Raportuesja në Parlamentin Evropian për Kosovën, Viola von Cramon-Taubadel, ka folur rreth situatës politike në Kosovë, duke i reaguar edhe ambasadorit amerikan në Kosovë, Philip Kosnett pas deklaratës se është i kënaqur për mbajtjen e seancës për mocionin.
Eurodeputetja gjermane pyet se si mundet ambasadori Kosnett të jenë i kënaqur me rënien e një qeverie funksionale në kohë pandemie.
Viola von Cramon-Taubadel shprehet përmes një postimi në Twitter se i vjen keq për qytetarët e Kosovës, duke thënë se nuk e meritojnë këtë.
“Një autogol i SHBA-së në Kosovë me një dimension historik… Si mundeni ju, ambasador, të jeni të kënaqur të shihni rënien e një qeverie funksionale gjatë pandemisë me koronavirusin? E pabesueshme. E papërgjegjshme. Ndihem shumë keq për qytetarët e Kosovës. Ata s’e meritojnë këtë”.
Seabca për mocionin e votëbesimit do të zhvillohet ditën e sotme në orën 11:00.