• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
2 Korrik, 2025
Edicion Special
  • KREU
  • EKONOMI

    Zëvendësministrja Olta Manjani në Pekin: Shqipëria e angazhuar për fuqizimin e rolit të saj në arenën globale

    DW: Shqipëria drejt rekordit të 15 milionë turistëve

    Asambleja FED Invest: Ofertë unike për financimin e qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës në Shqipëri

    Guvernatori Sejko në prezantimin e Raportit të Tranzicionit të BERZH 2024-2025

    Konventa e Fondacionit FII/ Shqipëria mikpret figurat më të mëdha të financës dhe inovacionit

    Banka e Shqipërisë: 4.3 miliardë euro qarkullojnë jashtë sistemit bankar

  • POLITIKË

    Inaugurohet selia e re e ambasadës shqiptare në Vatikan

    Presidenti Begaj në Konferencën e IV Ndërkombëtare për Financimin e Zhvillimit të OKB-së në Sevilje: Shqipëria angazhohet për zhvillim të qëndrueshëm dhe bashkëpunim rajonal

    Rama reagon sërish ndaj Farage: Shqiptarët në MB nuk janë një statistikë për t’u shtrembëruar në emër të një teatri post-Brexit

    Kryeministri Rama reagon ndaj deklaratës së Farage-n për emigrantët shqiptarë në Britani: Të sfidoj për shifrat reale

    Plani i azilit për vendet e treta tregon se Mbretëria e Bashkuar është në “një vend shumë të errët”, thotë kryeministri Rama për “The Guardian”

    Kryeministri Rama: Samiti i NATO-s vendosi unanimisht organizimin e tij në Tiranë në 2027-ën

    Presidenti Begaj në Kalabri: Investitorët italianë ta shohin Shqipërinë si portë për të gjithë Ballkanin Perëndimor

    Kryeministri Rama në Samitin e NATO-s në Hagë: Diskutim për investimin në Portin e Durrësit dhe përgatitjet për Samitin 2027 në Tiranë

    MEPJ apelon qytetarët shqiptarë në vendet e Gjirit Persik për kujdes të shtuar

  • SOCIALE / KULTURË

    “Kandidati për Kandidat”/Një satirë e thellë për politikën shqiptare, nga Arben Çejku

    Siguria e gazetarëve, Metani: Bashkëpunimi me mediet, thelbësor për transparencën dhe llogaridhënien

    Java Kulturore Italiane nga 1–8 Qershor/ Një festë që bashkon Italinë dhe Shqipërinë me kulturë, muzikë, shije dhe traditë.

    UNESCO: Lugina e Vjosës të shpallet Rezervat i Biosferës

    “Çfarë na bën evropianë?”/ Hapet zyrtarisht Java e Evropës

    Muajin maj Kisha Katolike ia kushton nderimit të Shën Marisë

    1 Maji, Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/Ambasadori dhe shkrimtari kroat Zlatko Kramarić: Trashëgimia e Titos dhe sfidat e Ballkanit në rendin e ri botëror

    Përmbyllja e Misionit Diplomatik/Ambasador Dancho Markovski: “Forcimi i Marrëdhënieve Shqipëri–Maqedoni e Veriut për një të ardhme të përbashkët Evropiane”

    100 Vjetori i Marrëdhënieve Diplomatike Shqipëri-Rusi: “Ambasadori A. Zaytsev flet për të ardhmen, bashkëpunimin ekonomik dhe paqen në kontekstin e zhvillimeve globale”

    EKSKLUZIVE/Ambasadorja e Kinës në Shqipëri,  Znj. Pang Chunxue: Potencial i madh bashkëpunimi mes dy vendeve!

    Ekskluzive/ Ambasadori ukrainas në Shqipëri, z.Volodymyr Shkurov: “Asgjë për Ukrainën pa Ukrainën”- Kërkojmë një Paqe të Drejtë dhe të Garantuar!

