Kryetarja e CDU-sё Annegret Kramp-Karrenbauer pas propozimeve tё fundit tё kryeministrit francez Emmanuel Macron pёr reforma nё BE, paraqiti konceptin e saj. Pikёrёndesat janё: Reduktimi i burokracisё dhe fleksibiliteti.
Njё javё pas propozimeve tё fundit tё kryeministrit francez, Emmanuel Macron pёr njё nismё reformash nё BE, kryetarja e CDU-sё nё Gjermani, Annegret Kramp-Karrenbauer ka dhёnё si pёrgjigje pёrfytyrimet e saj pёr reformёn. Nё radhё tё parё ajo sugjeron sigurimin e bazave tё mirёqenies europiane. Kryetarja e kristiandemokratёve (CDU) propozon nё njё shkrim pёr gazetёn “Welt am Sonntag” ndёr tё tjera krijimin e njё “tregu tё brendshёm pёr bankat”. “Njёkohёsisht duhet qё ne tё mbёshtetemi nё mёnyrё konsekuente tek njё sistem i subsidiaritetit, pёrgjegjёsisё vetiake dhe detyrimit qё lidhet me tё”, shkruan kryetarja e CDU-sё duke paralajmёruar njёkohёsisht se: “Centralizmi europian, ekonomia europiane e planifikuar, kolektivizimi i shkollave, europianizimi i sistemeve sociale dhe paga minimale do tё ishin rruga e gabuar.”
Kramp-Karrenbauer do gjithashtu qё tё hiqet selia dytёsore e Parlamentin Europian nё Strasburg – gjё kjo qё ёshtё e papranueshme pёr Francёn. Po ashtu nёpunёsit e BE-sё, sipas saj, nuk duhet tё vazhdojnё tё jenё të pёrjashtuar prej tatimit ndaj tё ardhurave.
Njё politikё e jashtme e pёrbashkёt mё e fortё
Pёr BE ajo kёrkon njё vend tё pёrbashkёt tё pёrhershёm nё Kёshillin e Sigurimit tё OKB-sё. Kramp-Karrenbauer as qё nuk e pёrmend fare njё buxhet tё Eurozonёs, njё projekt prej kohёsh ky i preferuar nga Macron. Por ajo qё pёrfytyron politikania gjermane ёshtё njё buxhet investimesh i BE-sё pёr hulumtime tё pёrbashkёta, zhvillim dhe teknologji.
Macron para pak ditёsh me njё apel emocional kёrkoi reforma rrёnjёsore pёr BE-nё. Ai propozoi njё autoritet europian pёr azilimin si dhe njё bankё europiane pёr klimёn, e cila tё financojё kthesёn ekologjike. Qeveria gjermane fillimisht reagoi me rezervё ndaj kёsaj ideje. Macron argumentoi me domosdoshmёrinё pёr t’iu kundёrvёnё nacionalistёve para zgjedhjeve pёr Parlamentin Europian nё fund tё majit.
Jo mё elita nё Europё
Pavarёsisht njё Brexit tё mundshёm kryetarja e CDU-sё Kramp-Karrenbauer ёshtё pёr vazhdimin e bashkёpunimit me Britaninё e Madhe. Ajo e konsideron si opcion njё “Kёshill Europian tё Sigurisё duke pёrfshirё edhe Britaninё e Madhe”, i cili tё vendosё pёr pozicionet e politikёs sё jashtme dhe tё organizojё bashkёveprimin pёr politikёn e sigurisё.
Ajo bёn thirrje, qё “nё bisedimet pёr ndryshimet e marrёveshjeve europiane tё pёrfshihen tё gjitha vendet anёtare. Sepse “nё kёtё kontekst nuk duhet as tё ketё ‘elitё tё Brukselit’ dhe as njё ‘elitё perёndimore’, apo njё elitё tё izoluar ‘pro europiane'”.
Macron pati sugjeruar qё brenda kёtij viti tё organizohet njё “Konferencё pёr Europёn”, ku tё “propozohen tё gjitha ndryshimet e nevojshme pёr projektin tonё politik, pa tabu, duke pёrfshirё edhe rishqyrtimin e marrёveshjeve tё vjetra”.