• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
18 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Shqipëria prezanton ofertën turistike në “Wine Vision” në Beograd

    Forumi i Biznesit Ballkanik në Tiranë, Shqipëria dhe Turqia synojnë zgjerimin e investimeve dhe bashkëpunimit rajonal

    FMN paralajmëron për rreziqe nga energjia, borxhi dhe AI

    G7 vendos lirimin e 100 milionë fuçive nga rezervat strategjike

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

  • POLITIKË

    Moska i përgjigjet Ramës për protestat: “Mos na hidhni fajin, zgjidhini vetë problemet tuaja”

    Nushi: U sekuestrua karikatori me fishekë luftarakë, Renea doli pas një telefonate për protestues të armatosu

    Zv.ministrja e Brendshme Ruseti apel prindërve: Fëmijët të mbahen larg përplasjeve gjatë protestave

    Rama refuzon dorëheqjen dhe akuzon për ndërhyrje të huaja në protestat në Tiranë: “Janë kundër Shqipërisë europiane”

    Skënder Hita: 167 të arrestuar dhe 388 të proceduar penalisht për dhunën në protesta, pezullohen 7 policë

    Kryeministri Rama: Bizneset e shkatërruara nga protesta do të regjistrojnë dëmet në e-Albania

    Elisa Spiropali, letër Edi Ramës: Shqipëria mbi partinë, besimi mbi pushtetin

    Kryeministri Rama: Nuk ka forcë në botë që e rrëzon më Shqipërinë përtokë

    Kryeministri Rama: Durim, kjo sprovë do të kalojë, nuk përkulemi përballë dhunës

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

    Gaza me gjysëm armëpushim kërkon paqe!

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Kroacia vendos 8 kushte për Malin e Zi në rrugën drejt BE-së, çfarë kërkon Zagrebi para anëtarësimit

    SHBA nuk ndryshon qëndrim për Dialogun Strategjik me Kosovën

    Senatori amerikan: Kosova propozoi marrëveshje financiare për ta bërë Bondsteelin bazë të përhershme të SHBA-së

    Mattarella dhe Milanović urojnë presidenten e Kosovës, Justina Shiroka-Pula

    Ulutaş: Siguria afatgjatë në Kosovë nuk është çështje ushtarake, por politike

    Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home NGJARJE

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla letër KiE-së: Korrigjoni gabimin tragjik ndaj Shqipërisë dhe Kosovës

24 Tetor, 2022
in NGJARJE, POLITIKË
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, u është drejtuar me një letër kryeparlamentarëve të shteteve anëtare të Këshillit të Evropës, në të cilën i informon mbi miratimin nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë në 21 korrik 2022 të Rezolutës “Mbi pabazueshmërinë e pretendimeve për trafikimin e paligjshëm të organeve njerëzore në Kosovë dhe Shqipëri” dhe u kërkon mbështetjen e tyre, të anëtarëve të parlamenteve si edhe të delegacioneve përkatëse në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës për korrigjimin e këtij gabimi tragjik ndaj Shqipërisë dhe Kosovës.

Me anë të kësaj letre, Nikolla sjell në vëmendje një çështje mjaft të rëndësishme që lidhet me drejtësinë dhe të drejtat e njeriut si vlera thelbësore të sistemit demokratik dhe të
qytetërimit bashkëkohor, të cilat qëndrojnë në themelet e Këshillit të Evropës.

“Bëhet fjalë për të drejtën e vendit tim, Shqipërisë, si edhe të Kosovës, për të rivendosur dinjitetin e nëpërkëmbur nga disa dyshime tërësisht të pabazuara dhe të pavërteta mbi trafikun e organeve njerëzore në Shqipëri e Kosovë, që pretendohet të jenë kryer nga liderët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ju mund të jeni në dijeni mbi Rezolutën 1782 (2011) të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës “Për hetimin e pretendimeve për trajtim çnjerëzor të personave dhe trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore në Kosovë”, shkruan Nikolla.