    “Shqipëria në Samitin e Klimës në Azerbajxhan: Angazhimi për Financimin e Gjelbër dhe Masat për Ndryshimet Klimatike”

    Ekskluzive/ “Negociatat – Sfida e fundit e integrimit”, një dëshmi e rrugëtimit Europian të Shqipërisë!

  • OP/ED

    Miti serb për Kosovën sipas historianit gjerman, Holm Sundhaussen!

    Turqia: Ura strategjike mes Lindjes, Azisë dhe Evropës

    Aspektet Kryesore të Politikës së Jashtme të Pavarur dhe të Bazuar në Interesin Kombëtar të Azerbajxhanit

    Shqipëria në Detin e Hapur të Gjeopolitikës: Koha për të rishikuar aleancat…

    Polonia, President i ri, telashe të vjetra!

    80-vjet nga Lufta e Dytë Botërore/ Historia si udhërrëfyes për të ardhmen!

    Canadian and European Union Relations Concept - Merged Flags of Canada and the EU 3D Illustration

    Erozioni i demokracisë liberale në Evropë e vështirëson kërkimin e Kanadasë për aleatë me mendësi të ngjashme.

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Plani për Rritje/ Shkupi Mikpret BE-në dhe Liderët e Ballkanit Perëndimor

    Kuvendi i Kosovës mbetet ende i pa konstituuar

    Mitologjia Serbe përballë Kritikës Shkencore: Instituti “OCTOPUS” organizon forum mbi Vidovdanin dhe rolin e tij në Projektin Kombëtar Serb

    Takimi me liderët e partive/ Kurti nuk arrinë marrëveshje për dalje nga ngërçi në Kuvend

    Trumpi pohon se parandaloi një luftë të re në Ballkan dhe frenoi Serbinë; Me këtë ai ka parasysh takimin e çuditshëm në Shtëpinë e Bardhë,

    Kurti: Serbia mund të shfrytëzojë elemente destruktive për të nxitur inicdente në Gazimestan

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home POLITIKË

Përkujtohet në Tiranë vepra e Arbën Xhaferit, Rama: Ktheu patriotizmin në një mision për vetëdijen kombëtare

10 Dhjetor, 2024
in POLITIKË, SHQIPËRI
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Edi Rama ishte i ftuar sonte në natën përkujtimore dedikuar jetës dhe veprës së Arbën Xhaferit, mendimtarit dhe politikanit të spikatur shqiptar, – organizuar nga të rinjtë e fondacionit që mban emrin e tij, me të ftuar përfaqësues të jetës politike nga të gjithë trojet shqiptare.

Kryeministri Edi Rama deklaroi se Arbën Xhaferi, ish politikani dhe mendimtar shqiptar i Maqedonisë së Veriut, e ktheu patriotizmin në një mision për vetëdijen kombëtare. Gjatë fjalës së tij në ceremoninë ku u përkujtua vepra e Xhaferit, Rama u shpreh se ëndrra e Xhaferit, ishte integrimi i popullit shqiptar, në sistemin e vlerave perëndimore.

