Presidenti bullgar Rumen Radev i kërkoi të hënën ministres së jashtme Mariya Gabriel e partisë së qendrës së djathtë Qytetarët për Zhvillimin Evropian të Bullgarisë (GERB) të formojë një qeveri pas dorëheqjes së kryeministrit Nikolai Denkov në fillim të këtij muaji.
“Unë e pranoj këtë detyrë me përgjegjësi. Bullgaria ka nevojë për një qeveri të qëndrueshme me përgjegjësi të përbashkët,” tha për mediat në kryeqytetin Sofje Gabriel, i cili është emëruar si kryeministri i ardhshëm për nëntë muajt e ardhshëm.
GERB-it të Garbiel-it, partisë më të madhe parlamentare, i janë dhënë shtatë ditë kohë për të formuar kabinetin e saj.
Megjithatë, ajo kërkoi më shumë kohë për të formuar qeverinë pas konsultimeve me partnerin e saj të koalicionit, partinë Ne Vazhdojmë Ndryshimin (PP-DB).
Në draftin e kabinetit të dorëzuar nga dy partnerët e koalicionit, GERB do të kishte gjashtë ministra dhe PP-DB do të kishte 11.
Sipas këtij drafti, Gabriel do të jetë edhe kryeministër edhe ministër i jashtëm, ndërsa Denkov do të shërbejë si zëvendëskryeministër për çështjet evropiane.
Gabriel shërbeu si zëvendëskryeministër dhe ministër i Punëve të Jashtme në qeverinë e kryeministrit Nikolai Denkov, i cili i dorëzoi presidentit dorëheqjen e tij më 5 mars.
Formula e rotacionit të qeverisë
Qeveria e koalicionit GERB dhe PP-DB më 6 qershor 2023 vendosi të ketë kryeministra nga një parti tjetër për një periudhë nëntëmujore.
Sipas marrëveshjes së rotacionit, Denkov pas dorëheqjes më 5 mars pritet që në javën e ardhshme zyrtarisht t’ia dorëzojë Gabrielit përgjegjësitë e kryeministres për një mandat të ri 9-mujor.
Mësohet se konsultimet mes partnerëve të koalicionit që po zhvillohen me dyer të mbyllura për qeverinë e re kanë qenë të tensionuara ditët e fundit.
Gabriel ishte i vetmi ministër që përfaqësonte partinë GERB në qeverinë Denkov.
Nëse konsultimet dështojnë, në Bullgari mund të mbahen sërish zgjedhje të parakohshme.