• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
19 Korrik, 2025
Edicion Special
  • KREU
  • EKONOMI

    Banka Botërore: Shqipëria klasifikohet si vend me të ardhura të mesme-të larta

    Bullgaria gati të përdorë euron nga 1 janari 2026

    Banka e Shqipërisë ul normën bazë të interesit nga 2,75% në 2,5%

    Zëvendësministrja Olta Manjani në Pekin: Shqipëria e angazhuar për fuqizimin e rolit të saj në arenën globale

    DW: Shqipëria drejt rekordit të 15 milionë turistëve

    Asambleja FED Invest: Ofertë unike për financimin e qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës në Shqipëri

  • POLITIKË

    “AI Albania 2030”, Rama: Hartojmë draftprogramin me përfaqësues të sektorit

    Ministri Vengu pret komandantin e NATO-s: Të vendosur për modernizimin e FA

    Spiropali në Turqi: Marrëdhënie e institucionalizuar në forma konkrete bashkëpunimi

    Presidenti i EBA nderohet me Yllin e madh të Mirënjohjes Publike, Rama: Vëllazëria e vërtetë nuk shpallet, ajo jetohet

    Kos: Bisedimet e anëtarësimit në BE me Shqipërinë po përparojnë më shpejt se kurrë

    Rama i ftuar nderi në festivalin në Bavari: Të rishpikim veten për të mbrojtur shpirtin e Europës

    The European Parliament building in Strasbourg, France with flags waving calmly celebrating peace of the Europe. July 12, 2020.

    30 Vjet në KiE, po në BE kur?

    Hasani pret zëvendëskryeministren e Ukrainës: Riafirmim i mbështetjes së palëkundur të Shqipërisë

    Rama: Po hetohet pushtimi kriminal i qendrës së Thethit, legalizuam rreth 300 shtëpi të vjetra

  • SOCIALE / KULTURË

    Komuniteti Malazez në Shqipëri feston Ditën e Shtetformimit të Malit të Zi dhe 7-vjetorin e Shoqatës ZCGA

    Daim Iljazi në “lundrimin” e tij të tetë poetik!

    ”National Geographic”: Riviera Shqiptare mbetet perfekte për një udhëtim me makinë

    35 vjet nga hyrja në ambasada

    “Kandidati për Kandidat”/Një satirë e thellë për politikën shqiptare, nga Arben Çejku

    Siguria e gazetarëve, Metani: Bashkëpunimi me mediet, thelbësor për transparencën dhe llogaridhënien

    Java Kulturore Italiane nga 1–8 Qershor/ Një festë që bashkon Italinë dhe Shqipërinë me kulturë, muzikë, shije dhe traditë.

  • INTERVISTA

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

    Ekskluzive/Ambasadori dhe shkrimtari kroat Zlatko Kramarić: Trashëgimia e Titos dhe sfidat e Ballkanit në rendin e ri botëror

    Përmbyllja e Misionit Diplomatik/Ambasador Dancho Markovski: “Forcimi i Marrëdhënieve Shqipëri–Maqedoni e Veriut për një të ardhme të përbashkët Evropiane”

    100 Vjetori i Marrëdhënieve Diplomatike Shqipëri-Rusi: “Ambasadori A. Zaytsev flet për të ardhmen, bashkëpunimin ekonomik dhe paqen në kontekstin e zhvillimeve globale”

    EKSKLUZIVE/Ambasadorja e Kinës në Shqipëri,  Znj. Pang Chunxue: Potencial i madh bashkëpunimi mes dy vendeve!

    Ekskluzive/ Ambasadori ukrainas në Shqipëri, z.Volodymyr Shkurov: “Asgjë për Ukrainën pa Ukrainën”- Kërkojmë një Paqe të Drejtë dhe të Garantuar!

    “Shqipëria në Samitin e Klimës në Azerbajxhan: Angazhimi për Financimin e Gjelbër dhe Masat për Ndryshimet Klimatike”

  • OP/ED
    Flags of the USA and the European Union. American Flag and EU Flag. Flag inside stars. World flag concept.

    Aleatë dhe partnerë po, vasalë jo!

    Miti serb për Kosovën sipas historianit gjerman, Holm Sundhaussen!

    Turqia: Ura strategjike mes Lindjes, Azisë dhe Evropës

    Aspektet Kryesore të Politikës së Jashtme të Pavarur dhe të Bazuar në Interesin Kombëtar të Azerbajxhanit

    Shqipëria në Detin e Hapur të Gjeopolitikës: Koha për të rishikuar aleancat…

    Polonia, President i ri, telashe të vjetra!

