• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
5 Shtator, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Iluzioni i Mbrojtjes Tregtare: Pse Uashingtoni dhe Brukseli Nuk Mund të Dalin nga Rënia Strukturore Përmes Tarifave

    Shqipëria përgatitet për “faturën” e BE-së: Kontributi financiar do të nisë vetëm pas anëtarësimit

    Iluzioni i Subvencioneve: Si e Dobësojnë Fuqinë Industriale Perëndimore Kërkimi i Rentës dhe Kapja Rregullatore

    Ziraat Bank hyn në tregun shqiptar, një tjetër pikë e afrimit ekonomik Tiranë–Ankara

    Nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit me kompaninë italiane Eni S.p.A. në fushën e energjisë

    Konferenca e 28-të e MFC në Durrës/ Sulaj: Mikrofinanca mbetet një instrument kyç për përfshirjen financiare

  • POLITIKË

    Kryeministri Rama në Itali: “Nuk na duhet vetoja, por vendi rreth tryezës së BE-së”

    Konflikti në Vlorë, Rama: Do të shpronësojmë zonën dhe do ta kthejmë në park publik e turistik

    Kuvendi rikthehet më 8 shtator, zbardhet rendi i ditës

    Kryeministri Rama në Itali, merr pjesë në Forumin “Intelligence on the World, Europe and Italy”

    Presidenti Begaj pret ambasadoren Walt: Mirëpresim rritjen e investimeve zvicerane në Shqipëri

    Kryeministri Rama prezanton “Flamingo Mirror”: Transparencë e plotë për Sazanin dhe Nartë-Pishë Poron

    Tirana në krah të Berlinit: Hoxha dënon luftën hibride ruse në Evropë

    Ministrja e Shëndetësisë Evis Sala jep dorëheqjen

    Presidenti Begaj pret ambasadoren e re të BE-së: “Besoj se Shqipëria do të jetë anëtare e BE-së deri në fund të mandatit tuaj”

  • SOCIALE / KULTURË

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

    A drone view shows protesters gathered outside the Prime Minister's Office in Tirana, Albania, on June 10, 2026, during the tenth consecutive day of demonstrations against a proposed luxury tourism development project linked to Jared Kushner. Organizers say thousands of people attend the rally. (Photo by Vlasov Sulaj/NurPhoto via Getty Images)

    Mbi 120 akademikë shqiptarë firmosin deklaratë në mbështetje të protestave qytetare

    Ekspozita me foto të rralla nga zvicerani Eugène  Pittard hapet në Shkodër  

    Amaneti i fundit i Rexhep Qosjes

    Prapaskenat e industrisë muzikore, ekspertët ndërkombëtarë ndajnë sfidat në MuseX

    PËR SHKOLLËN TONË TË MUZIKËS NË KORÇË

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

    Dinamika të reja pro-perendimore në Azinë Qëndrore      

    Rikonfigurimi i Qeverisjes Detare: Rënia Strukturore Hegjemonike dhe Qendra Arktike

    Shteti Bektashi, “Kutia e Pandorës” që rrezikon sovranitetin e shtetit shqiptar

    Pse gjeografia ende sundon: Nisma “Brez dhe Rrugë” e Kinës dhe rikthimi i korridoreve strategjike

    Përse Kosoves (s)i duhet Dialogu Strategjik me Ameriken?

