• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
14 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Shqipëria prezanton ofertën turistike në “Wine Vision” në Beograd

    Forumi i Biznesit Ballkanik në Tiranë, Shqipëria dhe Turqia synojnë zgjerimin e investimeve dhe bashkëpunimit rajonal

    FMN paralajmëron për rreziqe nga energjia, borxhi dhe AI

    G7 vendos lirimin e 100 milionë fuçive nga rezervat strategjike

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

  • POLITIKË

    Shqipëria mbyll Kapitullin 20 të negociatave me BE-në, Marta Kos: Anëtarësimi para vitit 2030 është i mundur

    Tirana zyrtare dënon sulmet e Huthëve ndaj Arabisë Saudite,

    Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut synojnë thellimin e bashkëpunimit, Korridori VIII në fokus të takimit Ferati–Hoxha

    Be jep dritën jeshile për mbylljen e përkohshme të negociatave për kapitullin 20.

    Presidenti Begaj dekoron dy senatorë amerikanë me titullin e lartë “Komandar i Urdhrit Suprem të Shqiponjës”

    Prespa drejt UNESCO-s, Shqipëria, Greqia dhe Maqedonia e Veriut nisin përgatitjet për kandidaturën e përbashkët

    Miratohet me 85 vota pro ndarja e re territoriale, 46 bashki dhe 71 qytete

    Ministri Hoxha: Korridori VIII domosdoshmëri ekonomike, sigurie dhe evropiane

    Balla: Kujtimi i 7 Tetorit duhet të shërbejë si përgjegjësi për të ardhmen

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

    Gaza me gjysëm armëpushim kërkon paqe!

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Senatori amerikan: Kosova propozoi marrëveshje financiare për ta bërë Bondsteelin bazë të përhershme të SHBA-së

    Mattarella dhe Milanović urojnë presidenten e Kosovës, Justina Shiroka-Pula

    Ulutaş: Siguria afatgjatë në Kosovë nuk është çështje ushtarake, por politike

    Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

    Justina Shiroka-Pula betohet si presidente e Kosovës, merr zyrtarisht detyrën

    Marta Kos: Marrëveshja e Anëtarësimit e Malit të Zi me BE-në mund të firmoset në verën e 2027

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home OP/ED

Mirënjohje për Slloveninë dhe Tanja Fajon!

30 Gusht, 2024
in OP/ED
A A
Ljubljana, MZEZ.
Zunanja ministrica Tanja Fajon.

Ljubljana, MZEZ. Zunanja ministrica Tanja Fajon.

Share on FacebookShare on Twitter

Dr. JORGJI KOTE

Po, kjo mirënjohje lind natyrshëm dhe kur lexon shkrimin e ish politikanit, shkrimtarit, dhe publicistit të mirënjohur Ben Blushi “Pse duhet ta durojmë fyerjen e  Tanja Fajon” botuar më 26 Gusht në mediat shqiptare. Si përherë dhe shumë të tjerë e lexova me kërshëri, ca më tepër se e njoh në detaje temën; veç të tjerash, me të jam angazhuar 15 vite rresht si diplomat në Ambasadat tona në Berlin dhe Bruksel. Shqetësimet e shkrimit të Blushit trajtohen dhe në librin tim të ri “ Negociatat, sfida e fundit e integrimit” kushtuar rrugëtimt europian të Shqipërisë.

Nisur nga sa sipër, më poshtë po shtjelloj shkurt, me fakte dhe argumenta konkrete 3-4 shqetësimet kryesore në shkrimin e dashamirësit tim të kahhershëm.

Së pari, ndjesë, por nuk mund të bëhet fjalë për “ fyerje” nga Tanja Fajon,  mikeshë dhe mbështetëse e sprovuar e proceseve tona integruese qysh në mesin e viteve 90; nga viti 2009 – 2022 një ndër Eurodeputetet më me zë në Bruksel, ish zv.presidente e Grupimit të Partive Socialiste atje. U u shqua për rolin e saj të jashtëzakonshëm si Raportere e Europarlamentit për liberalizimin e vizave me vendin tonë në vitin 2010, pavarësinë e Kosovës dhe aspekte të tjera në Ballkanin Perendimor. Aktualisht Fajon është Zv.Presidente e Partive Socialiste Europiane dhe liderja e PS-së Slovene, Pra, siç mund të shihet, Slovenia dhe Fajon nuk janë dhe aq të vegjël dhe pa peshë në politikën europiane, në rajon dhe për ne. Fjala e tyre ka vendin e vet, si e çdo shteti dhe lideri  tjetër të BE-së, e cila nuk është vetëm në Bruksel, Paris, Berlin, Romë… por dhe në të 27 vendet e saj anëtare.