Duke mos dashur që të mungoj në këtë mbrëmje dhe duke mos dashur që të negocioj me çunat e fondacionit mosdaljen time, që mund të interpretohet në të gjitha intepretimet, por jo për mos arsyen e vërtetë të mos ndjerit i përgatitur vërtetë. Desha të ndaj disa fjalë të Arbën Xhaferrit, dhe që sot e gjithë ditën sipas meje janë një pasqyrë që në rastin më të mirë nuk do ti bënte të ndiheshin vëretetë mirë shumë prej atyre që e kalojnë jetën e përditshme në foltore dhe në ekrane. Arbën Xhaferri pyetet se cila është ëndrra e tij më e madhe dhe ai përgjigjet ‘integrimi i popullit shqiptar në sistemin e lerave perëndimore, politike, etike, kulturore’ dhe vazhdon, një fjali të thjeshtë përbërë me fjalë që tashmë janë të banalizuara, por që kanë një domethënie shumë të thellë dhe shumë vështirë për tu kuptuar në tërësi. Besoj që sot e gjithë ditën kjo është frikshëm e vërtetë sepse nuk besoj të këtë ndonjë vend tjetër, as në lindje as në perëndim, ku të përfliten më shumë vlerat perëndimore, ku të predikohen më shumë vlerat e perëndimit si vlera politike etike e kulturore dhe nuk besoj se ndonjë vend tjetër që e ka përshkruar më parë rrugën e bashkimit me familjen evropiane pas daljes nga periudha e gjatë e regjimit të totalitarizmave sovjetike, ta ketë përdorur më shumë fjalën integrim. Nuk besoj po ashtu që më pak se sa këtu në këtë vend, të gjitha këto fjalë të përdorura njësoj si paratë gjatë një krize të madhe inflacioni, ku vetëm printohen-printohen, të kenë qenë më larg nga bartësit dhe përdoruesit e tyre në tërësi.

Fjala e Kryeministrit Edi Rama

Më vjen mirë që jam këtu sot dhe që dëshira e djemve e vajzave të fondacioni “Arbën Xhaferi” u bë realitet. E kishim me shumë dëshirë të organizonin këtë aktivitet, i cili në dijeninë time fillon sot me këtë mbrëmje përkujtimore dhe  pastaj vazhdon me disa stacione të tjera.

Por me thënë të drejtën nuk është gjëja më e mirë që mund të të ndodhi të paktën sipas meje që të të jepet fjala për të folur për Arbën Xhaferin, kur nuk e ke të mundur që për arsye kohe, arsye obligimesh të fokusohesh aq sa duhet, në mënyrë që të thuash diçka që do të bënte të ndjeheshe gjithsesi okej, nëse Arbëni do të ishte duke të dëgjuar. Se në këtë rast rreziku është që përkujtohen njerëz të përmasave të jashtëzakonshme dhe thuren fjalime me lëvdata të zakonshme, të cilat me siguri personi që përkujtohet do ta vinin në rastin më të mirë në siklet dhe në rastin më të keq në detyrimin për të qeshur ose nënqeshur.

Gjithsesi, unë duke mos dashur që të mungoj në këtë mbrëmje dhe duke mos dashur të negocioj me çunat e fondacionit, mosdaljen time që pastaj mund të interpretohej në të gjitha mënyrat, po jo për arsyen e vërtetë, të të ndjerit i përgatitur sa duhet, desha të ndaj me ju disa fjalë që janë të Arbën Xhaferit, jo të miat dhe që sot e gjithë ditën sipas meje janë një pasqyrë që në rastin më të mire, nuk do t’i bënte të ndjeheshin vërtet mirë shumë prej atyre që  kalojnë jetën e përditshme në foltore dhe në ekrane.

Arbën Xhaferi pyetet se cila është ëndrra e tij më e madhe dhe ai përgjigjet – “Integrimi i popullit shqiptar në sistemin e vlerave perëndimore politike, etike, kulturore” dhe vazhdon një fjali e thjeshtë, e përbërë me fjalë që tashmë janë të banalizuara, po që kanë një domethënie shumë të thellë dhe shumë vështirë t’u  kuptuar në tërësi.

Dhe unë besoj sot e gjithë ditën kjo është frikshëm e vërtetë, sepse nuk besoj të ketë ndonjë vend tjetër as në lindje e as në perëndim të Shqipërisë në kontinentin tone, ku të përfliten më shumë vlerat perëndimore, ku të predikohen më shumë vlerat e perëndimit si vlera politike, si vlera etike, si kulturore dhe nuk besoj që në ndonjë vend tjetër që e ka përshkuar më parë rrugën e bashkimit me familjen europiane, pas daljes nga periudha e gjatë e regjimit të totalitarizmave sovjetike ta ketë përdorur më shumë fjalën integrim dhe nuk besoj po ashtu, që më pak sesa këtu, në këtë vend, të gjitha këto fjalë të përdorura njësoj si paratë gjatë një krize të madhe inflacioni ku vetëm printohen, printohen, printohen të kenë qenë më larg nga mbartësit dhe përdoruesit e tyre në tërësi. 

