• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
11 Qershor, 2026
  • KREU
  • EKONOMI

    Konferenca e 28-të e MFC në Durrës/ Sulaj: Mikrofinanca mbetet një instrument kyç për përfshirjen financiare

    FED invest pjesë e Konferencës Vjetore më të madhe të Mikrofinancës në Europë dhe Azi Qendrore

    Problemi i vërtetë me borxhin amerikan që kalon 100 përqind të PBB-së

    Emiratet e Bashkuara Arabe largohen nga Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC)

    Energjia e kushtueshme: A po gjen Gjermania një rrugëdalje?

    Çfarë mund të fitojë sektori rus i energjisë nga lufta në Lindjen e Mesme

  • POLITIKË

    I hiqet non grata? /Sali Berisha: “Sot unë them: u ktheva. U ktheva”.

    Rama reagon ndaj Iranit: Qeveria e ajatollahëve i bashkohet protestës, nuk marrim leksione nga një regjim që shtyp popullin e vet

    E plotë/ Rama përballë gazetarëve të huaj: Protestat, Zvërneci dhe zhvillimi i Shqipërisë

    Intervista për Reuters/ Kryeministri Rama nuk tërhiqet: Projekti i Zvërnecit nuk ndalet

    Rama reagon ndaj ministrisë së Jashtme të Iranit: Shqipëria nuk frikësohet dhe qëndron në anën e lirisë

    Presidenti Begaj uron Kurtin: Forcat politike të garantojnë dialog dhe kompromis institucional

    Projekti në Zvërnec, Kryeministri Rama për CNN: Shqipëria në sulm nga armiqtë dhe konkurrenca

    Kos e ftuar në misionin shqiptar pranë BE-së: Asnjë vend tjetër kandidat nuk ka bërë kaq shumë sa Shqipëria

    Zvërneci dhe protestat, Rama: Ky është një film i vjetër me fund të njohur

  • SOCIALE / KULTURË

    Ekspozita me foto të rralla nga zvicerani Eugène  Pittard hapet në Shkodër  

    Amaneti i fundit i Rexhep Qosjes

    Prapaskenat e industrisë muzikore, ekspertët ndërkombëtarë ndajnë sfidat në MuseX

    PËR SHKOLLËN TONË TË MUZIKËS NË KORÇË

    Në frymën e Shën Vladimirit të Duklës: një dekadë shërbimi nga Mitropoliti Andon Merdani

    “Muse-X ndez Tiranën: kryeqyteti bëhet skenë globale e artit”

    Pashkët: tetë fjalë, që duhet të kuptohen, për festën më të rëndësishme të krishterë

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Vizita që ndryshoi të ardhmen strategjike të Shqipërisë

    Arkitektura e një Dështimi Diplomatik: Analizimi i Humbjes Historike të Gjermanisë në KS-OKB

    Midis Rusisë, Iranit dhe Evropës: Azerbajxhani si një fuqi balancuese në Kaukazin Jugor

    Porta me Tarifë Zero: Sovraniteti si Shërbim (SaaS) në Korridorin Sino-Afrikan

    Samiti Xi–Trump 2026: një “modus vivendi” në marrëdhëniet Kinë–SHBA

    Pandëshkueshmëria, Përgjegjësia politike dhe prezumimi i pafajësisë

    9 Maji dhe hija e gjatë e një letre: A është Evropa ende projekti i Schuman-it?

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Beteja juridike e humbur e Serbisë dhe shfrytëzimi i Rezolutës 1244 për luftë juridike (lawfare) dhe terroriste

    Zgjedhjet e qershorit në Kosovë, nuk prodhuan as humbës klasik dhe as fitues absolut!

    Forumi i 26-të i Politikave Bujqësore 2026 përfundon me sukses në Prishtinë

    Ndahet nga jeta Arsim Zekolli, një nga zërat më të spikatur të mendimit kritik shqiptar

    Të gjitha partitë po fitojnë, e Kosova po humb

    Zgjedhjet në Kosovë, me mbi 70% të votave të numëruara LVV prin me rreth 43%

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home Kryesore

Lamtumirë Fatos Nano!

