pronësisë së familjes Kaculi dhe certifikata e Provincës, ku e njëjta sipërfaqe ka 2 pronarë

Konflikti bëhet për një tokë me dy certifikata pronësie. Familja Kaculi ka fituar 5.470 metra tokë me Ligjin 7501. Në Kadastër prona ka numër pasurie 30\6. Bajram Kaculi, një nga të shumtit që u mbajt disa orë në polici në fund të tetorit, tregon se pronën e tij duan ta marrin persona, për të cilët s’ka dijeni se çfarë përfaqësojnë.

“Në krye të tyre është Ndue Sokoli, vëllai i avokatit, që mbron interesat e Provincës Françeskane, Gjergj Sokoli. Jemi zënë disa herë. Por, atë ditë ka qenë edhe ish-deputeti, Mark Frroku, dhe të tjerë njerëz të armatosur”, – thotë Kaculi për INA Median.

Sipas policisë, ish-deputeti Mark Frroku donte që ta rrethonte pronën, me dy pronarë. Ai u arrestua dhe u lirua pas disa ditësh.

“Është regjistruar procedimi penal nr. 2222, datë 30.10.2023, për veprat penale “Kanosje”, “Vetëgjyqësi” dhe “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve shpërthyese dhe i municionit”, procedim, i cili është nën hetim. Hetimet për këto çështje penale vazhdojnë me përparësi dhe në përfundim të tyre do të bëhet njoftimi i palëve në proces për vendimmarrjen e prokurorit, sipas përcaktimeve në Kodin e Procedurës Penale”, – shkruhet në përgjigjen e Prokurorisë së Durrësit, drejtuar INA Medias, në datën 28 shkurt 2024.

Ish-deputeti më herët është hetuar dhe është gjykuar për vrasje, për pastrim parash, për fshehje pasurie dhe për ndërtim të paligjshëm. Prokuroria e Tiranës kërkoi 25 vite burg, por gjykata e dënoi me 6 vite, duke i hequr akuzën e vrasjes. Pas dënimit, Frroku u largua nga politika, duke drejtuar bizneset e tij. Në vitin 2016, Prokuroria për Krime të Rënda nisi hetimet pas dyshimeve se një pjesë e pasurisë së tij është krijuar nga burime të paligjshme, kryesisht nga veprimtaria kriminale në fushën e narkotrafikut dhe prostitucionit”.

Në vitin 2021, KRRT-ja i dha leje kompanisë A.M-L Group, në pronësi të Mark Frrokut, për “Ndërtimin e impiantit gjenerues të energjisë elektrike, eolike, me kapacitet 2 MV”, në Pukë. Dikur, në këtë shoqëri ka qenë aksioner edhe z. Arben Frroku, i akuzuar për vrasjen e oficerit të policisë, Dritan Lamaj.

Për ngjarjen e 29 tetorit të vitit 2023, Frroku qëndroi në qeli 72 orë, teksa u lirua me masën “Detyrim paraqitjeje” nga gjykata. Ai tha se ishte kontaktuar nga Provinca Françeskane, e cila ka një certifikatë pronësie në fshatin Shetaj, me numër pasurie 31 dhe me sipërfaqe 4.114 metra katrorë. Por, hartat e të dyja pronave, ajo e familjes Kaculi (5.470 metra katrorë) dhe kjo e Provincës Françeskane (4.114 metra katrorë) janë në të njëjtin vend; me një plan vendosjeje. Provinca thotë se familja Kaculi nuk e ka atje, ndërkohë që familja Kaculi thotë se Provinca është shpronësuar për këtë pronë.

Faksimile: Vendimi i Agjencisë së Kthimit dhe të Kompensimit të Pronave, me numër 416, me titull “Për njohjen e së drejtës së pronësisë, kthimin dhe\ose kompensimin e pronës ”

Vendimi i datës 31 janar 2008 i njeh Kishës Katolike, Provinca Françeskane Shqiptare, sipërfaqen prej 1.183.400 metrash katrorë. AKKP në pikën 3 të vendimit shkruan për të kompensuar Kishën me sipërfaqen 29.300 metra katrorë, madje edhe për pasurinë 30\6, pasuri, e cila i përket familjes Kaculi, për të cilën u zhvillua edhe konflikti me armë.

Ana Shtjefni, administratore e firmës Albania Tourist Resort, e ka pasur në administrim këtë pronë, me një kontratë me Kishën Françeskane, që përfshinte rrethimin e pronës, si dhe shfrytëzimin e saj.