Një tjetër fjalë e Arbën Xhaferit që nuk besoj ka konkurshmëri të mundshme për nga sinteza që përmbledh në vetëm një fjali, vështirësinë e popujve të Ballkanit për të kapërcyer të kaluarën është si vijon: 

“Popujt e Ballkanit vuajnë nga një strabizëm etnopolitik që i bën të shohin shtembwr njëri-tjetrin dhe duke u përpjekur të shtoj diçka që shpresoj do ta gjente Arbënin dakord në ditët e sotme, bazuar edhe nga eksperienca ime. Problemi nuk janë popujt në vetvete, problemi janë udhëheqjet, që në vend se ta kurojnë këtë strabizëm etnopolitik, në fakt e përdorin dhe e shfrytëzojnë, duke u përpjekur në vazhdimësi që objektin e diskutimit dhe të nevojës për të mos e parë shtrembër njëri-tjetrin ta s’postojnë nga qendra dhe ta devijojnë aty, ku shikon syri etnostrabik dhe kështu krijohet në perpetum një vazhdimësi e imponuar, jo nga popujt, por nga udhëheqjet për të stimuluar shikimin e të ardhmes me sytë e së shkuarës.

Ndërkohë që për Shqipërinë, jo vetëm për Shqipërinë, por për Shqipërinë pa diskutim, por edhe për gjithë shqiptarët, unë besoj se ka vetëm një mënyrë të pari për të realizuar atë që Arbën Xhaferri e quan integrimi në sistemin e  vlerave europiane. Dhe ka vetëm një mënyrë të pari për ta bërë sistemin e vlerave europiane të funksionojë si një sistem garancish dhe mirëqenieje dhe është e kundërta, është orientimi i shikimit nga e ardhmja dhe të parit të së shkuarës me sytë e së ardhmes. Kjo e bën, sipas meje, të mundur diferencën që me fjalë të gjithë, madje jo të gjithë por në një rendje të mahnitshme përpiqen t’ia kalojnë njëri tjetrit për të thënë që e ardhmja do të jetë me e mirë se e shkuara, por me vepra në fakt shumica bëjnë të kundërtën. E mbajnë të ardhmen peng të së shkuarës.

Dhe e treta dhe e fundit që solla me vete nga fjalët e Arbën Xhaferrit, vepra e të cilit është e kotë tani të thuhet që është një opus shumë përmbarësor kombëtar dhe që do të kërkonte jo vetëm të lexohej, por dhe të rilexohej dhe të diskutohej e të kuptohej jo thjeshtë duke qenë përballë teje por edhe përmes rrahjes së mesazheve të saj nga më shumë sesa ty, thotë: “meqë jetojmë në një botë, kohë të ndërveprimit të kulturave kombëtare duhet konstatuar se shqiptarëve iu mungon propaganda kombëtare në planin ndërkombëtar”. Dhe në pamje të parë ose në reagimin e parë jam i bindur që të gjithë kultivuesit e strabizmit etno politik do thoshin: ka pasur të drejtë. Na duhen më shumë daulle! Na duhen më shumë qeleshe, na duhen më shumë valle shpatash që t’i çojmë nëpër Europë dhe nëpër botë.

