Një sasi prej 8 tonë pajisjesh të mbrojtjes personale për mjekët e infermierët kanë mbërritur në Rinas, me financim të qeverisë shqiptare dhe leje speciale eksporti nga republika e Turqisë. Ishte kreu i qeverisë, Edi Rama i cili përmes një postimi më herët në faqen e vet në Facebook shkruante:
“Lasgushi, hamalli fantastik i kësaj lufte, ngarkuar sot me 8 ton armë për mbrojtjen e jetës”, teksa tregonte pamje nga avioni i ‘Air Albania’ i mbushur plot me kuti kartoni në vend të pasagjerëve.
Të tej kryeministri shpjegon se bëhet fjalë për pajisje për mbrojtjen personale të stafit mejëksor.
“Rritja e stoku të materialeve mbrojtëse të stafit mjekësor dhe infermieror që po luftojnë në vijën e zjarrit, garanton rezistencë të gjatë ndaj armikut vrastar”, – sqaron kryeministri.
Mjetet e mbrojtes personale për stafet mjekësore janë blerë nga qeveria shqiptare, ndërkohë që qeveria turke ka lehtësuar transportin drejt vendit tonë. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirlu tha se mjetet e mbrojtjes personale do të shpërndahen në të gjitha spitalet për të garantuar mbrojtje sa më të madhe për personelin shëndetësor.
“Ne rrisim stokun në vazhdimësi në mënyrë që të krijojmë furnizimin e vazhdueshëm për të gjitha spitalet, jo vetëm për spitalet COVID, për Infektivin, për “Shefqet Ndroqin”, por gjithashtu dhe për spitalet e tjera rajonale, ku rritja e stokut është një garanci më shumë për të mbrojtur personelin tonë mjekësor dhe për të siguruar atë barrierë të nevojshme mbrojtjeje nga ky infeksion”, tha Manastirliu.