2 Nëntor, 2025
in Kryesore, POLITIKË
A A
Share on FacebookShare on Twitter

*Fjala e Kryeministrit Edi Rama në Ceremoninë shtetërore të lamtumirës për ish Kryeministrin e Shqipërisë dhe kryetarin themelues të Partisë Socialiste të Shqipërisë, Fatos Nano

***

I thonë një fjale,  “vdis pa të të dua”. Sa do të doja i dashur Fatos të uleshim sonte në një nga ato darkat tona të rralla të viteve të fundit, plot me shijen e ajrit të pastruar mes nesh, e t’i kalonim deri vonë në atë revistën tonë të ngjarjeve e të personazheve të ndryshëm, tërë ç’u tha e ç’u shkrua për ty qysh se doli lajmi që këtë herë ti ike përgjithnjë.

Por sa të paskan dashur e të paskan admiruar mor burr i dheut! Po edhe ata që s’të lanë shkop ndër rrota pa të vënë dhe gurë në kurriz pa të hedhur! Mezi ç’paskeshin pritur të ta tregonin dashurinë dhe adhurimin sapo ta merrnin vesh që nuk do ti hapësh më sytë.

More deri te ata që të kallën në burg duke të akuzuar si vjedhës dhe që erdhën të të vrasin në zyrë duke të mallkuar si vrasës, e që t’i lëshuan mbi fytyrë për vite e vite të tëra me radhë, tërë të zezat e gjuhës shqipe, – veç ta shije si t’i kanë qëndisur aq bukur fjalët e admiratës së tyre!

Plasja më vjen që s’jemi sot në një darkë që s’do kishte të paguar!

Po ndërkohë, në vend që të qeshja ca me ty sonte, mua më duhet të rendis fjalët e një lamtumire, të cilën të them të drejtën nuk e imagjinova dot fare, hiç, as pasi miku ynë Solis më shkroi me keqardhje të madhe se kishe hyrë në një koma irreversibile.

Mendova atë çast vetëm gruan tënde të paepur Xhoin, që do të vazhdonte të rrinte koka edhe për kushedi sesa vjet të tjerë, si një roje besnike e gjumit tënd të pambarimtë, por të betohem, as fare nuk të mendova ty, assesi jo të shtrirë në një arkmort për të ikur me të vërtetë nga kjo jetë të cilën e deshe dhe jetove, duke ia marrë sa munde të tëra orët e vogla të natës, e duke ia pirë gotat e fatit me fund, ashtu si vinin, dhe duke ia tymosur kapitujt me po atë ëndje, qoftë kur ngjiteshe në majë, e qoftë kur prekje fundin, apo kur tërhiqeshe mënjanë.

Po ja që erdhi befasisht për mua kjo ditë zie dhe më ra puna e vështirë e të parës lamtumirë që kryetari i familjes më të madhe politike të shqiptarëve, i jep jo thjesht një paraardhësi, por të parit kryetar, themeluesit të familjes sonë.

E teksa rrotullohesha me sy anë e përqark faqes së bardhë në ekran, duke përpjekur të nxjerr nga duart fjalët e kësaj lamtumire m’u ndërmend ajo historia jote me vdekjen e Mao Ce Dunit dhe m’u duk vetja fiks si ai drejtori i Metalurgjikut që duhet t’u thoshte diçka kinezëve të mbledhur në sheshin e madh të Kombinatit, pas lajmit të ndarjes nga jeta të kryetarit Mao. I hutuar prej situatës së papritur, drejtori kërkoi mëndje lartë në Komitetin Qendror, se ç’duhet të bënte me turmën e kinezëve të grumbulluar në shesh, që të ishte në lartësinë e ngjarjes. I thanë se do të pyesnin lart fare dhe do t’i kthenin përgjigje, por kur përgjigja po vononte dhe kinezët nuk luanin vendit, i shkreti drejtori i ra përsëri telefonit në kërkim të orientimit nga lart. “Na thoni ç’të bëjmë”, – tha, “se nuk pret puna”. Përgjigja që mori ishte e çarmatosëse, “orientim nga lart fare nuk ka, kështu që bëni siç keni bërë herë të tjera”!

