Kryeministri populist i krahut të djathtë në Hungari, Viktor Orbán u nderua sot me Urdhrin e Republikës Srpska, i cili u dorëzua nga Milorad Dodik, presidenti nacionalist i krahut të djathtë i pjesës serbe të Bosnje-Hercegovinës.
Orban pranoi me mirënjohje Urdhrin e Republika Srpska në kryeqytetin administrativ të rajonit serb, Banja Luka, dhe kritikoi politikën e Perëndimit duke thënë se i trajton serbët “në mënyrë të padrejtë”.
Qeveria e Orban ka kultivuar prej kohësh marrëdhënie të ngushta me ultra-nacionalistin serb Dodik.
Një vit më parë, lideri serb nderoi me medalje presidentin rus Vladimir Putin. Në vitin 2021, çmimin e mori edhe shkrimtari austriak Peter Handke, i cili është kritikuar për banalizimin e krimeve serbe të luftës.
Nacionalisti serb është kritikuar për kërcënime dhe veprime që synojnë shkëputjen e Republikës Srpska nga shteti i Bosnjë-Hercegovinës.
Ndër të tjera, Dodik siguroi që vendimet e Gjykatës Kushtetuese në Sarajevë të mos njihen në këtë pjesë të vendit.
Ai gjithashtu nuk e njeh autoritetin e Përfaqësuesit të Lartë të bashkësisë ndërkombëtare për Bosnje dhe Hercegovinën, Christian Schmidt