• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
14 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Shqipëria prezanton ofertën turistike në “Wine Vision” në Beograd

    Forumi i Biznesit Ballkanik në Tiranë, Shqipëria dhe Turqia synojnë zgjerimin e investimeve dhe bashkëpunimit rajonal

    FMN paralajmëron për rreziqe nga energjia, borxhi dhe AI

    G7 vendos lirimin e 100 milionë fuçive nga rezervat strategjike

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

  • POLITIKË

    Shqipëria mbyll Kapitullin 20 të negociatave me BE-në, Marta Kos: Anëtarësimi para vitit 2030 është i mundur

    Tirana zyrtare dënon sulmet e Huthëve ndaj Arabisë Saudite,

    Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut synojnë thellimin e bashkëpunimit, Korridori VIII në fokus të takimit Ferati–Hoxha

    Be jep dritën jeshile për mbylljen e përkohshme të negociatave për kapitullin 20.

    Presidenti Begaj dekoron dy senatorë amerikanë me titullin e lartë “Komandar i Urdhrit Suprem të Shqiponjës”

    Prespa drejt UNESCO-s, Shqipëria, Greqia dhe Maqedonia e Veriut nisin përgatitjet për kandidaturën e përbashkët

    Miratohet me 85 vota pro ndarja e re territoriale, 46 bashki dhe 71 qytete

    Ministri Hoxha: Korridori VIII domosdoshmëri ekonomike, sigurie dhe evropiane

    Balla: Kujtimi i 7 Tetorit duhet të shërbejë si përgjegjësi për të ardhmen

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

    Gaza me gjysëm armëpushim kërkon paqe!

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Senatori amerikan: Kosova propozoi marrëveshje financiare për ta bërë Bondsteelin bazë të përhershme të SHBA-së

    Mattarella dhe Milanović urojnë presidenten e Kosovës, Justina Shiroka-Pula

    Ulutaş: Siguria afatgjatë në Kosovë nuk është çështje ushtarake, por politike

    Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

    Justina Shiroka-Pula betohet si presidente e Kosovës, merr zyrtarisht detyrën

    Marta Kos: Marrëveshja e Anëtarësimit e Malit të Zi me BE-në mund të firmoset në verën e 2027

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home OP/ED

Masakrat me armë, kjo sfidë tragjike amerikane!

28 Tetor, 2023
in OP/ED
A A
Share on FacebookShare on Twitter

EKSKLUZIVISHT PËR ARGUMENTUM

 NGA DR. Jorgji KOTE

Më 25 Tetor në qytetin Lewiston me 38.000 banorë në shtetin Maine në SHBA ndodhi masakra e 36-të me armë brenda këtij viti, kur një rezervist 40 vjeçar vrau 18 vetë edhe plagosi shumë trë tjerë. Për nga përmasat ajo i ngjan masakrës në Shkollën fillore ”Sandy Hook” me 14 Dhjetor 2012, e cila njihet si  “11 Shtatori” i Newtown me 27.000 banorë, ku një i ri vrau  20 shokë, mësues, etj.

Masakra e 25 Tetorit ishte pjesë e kësaj tragjedie të madhe njerëzore  në SHBA, e cila sa vjen e përshkallëzohet më tej. Ndërkohë, përpjekjet për të paktën forcimin e kontrollit mbi armët kanë dështuar mbasi kanë ” rënë në vesh të shurdhët”.

Le t’i referohemi disa fakteve dhe të dhënave kryesore zyrtare për të parë se sa e trishtë dhe pashpresë është gjendja në SHBA në këtë fushë të minuar.

Sipas burimeve zyrtare, nga të shtënat masive me  armë  atje vriten çdo vit 40.000 vetë ose 57 në ditë, shumica fëmijë dhe të rinj.

Vrasjet nga të shtënat e armëve janë bërë shkaku i parë i vdekjeve të fëmijve dhe të rinjve, duke ua kaluar aksidenteve rrugore, kancerit, dhe sëmundjeve të tjera. Gjatë vitit 2006 – 2022, si pasojë e këtyre të shtënave u vranë 122.000 vetë dhe u plagosën 240.000 të tjerë. Më 2021 u vranë 14.000 vetë, nga të cilët 4733 fëmije dhe të rinj, veç 10.000 të plagosurve.

