Një protestë masive është organizuar nga shoqëria civile në Tiranë të enjten pas tragjedisë së ndodhur në plazhin e Potamit në Himare, ku humbi jetën vajza 7-vjeçare Jonada Avdia e goditur nga një gomone që drejtohej nga komisari i policisë Arjan Tase .
Në mbështetje të kësaj proteste ishin Partia Demokratike dhe Partia e Lirisë, drejtuesit e së cilës Sali Berisha dhe Ilir Meta denoncuan përkatësisht tragjedinë duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama si dhe të ministrave Bledar Cuci e Mirela Kumbaro dhe të policisë së lartë Gledis Nano. Në Ministrinë e Brendshme ka pasur edhe një moment tensioni mes qytetarëve dhe policisë.
Pas protestës para Ministrisë së Brendshme, qytetarët janë ngjitur në shkallët e Kryeministrisë ku janë ndezur qirinj, ndërsa në kor kanë bërtitur “Ik!” dhe “Pa drejtësi, nuk ka paqe!”
Protestuesit i dhanë ultimatum Edi Ramës duke kërkuar shkarkimin e ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi dhe ministres së Turizmit Mirela Kumbaro. Në përfundim të protestës, avokati Altin Goxhaj bëri të ditur se qytetarët i kanë dhënë Edi Ramës një ultimatum 72 orësh për të shkarkuar dy ministrat pas vrasjes së 7-vjeçares Jonada Avdiaj në bregdetin e Himarës më 2 gusht. Bëhet e ditur se nëse kërkesa e tyre nuk plotësohet, ata do të protestojnë sërish më 8 gusht në orën 19:00 në Tiranë.
Ngjarja e rëndë ndodhi dy ditë më parë (2 gusht) në Plazhin e Potamit në Himarë, ku 7-vjeçarja Jonada Avdia, u godit për vdekje nga një gomonja me drejtues policin Arjan Tase, teksa ajo po lahej në det. E mitura u përplas fillimisht nga pjesa ballore e gomones dhe më pas trupi i saj është prerë nga helikat duke ndërruar jetë në vend. Fëmija, me origjinë nga Tropoja jetonte jashtë shtetit me familjen e saj në Angli, por ishte kthyer në atdhe për pushime.
/Argumentum.al