    Autogol?! Si po ia Dorëzon SHBA-ja Avantazhin Teknologjik Kinës përmes Politikave të Emigracionit

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Maqedonia e Veriut zyrtarisht pjesë e Korridorit Vertikal të gazit

    Gjashtë vjet nga Marrëveshja e Uashingtonit mes Kosovës dhe Serbisë

    Grenell dhe ngërçi politik në Kosovë

    Gjashtë deputetë të LDK-së votojnë kundër Bekim Sejdiut për president

    Zyrtare/ Bekim Sejdiu, kandidati konsensual për President të Kosovës

    Kurti: Mbi 1,500 të pagjetur, lufta për familjet e tyre ende nuk ka përfunduar

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home NGJARJE

Mbahet në “Air Albania” Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike i thirrur nga Sali Berisha

11 Dhjetor, 2021
in NGJARJE, POLITIKË
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Në stadiumin “Air Albania” po zhvillohet Kuvendi Kombëtar i thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha. Me moton “Për një Parti Demokratike, më të hapur, më të fortë dhe më të bashkuar”, Berisha ftioi demokratët që të marrin pjesë në këtë Kuvend, në 31-vjetorin e Partisë Demokratike.

Delegatët e Kuvendit të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha në ‘Air Albania’ kanë votuar nen për nen statutin e ri të Partisë Demokratike, që parashikon një sërë ndryshimesh.

Në nenin 66 të statut të ri, legjitimohet anulimi i vendimi për shkarkimin e Berishës nga grupi parlamentar pasi u shpall ‘non grata’ nga SHBA.

Çdo akt i PD i ndërmarrë para hyrjes në fuqi të këtij statuti dhe që bie në kundërshtim me dispozitat e tij shfuqizohet automatikisht me hyrjen në fuqi të statutit, lexohet në nenin 66 të statutit të ri që mendohet të votohet sot.

Në Statut parashikohet edhe një nen i veçantë është edhe për procesin e zgjedhjeve. Procesi nis me krijimin e organeve të reja dhe paraprihet nga një proces anëtarësimesh të reja dhe verifikimi i anëtarësisë ekzistuese.

Deputeti Bylykbashi tha se futja e referendumit, primaret, por edhe forcimi i organeve kolegjiale janë disa nga pikat e statutit të ri të PD-së. Një tjetër pikë lidhet me sanksionimin në statut të faktit që nëse humbet zgjedhjet pavarësisht arsyes, largohesh.

Ndryshimet e lexuara nga Bylykbashi

Ndryshime në Statut në 2018 dhe 2021 të bëra pas dy humbjeve të rënda nga kryetari në detyrë, në vend të çlironin energji të reja, centralizuan pushtetin në duart e kryetarit duke ja marrë pushtetin organeve kolegjiale. Organet në qendër dhe në bazë u kthyen në shtabe ushtarake. Kjo ka vrarë garën politike dhe karrierën e më të aftëve. Sot synojmë të projektojmë një PD ku energjitë e anëtarëve rriten nga gara dhe u shtypen nga urdhri epror. PD mbron vlerat konservatore demokratike euroatlantike.

Parimi 1 anëtar 1 votë me qëllim fuqizimin e anëtarësisë. Kjo për zgjedhjen e organeve në qendër dhe lokale. Votimet primare për të zhbërë praktikën negative që konsolidoi Lulzim Bashën në këto vite ku kandidatët për organet e zgjedhura i shpallte në momentin e fundit, tashmë kanë të drejtë ti zgjedhi në mënyrë primare. Vota e anëtarëve do vlejë më shumë se e kryetarit.

Referendumi, vendimet e rëndësishme do merren nga anëtarësia ku i jep demokratëve referendumin që vendosin me demokraci të drejtpërdrejtë.

Për të garantuar dhe forcuar lirinë e fjalës dhe mendimit ,garantohen me parime dhe ne fusim në statut fraksionet. Partia bëhet më e madhe. Të mendosh ndryshe e të thuash atë që mendon është vlerë dhe jo kërcënim për kryetarin.

Organet kolegjiale do forcohen, kemi rikthyer pushtetin e rëndësishëm vendimmarrës. Kryetari duhet të udhëheqë mbi bazën e vendimeve të tyre por nuk u merr dot tagrat dhe nuk i përdor dot si vulë noteri si me vendimet e fundit.

Duke riformatuar në madhësi organet për ti bërë eficente, do bazohet në garën dhe zgjedhjen e anëtarëve me votë të fshehtë.