Masakra në Lewiston  po vërteton parashikimet se viti 2023 pritet të thyejë çdo rekord; sepse deri në muajin  shtator  ishin vrarë mbi 28.000 vetë, shumica dërmuese të rinj nga të shtënat me armë ose ” masakra shkollore”.

E keqja tjetër e madhe është se sa më shumë ndodhin masakra të tilla, aq më shumë shtohen shitjet e armëve. Kështu, pavarësisht nga periudha e pandemisë COVID – 19, gjatë vitit 2020 amerikanët blenë  tri herë më shumë armë se në 10 vitet e fundit Më tej, në vitin 2022 u shitën mbi 20 Milion armë. Flasim për shitje të ligjshme, mbi bazën e  ligjeve liberale që ekzistojnë në Amerikë. Shumica dërmuese e amerikanëve, rreth 72 për qind i mbajnë armët për vetëmbrojtje, pjesa tjetër për gjueti për sportin e qitjes.

Në funksion të shitblerjes së armëve të zjarrit janë ndërtuar infrastruktura gjigande biznesi. Magazina më e madhe e këtij lloji ” Adventure Outdoors” ndodhet në qytezën Smirna në shtetin Xhorxhia, me një sipërfaqe prej  7500 m katrore. Ajo është dhe një qendër e madhe argëtimi dhe zbavitje me këto armë.

Kjo ishte njera anë e medaljes; ndërsa ana tjetër dhe më shqetësuese është se ky biznes i madh fitimprurës e ka mbështetjen  dhe në Europë, madje kryesisht në dy shtete aleate të SHBA-ve – Gjermani dhe Austri, pa përjashtuar vende të tjera.

Kështu, dy  kryemarkat më të promovuara dhe të shitura në SHBA, pistoleta dhe pushkë gjysëm automatike  janë kompania gjermane SIG Sauer dhe austriake ”Glock”. Ato shesin më shumë armë zjarri në SHBA se kushdo tjetër, të cilat prodhohen në filialet e tyre në SHBA.Kompania e famshme “ Glock” e ka selinë në qytezën Ferlach, Kärtnen, ndërsa SIG Sauer në qytetin e vogël Emsdetten në Mynster, landi Nord Rein Vestfalisë në Gjermani.

Sipas të dhënave zyrtare, 1/3 e fëmijve në SHBA janë vrarë nga të shtënat me këto dy tipe armësh, të cilat kanë qenë të pranishme në  gati gjysmën e masakrave në SHBA. Autori i masakrës në Sandy Hook dhe Las Vegas mbante me vehte pistoletë Glock dhe pushkë të Sig Sauer. Ka të ngjarë që dhe krimineli në Lewiston të ketë patur armë gjysëm automatike të ngjashme.

Sipas të dhënave zyrtare, gjatë vitit 2021, kompania SIG Sauer prodhoi në SHBA  mbi 1 milion pistoleta, duke përfshirë 60.000 pushkë automatike, ndërsa Kompania GLOCK 500.000 pistoleta. Interesant është fakti se në Amerikë shiten lirisht  shumë nga këto modele armësh zjarri, të cilat nuk lejohet të shiten në Austri dhe Gjermani.

Veçojmë këtu famën e madhe botërore të pistoletave austriake “Glock”; Ato shihen në filmat e Hollivudit, në duart e Schëarzeneger, duke tërhequr shumë dhe vëmëndjen e fëmijve e të rinisë. Në fillim të viteve 90 ato u bënë dhe më të famshme mbas shfaqjes së filmit ” Vdis ngadalë” që arkëtoi shumën rekord pej 240 milion Dollarë amerikanë me aktorin e famshëm Bruce Ëills. Ndërkohë, sipas të dhënave zyrtare, emri “ Glock17” përmendet në 78.247 këngë lirike, në 570 filma, 115 videoklipe dhe në 168 seri televizive. Asnjë pistoletë tjetër në SHBA nuk është aq a dashur dhe e promovuar në popkulturën amerikane sa  “Glock 17”

Dhe kur vjen puna nga masakrat me armë zjarri në shkolla, kryesisht republikanët mjaftohen me ” ngushëllime dhe lutje” për viktimat. Por, nga ana tjetër, çdo tentativë sipas tyre për kufizimin e mbajtjes dhe përdorimit të armëve të zjarrit është sulm ndaj Kushtetutës dhe lirisë së mbrojtjes të mishëruar në Amendamentin  e II Kushtetues.  Po ashtu, konsiderohen normale edhe stërvitjet e tyre me armë zjarri. Ndaj dhe kur u thuhet se kjo nuk ndodh në vende të tjera, shumë prindër amerikanë, sidomos të djathtë ngrejnë supet të habitur.