    80-vjet nga Lufta e Dytë Botërore/ Historia si udhërrëfyes për të ardhmen!

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Osmani: Serbia në fund të majit kishte plane për destabilizimin e Kosovës

    Vijon saga e dështimit për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

    Presidentja Osmani: Serbia përpiqet vazhdimisht ta destabilizojë Kosovën

    Grenell akuzon Osmanin për “manipulim të fjalëve” të Trumpit

    NJË POPULL I VOGËL, POR ME BËMA TË MËDHA

    Komuniteti Malazez në Shqipëri feston Ditën e Shtetformimit të Malit të Zi dhe 7-vjetorin e Shoqatës ZCGA

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home JO VETEM LAJM

Përfundimi i madatit/ Kryeministri Rama nderon Yuri Kim me Yllin e Madh të Mirënjohjes Publike

28 Qershor, 2023
in JO VETEM LAJM, SHQIPËRI
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Edi Rama vlerësoi sot se “në radhën e tërë atyre që deri më sot janë ulur në zyrën e ambasadorit amerikan në Shqipëri, Yuri Kim ishte më amerikania mes shqiptarëve dhe më shqiptarja mes amerikanëve”.

Në përfundim të misionit diplomatik të ambasadores Kim në Shqipëri, Rama i kushtoi një shkrim në rrjetet sociale, ku ndër të tjera shprehu mirënjohjen e falenderimin për ambasadoren Kim.

“Yuri Kim e mbylli misionin e saj në Shqipëri. Ajo qëndroi njësoj sa të gjithë ambasadorët e tjerë, po qëndrimi i saj zgjati më shumë se sa i të tërë të tjerëve bashkë. Sepse ndryshe nga gjithë të tjerët, ajo nuk ndenji një ditë pa u shfaqur, sa ekran më ekran, e vrenjtur edhe kur buzëqeshte, sa në instagram, e qeshur edhe kur peizazhet nga Shqipëria ishin të vranëta, e sa përmes cicërrimave, ku ëmbëlsisht serioze e ku seriozisht të hidhura, nga frëngjia e Twitterit; sa në rrugët e jetës politike në Tiranë, ku me dylbi e me pushkë në stërvitjet ushtarake, ku me shpatë në brez në mbledhjet e organeve të drejtësisë, ku me lot në sy për viktimat e Armikut të Padukshëm, ku me helm në gjuhë për armiqtë e Reformës në Drejtësi, e ku me llokume e raki për komisionin multipartizan të reformës zgjedhore”, shkruan Rama.

“Herë si kalorëse e të gjithëpushtetshmit, herë si hije e pushtetit dhe herë si bebisiter e kundërshtarëve të pushtetit, edhe falenderuese për miqësinë mes popujve, edhe inkurajuese për arritjet e popullit, edhe kërcënuese për të zgjedhurit nga populli, nganjëherë e bezdisur prej akuzave se po mbështet qeverinë, ndonjëherë e nervozuar prej pretendimeve se po mbështet opozitën, shpeshherë e gëzuar për pakënaqësinë e të gjitha palëve, po asnjëherë në një vend; sa në majat e maleve e në brigjet e deteve, për të dhënë mesazhe të mirëkuptuara, sa në mes të burrave me kostum për të nënkuptuar se kostumi s’të bën medoemos burrë, sa në këmbë mes fëmijëve në Tropojë për të nënvizuar se Amerika s’të njeh për burrë, e sa ulur mes plakave në Dhërmi, për të nëntreguar se asnjë burrë nuk është i domosdoshëm”, vijon kryeministri.

Rama u shpreh se “Yuri Kim u largua duke lënë pas në pamje të parë, miq e armiq, që e deshën apo e urryen, ndërkohë që më pranë të vërtetës është fakti se askush s’e deshi dot pa e urryer asnjëherë dhe asnjë s’e urreu dot pa e dashur qoftë edhe njëherë”.

Sipas tij, “në radhën e tërë atyre që deri më sot janë ulur në zyrën e ambasadorit amerikan në Shqipëri, ajo ishte më amerikania mes shqiptarëve dhe më shqiptarja mes amerikanëve”.

