Rreth 30 liderë të huaj, duke përfshirë presidentin rus, Vladimir Putin janë mbledhur të hënën në kryeqytetin francez, Paris, për funeralin e ish-presidentit, Jacques Chirac, i cili ka vdekur javën e kaluar në moshën 86-vjeçare.
Chirac është nderuar nga shumë francezë për rolin e tij në Francë por edhe botë, duke kundërshtuar ndërhyrjen në Irak më 2003, andaj një dënim, pasi ka lënë zyrën për keqpërdorim të fondeve publike, ka ndikuar pak në imazhin e tij.
Në ceremoninë e funeralit të tij janë planifikuar nderime ushtarake në qendër të Parisit.
![Njerëzit duke pritur në rend për t'i dhënë lamtumir e fundit, ish-presidentit francez, Jacques Chirac.](https://gdb.rferl.org/FCC7BA8A-CFB4-4476-9FFC-69C154196EDE_cx0_cy5_cw0_w1023_r1_s.jpg)
Më vonë gjatë ditës, presidenti francez, Emmanuel Macron do të organizojë një drekë për liderët botërorë në Pallatin Elysee.
Në mesin e liderëve tjerë përveç Putinit, janë edhe presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier, kryeministri libanez, Saad al-Hariri dhe presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker.
Chirac do të varroset në Paris, në varrezat Montparnasse, ku gjendet edhe vajza e tij, Laurence, e cila ka vdekur më 2016.