• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
21 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Guvernatori Sejko jep garanci mes protestave: Depozitat bankare nuk janë në rrezik

    Shqipëria prezanton ofertën turistike në “Wine Vision” në Beograd

    Forumi i Biznesit Ballkanik në Tiranë, Shqipëria dhe Turqia synojnë zgjerimin e investimeve dhe bashkëpunimit rajonal

    FMN paralajmëron për rreziqe nga energjia, borxhi dhe AI

    G7 vendos lirimin e 100 milionë fuçive nga rezervat strategjike

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

  • POLITIKË

    Rama në takimin me bankat: Paralajmëron masa ndaj protestuesve të dhunshëm dhe mbështetje për studentët

    Nga karriget e kuqe te ato të zeza, Rama nuk ndryshon qëndrim: dialog po, dorëheqje jo.

    Berisha u bën thirrje shqiptarëve t’u bashkohen studentëve: Nesër, në orën 10:00, para Universitetit

    Dita e tetë e protestave në Tiranë: Rama ofron dialog, protestuesit kërkojnë dorëheqjen

    SPAK merr të pandehur Belinda Ballukun, ish-zëvendëskryeministres i komunikohen zyrtarisht akuzat

    Rama u përgjigjet organizatave të shoqërisë civile: “Jepeni ju të parët shembullin e dialogut dhe ne do të jemi aty”

    Rama: “Me gurin nuk negociohet”. Kryeministri i cilëson protestat “fatkeqësi kombëtare”

    Ervin Demo: “Ka kaluar vija e kuqe”, 295 të lënduar në 6 ditë protestash: Dhuna nuk është mjet negocimi

    Moska i përgjigjet Ramës për protestat: “Mos na hidhni fajin, zgjidhini vetë problemet tuaja”

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

    Gaza me gjysëm armëpushim kërkon paqe!

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Samiti i Procesit të Berlinit mbledh më 22 tetor liderët e rajonit në Mal të Zi

    Kosove Shqiperi

    Kosova mes zjarrit të Tiranës dhe përgjegjësisë kombëtare

    Maqedonci takon komandantin e ri të KFOR-it: Anëtarësimi i Kosovës në NATO, prioritet strategjik

    Kosova reagon për protestat në Shqipëri, Haxhiu: Institucionet të dëgjojnë qytetarët

    Kroacia vendos 8 kushte për Malin e Zi në rrugën drejt BE-së, çfarë kërkon Zagrebi para anëtarësimit

    SHBA nuk ndryshon qëndrim për Dialogun Strategjik me Kosovën

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home NGJARJE

Përjashtimi nga TVSH për importin e jahteve, Meta kthen ligjin në Kuvend për rishqyrtim

8 Qershor, 2020
in NGJARJE, POLITIKË
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta ka kthyer në Kuvend për rishqyrtim ligjin për tatimin mbi vlerën e shtuar. Konkretisht për ndryshimet që përjashtojnë nga TVSH importin e jahteve dhe mjeteve të tjera ujore që përdoren për qëllime turistike, kënaqësie dhe argëtimi, jo më të vjetra se 20 vite.

Ndër të tjera Presidenti argumenton se zgjerimi i rrethit të përjashtimeve të kësaj natyre ndikon potencialisht në uljen e të ardhurave tatimore nga tatimi mbi vlerën e shtuar, si dhe krijon një diferencim të trajtimit të mallrave të tjera të konsideruara luksi apo kënaqësie.

Problematikat në ligj

“Gjatë shqyrtimit të praktikës parlamentare me qëllim evidentimin e argumenteve justifikuese mbi nevojën e këtij ligji, u vlerësua se ligji nr. 64/2020 “Për një shtesë në ligjin nr. 92/2014, “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”, paraqet këto problematika:

– Duke zgjeruar përjashtimet nga zbatimi i regjimit ligjor fiskal, rrezikon qëndrueshmërinë e vetë ligjit bazë nr. 92/2014, për tatimin mbi vlerën e shtuar dhe krijon një precedent për një efekt të mëtejshëm zinxhir në shtimin e kërkesave të paargumentuara për aplikimin e këtij rregulli përjashtues;
– Zgjerimi i rrethit të përjashtimeve të kësaj natyre ndikon potencialisht në uljen e të ardhurave tatimore nga tatimi mbi vlerën e shtuar;
– Krijon një diferencim të trajtimit të mallrave të tjera të konsideruara luksi, apo kënaqësie, që jo vetëm i nënshtrohen tatimit mbi vlerën e shtuar, por dhe akcizës;
– Krijon idenë e një përjashtimi me natyrë klientiste dhe preferenciale, sepse përjashton jahtet dhe mjeteve të tjera ujore që përdoren për qëllime turistike, kënaqësie dhe argëtimi;
– Është një veprim, i cili zvogëlon më tej bazën tatimore të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar;
– Nuk është në harmoni me nevojat emergjente të vendit, si dhe me parashikimet e Institucioneve Financiare, të cilat raportojnë për përkeqësimin e situatës ekonomike në vendin tonë.

