Ambasadori Chen Guoyou, Përfaqësues Special i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës për Çështjet e Bashkëpunimit Kinë–Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore (CEEC), zhvilloi një vizitë tre-ditore në Shqipëri, (19–21 nëntor) gjatë së cilës u takua me drejtues të lartë shtetërorë dhe parlamentarë.
Gjatë qëndrimit në Tiranë, Ambasadori Chen pati takime të ndara me Zëvendëskryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Këshilltarin Politik të Kryeministrit, si dhe me zyrtarë të tjerë të lartë qeveritarë. Ai gjithashtu zhvilloi bisedime zyrtare me Sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme.
Në takime, Përfaqësuesi Special informoi autoritetet shqiptare mbi parimet udhëzuese të sesionit të katërt plenar të Komitetit Qendror të 20-të të Partisë Komuniste të Kinës, si dhe mbi përvojën e zhvillimit ekonomik e social të Kinës. Palët shkëmbyen pikëpamje mbi mundësitë për thellimin e bashkëpunimit në kuadër të mekanizmit Kinë-CEEC, me synimin për të nxitur më tej marrëdhëniet dypalëshe midis Kinës dhe Shqipërisë.

Diskutimet përfshinë gjithashtu çështje ndërkombëtare dhe rajonale me interes të përbashkët, duke nënvizuar vullnetin e të dyja palëve për të forcuar dialogun dhe bashkëpunimin në fusha të ndryshme.
/Argumentum.al




























































