Raundi i parë i bisedimeve mes Greqisë dhe Turqisë ka zgjatur pothuajse 3 orë. Bisedimet u zhvilluan në Stamboll mes delegacionece greke dhe turke që përfaqësoheshin në nivel ambasadorësh dhe zëvendës ministrash.
Palët diskutuan për çështjet e mbetura pezull mes dy shteteve, dhe një ndër tema kryesore është ajo detit.
Delegacionet shfaqën pikëpamjet e tyre për këto çështje, ndërsa nuk ka asnjë informacion zyrtar lidhur me përmbajtjen e bisedimeve.
Pjesëmarrësit respektivë në këtë raund të parë bisedimesh do të informojnë Kryeministrin grek dhe Presidentin turk.