Në përfundimet e misionit të FMN-së në nëntor të vitit 2019, tërhiqet vëmendja se: “Qeveria duhet të përmirësojë sistemin tatimor të fragmentuar, kompleks, me përjashtime dhe me trajtime preferenciale, të mbaje norma tatimore të moderuara, të sigurojë rimbursimin e TVSH-së, të forcojë institucionet fiskale, të përmirësojë performancën e dobët në realizimin e të ardhurave, si dhe të adresojë ngushtimin e bazës tatimore”.

Presidenti vijon më tej se”Përfshirja e jahteve dhe mjeteve të tjera ujore, që përdoren për qëllime turistike, kënaqësie dhe argëtimi në listën e furnizimeve të përjashtuara nga tatimi mbi vlerën e shtuar në import, kërkon një analizë objektive që të justifikojë përjashtimin e tij në dy aspekte të rendësishme:

a) përfitimin social;

b) përfitimin ekonomik.

Në terma të përfitimit social, nuk arrihet të evidentohet shtresa sociale që përfiton në rastin e uljes së kostos së mallrave apo shërbimeve të gjeneruara nga përjashtimi nga detyrimi për pagimin e TVSH-së, për mallra që në rastin konkret, janë të destinuara për qëllime turistike, kënaqësie apo argëtimi.

Ndryshe nga ç’mund të justifikohej një trajtim i tillë i diferencuar, për mallra apo shërbime të një natyre tjetër, siç mund të jenë, për ilustrim, barnat mjekësore. Vetë përjashtimet që bën dispozita në fuqi e nenit 56, të ligjit nr. 92/2014, lidhen me mallra dhe shërbime të një natyre të rëndësishme për vendin dhe ekonominë, për marrëdhëniet me jashtë, apo të natyrës së sendeve vetjake, ose të natyrës humanitare.

Natyra e kësaj dispozite është të përcaktojë mallra dhe shërbime specifike për përjashtim nga detyrimi për pagimin e TVSH-së sipas një liste shteruese, dhe jo të shërbejë si një dispozitë që të mund të përdoret për të krijuar lehtësira në zhvillimin e një nënsektori të caktuar, siç justifikohet nisma në relacion. Pikërisht ky aspekt lidhet dhe me impaktin ekonomik, që duhet të evidentojë përfitimin konkret ekonomik që mund të sjellë miratimi i këtij ligji.

Ndërkohë, konstatojmë se nuk ka një analizë të përfitimit ekonomik nga kjo nismë, siç është rasti i përfitimit ekonomik nga importi i makinerive 4 dhe pajisjeve në funksion të realizimit të kontratave të investimeve; të importimit të mallrave dhe të shërbimeve, që lidhen me realizimin e fazës së kërkimit të operacioneve hidrokarbure, të kryera nga kontraktorët ose nënkontraktorët që punojnë për këto operacione; të importimit të kafshëve të gjalla për majmëri; apo së fundmi, përfitimi për shkak të importimit të makinave bujqësore.

Sa më sipër, por edhe për shkak të situatës ekonomike, si dhe raportimeve të cilat vijnë nga institucionet më të larta financiare ndërkombëtare, nëse do të duhet të kishte një nismë për lehtësimin e barrës fiskale siç është përjashtimi nga detyrimi për pagimin e TVSH-së, kjo nismë duhet të mbështetet në një analizë të saktë shifrash dhe për mallra dhe shërbime jetike.

Ndërsa vlerësimi i Qeverisë për përjashtimin nga detyrimi për pagimin e TVSH-së e kategorisë së mjeteve që përdoren për qëllime argëtimi dhe kënaqësie nuk u përgjigjet nevojave jetike që po kalon vendi, dhe as parashikimeve të Bankës Botërore për periudhën e pas pandemisë së shkaktuar nga Covid-19.

Nën argumentin se përmes këtij ndryshimi në ligj synohet ndërtimi i një flote mjetesh lundruese miqësore me mjedisin, qeveria në realitet po krijon terrenin e përshtatshëm që një numri shumë të vogël njerëzish t’u lehtësohet barra fiskale për mjetet e tyre të luksit të lundrimit në det.

Nëse qëllimi real i qeverisë do të ishte vërtet zhvillimi i flotës lundruese detare, kjo do të kërkonte angazhim serioz të institucioneve përgjegjëse për planifikimin e masave dhe aktiviteteve konkrete që çojnë shkallë shkallë drejt këtij zhvillimi, duke filluar, por pa u kufizuar nga: – Përmirësimi i infrastrukturës portuale apo krijimi i porteve moderne të jahteve me tarifa konkuruese portuale për të tërhequr jo vetëm individët shqiptarë, por dhe për të huajt; apo dhe – Aplikimi i tarifave të regjistrimit të jahteve gjithashtu konkuruese me vendet e rajonit.

