Kryeministri i Kosoves Albin Kurti po ne fjalimi para Kuvendit për mocionin e parashtruar nga LDK-ja,tha se mocioni nuk ka të bëjë me ministrin, as me tërheqjen e trupave të SHBA-së, por është i nxitur nga marrëveshja për shkëmbim të territoreve.
Ai tha se Hashim Thaçi në takimin e përbashkët që kanë pasur haptazi i ka thënë që ta heqë taksën për produktet serbe “të shkojmë bashkë në Uashington, ta bëjmë marrëveshjen dhe ta heqim qafe përgjithmonë Serbinë”.
“Deri sa unë jam kryeministër, territori i Kosovës nuk ndahet as me marrëveshje në Shtëpinë e Bardhë, as në Shtëpinë e Kuqe, e as në Shtëpinë e gjelbër, tha Kurti.