Dhe natyrisht që këtë herë është shumë ndryshe nga herët e tjera, edhe sepse njeriu që ikën sot pa kthim nga Tirana, ku lindi, u rrit, u adhurua e u anatemua dhe bëri histori është një rast tejet i veçantë për t’u përcjellë me fjalët e rastit, pa u bërë qesharak, siç më duket mua, të paktën se u bënë ata që duke folur për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos, morën me të mirë tërë këto ditë veten e tyre.

Me Fatosin, ne ndamë, thyem dhe rindamë bukë, por historia e marrëdhënies sonë, zhvilluar mes ekstremesh nga “birësimi” im në familjen socialiste, me bekimin e tij, deri tek “vrasja e babait” për marrjen e skeptrit të tij nuk ka vend këtu në këtë eulogji. Ose jo, ka vend vetëm për një fakt, nëse jam unë sot zëdhënësi i hidhërimit të krejt familjes së madhe socialiste, kjo lidhet padyshim me intuitën dhe me guximin e kryetarit themelues për të më ftuar dhe dhënë vend në odën e shtëpisë sonë politike, duke thyer asokohe një mur të madh ndarës me shoqërinë e kohës, kur shtëpia e socialistëve nuk qe ajrosur ende plotësisht nga era e të shkuarës.

E kam pyetur veten në kohë të ndryshme nëse Fatos Nano e deshi apo jo barrën e kryetarit të Partisë Socialiste, e nëse vërtetë e mori përsipër, apo ajo i ra mbi shpatulla me të tërë vrazhdësinë e faktit të kryer ato ditë e netë kur armata e shpartalluar komuniste kryente funeralin e Partisë së Punës në mes të shkretëtirës, me flamurin e rreckosur të diktaturës së proletariatit në gjysmë shtize dhe me moralin e rënë nën shuajt e këpucëve të shqyera nga marshimi 45 vjeçar, drejt horizontit të kuq, që vetëm largohej derisa u zhduk në gurmazin e konsumuar të komunizmit, i cili tamam në sallën e madhe të këtij Pallati Kongresesh nxirrte thirrjet e fundit për luftë me tërë planetin, teksa era e papërmbajtshme e ndryshimit që frynte e përplasej mbi “kongresmenët”, e kthente vajtimin e egër të dëshpërimit të tyre në një fishkëllim sa çjerrëse, aq edhe qesharake, kur nga foltorja shpallej dorëzimi përpara realitetit.

 I gjendur aty mes fytyrave verdhacuke të udhëheqësve, gjëmi mbytur nga ardhja e qametit dhe sekretarëve lëkurë rreshkur nga dielli, ara, fabrika, kantiere, “qorri”, siç e quanin shokët dhe e quanim mes nesh më duket gjithnjë si protagonist dhe si peng njëkohësisht.

Fytyra e dy kumtimtë e kuadrit të ri të partisë që punonte në Institutin e Marksizëm-Leninizmit dhe e profesorit garip të Ekonomikut, që tregonte barsoleta tallëse për regjimin duke pirë raki dhe që luante Beatles dhe Rolling Stones me kitarën e tij.

