• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
3 Nëntor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Banka e Shqipërisë: Projektbuxheti 2027 forcon konsolidimin fiskal dhe krijon hapësira për investime

    Christine Lagarde njofton largimin nga drejtimi i Bankës Qendrore Evropiane në shkurt 2027

    Paketa Fiskale 2027: Ulje e TVSH-së për ushqimet, rritje e taksave për bizneset dhe ndryshime në tatimin mbi pagat

    Dhoma e Tregtisë kundërshton Paketën Fiskale 2027, kërkon tërheqjen e rritjes së taksave dhe konsultim me qeverinë

    BB: Ekonomia shqiptare parashikohet të rritet në 3,4% gjatë vitit 2026 dhe 3,6 gjatë vitit të ardhshëm.

    Dhoma Amerikane e Tregtisë kërkon uljen e tensioneve dhe dialog konstruktiv

  • POLITIKË

    Erion Veliaj publikon letër nga burgu, akuzon Ramën për presion politik

    Ministri Hoxha: Përmbyllja e negociatave me BE-në deri në dhjetor 2027, prioritet i diplomacisë shqiptare

    Presidenti Begaj dekreton ligjin për ndarjen e re territoriale, numri i bashkive reduktohet nga 61 në 46

    Dy protesta në Tiranë, studentët dhe PD në rrugë kundër qeverisë Rama

    Diella 4.0, asistenti digjital i e-Albania, kalon në veprim: Shërbimet publike me një komandë zanore

    Presidenti Begaj dekreton 9 majin 2027 për zgjedhjet vendore

    Rrëzimi i helikopterit ushtarak në Bosnjë-Hercegovinë, Hoxha: Shqipëria qëndron krah të Italisë dhe komunitetit të EUFOR-it

    Kryeministri Rama prezanton paketën fiskale 2027 dhe u përgjigjet protestuesve: “Nuk ndalem, nuk ndalemi, nuk do të më ndalin”

    Kryeministri Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, qeveritë ndryshojnë përmes zgjedhjeve, jo dhunës

  • SOCIALE / KULTURË

    AKEP miraton rregulla të reja për konsumatorët, One Albania autorizohet të testojë internetin satelitor me Starlink

    Kafka përballë Niçes, dialogu i një insekti me mbinjeriun, mbi metamorfozën, vetminë, dashurinë e kushtëzuar dhe të drejtën për të qenë vetvetja

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    “Pesëshja” që nuk e njeh Kosovën dhe diplomacia që (s)hesht!

    Zlatko Kramarić: Serbia pas Vuçiçit: fundi i një epoke apo fillimi i pasigurisë?

    Demokracia pa të ardhme: kriza e shpresës dhe revolta e brezit të ri

    Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

    Gaza me gjysëm armëpushim kërkon paqe!

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Bërvenicë: Arkin Jahiji i AKI-së fiton zgjedhjet, mposht kandidatin e VMRO-DPMNE-së me 265 vota diferencë

    Kurti distancohet nga protestat në Tiranë: Vetëvendosje nuk është pas tyre

    Kosovë| Vrasja e Arlinda Zekajt, raporti zbulon dështimet institucionale

    Kosovë-Gjermani: Forumi Ekonomik, investimet dhe tregtia

    PDK-së nuk i duhet vetëm një lider i ri, por një kontratë e re me qytetarinë kosovare

    Kurti në Samitin e Procesit të Berlinit: Kosova të marrë statusin e kandidatit në BE, kërkon përgjigje kolektive ndaj sulmeve

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home FOKUS

Papa Françesku: Putini të ndalojë luftën, Zelensky të mbajë qëndrim të matur

2 Tetor, 2022
in FOKUS
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Papa Françesku, thellësisht i shqetësuar nga kërcënimi bërthamor dhe shkallëzimi ushtarak i konfliktit, ia kushtoi gjithë Engjëllin e Tënzot një thirrjeje të fuqishme, përmes së cilës kërkoi ndalimin e menjëjhershëm të zjarrit. Dënoi pushtimet, kërkoi të respektohet tërësia territoriale e çdo vendi si dhe të drejtat e pakicave. Shprehu edhe dhimbjen e thellë për viktimat, “posaçërisht për fëmijët”

Papa Françesku ia kushtoi gjithë reflektimin, para lutjes  së Engjëllit të Tënzot, situatës në Ukrainë, ku lufta  vijon të krijojë shqetësime gjithnjë më të frikshme  e këcënuese. Ndaj edhe fjalët e Papës nuk mund të mos ishin të ngarkuara me shqetësim e kërkoi me forcë të përdoren të gjitha mjetet diplomatike, për t’i dhënë fund kësaj tragjedie të tmerrshme. 

Situata në Ukrainë, plagë e tmerrshme

Situta në Ukrainë – kujtoi Françesku – është bërë aq serioze, shkatërruese dhe kërcënuese, sa të shkaktojë një shqetësim i madh. Kjo plagë e tmerrshme dhe e pakonceptueshme e njerëzimit, në vend që të shërohet, vazhdon të rrjedhë gjithnjë e më shumë gjak, duke rrezikuar të bëhet përherë më e rrezikshme – vijoi me shqetësim në rritje Papa:

“Lumenjtë e gjakut dhe të lotëve, derdhur muajt e fundit, më mundojnë thellë. Më vjen keq për mijëra viktima, veçanërisht për fëmijët dhe për shkatërrimet e panumërta, të cilat kanë lënë shumë njerëz dhe familje të pastrehë dhe kërcënojnë me të ftohtë dhe uri territore të gjera”.

