Respektimi i katër dokumenteve politike Kinë-Japoni është përgjegjësia politike dhe detyra juridike e palës japoneze, u shpreh zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Guo Jiakun në një konferencë për shtypin të premten, duke shtuar që angazhimet nuk duhet të shprehen vetëm me fjalë, por duhet të kthehen në veprime konkrete.
Për palën japoneze, tani detyra e parë është që të ndreqë menjëherë fjalët dhe veprimet e gabuara mbi problemin e Tajvanit, t’i trajtojë problemet historike në një qëndrim të drejtë dhe ta njohë Kinën në mënyrë objektive e racionale, tha zëdhënësi.-cgtn




















































