• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
3 Nëntor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Banka e Shqipërisë: Projektbuxheti 2027 forcon konsolidimin fiskal dhe krijon hapësira për investime

    Christine Lagarde njofton largimin nga drejtimi i Bankës Qendrore Evropiane në shkurt 2027

    Paketa Fiskale 2027: Ulje e TVSH-së për ushqimet, rritje e taksave për bizneset dhe ndryshime në tatimin mbi pagat

    Dhoma e Tregtisë kundërshton Paketën Fiskale 2027, kërkon tërheqjen e rritjes së taksave dhe konsultim me qeverinë

    BB: Ekonomia shqiptare parashikohet të rritet në 3,4% gjatë vitit 2026 dhe 3,6 gjatë vitit të ardhshëm.

    Dhoma Amerikane e Tregtisë kërkon uljen e tensioneve dhe dialog konstruktiv

  • POLITIKË

    Erion Veliaj publikon letër nga burgu, akuzon Ramën për presion politik

    Ministri Hoxha: Përmbyllja e negociatave me BE-në deri në dhjetor 2027, prioritet i diplomacisë shqiptare

    Presidenti Begaj dekreton ligjin për ndarjen e re territoriale, numri i bashkive reduktohet nga 61 në 46

    Dy protesta në Tiranë, studentët dhe PD në rrugë kundër qeverisë Rama

    Diella 4.0, asistenti digjital i e-Albania, kalon në veprim: Shërbimet publike me një komandë zanore

    Presidenti Begaj dekreton 9 majin 2027 për zgjedhjet vendore

    Rrëzimi i helikopterit ushtarak në Bosnjë-Hercegovinë, Hoxha: Shqipëria qëndron krah të Italisë dhe komunitetit të EUFOR-it

    Kryeministri Rama prezanton paketën fiskale 2027 dhe u përgjigjet protestuesve: “Nuk ndalem, nuk ndalemi, nuk do të më ndalin”

    Kryeministri Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, qeveritë ndryshojnë përmes zgjedhjeve, jo dhunës

  • SOCIALE / KULTURË

    AKEP miraton rregulla të reja për konsumatorët, One Albania autorizohet të testojë internetin satelitor me Starlink

    Kafka përballë Niçes, dialogu i një insekti me mbinjeriun, mbi metamorfozën, vetminë, dashurinë e kushtëzuar dhe të drejtën për të qenë vetvetja

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    “Pesëshja” që nuk e njeh Kosovën dhe diplomacia që (s)hesht!

    Zlatko Kramarić: Serbia pas Vuçiçit: fundi i një epoke apo fillimi i pasigurisë?

    Demokracia pa të ardhme: kriza e shpresës dhe revolta e brezit të ri

    Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

    Gaza me gjysëm armëpushim kërkon paqe!

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Bërvenicë: Arkin Jahiji i AKI-së fiton zgjedhjet, mposht kandidatin e VMRO-DPMNE-së me 265 vota diferencë

    Kurti distancohet nga protestat në Tiranë: Vetëvendosje nuk është pas tyre

    Kosovë| Vrasja e Arlinda Zekajt, raporti zbulon dështimet institucionale

    Kosovë-Gjermani: Forumi Ekonomik, investimet dhe tregtia

    PDK-së nuk i duhet vetëm një lider i ri, por një kontratë e re me qytetarinë kosovare

    Kurti në Samitin e Procesit të Berlinit: Kosova të marrë statusin e kandidatit në BE, kërkon përgjigje kolektive ndaj sulmeve

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home FOKUS

Njerëzit nuk e kanë ende të qartë se ka filluar Lufta e Tretë Botërore

23 Shtator, 2022
in FOKUS, JO VETEM LAJM
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Mario Stefanov- Gjeopolitika*

Ekzistojnë ende shpresa dhe mundësi reale për të ndalur luftën e filluar, por shpresën çdo ditë e më tepër e shkatërron propaganda e paparë, përhapja e histerisë së luftës nëpërmjet mediave dhe tifozëria e çmendur e fansave të palëve në konflikt, gjëra që sinjalizojnë se vendimet e luftës janë marrë prej kohësh dhe se nuk ekzisojnë mundësi për ndalimin e konflikteve.