Këtë nënvizoi me shqetësim të dukshëm Papa, që nuk u mjaftua të përshkruajë situatën e frikshme, por mbajti edhe qëndrim përballë kësaj situate:

“Disa veprime nuk mund të justifikohen kurrë! Është shqetësuese që bota po e mëson gjeografinë e Ukrainës përmes emrave të tillë si Bucha, Irpin, Mariupol, Izium, Zaporizhzhia dhe vende të tjera, të cilat janë bërë vende vuajtjesh dhe frike të papërshkrueshme. E çfarë të themi, pastaj, lidhur me faktin se njerëzimi ndodhet rishtas përballë kërcënimit atomik? Është absurde!”.

Çfarë pritet të ndodhë akoma?

Çfarë do të ndodhë akoma? Sa gjak duhet të rrjedhë akoma, mbasi ne e kuptojmë se lufta nuk është kurrë zgjidhje, por vetëm shkatërrim? Këto pyetje që bëri Papa e që kërkojnë përgjigje të ngutshme, u pasuan nga një lutje e ngarkuar me shqetësimin e tmerrshëm të atit për bijtë:

“Në emër të Zotit dhe në emër të ndjenjës njerëzore që banon në çdo zemër, përsëris thirrjen për armëpushim të menjëhershëm. Të heshtin armët dhe të kërkojmë kushtet për fillimin e negociatave të afta për të çuar drejt zgjidhjeve jo të imponuara me forcë, por të pranuara nga të gjitha palët, të drejta dhe të qëndrueshme”.

Bota para rrezikut të konfliktit bërthamor!

E  – vijoi me besim Papa – të tilla do të jenë nëse bazohen në respektimin e vlerës së shenjtë të jetës njerëzore, të sovranitetit dhe integritetit territorial të çdo vendi, si dhe të drejtave të pakicave dhe shqetësimeve legjitime:

“Ndjej keqardhje të thellë për situatën e rëndë krijuar ditët e fundit, me veprime të mëtejshme në kundërshtim me parimet e së drejtës ndërkombëtare. E kjo thellon rrezikun e konfliktit bërthamor deri në atë pikë, sa të druhemi për pasojat e pakontrollueshme dhe katastrofike që mund të ketë në mbarë botën”.

Të ndalohet kjo spirale dhune!

Në vijim Papa i drejton Presidentit të Federatës Ruse një thirrje të fuqishme, ngarkuar me shqetësim e dhimbje njëherësh,  duke iu lutur ta ndalojë, edhe për dashurinë e popullit të vet, këtë spirale dhune dhe vdekjeje. Nga ana tjetër, thellësisht i pikëlluar nga vuajtjet e pafundme të popullatës ukrainase pas agresionit të pësuar, i drejton një thirrje po aq të përgjëruar Presidentit të Ukrainës, që të mbajë qëndrim të matur ndaj propozimeve serioze për paqen. Më pas Papa ia drejton thirrjen edhe jgithë liderve të botës:

“Të gjithë protagonistëve të jetës ndërkombëtare dhe liderëve politikë të kombeve, u kërkoj me ngulm të bëjnë gjithçka varet prej tyre për t’i dhënë fund luftës  në vijim, pa u përfshirë në shkallëzime të rrezikshme, por duke  nxitur e duke mbështetur nismat e dialogut”.

E pas thirrjes drejtuar liderve, një mendim i dalë nga zemra e Atit për bijtë:

“Ju lutemi, lërini brezat e rinj të thithin ajrin e shëndetshëm të paqes, jo ajrin e ndotur të luftës, që është çmenduri!”.

Të përdoren të gjitha mjetet për t’i dhënë fund luftës!

Pas shtatë muajsh armiqësi, duhet të përdoren të gjitha mjetet diplomatike, edhe ato të pashfrytëzuara deri tani, për t’i dhënë fund kësaj tragjedie të tmerrshme. Lufta në vetvete është gabim dhe  tmerr!

Zoti mund t’i ndryshojë zemrat!

Të besojmë – kujtoi Papa në përfundim të kësaj lutjeje të jashtëzakonshme të Engjëllit të Tënzot – në mëshirën e Zotit, që mund t’i ndryshojë zemrat! E edhe në ndërmjetësimin e Marisë, Mbretëreshë e Paqes, në çastin kur Zojës së Rruzare të Pompeit i lartohet lutja, të bashkuar shpirtërisht me besimtarët e mbledhur rreth Marisë në Shenjtëroren e Saj  dhe në të katër anët e botës./vaticannews

Related- Posts

FOKUS

Ukraina dhe doktrina e mbrojtjes së Kosovës

2 Nëntor, 2026
FOKUS

G20 përfundon takimin në Atlanta pa deklaratë të përbashkët: Rubio vë theksin te siguria energjetike, zinxhirët e furnizimit dhe liria e lundrimit

1 Nëntor, 2026
FOKUS

Serbia pas Vuçiçit: Hija e vitit 2000 dhe sfida e një epoke të re si ajo e Zoran Gjingjiçit

31 Tetor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Erion Veliaj publikon letër nga burgu, akuzon Ramën për presion politik

2 Nëntor, 2026

Zelensky në Stamboll, Turqia intensifikon diplomacinë për Ukrainën: Erdoğan synon të rikthejë negociatat me Moskën

2 Nëntor, 2026

Ukraina dhe doktrina e mbrojtjes së Kosovës

2 Nëntor, 2026

SHBA–Iran: Bisedimet në Doha pa marrëveshje, sytë nga zhvillimet pas zgjedhjeve të mesmandatit

2 Nëntor, 2026

Bullgaria zgjedh presidenten e parë grua, Iliana Iotova fiton balotazhin me 57.6% të votave

2 Nëntor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.