“Firma ime është akoma përfaqësuese e Provincës Françeskane për atë zonë. Mua më kanë larguar me forcë individë me të shkuar kriminale. Jam konfliktuar fizikisht me rojet, me në krye Ndue Sokolin. Më kanë larguar, se nuk pranova që t`i rrethoja pronat e banorëve të fshatit Shetaj, madje edhe të familjes Kaculi. Ata kanë certifikata të rregullta pronësie”, – thotë Ana Shtjefni.

Sipas saj, konflikti i tetorit është “maja e ajsbergut”, pasi me vendime dhe me procese civile dhe administrative personat afër Provincës Françeskane po tentojnë që t’i marrin shtetit një sipërfaqe të konsiderueshme, jashtë zonës së rrethuar tashmë. Janë rreth 30 procese gjyqësore, civile dhe penale, të regjistruara në Gjykatën e Durrësit.

“Është bërë një marrëveshje e dyshimtë, ku disa persona po tentojnë që të marrin miliona metra katrorë në të gjithë Kepin e Rodonit. Personalisht, disponoj dokumente për një gjyq të nisur në Gjykatën e Durrësit, ku padia është bërë nga avokati i kësaj Province, z. Gjergj Sokoli.

Ky i fundit është vëllai i z. Ndue Sokoli, i cili qëndron në hyrje të Kepit bashkë me disa persona”, – pohon zonja Shtjefni.

INA Media shfletoi dhjetëra padi të bëra në Gjykatën e Durrësit, ku po tentohet që një super-pasuri shtetërore, prej miliona metrash katrorë, të privatizohet.

Sipas dokumentit , në vitin 2019, Provinca Françeskane padit Ministrinë e Financave dhe të Ekonomisë, Këshillin e Ministrave, Agjencinë e Trajtimit të Pronave dhe Bashkinë e Durrësit dhe kërkon njohjen si pronar të 5.586.363 m2 “pyll” dhe kullotë”, në fshatin Shetaj, Durrës.

Sipërfaqja, që kërkon kjo Provincë, shtrihet në pjesën jugore të Kepit të Rodonit, pyll i patrajtuar me Ligjin 7501. Zona kap edhe plazhet më të bukura të Kepit, pikërisht “plazhin e bardhë” dhe shtrihet deri në Shën Pjetër, në kufi me Gjirin e Lalzit.

Në foto: Harta e të gjithë pronës 5.5 milionë m2, që Provinca kërkon t’ia marrë shtetit

“Përpos gjyqit, i dyshimtë është edhe dokumenti i origjinës. Provinca s’ka asnjë të drejtë mbi këtë pasuri, pasi me vetëm një toponim në një dokument të tyre, të vjetër po marrin gjithë këtë pasuri”, – pohon Ana Shtjefni.

Ajo aludon se personat, që u konfliktuan në tetor, me në krye ish-deputetin Frroku apo edhe të tjerë me precedentë penalë, kërkojnë administrimin e kësaj pasurie.

“I gjithë fokusi i tyre është te kjo pasuri. Ata kanë vënë në lojë një mekanizëm të mirëfilltë, duke filluar nga avokati Gjergj Sokoli, i cili ka qenë hetues në Prokurorinë e Durrësit. Më pas kanë mbledhur personazhe të politikës”, – shton zonja Shtjefni.

Aktualisht, pjesa më e madhe e sipërfaqes, që kërkon Provinca, është shtetërore.  Janë ndërtuar disa lokale, me kontratë qiraje prej 30 vitesh nga Bashkia e Durrësit.

Arbeni Resort, në anën jugore të Kepit të Rodonit, në breg të Detit Adriatik, ka pronarë 3 pjesëtarë të familjes Alla, Vath, Xhaferr dhe Selim Alla, si dhe Romeo Çupin, secili nga 25% të aksioneve.

Në aktin e themelimit të shoqërisë shkruhet se kohëzgjatja e ushtrimit të aktivitetit të shoqërisë është për 30 vjet. Në vitin 2018 ish-kryeministri, Sali Berisha, ka shkruar në profilin e tij në FB: “Shkatërrohet prona nga persona të inkriminuar dhe të dënuar më parë, Vath Alla, me leje të Vangjush Dakos. Kanë prerë pemë, hedhin inerte brenda pronës së Kishës, për të ndërtuar në një ranishte, që ata pretendojnë se e kanë marrë me qira nga bashkia”.

Në qershor 2019, emri i aksionerit të këtij resorti, Vath Alla, doli në përgjimet e dosjes 339, të publikuara nga gazeta gjermane, Bild. Përgjimet ishin mes Astrit Avdylajt, i dënuar me 12 vite heqje lirie për trafik droge, dhe ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako.

