Organi disiplinor pranë Partisë Komuniste të Kinës bëri thirrje për forcimin e përpjekjeve kundër korrupsionit gjatë periudhës së Planit të 15-të Pesëvjeçar (2026-2030).
Thirrja u bë në një komunikatë të Plenumit të 5-të të Komisionit të 20-të Qendror për Inspektimin Disiplinor të PKK-së, që u mbajt në Pekin nga e hëna deri të mërkurën.
Sekretari i përgjithshëm i Komitetit Qendror të PKK-së, kryetari i shtetit dhe kryetari i Komisionit Qendror Ushtarak i Kinës, Xi Jinping ishte i pranishëm në këtë plenum dhe mbajti një fjalim të rëndësishëm./cgtn





























































