Kina është gjithmonë një mike e mirë dhe partnere e besueshme për vendet e Amerikës Latine dhe Karaibeve, pavarësisht ndryshimeve në situatën ndërkombëtare, tha të hënën zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës Lin Jian në një konferencë shtypi.
Lin vuri në dukje që Kina ndjek parimin e mosndërhyrjes në punët e brendshme të shteteve të tjera dhe respekton zgjedhjet e popujve të Amerikës Latine, pa hequr vija ideologjike.
“Kina ka zhvilluar marrëdhënie dhe bashkëpunim me vendet e Amerikës Latine mbi bazën e barazisë dhe përfitimit të ndërsjellë,” u shpreh ai, duke shtuar se Kina nuk ka kërkuar kurrë të krijojë sfera influence dhe nuk ka synuar asnjë palë të tretë.
Zëdhënësi tha që vendet e Amerikës Latine kanë të drejtë të përcaktojnë vetë rrugën e tyre të zhvillimit dhe të zgjedhin partnerët e tyre. Kina është e gatshme të qëndrojë krah për krah me vendet e rajonit përballë pasigurive ndërkombëtare dhe, nëpërmjet bashkëpunimit me përfitim të ndërsjellë, të arrijë prosperitet të përbashkët dhe mirëqenie për popujt e të dyja palëve./cgtn





























