Kryetarja e Kuvendit thekson se rezoluta e mësipërme bazohej në raportin e datës 7 janar 2011 të z. Dick Marty, asokohe anëtar dhe raportues i Komitetit për Çështje Ligjore dhe të Drejtat e Njeriut në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës.

“Ky raport u hartua në vijim të procedurës që nisi me mocionin për rezolutë të datës 15 Prill 2008, me autor ish anëtarin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës , z. Konstantin Kosachev, nga Federata Ruse, Partia “United Russia” e Vladimir Putin, dhe Grupi Europian Demokrat. Pikënisja e mocionit, raportit e mandej e Rezolutës 1782 (2011) ishin kujtimet e znj. Carla Del Ponte, ish Prokurore e Tribunalit Penal Ndërkombëtar për Krime Lufte për ish Jugosllavinë, ICTY, nga viti 1991, e cila në librin e saj “Gjuetia: unë dhe kriminelët e luftës”, botuar dy muaj pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës dhe rreth tre muaj pasi kishte dhënë dorëheqjen si prokurore e ICTY, ngrinte dyshime se pjestarë e drejtues të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kishin kryer trajtime çnjerëzore të personave dhe trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore në Kosovë dhe në Shqipëri”, theksoi Nikolla.

“Këto pretendime ishin hetuar edhe më parë nga zyra e ICTY gjatë mandatit të Del Ponte, por nuk ishin gjetur prova për të bazuar pretendimet për kryerjen e këtyre krimeve të tmerrshme të vrasjes së njerëzve me qëllim marrjen e organeve njerëzore dhe trafikun e tyre nga ana e liderëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Megjithatë Rezoluta 1782 (2011) u miratua, duke i hapur kështu rrugë hetimeve për zbardhjen e së vërtetës”, vijon letra e Nikollës.

Ajo nënvizoi se menjëherë pas miratimit të Rezolutës 1782 (2011), Bashkimi Europian ngriti Task Forcën Hetimore Speciale për të hetuar mbi pretendimet për trafik organesh, cituar në raportin e Dick Marty dhe nuk u gjet asnjë provë që t’i vërtetonte këto dyshime.

Në letrën e saj, kryetarja e Kuvendit vë në dukje se autoritetet shqiptare bashkëpunuan ngushtësisht me Task Forcën Hetimore Speciale të Bashkimit Europian, duke ofruar gjithë ndihmën e ndërsjellë juridike, informacionet e kërkuara si dhe kryerjen e veprimeve përkatëse, me qëllim zbardhjen e të vërtetës mbi pretendimet për trafikun e organeve njerëzore në Kosovë e Shqipëri, madje u miratua edhe një ligj i posaçëm në funksion të ndihmës në hetime dhe nuk rezultoi asnjë provë e vetme që të provonte krimet e pretenduara për trafik organesh njerëzore.

“Përveç hetimeve të Task Forcës së Bashkimit Evropian, Kosova pranoi të kryheshim hetime të tjera të specializuara për këto dyshime për trafik organesh njerëzore, duke parashikuar në Kushtetutën e Kosovës krijimin e Prokurorisë dhe Gjykatës Speciale të Kosovës në Hagë. Kaloi më shumë se një dekadë dhe asnjë nga dyshimet dhe akuzat që qëndronin në thelb të kujtimeve të znj. Del Ponte, mocionit të z. Kosachev, raportit të z. Dick Marty dhe Rezolutës 1782 (2011) të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, të cilat në Shqipëri, Kosovë e rajon ishin kundërshtuar fuqimisht që në momentin e publikimit të tyre, nuk u provuan”, shtoi ajo.

Sipas Nikollës, në akuzën e prokurorisë speciale paraqitur në vitin 2020 para Gjykatës Speciale në Hagë kundër liderëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk ngrihet asnjë akuzë për trafikimin e organeve njerëzore.