Ndaj në kushtet kur kjo nismë legjislative:

– Zgjeron në mënyrë të paargumentuar rastet përjashtimore nga detyrimi për pagimin e tatimit mbi vlerën e shtuar;

– Krijon në mënyrë të paargumentuar një trajtim fiskal të diferencuar në raport me mallrat e tjera të konsideruara luksi që jo vetëm i nënshtrohen tatimit mbi vlerën e shtuar, por dhe akcizës;

– Krijon idenë e një përjashtimi me natyrë klienteliste dhe preferenciale, ndërkohë që mund të ketë mallra dhe shërbime të tjera që mund të jenë më jetike për individët, apo ekonominë në tërësi dhe që kanë nevojë për mbështetje në formën e përjashtimit nga detyrimi i pagimit të TVSH-së;

– Nuk është në harmoni me nevojat emergjente të vendit, si dhe me parashikimet e institucioneve financiare, të cilat raportojnë për përkeqësimin e situatës ekonomike në vendin tonë; si President i Republikës, kam vendosur kthimin e këtij ligji për rishqyrtim në Kuvendin e Shqipërisë, i cili duhet të vlerësojë thellësisht që nisma të tilla për aplikimin e lehtësimeve fiskale jo vetëm të ndërmerren pas studimeve dhe analizave të thelluara financiare, por edhe të rriten përpjekjet për të përqendruar aplikimin e lehtësimeve në kategoritë e mallrave dhe shërbimeve që kanë më shumë nevojë për politika fiskale mbështetëse.

Vetëm kështu mund të garantohet mbrojtja më e mirë e interesit publik, që siç ka theksuar edhe Gjykata Kushtetuese, është i lidhur drejtpërdrejt edhe me mirëfunksionimin e buxhetit të shtetit […]. Qëndrueshmëria e buxhetit të shtetit është e rëndësishme të garantohet në çdo kohë, por ajo merr një rëndësi të veçantë gjatë periudhave të vështira që diktohen nga kriza ekonomike, prej së cilës nuk mund të përjashtohet sistemi ekonomiko-financiar shqiptar1 , pas goditjes së pandemisë Covid-19. Qeveria është përgjegjëse për stabilitetin ekonomiko-financiar të vendit dhe për këtë arsye ajo ka detyrimin të ndërhyjë në çdo rast kur një gjë e tillë rrezikon të përkeqësohet.

Nisur nga fakti që aktualisht sistemi ynë po përballet me dy gjendje të fatkeqësisë natyrore të shkatuara e para që prej tërmetit të datës 26 nëntor 2019, ndërsa e dyta si pasojë e situatës globale për shkak të pandemisë së shkaktuar nga infeksioni Covid-19, qeveria shqiptare, ka përgjegjësinë të jetë e kujdesshme si në shpenzime, por edhe në ndërmarrjen e nismave të tilla ligjvënëse.

Është jo e drejtë dhe aspak e mirëpritur që kjo nismë ligjore miratohet ndërkohë kur shumë familje dhe biznese të prekura nga fakteqësitë natyrore janë ende në pritje që të trajtohen me mbështetje financiare për ndërtimin e banesës së shkatërruar nga tërmeti, apo të një pakete ndihme lehtësuese për shkak të papunësisë nga këto muaj izolimi.

Ndërkohë, përkundër kësaj pritshmërie legjitime, qeveria shqiptare reagon në krah komplet të kundërt duke ndërmarrë nisma ligjore për lehtësimin fiskal të disa personave që do të importojnë mjete lundruese luksi, siç janë jahtet.

Në këtë mënyrë, çdo masë që ka impakt ekonomiko-financiar, qoftë në formën lehtësuese për kategori të caktuara, duhet vlerësuar paraprakisht në raport me gjendjen e diktuar dhe jo vetëm nëse është në interesin e të gjithë shtetasve, por dhe të respektojë raportin e drejtë midis interesit publik dhe garantimit të mirëfunksionimit të buxhetit publik, si dhe të përbëjë mekanizëm real të nxitjes së zhvillimit në një sektor apo nënsektor të caktuar

Related- Posts

POLITIKË

Rama në takimin me bankat: Paralajmëron masa ndaj protestuesve të dhunshëm dhe mbështetje për studentët

21 Tetor, 2026
Kryesore

Nga karriget e kuqe te ato të zeza, Rama nuk ndryshon qëndrim: dialog po, dorëheqje jo.

21 Tetor, 2026
POLITIKË

Berisha u bën thirrje shqiptarëve t’u bashkohen studentëve: Nesër, në orën 10:00, para Universitetit

20 Tetor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

People attend a protest organised by ProGlas, the Serbian pro-democracy movement, amid opposition claims of major election law violations in the Belgrade city and parliament races, in Belgrade, Serbia, December 30, 2023. REUTERS/Zorana Jevtic

Çfarë e pret Serbinë pas zgjedhjeve parlamentare të 25 tetorit

21 Tetor, 2026

Rama në takimin me bankat: Paralajmëron masa ndaj protestuesve të dhunshëm dhe mbështetje për studentët

21 Tetor, 2026

Guvernatori Sejko jep garanci mes protestave: Depozitat bankare nuk janë në rrezik

21 Tetor, 2026

Putin takohet me Witkoff në Shën Petersburg: Ukraina dhe mundësia e armëpushimit në fokus

21 Tetor, 2026

Nga karriget e kuqe te ato të zeza, Rama nuk ndryshon qëndrim: dialog po, dorëheqje jo.

21 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.