• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
27 Shtator, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

    Kompania amerikane “Argent LNG” dhe Shqipëria marrëveshje bashkëpunimi për të ndërtuar terminal gazi

    Kur nafta pushon së ushqyeri dollarin

    Iluzioni i Mbrojtjes Tregtare: Pse Uashingtoni dhe Brukseli Nuk Mund të Dalin nga Rënia Strukturore Përmes Tarifave

    Shqipëria përgatitet për “faturën” e BE-së: Kontributi financiar do të nisë vetëm pas anëtarësimit

    Iluzioni i Subvencioneve: Si e Dobësojnë Fuqinë Industriale Perëndimore Kërkimi i Rentës dhe Kapja Rregullatore

  • POLITIKË

    Presidenti Begaj pret ambasadorin e ri të SHBA-së në Shqipëri, Eric Wendt: Partneriteti strategjik mbetet prioritet

    Kryeministri Rama në OKB: Inteligjenca artificiale, sfida e re për demokracinë dhe sovranitetin

    Kryeministri Rama në Nju Jork: Paqja është kusht politik që zhvillimi ekonomik e bën të mundur

    Shqipëria jep dritën jeshile për trupat në Gaza, Kuvendi miraton dërgimin e deri në 40 ushtarakëve

    Presidenti Begaj takon krerët e institucioneve të sigurisë

    Miqtë e Ballkanit Perëndimor në Tiranë: Diplomacia parlamentare në mbështetje të integrimit evropian

    Nju Jork – Ministri Hoxha takim me Zëvendës-Ndihmës Sekretarin për Evropën Perëndimore: Shqipëri-SHBA, koordinim i vazhdueshëm për prioritetet e përbashkëta

    Kryeministri Rama shkarkon nga detyra kreun e SHISH: Kemi zgjedhur rrugën e pavarësisë së drejtësisë

    Kryeministri Rama: Sot Shqipëria është një emër dhe një flamur që e respektojnë të gjithë

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED
    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

    Dinamika të reja pro-perendimore në Azinë Qëndrore      

    Rikonfigurimi i Qeverisjes Detare: Rënia Strukturore Hegjemonike dhe Qendra Arktike

    Shteti Bektashi, “Kutia e Pandorës” që rrezikon sovranitetin e shtetit shqiptar

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI
    Kosovo Albanian students gather during a rally after Kosovo's former president Hashim Thaci was sentenced to 25 years in prison for war crimes by a tribunal in The Hague, in Pristina, on September 21, 2026. The Kosovo Specialist Chambers ruled on September 16, 2026 that Thaci and three other former Kosovo Liberation Army (KLA) leaders guilty of illegal arrests, torture, murder and cruel treatment of people during the 1998-1999 war for independence from Serbia. (Photo by Armend NIMANI / AFP via Getty Images)

    Kambanat e alarmit në Ballkan

    Gërvalla: Çështja e Speciales është betejë ligjore, jo betejë deklaratash

    BE-ja dhe NATO-ja kërkojnë që përgjegjësit për sulmin në Banjskë të përballen me drejtësinë

    Kushtetuesja e Kosovës: Qeveria u zgjodh në përputhje me Kushtetutën, presidenti duhet të zgjidhet deri më 6 tetor

    Spanja mund ta pengojë integrimin e Malit të Zi në BE

    Kurti takon kongresistin amerikan Lawler, kritikon aktgjykimin e Speciales në Hagë

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home ME TE LEXUARAT

Nagorno-Karabak, si këmbanë e paqes në Kaukazin e Jugut

9 Mars, 2021
in ME TE LEXUARAT, OP/ED
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Ekskluzivisht për “Argumentum”

Nga Marjana DODA

Rajoni i Nagorno-Karabakut është modeli se si një vend mbetet peng i mosmarrëveshjeve i  një sistemi të shkuar ( si pjesë e Bashkimit Sovjetik ,BRSS), por që prodhon ende luftë dhe përplasje.