Për promovimin dhe shitjen e tyre në SHBA është dhe Panairi më i madh në botë me qendër në  Las Vegas “ Shot Show”. Ai vizitohet çdo janar nga mbi 60.000 vizitorë dhe ka mbi 100 ekspozues nga mbarë bota. Mesazhi i tij kryesor është se ”bota është e rrezikuar, por ti armatosu dhe pastaj bëj qejf!”. Natyrisht Glock dhe SIG Sauer janë ndër më kryesoret. Drejtuesit e tyre janë dhe antarë të Bordit të këtij Panairi, që zyrtarisht hiqet si panair i armëve sportive dhe të gjahut, por dhe artikujve të tjerë që lidhen me armët.

Çuditërisht, atje është përfaqësuar 25 vite rresht edhe Ministria Federale gjermane e Ekonomisë, çka kë tërhequr vëmendje të madhe mediatike; ca më tepër se kjo Ministri drejtohet nga të Gjelbërit pacifistë që bëjnë namin për të tjerët lidhur me ekportin e armëve dhe municioneve. Në vijim të disa shkrimeve të forta investigative të “ Tagespiegel dhe ZDFG” më 6 dhe 7 Maj 2023,  kjo Ministri njoftoi tërheqjen nga pjesëmarrja në këtë Panair.

Natyrisht, prodhimi dhe shitja e armëve të zjarrit nuk mund të ndalohet me ligj. Mirëpo, sipas shumë ekspertëve, çështja është që firmat prodhuese dhe shitëse të armëve duhet të vihen para përgjegjësisë ligjore dhe morale; duke përcaktuar qartë në kontratat përkatëse kushtet dhe veçoritë e shitjes dhe përdorimit të këtyre armëve, për të shmangur në minimum të tilla drama dhe tragjedi.

Duke para të tilla fakte dhe të dhëna të dhimbshme, natyrshëm lind pyetja: si ka mundësi që lejohet një gjë e tillë nga ligjet, shteti, shoqëria, vetë popullsia amerikane? Dhe ca më keq akoma, në vend të vijnë duke u ulur, masakra të tilla janë bërë pjesë e përditshmërisë amerikane?

Problemi kryesor këtu është se mbajtja e armëve për qëllime mbrojtëse lejohet dhe nga Kushtetuta amerikane. Kjo përbën bazën e  fuqishme të aktivitetit të Shoqatës Kombëtare të Armëve ( NRA), lobi më i fuqishëm që ushtron pushtetin e tij mbi këdo në SHBA, po, po, dhe mbi Kongresin amerikan. Mos dëgjoni ndonjë kushdoqoftë kur thotë se demek lobet nuk kanë rol në politikën amerikane apo europiane. Broçkulla!! Pa lobe atje nuk bëhet dot asgjë, ndaj lobimi studiohet dhe në shkollat e mendimit politik.

Problemi tjetër i madh është se po abuzohet me një të drejtë kushtetuese dhe në vend të sigurimit të jetës, po bëhet burim krimi monstruoz dhe përpara kësaj dukurie të zezë, shoqëria, shteti dhe demokracia amerikane kanë ngritur duart lart! Fatkeqësisht, këtë e pranojnë dhe vetë amerikanët, siç bëri ditët e fundit edhe Guvernatori i Shtetit të New Jersey, Phil Murphy. Falë shtrëngimit të ligjeve mbi pëdorimin e armëve të zjarrit, ai është shteti me numrin më të vogël të vrasjeve me armë zjarri së bashku me Shtetin e Kalifornisë. Guvernatori Murphy vitin e kaluar ndaloi me ligj mbajtjen dhe përdorimin e armëve të zjarrit në disa vende të caktuara, sidomos në shkolla, plazhe dhe në qendrat e votimit. Po ashtu, ai kundërshtoi një vendim të Gjykatës Supreme lidhur me ashpërsimin e ligjeve përkatëse.