Me agresionin rus në Ukrainë dhe fillimin e konfliktit global të Perëndimit me Rusinë dhe Kinën, Europa dhe bota, nën maskën opake ideologjike të luftës së demokracive liberale të udhëhequra nga ShBA-të kundër regjimeve autokratike të Kinës dhe Rusisë, po zhyten në një luftë në formë kaskade, ose më mirë të themi të përshkallëzuar dhe “zvarritëse”.

Në kryeqytetet europiane dalngadalë po fiken dritat dhe nuk do ti shohim më të ndezura gjatë kohëzgjatjes së jetës tonë, pati deklaruar shefi i diplomacisë britanike Sër Eduard Grej në ditët e para të Luftës së Parë Botërore. Për cinizëm të historisë tani dritat nëpër qytetet europiane po fiken edhe në kuptimin real të fjalës. Gjysëmerrësira e krijuar në mënyrë keqndjellëse tregon se jemi në pragun e një konflikti të ri në shkallë botërore, i cili për nga shtrirja dhe pasojat mund të lërë në hije edhe tragjeditë e luftërave të mëdha të shekullit 20.

Konflikte të sistemit

Në ndryshim nga Lufta e Parë dhe e Dytë Botërore, të cilat ishin konflikte sistemesh dhe në të cilat palët në konflikt aktivizuan menjëherë të gjithë potencilalet e tyre luftarake deri në atë shkallë që mund ta bënin një gjë të tillë në momentin e fillimit të luftës, kjo luftë e re botërore në të cilën Europa dhe bota po zhyten, është lufta e parë botërore hibride e cila përshkallëzohet gradualisht dhe në të cilën palët në konflikt zhyten shkallë shkallë. Kemi të bëjmë me një luftë botërore të fragmentarizuar me përshkallëzim zvarritës dhe rritjen graduale të segmenteve të saj, momentalisht të ndara, në një konflikt të përgjithshëm botëror.

Për fat të keq, ka gjitnjë e më pak shpresa se kufta globale në të bilën bota, pak a shumë pa u vënë ré tashmë ka hyrë, dhe e cila ka filluar me agresionin  rus në Ukrainë, do të ndalet duke ndërprerë kësisoj zhytjen e plotë në kasaphanën e madhe botërore pas pothuajse tetë dhjetëvjeçarësh të ruajtje të njëfarë rregjimi botëror disi paqesor, i cili parandaloi konfliktet direkte luftarake të fuqive botërore. Opsionet e momentit të zhvillimit të mëtejshëm të luftës në Ukrainë, si lufta fillestare për konfliktin e përshkallëzuar botëror, flasin për gjithçka – nësë në luftë fillon të humbasë Ukraina, atëherë në mënyrë të paevitueshme do të përfshihen direkt ShBA-të dhe aleatët e NATO-s, sepse nuk mund ta lejojnë një fitore të rusëve, ndërsa nëse fillon të humbasë Rusia, rregjimi që është në pushtet në Moskë nuk do të mund të mbijtonte dhe për pasojë konlikti do të përshkallëzohej deri madje edhe me ndonjë formë të përdorimit të armëve të shkatërrimit masiv, gjë pas së cilës, si në obsionin e parë, do të përfshihen direkt ShBA-të dhe NATO.

Ekzistojnë ende shpresa dhe mundësi reale për të ndalur luftën e filluar, por shpresën çdo ditë e më tepër e shkatërron propaganda e paparë, përhapja e histerisë së luftës nëpërmjet mediave dhe tifozeria e çmendur e fansave të palëve në konflikt, gjëra që sinjalizojnë se vendimet e luftës janë marrë prej kohësh dhe se nuk ekzisojnë mundësi për ndalimin e konflikteve. Megjithëse nuk ekzison asgjë, ama bash asgjë, që do të mund të justifikonte agresionin rus, nëpër rrjetet sociale vazhdon mbështetja marramendëse për luftën e ndyrë dhe agresive të Rusisë kundër Ukrainës.