Ndërsa në Konferencën e Ambasadorëve në Tiranë më 25 Gusht, Fajon nuk fyu askënd; ajo thjesht shprehu mbështetjen për objektivin që shpalli Kryeministri Rama për anëtarësim në BE deri në vitin 2030. Tani, kur i Zoti i shtëpisë, që e di më mirë se “ku i pikon çatia” cakton atë vit, një mysafire e lartë si Fajon nuk ka se si ta shtyjë dhe ta avancojë atë. Ja pse, cilido që njeh veprimtarinë e saj në 30 vitet e fundit e ka më mbarë të thotë  “ku ma gjen të na “fyejnë” dhe të tjerë si ajo”!

Lidhur me pyetjen se çfarë ka bërë Slovenia me shumë se Shqipëria në 30 vitet e fundit, përgjigja është e thjeshtë: Ajo ka bërë shumë më shpejt në kohë dhe me cilësi shumë më të lartë “detyrat” shtëpisë”; duke zbatuar kriteret e famshme të Kopenhagenit të vitit 1993, me konsensus dhe kohezion politik/social shëmbullor për anëtarësimin në BE me opozitën, median dhe shoqërinë civile. Nuk ka patur  Slovenia çadra, djegje mandatesh, bojkote zgjedhjesh nga opozita e të tjera si këto.

Dallimi i madh 30 vjeçar me ne del qartë dhe nga një krahasim i thjeshtë në kohë, e cila në të tilla raste është përcaktuese. Në fakt, të dy vendet tona e nisën këtë rrugëtim në vitin 1992-1993 me marrëveshjen e bashkëpunimit me BE-në. Madje, në vitin 1996 ne patëm mundësinë e artë të nënshkruanim Marrëveshjen e Asociacionit, çka do të na kishte futur në grupin e parë të vendeve kandidate dhe Sloveninë. Por dështuam për shkak të krizës zgjedhore më 1996, të shembjes së shtetit më 1997 dhe rebelimin e ish opozitës më 1998. Për pasojë, zbritëm në kategorinë e re të Stabilizim – Asociimit, process që deshi shumë më tepër vite.

Atë nuk bëmë dot ne më 1996 e bëri Slovenia, dmth kërkesën zyrtare për anëtarësim në BE, ndërsa ne e shtymë në prill 2009, për shkak prapë të krizave tona të brendshme. Ja, pra si e krijuam vetë ne diferencën e parë 13 vjeçare.

Vitet e tjera të diferencës që vazhdojnë dhe do të arrijnë shifrën 30 apo dhe më shumë vite shpjegohen me faktin se ndryshe nga ne, nga viti 1996 e deri në pranimin e saj më 2004,  Slovenia nuk ka patur ndonjë ngërç institucional, ndërsa ne plot 10 kriza dhe konflikte të ashpra, të armatosura dhe tragjike, të cilat angazhuan shumë ndërmjetësues ndërkombëtarë nga SHBA, BE-ja, madje dhe Slovenia. Ajo vërtet nuk ka bërë reformë madhore në fushën e drejtësisë, por kjo  sepse atje krimi dhe korrupsioni nuk “ka bërë kërdinë” si te ne. Me ndonjë përjashtim tejet të rrallë atje nuk ka patur e nuk ka qeveritarë të lartë dhe kryebashkiakë të dënuar ose nën hetim. Nuk ka ndodhur në Sloveni të vidhen fondet e IPARDIT të BE-së, ndërsa aferat dhe skandalet nuk njihen pothuajse fare.   

Dhe shkaqet për vonesat në 10 vitet e fundit, kur praktikisht ende nuk i kemi çelur negociatat dihen – problematikat tona dhe për pasojë 15 kushtet gjermane, franceze, holandeze; dhei në gati dy vitet e fundit Çështja Beleri dhe  vetoja greke.   

Dallimet janë më të mëdha në ekonomi, ku Banka Botërore dhe BERZHI kanë pohuar se vendit dhe rajonit tonë  do t’i duhen të paktën 40 vjet për të kapur nivelin e BE-së. Ndërsa Slovenia ishte afër niveleve të Zvicrës qysh në fillim të negociatave.

Në këto kushte, pyetja e duhur mund të ishte jo si na e kaloi Slovenia, por Rumania dhe Bullgaria, me të cilat afrohemi më shumë, të cilat u anëtarësuan më 2007 mbas një kompromisi me kushte në BE. Apo ca më keq akoma, si na kanë lënë shumë prapa në negociata Serbia dhe Mali i Zi por kursesi Slovenia e përparuar.  

Dhe kjo jo se Sloveninë e “kanë mbajtur me hatër”. Fakti është se ajo u pranua pa asnjë rezervë më 1 Maj 2004 bashkë me 7 vende të tjera ish lindore, plus Maltën dhe Qipron, në atë që njihet si vala e tretë dhe më e madhe e zgjerimit europian. 

Ndaj, është më e udhës  që Slovenisë, Tanja  Fajonit dhe parardhësve të saj t’i shprehim mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme në të gjitha proceset tona integruese dhe tani për realizimin e objektivit 2030 të anëtarësimit tonë në BE.