Pavarësisht transformimeve, vjen një kohë që gjithçka do duhej ti kthehet  formës fillestare, gati gati më ngjan me origjinën biblike (nga toka jemi krijuar dhe tokës do ti rikthehemi). Por ky proces ka rezultuar të jetë i gjatë dhe i dhimbshëm për Azerbajxhanin.

Për ta kuptuar më mirë, kujtojmë se vendet e Ballkanit e kanë para syve të tyre gjithë tragjedine  e shkaktuar pas shpërberjes së Ish-Jugosllavisë. Masakrat në Kroaci, (Vukovar), Bosnjë-Hercegovinë ( Sarajeva), Kosova, Maqedonia e Veriut dhe përplasjet e fundit të Malit të Zi me Serbinë (kisha serbe), tregojnë qartë se me çfarë çmimi e kanë paguar mëvetësinë e tyre pas viteve 90-të.

Megjithatë ajo çfarë ka ndodhur në Nagorno-Karabak është jo vetëm dëshmi  e okupimit të një shteti por  e dështimit  të njëpasnjëshëm të ndërkombëtarëve dhe fuqive të mëdha.

Në vitet 1920, qeveria Sovjetike themeloi Rajonin Autonom të Nago-Karabakut – ku 77 përqind e popullsisë është etnikisht armene – brenda Azerbajxhanit. Nën sundimin bolshevik, luftimet midis dy vendeve u mbajtën nën kontroll, por ndërsa Bashkimi Sovjetik filloi të rrëzohej, u lëkund dhe kontrolli i saj në Armeni dhe Azerbajxhan. Në 1988, legjislatura e Nago-Karabakut miratoi një rezolutë për t’u bashkuar me Armeninë, pavarësisht vendndodhjes ligjore të rajonit brenda kufijve të Azerbajxhanit.

Me shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik në 1991, rajoni autonom shpalli zyrtarisht pavarësinë. Lufta shpërtheu midis Armenisë dhe Azerbajxhanit mbi rajonin, duke lënë afërsisht tridhjetë mijë viktima dhe qindra mijëra refugjatë. Deri në vitin 1993, Armenia kontrollonte Nago-Karabakun dhe pushtoi 20 përqind të territorit Azerbajxhan përreth. Në vitin 1994, Rusia ndërmjetësoi një armëpushim i cili ka mbetur në fuqi që prej asaj kohe.

Përkundër nënshkrimit të Traktatit të Bishkekut në 1994, i cili i dha fund luftës, me ndërmjetësimin e Grupit të Minskut , të udhëhequr nga Franca, Shtetet e Bashkuara dhe Rusia, konfliktet nuk pushuan.

Në fillim të prillit 2016 rikthehen luftimet më të forta që nga viti 1994. Pas katër ditësh luftimesh, të dy palët njoftuan se kishin rënë dakord për një armëpushim të ri por që  u pasua nga shkelje të përsëritura të armëpushimit dhe tensionet  mbeten  të larta.

Në fund të shtatorit 2020, luftimet e ashpra shpërthyen përgjatë kufirit – përshkallëzimi më i rëndë që nga viti 2016. Më shumë se një mijë ushtarë dhe civilë janë vrarë, me qindra të tjerë të plagosur në të dy palët.

Marrëveshja e armëpushimit në nëntor 2020 ndaloi luftën mbi Nagorno-Karabak. Më 10 nëntor 2020, një marrëveshje armëpushimi e ndërmjetësuar nga Rusia ndaloi një luftë dyzet e katër ditore të gjatë Armeni-Azerbajxhan mbi territorin e diskutueshëm të Nagorno-Karabak, duke konfirmuar një fitore vendimtare ushtarake të Azerbajxhanit.