Paradigma e luftës

Njëkohësisht, paraqitja medeiatike e saj dhe e një lufte të tillë si njëfarë ndeshje futbolli me tifozët përkatës apo ndonjëfarë videoloje, gjë së cilës i janë përkushtuar mediat botërore, në thelb shërben për vendosjen e njëfarë paradigme të luftës në mendimin kolektiv të Europës dhe mbarë botës ose më mirë të themi si një “risi normale” e re. Me këtë eleminohen mundësitë e ndalimit të luftës botërore të filluar dhe, nga ana tjetër, është lehtësisht e mundshme që paradigma e krijuar e luftës është pikërisht shprehje e realitetit se dritat ka kohë që janë fikur dhe se lufta botërore është tashmë në vazhdim e sipër.

Nëse është e vështirë ta njohim dhe pranojmë si të tillë, kjo vjen ngaqë gjatë historisë çdo konflikt i madh i fuqive botërore ka qënë i ndryshëm nga të tjerët, në një formë tjetër dhe i maskuar nga teza të ndryshme ideologjike. Kësisoj çdo konflikt të nisur është e vështirë ta njohësh dhe ta pranosh si larje hesapesh të fuqive të mëdha dhe konflikt botëror qysh në momentin që ka filluar, ose më mirë të themi në momentin kur historia, më vonë, e ka shenjuar si dita zero, ditë e fillimit të luftës botërore. Sot konfliktin botëror të filluar është e vështirë ta njohësh dhe pranosh si të tillë për shkak të bindjes së parhapur gjërësisht se ai është i pamundur për shkak të ekzistencës së armëve bërthamore në duart e fuqive botërore dhe për shkak të formave plotësisht të reja të luftimeve që zhvillohen gjatë konfliktit. Mundësinë e identifikimit të konfliktit të hapur luftarak në territorin e Europës, si fazë e parë e luftës së re botërore, e vështirëson në mënyrë të veçantë edhe përshkallëzimi i saj dukshëm zvarritës dhe rrjedha e saj deri tani në formë graduale apo kaskade.

Pikërisht kështu, Lufta e parë dhe e Dytë Botërore, nëse konsiderohen si një konflikt i vetëm i filluar në vitin 1914, i cili vazhdoi deri në mundjen përfundimtare të Gjermanisë dhe bllokut të saj në vitin 1945 dhe vendosjen përsëri të një rendi paqesor të modifikuar të krijuar nga marrëveshjet e fitimtarëve të Luftës së Parë Botërore. Ky rend, i cili lindi sipas marrëveshjeve të fuqive fituese të vitit 1918, nën patronatin e ShBA-ve, dhe i njohur si rendi i Versajës, tashmë është duke dhënë shpirt përfundimisht dhe gjëja e vetme që e pengon përshkallëzimin eksploziv në shkallë botërore është ekzistenca e armëve bërthamore.

Përshkallëzim zvarritës

Pikërisht për këtë, lufta e re botërore e nisur mes fuqive të mëdha merr karakter gradualiteti, përshkallëzimi zvarritës dhe përfshirjes në mënyrë kaskade të potencialeve të fuqive të mëdha në rrjedhën e saj. Lufta e re botërore që ka filluar do të jetë graduale me zhvillim të përshkallëzuar, si në dimensionin kohor ashtu edhe atë territorial. Me zgjatjen e kësaj lufte në formë kaskade, do të përfshihen gjithnjëe e më shumë territore të reja, do të ndizen konflikte të veçuara derisa të gjithë copat e fragmentuara të kësaj lufte do të marrin formën e një lufte të vetme botërore. Ajo nuk ka për tu shpallur kurrë si e tillë dhe për një kohë të gjatë ka për të qënë e paqartë se kur dhe kush e filloi. Përshkallëzimi i saj gradual do të mbulojë për një kohë të gjatë karakterin e saj të vërtetë si luftë botërore.