“Në këtë përgjim Astrit Avdylaj telefonon Dakon. Nga biseda del se Astrit Avdylaj ndodhet në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, në Durrës, në praninë e drejtorit të zyrës dhe Vath Allës, një ish-i dënuar për vrasje, për të “mbaruar” një punë për llogari të Allës”.

Më tej vijon se, Avdylaj i kërkon Dakos, që “të anulojë planet e tij për të udhëtuar në Ishëm, për të siguruar që, “puna”, që Alla po kërkon, të përfundohet te zyra e Hipotekës nga drejtori, që telefonon Allën dhe më pas Dakon për t’u takuar me të dhe me të dënuarin për vrasje, Vath Alla. Dako pranon dhe ndryshon agjendën”, – shkruan gazeta gjermane, Bild.

Banorët, me të cilët bisedoi INA Media, që nga frika dëshironin të mbeteshin anonimë, thanë se në zonë janë parë edhe personazhe të botës së krimit, si Aleksandër Laho, i njohur me emrin “Rrumi i Shijakut”.

“Lëvizte në zonë para 3 vitesh. Pas shpalljes së tij në kërkim dy vite më parë, kemi parë vëllanë e tij, që ka qenë drejtor i një drejtorie në Durrës”, – pohon një banor.

Më 1 nëntor 2021 Lahos iu bë atentat në autostradën Tiranë-Durrës. Ai udhëtonte bashkë me prokurorin Arian Ndoja. Të dy u plagosën, ndërkohë që shoferi, Andi Maloku, vdiq.

Një vit më vonë, në nëntor 2022, Gjykata e Posaçme lëshoi masën e sigurisë “Arrest me burg, në mungesë” për Aleksandër Lahon, me akuzën e korrupsionit për dosjen e tjetërsimit të pronave në Gjirin e Lalzit. Aktualisht, çështja e tij është duke u gjykuar në Gjykatën e Posaçme. Kjo gjykatë sekuestroi mbi 400 mijë metra katrorë tokë në bregdet, për të cilën dyshohej se “Rrumi i Shijakut” e kishte marrë me dokumente false. 200 mijë metra katrorë në Gjirin e Lalzit dhe 203.100 metra katrorë në fshatin Shetaj, në Ishëm.

Në dosjen e SPAK-ut janë edhe 2 video të regjistruara në vitin 2017, ku “Rrumi” shfaqet duke bërë pazar dhe duke i dhënë ryshfet Irgen Kërçukut, përfaqësues i Avokatit të Shtetit, që të tërhiqej nga ankimimi i procesit gjyqësor të tjetërsimit të pronave.

Skema është e njëjtë edhe me proceset që janë në gjykim, ku Avokatura e Shtetit thuajse i ka braktisur dhe nuk merr pjesë, madje edhe në gjyqin prej 5.5 milionë metrash katrorë në Gjykatën e Durrësit.

INA Media i ka dërguar një kërkesë për informacion Avokatit të Shtetit, por ky institucion refuzoi të përgjigjej.

Provinca ka bërë dhjetëra padi për “njohje pronari”.

“Dyshimet janë se mund të ketë ndonjë marrëveshje mes njerëzve, që po i rrinë tani afër, për të marrë apo për të ndërtuar në atë pronë”, – thotë Ana Shtjefni.

Mega-procesi i pronës në Kepin e Rodonit, që ka pasur një të ngjashëm edhe për pronat në Hamallaj, ka shkuar deri në Gjykatën e Lartë. Gjyqtarët e Shkallës së Parë e kanë dërguar direkt në “kupolën” e gjyqësorit.

Çështja është regjistruar në Gjykatën e Lartë më 19 maj 2021, me shpjegimin: “Ardhur prej Gjykatës së Shkallës së Parë, Durrës”. Pasi është caktuar edhe relatori, gjyqtari Ervin Pupe, çështja është “në pritje” për t’u gjykuar!

Sërish, palë janë Provinca kundër Këshillit të Ministrave, Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, Agjencisë së Trajtimit të Pronave apo edhe kundër Bashkisë së Durrësit. Objekti i padisë\akuzës është: “Detyrimi i palëve të paditura për të njohur pronarin e pasurisë 5.5 milionë metra katrorë”.

Në foto: Ndërtimet e para të komplekseve turistike në Kepin e Rodonit

Kur në terren kanë plasur armët dhe në të tria shkallët e gjyqësorit po zhvillohen beteja influencash, në pjesën veriore të Rodonit kanë “mbirë” edhe resortet e para. Në afërsi të pronës “mollë sherri” është ndërtuar fshati i parë, turistik me vila një apo dykatëshe. Resorti quhet Cape of Rodon. Komiteti i Investimeve Strategjike i dha kompanisë Premium Finance Invest, më 15 korrik 2021, 1.086.6 ha në zonën e Kepit të Rodonit, Durrës, për vetëm 1 euro!

