Nuk është hera e parë që Kryeministri Rama flet për lajmet e rreme, shpifjen apo dhe në rastet më të renda kur media kthehet në gjobëvenëse dhe shantazhuese.
Në vetem pak ditë Kryeministri Rama ka kritikuar hapur dy televizione të mëdha në vendin tonë.
Rasti i parë ishte raportimi i Top Channel lidhur me sulmin kibernetik ndaj portaleve qeveritare.
Në një reagim në rrjetet sociale për një shkrim të botuar nga Top Channel për sulmin kibernetik ndaj e-Albania-s, Kryeministri Rama i bëri thirrje publike TCH “të ndalë menjëherë valën e shpifjeve dhe përhapjen e panikut lidhur me pasojat e agresionit kibernetik mbi Shqipërinë”.
“Lajmet për një gjobë 30 milionë euro nga hakerat apo për shkatërrimin e të dhënave janë krejt të rreme, theksonte ai.
Ndërsa sot (22.07) Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në Twitter, pas përplasjes së drejtorit të Përgjithshëm të Doganave, Genti Gazheli me biznesmenin Irfan Hysenbelliu. Gazheli ka treguar se po sulmohet mediatikisht pas 1 gjobe të vendosur ndaj “Birra Tirana” për evazion fiskal.
Rama ngre pyetjen si luftohet me shpifjen apo qoftë edhe me akuzat legjitime në këtë vend, kur jo vetëm media që shpif apo akuzon, po edhe mediat e tjera s’ia japin të drejtën e fjalës personit publik të akuzuar?
“Pyetja ime është: Si luftohet me shpifjen apo qoftë edhe me akuzat legjitime në këtë vend,kur jo vetëm media që shpif apo akuzon, po edhe mediat e tjera s’ia japin të drejtën e fjalës personit publik të akuzuar,nëse ky i fundit flet hapur për një shantazh nga një pronar mediash?!”-shkruan Rama në Twitter.
/Argumentum.al