Çdo luftë e madhe gjatë historisë ka patur formë të ndryshme nga të tjerat e për pasojë rregullisht dhe pikërisht për këtë ka qënë e pamundur të njihet dhe të pranohet si konflikt botëror global. Pakkush në vitin 1914 besonte se konflikti mes Austro-Hungarisë dhe Serbisë do të rritej deri në në Luftën e Madhe, më vonë të quajtur Lufta e Parë Botërore. Ky konflikt në shikim të parë i kufizuar në Ballkan shënoi pikërisht fundin e një rendi paqesor dhe formimin e një rendi të ri paqesor. “Koncerti europian i fuqive” sikurse u quajt rendi paqesor në Europë i krijuar pas luftërave të Napoleonit dhe Kongresit të Vjenës në vitin 1815, nëpërmjet Luftës së Parë Botërore, u bë pluhur e hì. Në rrënojat e tij u krijua rendi paqesor i Versaajës i cili, me modifikime të ndryshme, ka mbijetuar deri sot, dhe tani ka ardhur momenti i rrënimit të tij dhe të zëvendësimit me një rend të ri.

“Koncerti europian i fuqive” u krijua pas mundjes përfundimtare të Napoleonit dhe Kongresit të Vjenës në vitin 1815. Nëpërmjet tij u vendos partneriteti joformal i fuqive fituese, të cilat mbi bazën e raporteve të ekulibruara dhe pothuajse për një gjysëm shekulli, ruajtën rendin paqesor europian dhe stabilitetin e Europës kontinentale. Partneriteti i fuqive të cilat praktikisht qeverisën Europën pas Kongresit të Vjenës ka mbetur i shënuar në histori si Koncerti europian.

Paqa e përjetëshme

Koncerti europian, i cili përbëhej nga Britania e Madhe, Franca, Rusia, Prusia dhe Austria, u themelua në vitin 1815, ndërtoi rendin paqesor edhe perkundër larmisë ideologjike të fuqive që e krijuan. I themeluar, në vend të ndonjë aleance formale apo marrëveshjeve, kryesisht mbi bazën e partneritetit joformal, komunikimeve të rregullta dhe zgjidhjes paqesore të konflikteve me synim ruajtjen e rregullimeve mes fuqive, Koncerti europian siguroi paqen në Europë deri në kohën e luftës franko-prusiane (1870-1871). Edhe pas kësaj lufte dhe bashkimit të Gjermanisë, kanclari Oto fon Bismark, nëpërmjet diplomacisë dhe krijimit të një rrjeti aleancash, u përpoq edhe më tej ta ruante rendin paqesor europian dhe sëbashku me këtë edhe fitoret gjermane ndaj francezëve. Praktikisht Koncerti europian mbeti në fuqi dhe e ruajti paqen në kontinentin europian deri në fillimin e Luftës së Parë Botërore.

Ajo luftë, për të cilën të gjithë mendonin se mund të mbahej nën kontroll, madje edhe besohej se mund të përfundonte për gjashtë muaj, deri në Krishtlindjet e vitit 1914, sikurse flitej atëbotë, pëershkallëzoi në mënyrë eksplozive dhe u rrit në nivel konflikti botëror të fuqive të atëhershme. Fundi i saj nuk u shënua as me përmbylljen formale të saj por me krijimin e rendit të ri të Versajës në vitin 1918 mbi bazën e marrëveshjeve të fitimtarëve të luftës në konferencën paqesore në Versajë dhe nën patronatin amerikan,  sepse nuk u zgjidhën problemet e lindura nga interesat e kundërta dhe ambicjeve të fuqive të mëdha.

