Hajdar Muneka, gazetari dhe diplomat i njohur dhe me një përvojë shumë të gjatë në fushën e diplomacisë është ndarë nga jeta në mbrëmjen e së enjtes në moshën 68 vjeçare pas një sëmundjeje të rëndë.
Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë shpreh pikëllimin e thellë për humbjen e një prej bashkëthemeluesve të tij, Ambasador Hajdar Muneka.
“Ambasador Muneka ka qenë për shumë vite pjesë e trupit diplomatik shqiptar, dhe ka shërbyer si Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërinë në Kinë, Japoni, Korenë e Jugut, Zelandë të Re, Australi, Singapor dhe Malajzi. Të gjithë kolegët ndajmë dhimbjen e thellë dhe shprehim nguëshillimet më të ndjera familjes Muneka për humbjen e njeriut të dashur, duke nderuar me përulësi kontributin e çmuar të Ambasador Munekës në historikun e diplomacisë shqiptare”, thuhet në njoftimin e Këshillit të Ambasadorëve.
![May be an image of 2 people and people standing](https://scontent.ftia1-1.fna.fbcdn.net/v/t39.30808-6/279726938_2231832620326150_7099788106741374728_n.jpg?_nc_cat=111&ccb=1-6&_nc_sid=8bfeb9&_nc_eui2=AeFBxbxS3UgmOQaiD-LxRiqtdQcEoDyP6Ip1BwSgPI_oilekvhhGa3XaVOuBf6ivR_da4s0pCsa9f2lNBT8tbevx&_nc_ohc=fuHZm16bg_UAX-g_ovF&_nc_ht=scontent.ftia1-1.fna&oh=00_AT-y-J6IqkNwExTNMWsyjClpeGZC9mZVzZfq4IibbIqEfg&oe=627A33A0)
Ndërsa Ambasadori i Republikës Popullore të Kinës në Shqipëri z. Zhou Ding ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Z. Muneka duke e falënderuar për kontributin e tij të jashtezakonshem për miqësinë Kinë- Shqipëri, ishte njeri i ndershëm dhe një diplomat i shkëlqyer.
“Me hidherim të thellë mora lajmin e ndarjes nga jeta të Ish-Ambasadorit të Shqipërisë në Kinë, Z. Hajdar Muneka. Ai ka qene një njeri i ndershëm, një diplomat i shkëlqyer, një ekspert i historisë së marrëdhënieve kino-shqiptare, dhe një mik i ngushtë i popullit kinez, me te cilin bashkëpërjetuam shume momente të këndshme.
Përzemërsisht falenderoj Ambasadorin Muneka për kontributin e tij të jashtëzakonshëm për miqësinë Kinë-Shqipëri. Shqipëria është një vend i bukur, me potencial të madh. Pres të ketë më shumë shqiptare që, ashtu si Amb. Muneka, duan vendin e tyre, dhe njëkohësisht njohin mirë Kinën dhe botën, që të kontribuojnë për te ardhmen e Shqipërisë. U prehtë në paqe”, shkruan Ding Zhou, ambasadori i Kinës në Tiranë.
![](https://newsite.argumentum.al/wp-content/uploads/2022/05/muneka-zhou-700x550.jpg)
Z.Hajdar Muneka duke filluar nga viti 1979, shërbeu si gazetar që mbulonte Çështjet Evropiane në Radio Televizionin Shqiptar, në Tiranë.
Muneka e filloi karrierën e tij diplomatike në vitin 1991, në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Shqipërisë dhe më vonë Sekretar i Parë i Ambasadës së Shqipërisë në Pekin, Kinë. Në vitin 1997 emërohet Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Pekin të Kinës. Në të njëjtën kohë Hajdar Muneka është emëruar ambasador i caktuar në Japoni, Korenë e Jugut, Australi, Zelandën e Re, Singapor. Në vitin 2001 Muneka u emërua Shef i Misionit të Ambasadës së Shqipërisë në Kuala Lumpur, Malajzi. Muneka është bashkëthemelues i Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë.
/Argumentum.al