Nuk e kam dyshuar asnjëherë që pikërisht profili i tij jo skematik, i dha Fatos Nanos me hirin e pahirit skeptrin e të majtës së porsalindur, pas “varrimit të Partisë së Punës”, por besoj se vetë ulje ngritjet e forta të rrugëtimit të tij politik, përtej forcës përcaktuese të ngjarjeve, deri dhe të rënda fare, ishin pasqyrë, e pikërisht një dyzimi të thellë mes protagonistit të madh dhe pengut të një detyre prej të cilës ai tentonte të “arratisej”…. sa herë që t’i jepej mundësia. Por ama, qe pikërisht ai dyzim, pjellë e natyrës së tij jo dogmatike dhe aspak sistematike i kombinuar me burgosjen absurde, e cila ekspozoi të gjithë dogmatizmin primitiv të pengmarrësve, jo vetëm të Fatosit, por dhe të vetë lëvizjes demokratike që u bë fati i Partisë socialiste dhe e bekoi Fatos Nanon si lider të pakonkurrueshëm të socialistëve, duke i dhënë Partisë Socialiste një frymëmarrje të re dhe një perspektive reale për t’u kthyer në forcë dominante të politikës shqiptare.

Pa sakrificën e tij të imponuar, socialistët do të kishin pasur një fat më pak bujar, por dhe vetë Fatosi pa atë sakrificë të imponuar mbase nuk do ishte bërë një lider aq jetëgjatë në një kohë trazirash e ngatërresash, jashtë e brenda partisë ku lidershipi i tij ishte shumë më tepër frymë sesa prezence, shumë më tepër hapësire sesa kohë, shumë më tepër improvizim sesa programim dhe ku natyra e tij lidershipi së bashku me rikthimet e bujshme të kryetarit pas arratisjeve të tij përbën një material historik dhe socio-politik me një vlerë të jashtëzakonshme për këdo që një ditë do marrë përsipër ta zbërthejë vertetësisht dhe jo ta mbërthejë hipokrizisht, rolin vendimtar të Fatos Nanos, jo vetëm mbi atë që ishte nën drejtimin e tij, por dhe për atë që u bë më pas Partia Socialiste.

Në selinë e partisë që ai udhëhoqi qëndron një foto tanimë e mirënjohur e tij, e cila për mua mbetet pamja më domethënëse e Fatos Nanos fill pas daljes nga burgu. Më befason gjithnjë ndryshimi i hatashëm mes atij Fatosi dhe Fatosit të prangosur para gjykatësve që e burgosën.

Fatosi u gjyqit është profesori i ekonomikut që mbahet fortë për sytë e popullit para burgosjes peng i dyfishtë i asaj dite, që kur i hodhën në kurriz barrën e madhe që mbase nuk e deshi asnjëherë me gjithë shpirt dhe i persekutorit të tij xhahil, që e deshi me patjetër në burg.

Ndërsa Fatosi tjetër, ai i selisë i sapodalë nga burgu me dorën e majtë që tregon përpara dhe sytë që shkëlqejnë plot xixa, është një kafshë e rrallë politike që përtej të gjithave dhe pavarësisht të tërave ka radhën më të parë, meritën e madhe, që PS nuk lëvizi asnjë moment nga graviteti i interesit kombëtar, çka përbën sot e gjithë ditën një tabu për PS-në dhe e bën PS-në krenare për qenien e saj  një zëdhënëse, një mbrojtëse dhe një promotore e palëkundur e interesave madhore të vendit dhe të kombit shqiptar.

Ndër ata, që e nderuar kryetarin tonë me fjalë të mëdha pas vdekjes ishin dhe ata që e ngritën dhe e ulën “tradhtar” pse takoi Slobodan Millosheviccin gjatë një aktiviteti ndërkombëtar në Selanik dhe për plot të tjera që nuk ia vlejnë t’i kujtojmë.

Unë e kam dëgjuar prej tij bisedën me “kasapin e Beogradit” dhe nuk e kam idenë nëse Fatosi e ka lënë të shkruar diku, por, jo vetëm që në atë takim dhe në atë bisedë, nuk ka asgjë prej tradhtari, por kur një ditë të dalin si duhet në dritë fjalët e thëna në atë takim, si dhe në takimet, bisedat dhe bashkëpunimet e Fatos Nanos me patriotët e lëvizjes kombëtare për lirinë dhe të drejtat e shqiptarëve në Kosovë dhe në Maqedoni, atëherë askush, dot askush, nuk do të mund të vërë në dyshim se kontributi patriotik i kryetarit themelues të partisë sonë për çlirimin e Kosovës dhe për nënshkrimin e marrëveshjes së Ohrit e rendit Fatos  Nanon në rreshtat e nderit të historisë së Shqipërisë.