Rol përcaktues kuvendit dhe këshillit kombëtar. vendime te tyre përcaktojë politikëbërjen dhe aksionin politik.

Janë forcuar organet kolegjiale në bazë. Të zgjedhurit në organet qendrore do jenë shumicë. Do marrë fund debati për dorëheqjen e kryetarit humbës Kryetari që humb zgjedhje pavarësisht arsyes i përfundon mandati menjëherë dhe pa asnjë ekuivok.  Të gjitha këto që kemi përjetuar në 2 zgjedhje parlamentare dhe 4 humbje radhazi nuk do i shohim më.

Organizatat partnere përveç LGD dhe FRPD, është shtuar grupimi dhjetor 90. Ato do kenë akses më të sigurt në listat e kandidimit në pushtetin vendor. Në 2017 Basha zhduku në fushatë logon dhe simbolet e PD me republikën e re. Ne kemi qenë për këto simbole krenarë që prej fillimit.

Në 2017 Basha filloi një operacion të gjatë për ndryshimi ne identitetit dhe ADN-së sonë politike. I shohin vulën si marka tregtare, por ja ku është përgjigja sot për Bashën.

Ish-kryeministri Sali Berisha voton në Kuvendin e 11 Dhjetorit për shkarkimin e Lulzim Bashës si kryetar i PD-së

Ish-kryeministri, Sali Berisha, në fjalën e tij para delegatëve dhe mbështetësve të PD të mbledhur në stadium deklaroi se ky Kuvend është i pari që kthen kultin e anërtar të PD.

“Kuvendi më madhështor, më i bukur dhe më triumfues, më mahnitës në historinë e 30 viteve. Kuvendi që mblidhet si monument madhështor i rithemelimit të PD, kuvendit të parë në histori të kultit të anëtarit të PD, kultit të lirisë, anëtarit të lirë. Vendosim të rithemelojmë forcën e madhe të PD.

Në 31 vjetorin e themelimit të kësaj partie, Berisha një falenderim pati për lëvizjen e dhjetorit ’90-të që përmbysi diktaturën dhe themeluesit e PD.

“Studentët ngadhënjyen, gjynjëzuan diktaturën, themeluan PD të atyre vlerave që ne sot rivendosim përsëri në vlerat e saj. I përshëndes me mirënjohje të thellë të gjithë atan që themeluan PD, përmbysën diktaturën komuniste në Shqipëri, ata që më ndershmëri dhe përkushtim të madh hodhën në Shqipëri themelet e rendit të ri demokratik. Rreshtuan me vendet e mëdha të lirisë, SHBA dhe miqtë e tjerë të mëdhenj në perëndim”.

Berisha: Basha e shndërroi PD-në në fasadë të regjimit

“Zinxhiri i gabimeve të tij erdhi gjithnjë duke u trashur, cdo nismë që nisi e ndërpreu me urdhër, të kujt askush se di. Çdo protestë që nisi, nuk e sosi kurrë me sukses, bëri prita politike kundër bashkëpunëtorëve të tij.

Në 8 vite bëri gjithçka për të ndërtuar monumentin e fashizmit, por ndërtoi monumentin e hiçit. Në 8 vite, ne përfunduam si një forcë politike që nuk shihte asnjë fitore. PD i shëmbëllente një druri të thatë që nuk gjelbëron as verë e asnjëherë.

PD pas zgjedhjeve të 2021, që ai i shpalli masakër elektorale dhe të tilla ishin, mbeti jetime. Vota e shqiptarëve mbeti jetime sepse Lulzim Basha u kujdes për karrigen e tij, u kujdes për marrëveshjen me kreun e Meduzës. Vendosi ta shndërronte PD në një fasadë opozitë, në një shtojcë të vërtetë të narkoshtetit shqiptar.

