Të premten, kryeministri kinez Li Qiang kërkoi zbatimin e parimeve udhëzuese dhe objektivave kryesore për zhvillimin ekonomik dhe shoqëror gjatë periudhës së Planit të 15-të Pesëvjeçar të Kinës (2026-2030), për të arritur të gjitha detyrat kryesore strategjike për këtë periudhë.
Li Qiang i tha këto në një raport të mbajtur në ceremoninë e hapjes së sesionit të 14-të të Komitetit të Përhershëm të legjislaturës së 14-të të Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez.
Ai u bëri thirrje këshilltarëve politikë të ofrojnë mendime të vlefshme dhe të japin kontribut me mençurinë e forcën e tyre për të siguruar hartimin shkencor të Planit të 15-të Pesëvjeçar./CGTN





























