Në fakt Arbën Xhaferri thotë krejt të kundërtën. Arbën Xhaferri thotë se propaganda kombëtare në planin ndërkombëtar është diçka krejt tjetër nga mbyllja e perdeve siç janë këto perde sot këtu dhe të propaganduarit mes veti të gjithë asaj pjesë pa diskutim shumë të vlefshme, të patjetërsueshme domosdoshmërish për tu ruajtur të traditës sonë kombëtare, në mënyrë që ne të hedhim këtu valle dhe të gjithë bota matanë këtyre perdeve të na dëgjojë dhe të tundet. Pikërisht hapja e perdeve dhe kapërcimi i këtij raporti strabik etno politik me vetveten është ajo çka Arbën Xhaferri e shkruan, por ndryshe nga shumëkush që mund të shkruajë, apo mund të ketë shkruar ose do të shkruajë në të ardhmen, Arbën Xhaferri ka dhe një karakteristikë tjetër që e bën atë praktikisht një nga personalitetet e mëdha të historisë shqiptare, të historisë politike, por edhe të kulturës shqiptare, që është që kur lexon Arbën Xhaferrin nuk gjen asnjë të çarë mes atyre që ai shkruan dhe atyre që ai në të gjithë jetën e vet aktive është përpjekur të mishërojë me forcën e shembullit.

Sot pata kënaqësinë shumë të posaçme dhe kjo fjala kënaqësi e posaçme është pjesë edhe e manualit të fjalëve të bukura diplomatike por në këtë rast është vërtet kënaqësi e posaçme për mua sa herë Ali Ahmeti vjen në Tiranë ose sa herë më qëllon mua ta takoj diku tjetër, por sidomos kur vjen në Tiranë sepse kur unë e takoj Aliun diku tjetër duhet ta pyes tre herë që të përgjigjet tre minuta, kur Aliu vjen këtu s’kam nevojë ta pyes, Aliu vetëm flet dhe është inspirimi që i sjell baza më e madhe ilegale e luftës çlirimtare Tirana. Kështu ka qenë apo jo? Tani mund ta them megjithëse kohë të vështira janë dhe s’dihet si na e marrin pastaj. Nuk dihet se nganjëherë vjen historia si ajo kënga: ‘mora pushkën dola malit, të luftoja për atdhe. Ku ta dija unë i shkreti se armiku ishim ne”.

Nuk ke çfarë bën. Edhe Arbëni ka shkruar diku në mos gabohem që çdo popull ka heronjtë e vet, ka kryeministrat e vet, ka dhe ata pastaj që përfitojnë nga heronjtë. Gjithsesi Ali, uroj që ti mos të biesh kurrë hero se na duhesh se rruga është akoma e gjatë dhe fatkeqësisht këtu si me dorë futet dhe tema e gjuhës shqipe, e cila në momentin që sot ne flasim është në një kontest të pakuptueshëm dhe të pashpjegueshëm për mua në Gjykatën Kushtetuese të Maqedonisë së Veriut.

Unë nuk them që udhëheqësit që besojnë në Gjykatën Kushtetuese të vendeve të tjera e kanë gabim, por unë mendoj që çka shqipja ka fituar si të drejtë qytetarie në Maqedoninë e Veriut nuk është një çështje e Gjykatës Kushtetuese, nuk është një çështje e ligjeve, nuk është një çështje e vullneteve të përkohshme të partive politike. Them të përkohshme se partitë politike zgjidhen një herë në katër vjet dhe herë janë në një anë herë janë në anën tjetër, herë kanë shumë gjëra në dorë, herë s’kanë asgjë në dorë por gjuha shqipe në Maqedoninë e Veriut është një çështje e materies që ka ndihmuar në mënyrë të jashtëzakonshme që jo vetëm ta mbajë bashkë Maqedoninë e Veriut, por edhe të ushqejë një frymë por edhe një mënyrë të të parit të bashkëjetesës mes dy popujve shtet formues të Maqedonisë së Veriut, maqedonasve dhe shqiptarëve në një sens si ai që Arbën Xhaferri e tregon si ëndrrën e tij më të madhe, në sensin e integrimit, në këtë rast dy popujve shtet formues të Maqedonisë së Veriut në sistemin e vlerave perëndimore, politike, etike dhe kulturore dhe kjo është një gjë shumë e madhe për tu futur në labirinthet juridike të cilat tanimë i përkasin të kaluarës pasi shumë vite më parë, Arbën Xhaferi dhe Ali Ahmeti bashkë me të tjerë, por unë këta të dy kam si kokat e shqiponjat së Ohrit, u vendos në piketat e bashkëjetesës paqësore dhe e shtetndërtimit europian të Maqedonisë së atëhershme dhe Maqedonisë së Veriut të sotme dhe nuk u vendos nga Arbën Xhaferi dhe Ali Ahmeti, por u vendos nga shqiptarët të përfaqësuar në tavolinë nga Arbën Xhaferi dhe të vendosur në male nga Aliu dhe maqedonasve të përfaqësuar nga përfaqësuesit e tyre më të lartw të kohës që kërkoj ndjesë, por nuk i kam në kujtesën time dhe nuk besoj se ky është një problem, as për ne e as për ata.