Fundi i luftimeve i përmbysi rolet e fitimtarit dhe të mundurit, pasi armenët u detyruan të heqin dorë nga toka që kishin okupuar në konfliktin e viteve 1991–1994. Azerbajxhani rifitoi shtatë rrethet përreth Nagorno-Karabakut që kishte humbur në luftën e parë, duke siguruar mundësinë për të paktën gjysmë milioni Azerbajxhanas që të ktheheshin në shtëpi pasi ishin zhvendosur për më shumë se njëzet e pesë vjet.  Por Azerbajxhanit gjithashtu iu desh të bënte kompromis. Gati 2,000 trupa ruse, që veprojnë si paqeruajtës, tani janë vendosur në territorin Azerbajxhan, duke rikthyer fuqishëm Rusinë në rajon .

Por kaq e lehte ishte rimarrja e këtyre tokave azere peng i armeneve përgjatë 3 dekadave?

Nagorno- Karabak  për dekada me radhë është në  konfliktin alla  “ngriva-shkriva”.  Duke patur parasysh të gjithë historikun  e këtij rajoni dhe dështimet në arritjen e një marrëveshjeje paqeje përfundimtare, natyrshëm lind  pyetja sa do të zgjase kjo marrëveshje?

Ajo që e bën të brishtë këtë marrëveshje është fakti se kjo marrëveshje  është trajtuar pothuajse si një “tortë “ku pretendojnë të marrin të gjithë nga një pjesë.

Turqia dhe Rusia janë të parët që po e shijojnë ”tortën”, ndërsa Azerbajxhani për momentin mjaftohet me faktin se një pjesë të ”tortës” është në dorën e tij.

Për Turqinë, fitore është ndikimi  i saj në rajon, veçanërisht në Azerbajxhanin turk. Për Rusinë, kjo marrëveshje  e paqes është një fitore  pasi  rreth 2,000 paqeruajtës rus ndodhen tashme në tokën azere  për të mbrojtur popullsinë e mbetur armene, për të ndarë dy kundërshtarët dhe për të patrulluar në korridorin që do të lidhë Armeninë me Nago-Karabakun

Kjo do të thotë se  tashmë rreziku i konfliktit  nuk është më ndërmjet azereve dhe armeneve por dhe ruseve. Çdo përplasje ushtarake në terren mes tyre  do të zhbente menjëherë këtë marrëveshje.

Për shkak të patericave ku mbahet kjo marrëveshje, por dhe shmangies ose e pafuqisë së aktorëve të tjerë si SHBA dhe BE në këtë konflikt bën që marrëveshja e nëntorit të jetë ende larg një traktati të vërtetë të paqeje.

Azerbajxhani ndërmjet Rusisë dheTurqisë

Marrëveshja e 10 nëntorit 2020 tregon se Rusia dhe Turqia duket se janë aktorët e vetëm që mund të garantojnë ose jo paqen në Kaukazin e Jugut.

Lufta  e Karabakut përfundoi me trupat ruse të vendosura në tokë për herë të parë në pothuajse tridhjetë vjet. Kështu, Rusia fitoi ndikim të ri dhe të rëndësishëm si në Armeni ashtu edhe në Azerbajxhan, por  ky i fundit mbetet ende i “pushtuar” .

Nga njëra anë është Rusia e cila i atribuon vetës të drejtën ndaj vendeve  ish-sovjetike, dhe nga ana tjetër është Turqia dhe egoja e saj për rolin protagonist në Kaukazin e Jugut strategjikisht të rëndësishëm.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan kërkoi publikisht për një rregullim të Organizatës për Sigurinë dhe Bashkëunimin në Procesin e Minskut të Evropës (OSBE), i cili do t’i jepte Turqisë një rol më të madh në negociata. Erdoğan gjithashtu padyshim që kishte pritur që Turqia të ishte pjesë e një force të përbashkët paqeruajtëse me Rusinë. Asnjë marrëveshje bilaterale midis Moskës dhe Ankarasë nuk është bërë publike. Deri më tani, përfshirja e Turqisë duket shumë më e kufizuar. Roli i tij kryesor në terren është pjesëmarrja në një qendër monitorimi të themeluar në qytetin e Aghdam, funksionet e së cilës nuk janë ende plotësisht të qarta.