Mirëpo shembullin dhe logon e tyre pozitive “më shumë ligje më pak armë“ nuk e ndjekin shumica dërmuese e shteteve të tjera, ku ndonëse dhuna me armë po bën kërdinë, ata duan të kundërtën “ më pak ligje, më shumë armë“!.

Tipik është rasti i Guvernatorit të  Floridas, De Santis, i cili  lejon mbajtjen dhe përdorimin e armëve të zjarrit edhe pa licensë shtetërore.

Këtu do theksuar  se hezitimi i shumë instancave shtetërore dhe politikanëve lidhet me faktin se lobet e armëve dhe vetë kjo temë, pavarsisht nga tragjeditë e rënda, sjellin më shumë vota. Kështu, jo rastësisht De Santis është kandidat për President i Republikanëve, të cilët shquhen për mbështetjen e lobeve të armëve.

Në këto rrethana, Presidenti Biden pas masakrës në Teksas më 6 Maj dhe këto ditë i ka kërkuar Kongresit të forcojë kërkesat dhe ligjet në këtë fushë me ndjeshmëri të madhe publike, mirëpo sërish  aty mungon konsensusi mbarëpartiak. Një dukuri negative në demokracinë amerikane që sa vjen  e përshkallëzohet, duke ndikuar dhe në cënimin e raportit të shenjtë “checks and balances“  si dhe në rastin e rritjes së tavanit të borxhit.

Sondazhet tregojnë se shumica e amerikanëve, OJQ-të, etj  duan dhe mbështetin forcimin dhe ashpërsimin e ligjeve/rregullave për armët e  zjarrit; mirëpo, Kongresi bën të kundërtën, duke qenë nën ndikimin e lobit të fuqishëm të armëve “National Rifle Association“ Më konkretisht,  në Tennesse, një javë përpara se të ndodhte një masakër në Nashvile, Senati kishte miratuar uljen e moshës të përdoruesve të armëve të zjarrit nga 21 në 18 vjeç!

Po kështu, Gjykata e Lartë e ka mbrojtur mbajtjen dhe përdorimin pa kufizime të armëve si të drejtë kushtetuese, madje, ajo ka kundërshtuar dhe masat në disa shtete që kanë ashpërsuar ligjet në këtë fushë!

Në vijim, në pamundësi të një konsensusi dypartiak lidhur me përdorimin e mjeteve të tjera ligjore dhe kushtetuese, më 22 Shtator 2023 Presidenti Biden vendosi  krijimin e një Zyre të Posaçme për Parandalimin e Dhunës me Armë, të cilën e drejton zv.Presidentja Harris, me shumë përvojë në këtë fushë. Ajo synon të bëjë një bashkërendim më efektiv të punës dhe përpjekjeve ndërmjet shteteve dhe qeverisë qeverisë federale.  Gjithsesi kjo konsiderohet një mundësi e vogël zbutëse dhe lehtësuese, por pa ndonjë efekt të ndjeshëm, ca më pak afat-gjatë në praktikë.

Si përfundim, siç e thotë dhe Presidenti Biden “epidemia e dhunës me armë zjarri është  turp dhe shqetësim ndërkombëtar” ndaj ajo mbetet ndër sfidat më të mëdha dhe më të vështira për t‘u kapërcyer nga SHBA-të.

/Argumentum.al

© 2023 Argumentum

Related- Posts

OP/ED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

11 Tetor, 2026
Kryesore

Gaza me gjysëm armëpushim kërkon paqe!

10 Tetor, 2026
OP/ED

BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

1 Tetor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Dita e dytë e protestës studentore në Tiranë, bojkot në universitete, përplasje me policinë dhe zjarre

14 Tetor, 2026

Delegacioni i BE-së në Tiranë reagon për protestën: Policia të jetë proporcionale, të hetohen pretendimet për përdorim të tepruar të forcës

14 Tetor, 2026

Tiranë, protesta studentore përfundon në dhunë, përplasje në disa zona të kryeqytetit

13 Tetor, 2026
German Foreign Minister Johann Wadephul speaks at the Warsaw Security Forum. Photo: Jörg Blank/dpa

Wadephul: Rusia duhet të bëjë “hapin e parë” për një armëpushim energjetik në Ukrainë.

13 Tetor, 2026

Senatori amerikan: Kosova propozoi marrëveshje financiare për ta bërë Bondsteelin bazë të përhershme të SHBA-së

13 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.