Pasi tradhtoi votën tuaj të shqiptarëve vazhdoi në rrugën e tij, duke kryer krimin më të shëmtuar, shkelmimin e sovranitetit të PD. Dorëzoi sovranitetin për të shpëtuar kokën e tij, burracak që nuk kishte karakter të jepte dorëheqjen. Më pas shkelmoi në vazhdim statutin, përjashtoi drejtues të saj pa asnjë konsultë e analizë.

Sulmoi në mënyrë të verbër partnerët tanë të shkëlqyer, sulmoi FRPD e LDG. Në 8 vite basha partinë e vlerave konservatore e spostoi vetëm majtas. Ngushtoi hapsirat totale për të përndjekurit politikë, shtylla të mbijetesës në kohëra më të vështira dhe në fund me qëndrimet e tij dëshmoi se jo vota, jo vlerat e demokracisë në PD po parimet e partive të majta ishin pasion e vullnet i tij.

Në këto kushte të shumtë ishin ata që besonin se PD duhej të shkrihej se mbaroi misionin e saj, se është një forcë që nuk fiton dot, që është shdërruar në dekor të regjimit, certifikon vrasjen e shpresës së shqiptarëve.

Për të gjitha këto arsye themelore, demokratë në mbarë vendin u bashkuan me nismën shpëtimtare të foltores dhe ata, vendosën me diskutimet e tyre, me debatet më të lira që ka njohur vendi në 30 vitet e fundit, me përkushtimin më të madh si njerëzit më të lirë të këtij vendi të rithemelojnë PD që sot ne juro e bëjmë realitet”– u shpreh Berisha.

Ish-kryeministri Berisha  tha nga Air Albania, ku po mbahet edhe Kuvendin, se diplomatja Kim sillet si guvernatore, njëlloj si dikur ambasadori sovjetik ne Tiranë.

“Miqtë e mi, foltorja ishte uragani që kaloi nga qyteti në qytet, nga salla në sallë dhe që pushtoi mendjen dhe zemrat e shqiptarëve në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, Presheve dhe Diasporë, kudo ju janë shqiptarët. Kurrë ndonjëherë shqiptarë nga vitet ’90 e deri më sot nuk kanë ndjekur më me pasion, më me interes, më me dashuri siç kanë ndjekur foltoren e demokratëve shqiptarë. Foltorja ishte vendi ku ju debatuat dhe morët përgjegjësi dhe kërkuat që PD të rithemelohej. Të rithemelohet mbi vlerat dhe parimet dhe statutin e saj. Foltorja faktikisht rithemeloi partinë e lirive tona, e lirisë së tregut, e vlerave konservatore, e dinjitetit njerëzor. Ndaj dhe sot unë dua të përulem me nderim të madh para atyre dhjetëra mijëra qytetarëve që me guxim mbushën sallat para atyre mijëra delegatëve që me firmën e tyre bënë të mundur mbledhjen e Kuvendit sot. Miqtë e mi, ne jemi dhe mbetemi parti e vokacionit perëndimor të popullit shqiptar, e parashikuar kjo në mënyrë gjeniale. E duke i shtuar këto nga zemrat e rinisë studentore te brohoritjet “e duam Shqipërinë si gjithë Europa”.

Për ne BE mbetet objektivi madhor. Ne nisëm këtë rrugë në kushte të vështira. Kundër nesh narko shteti me milionat dhe falangat e tij. Kundër nesh pengkryetari me të gjithë mbështetjen e qeverisë, por mjerisht ne u përballëm me një ndërhyrje të pashembullt, brutale, të diplomatëve dhe zyrtarëve nga një vend mik, SHBA-të. Me këtë rast unë dua të theksoj dhe t’i them këtyre zyrtarëve, se ne jemi një komb i vjetër në historinë tonë pak kush më shumë se ne ka pasur të bëjë me superfuqitë e kohërave, nga lashtësia deri sot.