Pavarësisht se në pamje të parë duket se kemi një aleancë Rusi-Turqi në Kaukaz, jo gjithçka është kaq e paqtë ndërmjet këtyre dy vendeve.

Turqia dhe Rusia kanë përplasjet dhe ndasitë e tyre dhe kjo u pa me marrëveshjen trepaleshe Azerbajxhan-Rusi-Armeni. Pikërisht kjo marrëveshje trepalëshe e nëntorit ndryshon rrënjësisht konfigurimin gjeopolitik të rajonit, duke i dhënë Moskës  të njejtin rol që  pati në epokën Sovjetike tre dekada më parë.  Aq sa rrezikon deri diku edhe vetë rolin e Turqisë e cila e quan veten si ”vëllai i madh” i Azerbajxhanit.

Presidenti rus Vladimir Putin është nënshkruesi i vetëm i marrëveshjes së paqes përtej udhëheqësve të dy shteteve ndërluftuese dhe trupat ruse do të jenë paqeruajtësit që monitorojnë zbatimin e marrëveshjes. Shumë pikepyetje ishin kundrejt Turqisë. Ku ishte “vëllai i madh” i Azerbajxhanit kur u firmos marrëveshja e Paqes? Çdo konflikt i mundshëm ruso-turk do të reflektohej drejtpërdrejt në Nagorno-Karabak dhe në jetëgjatësinë e marrëveshjes së paqes.

Protestat në Armeni, a e rrezikojnë marrëveshjen?

Kujtojmë se në vitin 2018 në Armeni Kryeministri Nikol Pashinyan erdhi  në pushtet edhe për shkak të kësaj karte “patriotike”,  ku qëndrimi publik i tij për Nago-Karabakun u bë edhe më i ashpër.

Por pasi Pashinyan pranoi humbjen në Nagorno-Karabak protestat shpërthyen menjëherë në Armeni, duke shprehur zemërim ndaj marrëveshjes dhe duke vënë në pikëpyetje nëse qeveria që negocioi marrëveshjen mund të qëndronte në fuqi për ta zbatuar atë.

Veçanërisht ata që janë në kundërshtim me Kryeministrin Nikol Pashinyan, këmbëngulin se marrëveshja e Nëntorit nuk ka status ligjor dhe mund të refuzohet. Një pakicë zotohet të përdorë forcën për të rimarrë tokat e humbura.

Protestat në Jerevan  nga opozita armene do të rriten dhe vetë opozita do të forcohet duke luajtur kartën e patriotit. Kjo edhe sepse në dukje duket e pamundur, do të rrezikojë marrëveshjen  e 10 Nëntorit 2020.

Përpjekjet e shumta nga opozita armene që nga 10 nëntori për të përmbysur qeverinë e Pashyanit kanë dështuar. Megjithëse udhëheqësit e 17 partive politike të bashkuara në Lëvizjen për Shpëtimin e Atdheut u drejtuan të gjitha mjeteve të luftës politike për të përmbysur Pashinyan, ata nuk arritën të fitonin mbështetjen e popullit për tre muaj. Duke vlerësuar  situatën, Kryeministri Pashinyan i propozoi opozitës të mbajë zgjedhje të parakohshme. Grupet e opozitës bënë thirrje për bojkot të tubimit, por ata nuk pranuan. Në fjalimet në tubime dhe intervista me mbështetësit e tyre, udhëheqësit armenë të opozitës filluan t’i dërgojnë mesazhe Kremlinit për “besnikërinë e tyre ndaj Rusisë”.

Pashynian tashmë shihet si tradhëtar, dhe vendi është i zhytur në një krizë të thellë politike që pas protestave dhe përplasjeve  ndërmjet mbështetësve të Kryeministrit armen dhe opozitës  mund ta çojë vendin drejt një luftë civile.

