Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës Guo Jiakun u shpreh të enjtën se ajo që i nevojitet Azi-Paqësorit është qëndrueshmëria e bashkëpunimi dhe jo trazirat e përçarjet.
Zëdhënësi i bëri këto komente në një konferencë të rregullt për shtypin, në përgjigje të një pyetjeje mbi përmendjen e shpeshtë nga kryeministrja japoneze Sanae Takaichi të të ashtuquajturit vizion i përditësuar japonez i “Indo-Paqësorit të Lirë dhe të Hapur”. Ndërkohë, zyrtarë japonezë në nivele të ndryshme kanë vizituar vende si Filipinet, Vietnami e Australia, për të lobuar për këtë vizion.
Guo theksoi që një vizion i tillë nuk i përmbahet emrit që ka dhe bie ndesh me aspiratën e përbashkët të vendeve të rajonit për paqe, zhvillim e bashkëpunim, prandaj nuk do të sigurojë kurrë një njohje të vërtetë.
Ai tha se mbështetja e rendit ndërkombëtar të pasluftës, si edhe e qëllimeve dhe e parimeve të Kartës së OKB-së, përbën themelin për begati e qëndrueshmëri në Azi-Paqësor dhe është përgjegjësi e përbashkët e të gjitha vendeve të rajonit./CGTN





























