Mirë, po pse më 2030 e jo më 2028 apo 2035 – pyet Blushi. Fare e thjeshtë, sepse, sipas metodologjisë europiane të zgjerimit, nëse do punojmë si Slovenia dhe Kroacia, negociatat tona në parim mund të mbyllen brenda 5 viteve. Ndryshe mund të zgjaten pa fund nëse nuk linjëzohemi me BE-në në çdo aspekt. Gjithsesi këtu rëndësi kanë hapat dhe lëvizja, që dhe nëse nuk hyjmë dot më 2030, kjo të ndodhë diku më vonë, qoftë dhe më 2035, por pa një objektiv vështirë të ketë  përparim.

Sa për BE-në, padyshim që ajo ka patur dhe ka shumë mangësi, sfida dhe vështirësi të njohura, por jo për ta demonizuar dhe mohuar me gjuhë populiste.  Pastaj, kurt i krahason me periudhat e mëparshme, do mbajtur parasysh se  në këto 10 – 15 vitet e fundit SHBA-të dhe BE-ja janë ndeshur dhe kanë përballuar si asnjëherë më parë me shumë kriza të papara, të ashpra, të shpeshta, të gjithfarëllojshme dhe në të njëjtën kohë, me pasoja të pallogaritshme– falimenti financiar, azili i paligjshëm, terrorizmi, anti-semitizmi, ekstremizmi, COVID – 19, agresioni rus kundër Ukrainës, konflikti në Lindjen  e Mesme, Ballkani,  etj.

E megjithatë, BE-ja ka marrë  jo një e dy, por shumë vendime dhe veprime të drejta, të guximshme dhe të pashembullta. Mjafton të përmendim miratimin e  fondit prej 750 miliard Euro për blerjen e borxheve të vendeve anëtare të BE-së më të varfëra,  300 miliard Euro për koronën, qindra miliarda Euro ndihma për Ukrainën, 14 paketa sanksionesh kundër Rusisë, çeljen e negociatave të anëtarësimit me Ukrainën dhe Moldavinë, etj.

Po kështu, vendimi për çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, miratimi i Planit të Rimëkëmbjes për Ballkanin Perendimor prej 29 Miliard Euro, krijimi i Tregut të Përbashkët Europian në Ballkanin Perendimor, premtimi për 1,15 miliard Euro për pasojat e tërmetit të 26 nëntorit 2019, etj. Padyshim që dhe vetë BE-ja është e vetëdijshme dhe po punon për shmangien e mangësive jo të pakta dhe sfidave të vështira në zbatimin e këtyre projekteve me përfitime të mëdha, por jo se nuk ka marrë vendime, madje tejet të vështira dhe historike!

Në fund të shkrimit të tij, Ben Blushi rendit shumë gjëra që i kemi bërë ose nuk i kemi bërë se kështu na ka kërkuar BE-ja. Përfshirë dhe reparacionet e luftës, temë e tejkaluar qysh në monizëm. Mirëpo nuk do harruar se ato si zgjedhjet e lira, qëndrimi ndaj Kosovës, Rusisë, konkurrenca ekonomike, azili, etj ka kohë që janë detyrime tona ndërkombëtare në kuadrin e anëtarësimit në Bankën Botërore dhe FMN, në OBT,  në OSBE, NATO, etj. Mirëpo tani që jemi aspirantë për BE, ” steka” e këtyre kërkesave është ngritur dhe më lart. Ashtu si përfitimet e shumëllojshme që janë dhe më të mëdha, të cilat Blushi “i fyer“ pa arsye çuditërisht nuk i përmend!

Së fundi, për pyetjen se çfarë duhet të bëjmë ne më tepër se Slovenia, përgjigja është e thjeshtë: të ecim si Slovenia sa më shpejt, pa pengesa dhe vonesa në negociatat e anëtarësimit. Të tjerat janë vetëm  “fjalë të mira dhe gurë në trastë!“   

/Argumentum.al

© 2024 Argumentum

Related- Posts

OP/ED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

11 Tetor, 2026
Kryesore

Gaza me gjysëm armëpushim kërkon paqe!

10 Tetor, 2026
OP/ED

BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

1 Tetor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Tirana në flakë, “triada bermudiane” në panik!

14 Tetor, 2026

Ambasada britanike: E drejta për të protestuar nuk legjitimon përdorimin e dhunës

14 Tetor, 2026

Dita e dytë e protestës studentore në Tiranë, bojkot në universitete, përplasje me policinë dhe zjarre

14 Tetor, 2026

Delegacioni i BE-së në Tiranë reagon për protestën: Policia të jetë proporcionale, të hetohen pretendimet për përdorim të tepruar të forcës

14 Tetor, 2026

Tiranë, protesta studentore përfundon në dhunë, përplasje në disa zona të kryeqytetit

13 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.