“Në këto kushte, në respekt të së drejtës dhe të vërtetës, më 21 korrik 2022 Kuvendi i Shqipërisë miratoi unanimisht Rezolutën “Mbi pabazueshmërinë e pretendimeve për trafikimin e paligjshëm të organeve njerëzore në Kosovë dhe Shqipëri.” Teksti i Rezolutës së Kuvendit të Shqipërisë iu dërgua autoriteve dhe Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës më 12 gusht 2022, përfshi dhe lutjen që t’i njoftohej secilit vend anëtar të
Këshillit të Evropës”, vijoi Nikolla.

Sipas saj, “rezoluta e Kuvendit të Shqipërisë i bën thirrje Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës të hartojë një raport vijues mbi Rezolutën 1782 (2011), në dritën e zhvillimeve që kanë ndodhur gjatë kësaj dekade, dhe fakteve, provave dhe informacioneve të përditësuara nga ku rezulton se pretendimet për trafikim të organeve njerëzore në Kosovë dhe në Shqipëri janë të pavërteta, të paargumentuara, të paprovuara dhe të pabazuara dhe duhet të njihen si të tilla nga të gjitha organizatat ndërkombëtare”.

“Gjithashtu, në 12 tetor 2022, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, mbajti një fjalë në
Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, në të cilin bëri të njohur dhe përmbajtjen e Rezolutës së miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë si edhe pathemeltësinë e akuzave mbi të cilat ishte miratuar Rezoluta e Këshillit të Evropës, duke nënvizuar gjithashtu se, për fat të keq, këto akuza vazhdojnë të ushqejnë armiqësinë dhe ksenofobinë ndaj shqiptarëve.
Shpresoj shumë në mbështetjen tuaj personale, të anëtarëve të Parlamentit tuaj si edhe të anëtarëve të delegacionit tuaj në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës për korrigjimin e këtij gabimi tragjik ndaj Shqipërisë dhe Kosovës, pasojat e të cilave vazhdojnë të dëmtojnë jo vetëm dy vendet tona, por edhe të drejtën e të vërtetën si edhe mirëkuptimin e paqen në rajon e më gjerë”, shkruan Nikolla.

Kjo, sipas saj, “nuk është vetëm një kërkesë për të drejtën, të vërtetën dhe dinjitetin e Shqipërisë dhe Kosovës, por edhe për kredibilitetin e organizatave politike ndërkombëtare dhe vlerat që ato përfaqësojnë e mbrojnë”.

Kryetarja Lindita Nikolla i ka bashkangjitur letrës së saj, përveç tekstit të Rezolutës, edhe tekstin e fjalën së Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, mbajtur në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës në 12 tetor 2022.

Related- Posts

POLITIKË

Moska i përgjigjet Ramës për protestat: “Mos na hidhni fajin, zgjidhini vetë problemet tuaja”

18 Tetor, 2026
POLITIKË

Nushi: U sekuestrua karikatori me fishekë luftarakë, Renea doli pas një telefonate për protestues të armatosu

18 Tetor, 2026
POLITIKË

Zv.ministrja e Brendshme Ruseti apel prindërve: Fëmijët të mbahen larg përplasjeve gjatë protestave

18 Tetor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Moska i përgjigjet Ramës për protestat: “Mos na hidhni fajin, zgjidhini vetë problemet tuaja”

18 Tetor, 2026

Komisioni Evropian dënon dhunën në protestat në Shqipëri

18 Tetor, 2026

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë apel për qetësi dhe dialog mes palëve

18 Tetor, 2026

Tensione në protestën e studentëve para Kryeministrisë, Policia përdor gaz lotsjellës dhe ujë me presion

18 Tetor, 2026

Nushi: U sekuestrua karikatori me fishekë luftarakë, Renea doli pas një telefonate për protestues të armatosu

18 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.