“Kush më shumë e kush më pak, ambasadorët e superfuqisë në vendin tonë kanë rënë në kurthin e ëmbëlsisë admiruese të Shqipërisë, ku Amerika shihet si Arusha e Madhe në qiell dhe një ambasador amerikan trajtohet kudo ku shkon, si mik i rënë nga qielli, e për rrjedhojë fatale bie brenda dhe ndjehet si një Zot në tokë, i cili duhet të jetojë e të veprojë në emër të popullit shqiptar, të bëhet jo vetëm zëdhënësi i halleve të tij, po edhe luftëtari që për llogari të tij përleshet me padrejtësitë, fshikullon të pushtetshmit, godet të paudhët, poshtëron të pandreqshmit, një lloj gjykatësi suprem, i cili merr frymë me detyrimin moral karshi njerëzve të thjeshtë që të kontestojë deri edhe vetë vendimet e gjykatave”, shtoi Kryeministri.

“E tmerrshme në dukje, po jo edhe aq në fakt, sepse për ta vlerësuar si duhet rolin e ambasadorëve amerikanë, e posaçërisht të ambasadores që me protagonizmin e saj të veçantë na doli edhe në ëndërr, e më shtyu t’i shkruaj edhe këto radhë, duhet bërë pyetja, “A do të ishte më mirë sikur të mos ishin fare a sikur në vend se të zhytej me kokë, në vorbullën e jetës politike e institucionale të vendit, Yuri të qëndronte si sfinks mbi kodrën e butë të Rrugës së Elbasanit?”…. Unë them jo, padiskutim jo. Përkundrazi. Por ky do të ishte një shkrim i gjatë, për të cilin këtu nuk është asfare vendi”, vijoi ai.

Rama u shpreh se: “Në fund të misionit të saj, nuk më mbeti tjetër veçse t’i dorëzoj ambasadores Yuri Kim, Yllin e Madh të Mirënjohjes Publike për sa shumë e deshi Shqipërinë, sa shumë u përpoq për të ndihmuar që Shqipëria në ikje të saj, të bëhej një vend më i mirë se sa ai që ishte kur ajo erdhi dhe mbi të gjitha, për bindjen time se kjo lloj Amerike, me duart e futura në organizmin e jetës sonë institucionale, ka qenë tërë këto vite të ngjitjes së mundimshme nga honi i zi i ferrit komunist në të përpjetën drejt dritës së demokracisë, një e keqe aq e domosdoshme, sa vetë forca që i ka dhënë Shqipërisë e kombit shqiptar në çdo drejtim, e padyshim edhe sa fuqia që i ka dhënë drejtësisë në Shqipëri për të luftuar, më në fund, me të këqijat që deri dje ngjanin të përjetshme dhe pa Amerikën në krah do të mbeteshin përjetë të tilla”.

“Prandaj njësoj si këta rreshta mbase diplomatikisht skandalozë – po ja që e vërteta s’është gjithnjë dot diplomatike kur duhet thënë patjetër – mirënjohja e falenderimi për ambasadoren Yuri Kim, janë të ndjerë sinqerisht e të menduar krejt lirisht, teksa avioni nga Brukseli po ulet në Tiranë, ku një tjetër ambasador amerikan pritet të bjerë së shpejti në kurthin e ëmbël të Shqipërisë. Thank you for everything dear Yuri and may force be with you all the way! God Bless you and the United States of America”, përfundoi Kryeministri.

Related- Posts

Bota

Kaosi në Siri mund të shpjerë në konflikt direkt të Izraelit me fuqinë e madhe ushtarake në rajon

18 Korrik, 2025
POLITIKË

“AI Albania 2030”, Rama: Hartojmë draftprogramin me përfaqësues të sektorit

18 Korrik, 2025
JO VETEM LAJM

Arti paleolitik i Shulgan-Tash në UNESCO

18 Korrik, 2025

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

6-mujori i parë, Shqipëria shton importet nga Kina

18 Korrik, 2025

Kaosi në Siri mund të shpjerë në konflikt direkt të Izraelit me fuqinë e madhe ushtarake në rajon

18 Korrik, 2025

Pse Berlini refuzoi buxhetin bilionësh të Brukselit?

18 Korrik, 2025

“AI Albania 2030”, Rama: Hartojmë draftprogramin me përfaqësues të sektorit

18 Korrik, 2025

Prof. Muhaj dhe “Historia e Retushuar”: Kur Pushtimi 5-shekullor serviret si Bashkëjetesë.

18 Korrik, 2025
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.