Lufta, megjithëse u nënëshkruan marrëveshjet paqesore, vazhdoi më tej me ecurinë e saj të mbytur dhe graduale drejt përshkallëzimit pasardhës, kur fuqitë në Europë, të udhëhequra nga Gjermania, të pakënaqura me ndarjen e fuqisë dhe vendosjen e rendit të ri paqesor, ia nisën shkatërrimit të tij. Në Azi, Japonia sulmoi Kinën dhe filloi ekspansionin, ndërsa Gjermania ia filloi luftës dy vite më pas. Pas humbjes së tyre në vitin 1945 u modifikua pjesërisht rendi paqesor i Versajës në Europë dhe në Lindjen e Afërt nëpërmjet marrëveshjeve të reja mes fitimtarëve.

Paqa amerikane e Versajës dështoi

Rendi i ri i krijuar nën çadrën amerikane mbeti i paprekur deri sot, ndërsa skeleti i tij nuk është asgjë tjetër veçse rendi paqesor njëqindvjeçar i vjetër i Versajës, gjë për të cilën dëshmon edhe fakti se shumica e kufinjve në Europën Qendrore dhe Lindore, si dhe në ish zotërimet e osmanllinjve në Lindjen e Afërt, janë pas përcaktuar që në Konferencën paqesore të Versajës dhe të miratuar nëpëremjet marrëveshjesh përkatëse shtetërore që janë pjesë përbërëse e rendit që është në fuqi akoma edhe sot. Njëlloj sikurse kufinjtë shtetërorë të Europës Qendrore, të Mesme dhe Lindore, edhe kufinjtë e Sirisë dhe Irakut të sotëm janë caktuar në Konferencën paqesore të Versajës dhe kësisoj janë krijesa të rendit të Versajës. Gërryerja e rendit paqesor në Europë filloi që në dhjetëvjeçarët e kaluar me luftërat në Lindjen e Mesme.

Joshka Fisher mendon se as lufta e kaluar nuk ka përfunduar akoma

Ministri shumëvjeçar i jashtëm dhe Zëvendëskancelari gjerman Joshka Fisher, në artikullin që mban emrin e tij të titulluar “The End Of Stability” të datës 29 gusht 2022, pohon haptazi se po vjen puna deri te një ndryshim i ri i rendeve paqesore dhe se të gjithë ndryshimet e deritanshme në histori janë bërë nëpërmejt luftërave botërore. Joshka Fisher pa asnjë dyshim nënvizon: “Megjithëse rendi botëror i ndërtuar pas Luftës së Dytë Botërore ishte larg të qënit i përkryer, sëpaku ofroi stabilitet dhe një sërë mundësish për bashkëpunim ndërkombëtar. Por tani me sa duket ai po shpërbëhet. Ndërsa shumica e krizave në historinë jo shumë të largët kanë ndodhur brenda sistemit ekzistues, tani po ballafaqohemi me fundin e vetë sistemit. Duam apo nuk duam, po shfaqet një realitet i ri dhe nuk ka më kthim në gjendjen e mëparshme”, paralajmëron Fisheri.

Bashkimi i luftërave

Rendit botëror që është në fuqi në Europë, njëlloj si dikur rendit të Koncertit të fuqive europiane, po i vjen fundi. Raportet mes fuqive të mëdha po e gërryejnë gradualisht dhe, në të njëjën masë sa edhe po e shkatërrojnë, bota zhytet në një konflikt të ri me përmasa ndërkombëtare në një formë deri tani të paparë. Rendi i vjetër është duke dhënë shpirt, ndërsa i riu duhet krijuar.

Po fillon era e luftarëve që gradualisht do të bashkohen në një luftë botërore e cila dallohet nga të tjerat për nga ajo se është e përshkallëzuar si shkak i kufizimeve që vënë armët e shkatërrimit në masë. Ky konflikt botëror kaskado – i përshkallëzuar përshpejton proceset e shkatërrimit të globalizimit nëpërmjet asgjësimit të lidhjeve financiare, investuese dhe tregtare, gjë që në praktikë do të thotë eleminim i rrugëve të furnizimit me energjentë, mallra dhe komponentë industrialë. Kundërshtitë mes fuqive të mëdha ShBA-ve, Kinës dhe Rusisë kanë ardhur deri në një pikë kulminante saqë konflikti është bërë i paevitueshëm, ndërsa fuqitë europiane dhe Bashkimi Europian i tyre, për shkak të gabimeve në të kaluarën dhe refuzimit të pranimit të realitetit se ka filluar një konflikt i ri botëror, kanë rënë në një pozitë vartësie, në të cilën nga subjekt i gjeopolitikës janë bërë objekt i saj dhe shesh lufte i fuqive të tjera, përfshirë edhe luftërat e armatosura të aktorëve kryesorë në luftën për dominim botëror.