Rikthimi në lojë i BE-së dhe SHBA-së

Konflikti i ashpër në Nagorno–Karabak e  gjeti Perëndimin të papërgatitur. Nga njëra anë Europianët  kishin në fokus  pandeminë Covid-19, ndërsa SHBA-të ishin tejet të zënë me zgjedhjet presidenciale.

Anëtarët e BE-së e panë si një konflikt  në një cep të largët të Evropës, ku nuk ndjeheshin kompetente, dhe kjo u pa edhe me OSBE-në e cila ishte nën presidencen shqiptare. Kryetari i Përgjithshëm i OSBE-së, Kryeministri dhe Ministri i Shqipërisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Edi Rama, bëri thirrje për de-përshkallëzim urgjent të situatës. “Unë i nxis të gjithë të përfshirët të kthehen menjëherë në armëpushim para se numri i njerëzve i këtij konflikti të rritet më tej,” tha Rama.

Por përtej kësaj deklarate, asnjë takim apo marrëveshje nuk u arrit me ndërmjetësimin e saj.

Sa i përket pozicionit të SHBA në konflikt, duhet thënë se SHBA kanë mbajtur një profil shumë të ulet duke qëndruar në kuadër të deklaratave ku u bënin thirrje të dy palëve që t’i japin fund luftimeve.

Megjithatë kjo situatë nuk mund të qëndroje kaq e qetë për shumë kohë, aq më tepër  kur bëhet fjalë për Azerbajxhanin i rrethuar nga Rusia dhe Irani.

SHBA dhe BE do të rikthehen në lojë. Kjo me ardhjen e  administratës së re nën Presidencen e Biden  është i pashmangshëm riafirmimi i marrëdhënieve të SHBA-së me Azerbajxhanin, por edhe sepse nuk mund të pranojnë që Rusia mbetet një fuqi e domosdoshme në këtë rajon.

Kësisoj një marrëveshje e qëndrueshme e paqes mbetet larg arritjes. Dhe duke parë të gjithë rrugëtimin e këtij konflikti dhe protagonistët e përfshirë, më të drejtë  themi se këmbana po bie fort për ata që duan të dëgjojnë, ndaj aktorët ndërkombëtare kanë vetem një alternativë;

Të mbështesin  ekonomikisht dhe të nxisin dialogun për pajtim në këtë rajon, duke garantuar paqen përfundimtare në Nagorno-Karabak,  përndryshe shumë shpejt në horizont do të shohim një konflikt me dimensione gjeostrategjike, përtej kufijve të Nagorno-Karabakut, që mund të destabilizojë të gjithë rajonin e Kaukazit të Jugut.

/argumentum.al

© Argumentum

Tags: BEbrsscaucasus regionMarjana Dodanagorno-karabakhRusiaSHBATurqia

Related- Posts

enver bytyci
OP/ED

Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

20 Shtator, 2026
OP/ED

Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

8 Shtator, 2026
OP/ED

A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

7 Shtator, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Gjermani-Rusi, rikthehet dialogu pas 4 vitesh: Çfarë fshihet pas takimit Wadephul-Lavrov në OKB?

26 Shtator, 2026

Presidenti amerikan Donald Trump refuzon planin iranian për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

26 Shtator, 2026
Kosovo Albanian students gather during a rally after Kosovo's former president Hashim Thaci was sentenced to 25 years in prison for war crimes by a tribunal in The Hague, in Pristina, on September 21, 2026. The Kosovo Specialist Chambers ruled on September 16, 2026 that Thaci and three other former Kosovo Liberation Army (KLA) leaders guilty of illegal arrests, torture, murder and cruel treatment of people during the 1998-1999 war for independence from Serbia. (Photo by Armend NIMANI / AFP via Getty Images)

Kambanat e alarmit në Ballkan

26 Shtator, 2026

Papa Leo XIV në Paris, 800 mijë besimtarë në meshën historike në Place de la Concorde

26 Shtator, 2026

Gërvalla: Çështja e Speciales është betejë ligjore, jo betejë deklaratash

26 Shtator, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.