Vendimi mban numrin 6/5 dhe ka një emërtesë: “Për miratimin e statusit investim/investitor strategjik – procedurë e veçantë për projektin e investimit me potencial strategjik Cape of Rodon, faza 1, i propozuar nga subjekti Premium Finance Invest”.

Përpara se të merrte statusin e Investitorit Strategjik, firma kishte si aktivitet të saj bixhozin.

Në vendimin e AIDA-s  shkruhet se, projekti parashikon ndërtimin e hoteleve, të vilave, të rezidencave, të fushave të golfit dhe të shërbimeve të ndryshme. Por, firma që u shpall investitore, nuk ka pasur dakordësi për të gjithë këtë sipërfaqe. Ajo u detyrua, që ta ndajë projektin në disa faza të ndryshme.

“Masa kryesore, mbështetëse, që kërkon subjekti nëpërmjet procedurës së veçantë, për të cilën aplikon, është që projekti të miratohet me ligj të veçantë, por projekti i dorëzuar për sipërfaqen prej 1.086.6 ha nuk u vlerësua ende i maturuar për këtë masë mbështetëse”, – shkruhet në vendim. Fjalët e përdorura në këtë vendim janë të zgjedhura dhe nuk bëjnë fjalë për një refuzim, pasi “subjekti e ka ndarë projektin me faza dhe faza e parë, për të cilën aplikon dhe plotëson kriterin financiar, ndahet në katër nënfaza”.

Firma Premium Finance Invest parashikon investim me vlerë 51.369.355 euro.

“Faza e parë e projektit parashikon ndërtimin e një hoteli me 4 yje, me sipërfaqe 26.150 m2.

Do të ketë 250 dhoma, si dhe shërbime në funksion të tij, 30 vila me sipërfaqe totale prej 16.200 m2, një kantinë vere, me sipërfaqe prej 2.000 m2, një park ujor, me sipërfaqe 500 m2.

Projekti i propozuar shtrihet në një sipërfaqe trualli prej afërsisht 44.850 m2, e cila ndodhet në ZK. 3365, Bashkia, Durrës”, – thuhet në këtë vendim.

Sipas dokumenteve të depozituara në QKB, Premium Finance Invest zotërohet me 100% të aksioneve nga firma SIG Holding GmbH. Ndërkohë, pronar i SIG Holding GmbH është z. Bledar Sinani.

Redaksia e INA Medias i dërgoi një kërkesë për koment kësaj firme, por deri në publikimin e këtij investigimi nuk pati asnjë përgjigje.

Emri i z. Bledar Sinani është i lidhur me bixhozin në Shqipëri, sepse ka në pronësi ose në përdorim pjesën më të madhe të kazinove. Ai zotëron 100% të shoqërisë WSI, ndërsa shoqëria WSI zotëron 100% të kapitalit tek Imperium, ish-Royal Eagle Casino.

Duket se “lufta” është për të gjithë Kepin e Rodonit, ku krimi, qeveria, investitorët apo edhe vetë feja po tentojnë që ta privatizojnë me ç’të munden.

Lexoni artikullin e plotë në ina.media

/Argumentum.al

Related- Posts

JO VETEM LAJM

Forumi i Dubrovnikut, Tajani: Shqipëria dhe Mali i Zi janë të përgatitura për BE-në

30 Qershor, 2026
JO VETEM LAJM

Frontex: Rusët, kinezët dhe turqit keqpërdorin regjimin pa viza të Ballkanit Perëndimor

30 Qershor, 2026
JO VETEM LAJM

Skepticizëm në Iran lidhur me marrëveshjen Izrael-Liban

30 Qershor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Forumi i Dubrovnikut, Tajani: Shqipëria dhe Mali i Zi janë të përgatitura për BE-në

30 Qershor, 2026

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë–Durrës: Humb kontrollin autobusi, dy të vdekur dhe 15 të lënduar

30 Qershor, 2026

NATO përballë sfidës së unitetit në një rend ndërkombëtar në transformim

30 Qershor, 2026

Tensione dhe përplasje para Kuvendit gjatë protestës së qytetarëve

30 Qershor, 2026

Frontex: Rusët, kinezët dhe turqit keqpërdorin regjimin pa viza të Ballkanit Perëndimor

30 Qershor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password? Sign Up

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

*By registering into our website, you agree to the Terms & Conditions and Privacy Policy.
All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.