Përfundimisht po vjen koha e konflikteve luftarake si pjesë përbërëse e një lufte të vetme zvarritëse botërore. Kryqëzimet luftarake gradualisht do të shpien në një konflikt luftarak të madh, nëpërmjet fazës së luftërave tregtare, betejave për teknologjinë, zotërimin e financave, lëndëve të para, energjentëve, tregjeve të valutave, informacioneve, kryerjes  së veprave terroriste, goditjeve në infrastrukturën e kundërshtarit, operacioneve të zbulim-informacionit, sulmeve të fshehta me dronë kundër objekteve me rëndësi të kundërshtarit, atentateve, numuri dhe shpeshtësia e të cilëve do të rritet shumë shpejt, deri te konkurimi për kontroll të rrugëve të rëndësishme strategjike detare dhe tokësore, luftës së egër për kontroll të hapësirave oqeanike dhe shenjave gjithnjë e më të shpeshta të luftës për kontroll të hapësirës kozmike.

Ekuilibri i prishur

Përshkallëzimi do të kryhet nëpërmjet luftërave të ndërmjetme, në pamje të parë lokale, grushteve të shtetit dhe rrëzimit të qeverive në disa shtete të veçanta. Të gjithë këto aktivitete të luftës së re botërore do të zhvillohen nën kërcënimin direkt të konfliktit të drejtpërdrejtë të ShBA-ve dhe NATO-s me Rusinë në Europë dhe ShBA dhe të aleatëve me Kinën në Azi dhe në fund të fundit e tërë kjo do të shpjerë në zgjidhjen me luftë të kundërshtive. Si edhe luftërat paraardhëse botërore edhe kjo do të jetë luftë për kontrollin e Euro-Azisë, ose më mirë të themi masës qendrore tokësore botërore, si në pjesën europiane ashtu edhe në pjesën aziatike të sheshluftës.

Lufta e re në formë kaskade do ta shkatërrojë rendin botëror që është bërë jostabël dhe në të cilin është prishur ekuilibri, dhe në flakët e luftës, do të lindë rendi i ri. Eksperienca historike tregon se shkatërrimi i rendit të vjetër dhe lindja e rendit të ri kurrë nuk është bërë pa luftëra. E gjithë kjo tregon se historia përsëritet domosdoshmërisht.

*Përktheu për Argumentum Xhelal FEJZA

M. Stefanov: Ljudima još nije jasno da je počeo Treći svjetski rat

Related- Posts

JO VETEM LAJM

Erion Veliaj publikon letër nga burgu, akuzon Ramën për presion politik

2 Nëntor, 2026
FOKUS

Ukraina dhe doktrina e mbrojtjes së Kosovës

2 Nëntor, 2026
Bota

Bullgaria zgjedh presidenten e parë grua, Iliana Iotova fiton balotazhin me 57.6% të votave

2 Nëntor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Erion Veliaj publikon letër nga burgu, akuzon Ramën për presion politik

2 Nëntor, 2026

Zelensky në Stamboll, Turqia intensifikon diplomacinë për Ukrainën: Erdoğan synon të rikthejë negociatat me Moskën

2 Nëntor, 2026

Ukraina dhe doktrina e mbrojtjes së Kosovës

2 Nëntor, 2026

SHBA–Iran: Bisedimet në Doha pa marrëveshje, sytë nga zhvillimet pas zgjedhjeve të mesmandatit

2 Nëntor, 2026

Bullgaria zgjedh presidenten e parë grua, Iliana Iotova fiton balotazhin me 57.6% të votave

2 Nëntor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.