Sot nga ky podium, nga kjo foltore, ku është i shkruar emri i një prej shqiptarëve nga më të mëdhenjtë, një shqiptar i madh, por jo një “shqiptaromadh” – që të jemi të qartë, – që kanë jetuar në tokat e banuara nga shqiptarët, trajektorja e jetës së të cilit është në vetvete një film, por mua më duket se është dhe një predikim, lindur në Tetovë studiuar filozofi në Beograd, punuar në RTV shtetëror në Prishtinë dhe rikthyer prapë, aty ku lindi për të vendosur një gur shumë të rëndë themeli të shtetit të Maqedonisë së Veriut dhe ai gur nuk është mirë të preket. Ai gur është mirë vetëm të mbahet pastër dhe të jetë një pikë referimi për shqiptarët dhe për maqedonasit dhe për të gjithë minoritetet e tjera që jetojnë atje sepse ai është guri që bashkoi, – unë besoj pa kthim në rrugën e integrimit, në atë që e përsëris për të tretën here, Arbën Xhaferri e konsideron ëndrrën e tij më të madhe, në sistemin e vlerave perëndimore, politike, kulturore dhe etike. Dhe me fjalën “etike” mbyllet dhe kjo përpjekja ime që, jo të mos dal keq përpara jush se me ju rregullohem, por për të mos dalë keq me Arbën Xheferrin që jam i bindur na shikon diku nga lart dhe nuk e dyshoj fare që buzëqesh gjithmonë sa herë i shfaqet përpara Ali Ahmeti.

Faleminderit.

/Argumentum.al

Related- Posts

POLITIKË

Inaugurohet selia e re e ambasadës shqiptare në Vatikan

30 Qershor, 2025
POLITIKË

Presidenti Begaj në Konferencën e IV Ndërkombëtare për Financimin e Zhvillimit të OKB-së në Sevilje: Shqipëria angazhohet për zhvillim të qëndrueshëm dhe bashkëpunim rajonal

30 Qershor, 2025
POLITIKË

Rama reagon sërish ndaj Farage: Shqiptarët në MB nuk janë një statistikë për t’u shtrembëruar në emër të një teatri post-Brexit

29 Qershor, 2025

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Studentët u mashtruan  nga propaganda e lirë e Vuçiçit: Ndodhi një kthim radikal djathtas, revolta e humbi kuptimin, ndërsa shansi u humb

30 Qershor, 2025

Inaugurohet selia e re e ambasadës shqiptare në Vatikan

30 Qershor, 2025

Presidenti Begaj në Konferencën e IV Ndërkombëtare për Financimin e Zhvillimit të OKB-së në Sevilje: Shqipëria angazhohet për zhvillim të qëndrueshëm dhe bashkëpunim rajonal

30 Qershor, 2025

Xi Jinping-u kërkon qeverisjen e rreptë të Partisë

30 Qershor, 2025

Partia Komuniste e Kinës forcohet ndërsa anëtarësia e saj i tejkalon 100 milionët

30 Qershor, 2025
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.