Takimi i 33-të i Ministrave të Financave të APEC-ut përfundoi në Hong-Kong më 21 tetor. Në një intervistë për Grupin Mediatik të Kinës (CMG), Paul Chan, Sekretari Financiar i Qeverisë së Rajonit të Posaçëm Administrativ të Hong-Kongut, vuri në dukje se takimi ishte i suksesshëm dhe solli një sërë rezultatesh të rëndësishme.
Në takimin u shqyrtuan dhe u miratuan “Deklarata e Përbashkët e Ministrave të Financave të APEC-ut për vitin 2026” si dhe “Deklarata e Politikave mbi Financimin e Infrastrukturës Digjitale në Rajonin Azi-Paqësor”, duke ofruar një drejtim të qartë për ekonomitë e rajonit për të thelluar bashkëpunimin e tyre financiar dhe ekonomik. Dokumente të tjera kyçe të miratuara përfshijnë Raportin e Mbështetjes ndaj Zhvillimit të Jetesës dhe Investimit mbi Njeriun: Politikat Fiskale për Rritje të Qëndrueshme në Rajonin Azi-Paqësor”, si dhe një përmbledhje rastesh mbi “Praktikat Inovative në Financën Gjithëpërfshirëse në Rajonin Azi-Paqësor”. Për më tepër, pjesëmarrësit ranë dakord të vazhdojnë nxitjen e shkëmbimeve dhe bashkëpunimit mes talenteve të reja në fushën financiare në të gjithë rajonin Azi-Paqësor.
Paul Chan, Sekretari Financiar i Qeverisë së Rajonit të Posaçëm Administrativ të Hong-Kongut/Foto nga CMG
Hong-Kong në prag të takimit të ministrave të Financave/Foto nga VCG
Lidhur me këtë, Chan, u shpreh se Kina përqafon një filozofi zhvillimi që bazohet te hapja, gjithëpërfshirja dhe lulëzimi i përbashkët. Sipas tij, zhvillimi i Kinës nuk synon vetëm përfitimin e saj, por kontribuon edhe në të gjithë rajonin më të gjerë dhe sot, ajo shërben si një faktor stabilizues për ekonominë globale. “Kurorëzimi i këtij takimi si dhe rezultatet kryesore e arritura në të tregon edhe njëherë epërsitë unike të Hong-Kongut në politikën bazë “një shtet, dy sisteme””, shtoi ai.-cgtn





















