Bashkimi Sovjetik ashtu siç e cilësoi në mënyrë gjeniale presidenti Regan ishte perandori e së keqes, ishte superfuqia e totalitarizmit, e degradimit të njeriut, e mjerimit dhe e dhunës e terrorit. E kundërta e tij janë SHBA-të, perandoria e lirisë, e vlerave, vendi i madh i lirisë. SHBA ka bërë për lirinë e shqiptareve më shumë se çdo vend tjetër në bosh, por për lirinë e botës ka bërë më shumë se kushdo tjetër. Është e trishtuar, e dhimbshme të shohësh ambasadorë të SHBA-ve të sillet si guvernatorë, njëlloj si dikur ambasadori sovjetik ne Tiranë.

Miqtë e mi, perandoritë ndryshojnë si nata me ditën, por burokratët dhe njerëzit ndonjëherë e harrojnë këtë. Në kulmin e korrupsionit dhe shndërrimit të Shqipërisë në protektorat të krimit të organizuar, përfaqësuesi ligjërata në mbështetje të narkoqeverisë, e sulmon opozitën me qëndrimet e saj”, tha Berisha.

Kuvendi i Rithemelimit të Partisë Demokratike miraton ndryshimet në statutin e partisë.

PD do drejtohet nga një organ kolegjial deri në zgjedhjen e organeve të reja drejtuese sipas parimit “një anëtar- një votë”.

Me ndryshimet e reja, PD do ketë një logo dhe një vulë të re, duke i rikthyer simboleve origjinale.

Me ndryshimet e reja statusore, kryetari i partisë largohet në mënyrë automatike kur humbet zgjedhjet dhe nuk ka të drejtë të rikthehet.

Në statutin e ri gjithashtu është parashikuar që nëse partia humbet zgjedhjet lokale, atëherë kryetari votëbesohet me votë të fshehtë në kuvendin kombëtar dhe quhet i votëbesuar nëse ka marrë jo më pak se 70% të votave të anëtarëve që kanë marrë pjesë në votim.

Gjithashtu, statuti i ri e bën të pavlefshëm Kuvendin Kombëtar të datës 18 të thërritur nga Lulzim Basha, duke sanksionuar që asnjë vendim tjetër i ndërmarrë pas hyrjes në fuqi të statutit, shfuqizohet automatikisht.

Kujtojmë më 18 dhjetor pritet të mbahet Këshilli Kombëtar i thirrur nga Lulzim Basha. Përplasjet mes Bashës dhe Berishës, erdhën pas vendimit të SHBA-së për shpalljen non-grata të ish-kryeministrit, masë që pasoi me përjashtimin e tij nga grupi parlamentar i PD-së më 9 shtator.

/Argumentum.al

Tags: 11 dhjetoriBerishakuvendipartia demokratike

Related- Posts

POLITIKË

Kryeministri Rama në Itali: “Nuk na duhet vetoja, por vendi rreth tryezës së BE-së”

5 Shtator, 2026
NGJARJE

Konflikti në Vlorë, Rama: Do të shpronësojmë zonën dhe do ta kthejmë në park publik e turistik

4 Shtator, 2026
POLITIKË

Kuvendi rikthehet më 8 shtator, zbardhet rendi i ditës

4 Shtator, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Në kulmin e tensioneve, shefat e inteligjencës së Turqisë dhe Greqisë takohen në Athinë

5 Shtator, 2026

Witkoff dhe Kushner mbërrijnë në Moskë, SHBA rikthen përpjekjet për paqe në Ukrainë

5 Shtator, 2026

Tensionet midis Turqisë dhe Greqisë: I kujt është Deti Egje?

5 Shtator, 2026

Kryeministri Rama në Itali: “Nuk na duhet vetoja, por vendi rreth tryezës së BE-së”

5 Shtator, 2026

Maqedonia e Veriut zyrtarisht pjesë e Korridorit Vertikal të gazit

5 Shtator, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.