Pas varrosjes së Partisë së Punës Fatos Nnao ishte kyç në kalimin e shkretëtirës prej socialistëve dhe në bashkimin e tyre me botën demokratike.

E kam kujtuar dje gëzimin e tij pas takimit, po në sallën e madhe bashkëngjitur, ku lajmëroi pranimin e Partisë Socialiste në Internacionalen Socialiste si një familje idesh progresiste të kohës së re. “Si dita e diplomës kjo sot”, – më tha duke qeshur.

Në krye të qeverisë së vendit atij iu desh të drejtonte daljen e popullit nga shkretëtira e piramidave dhe rifillimin e shtet ndërtimit nga zeroja pas katrahurës rrafshuese të vitit 1997, duke u përballur me një opozitë primitive, hakmarrëse, destruktive, deri në sulme të armatosura  ndaj institucioneve dhe ndaj tij, personalisht, fizikisht.

Gjithsesi, kjo nuk është dita për të shkruar historinë e Fatos Nanos, por dita për t’i dhënë atij lamtumirën.

I dashur Fatos,

Do të më mungojnë darkat e rralla miqësore, komunikimi ynë si mes shoferit të turnit të parë me shoferin e turnit të dytë për të njëjtën makinë, ku e kuptonim njeri-tjetrin në ajër dhe ku, kur ndodhte të ndanim ndonjë dilemë strategjike, këshillat e tua vinin të qëruara mirë, duke më ndihmuar shumë për të vënë pikën mbi “i”.

Ndërkohë që kur mendoj se çfarë katër rrotaku sovjetik more ti në dorëzim në turnin e parë, me çfarë mjeti më të mirë mora unë prej teje në të dytin për ta kthyer PS në brandin e shpejtësisë për Shqipërinë europiane që është sot, më vjen krejt natyrshëm të mos të të them lamtumirë, por thjeshtë mos vdeksh kurrë Fatos Nano.

/Argumentum.al

Related- Posts

Editorial

“Unë erdha, u krye”: Pesë vite pas “non grata”-s, kush i detyrohet një përgjigje Shqipërisë?

11 Qershor, 2026
POLITIKË

I hiqet non grata? /Sali Berisha: “Sot unë them: u ktheva. U ktheva”.

11 Qershor, 2026
POLITIKË

Rama reagon ndaj Iranit: Qeveria e ajatollahëve i bashkohet protestës, nuk marrim leksione nga një regjim që shtyp popullin e vet

10 Qershor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Dita e 12-të e protestës, të rinjtë marshojnë në Tiranë: “Nesër më shumë”

11 Qershor, 2026
German Chancellor Friedrich Merz speaks in the plenary chamber of the Bundestag ahead of the government's policy statement. Photo: Michael Kappeler/dpa

Presion mbi qeverinë gjermane, Merz kërkon dakordësi për reformat sociale

11 Qershor, 2026

Ambasadori rus në Tiranë: “Pa një Rusi të fortë dhe sovrane, krijimi i një rendi botëror të drejtë është i pamundur”

11 Qershor, 2026

“Unë erdha, u krye”: Pesë vite pas “non grata”-s, kush i detyrohet një përgjigje Shqipërisë?

11 Qershor, 2026

Non grata e Berishës ka rënë? DASH i përgjigjet Top Channel: U bënë disa përjashtime, i shërbejnë interest kombëtar të SHBA-së

11 Qershor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password? Sign Up

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

*By registering into our website, you agree to the Terms & Conditions and Privacy Policy.
All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.