• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
13 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Shqipëria prezanton ofertën turistike në “Wine Vision” në Beograd

    Forumi i Biznesit Ballkanik në Tiranë, Shqipëria dhe Turqia synojnë zgjerimin e investimeve dhe bashkëpunimit rajonal

    FMN paralajmëron për rreziqe nga energjia, borxhi dhe AI

    G7 vendos lirimin e 100 milionë fuçive nga rezervat strategjike

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

  • POLITIKË

    Tirana zyrtare dënon sulmet e Huthëve ndaj Arabisë Saudite,

    Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut synojnë thellimin e bashkëpunimit, Korridori VIII në fokus të takimit Ferati–Hoxha

    Be jep dritën jeshile për mbylljen e përkohshme të negociatave për kapitullin 20.

    Presidenti Begaj dekoron dy senatorë amerikanë me titullin e lartë “Komandar i Urdhrit Suprem të Shqiponjës”

    Prespa drejt UNESCO-s, Shqipëria, Greqia dhe Maqedonia e Veriut nisin përgatitjet për kandidaturën e përbashkët

    Miratohet me 85 vota pro ndarja e re territoriale, 46 bashki dhe 71 qytete

    Ministri Hoxha: Korridori VIII domosdoshmëri ekonomike, sigurie dhe evropiane

    Balla: Kujtimi i 7 Tetorit duhet të shërbejë si përgjegjësi për të ardhmen

    Rishikimi i politikave të BE-së përpara zgjerimit, Shqipëria përgatitet për udhërrëfyesin specifik të anëtarësimit

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

    Gaza me gjysëm armëpushim kërkon paqe!

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Mattarella dhe Milanović urojnë presidenten e Kosovës, Justina Shiroka-Pula

    Ulutaş: Siguria afatgjatë në Kosovë nuk është çështje ushtarake, por politike

    Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

    Justina Shiroka-Pula betohet si presidente e Kosovës, merr zyrtarisht detyrën

    Marta Kos: Marrëveshja e Anëtarësimit e Malit të Zi me BE-në mund të firmoset në verën e 2027

    Shkup–Sofje: një takim i ri, por a është hapur rruga drejt BE-së?

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home Highlights

Po Yuri Kim? Pelosi në Tajvan, po pastaj? Kambanat bien për Ballkanin e Hapur! Rama&Erdogan, Kallkan!

16 Gusht, 2022
in Highlights, Realpolitik
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Realpolitik “ Flash” No. 51 

 1 – 16 GUSHT  2022

 EKSKLUZIVISHT PER  ARGUMENTUM

Shkurt dhe Shqip mbi 4 ngjarjet kryesore diplomatike me vetëm 1000 fjalë nga analisti i njohur diplomatik,  

  Dr. JORGJI KOTE

  Mjeshtër i Madh

1. Po Yuri Kim, ku është? Kjo është pyetja e natyrshme pas ngjarjes tragjike në Himarë, ku vogëlushja 7 vjeçare Jonada u coptua nga gomonja e fuqishme e një kryekomisari policie. Gjithandej mesazhe, por jo nga Ambasadorja amerikane Juri Kim. Nuk ra në sy për mirë, nisur dhe nga  dhimbja me përmasat tragjike të ngjarjes, përgjegjësinë e madhe të strukturave qeveritare dhe të policisë; ca më tepër se deri tani vonë, Juri Kim nuk ka lënë lajm dhe ngjarje pa u prononcuar, deri te specialitetet kulinare që shijon në rrethe të ndryshme të vendit. Menduam se mund të ishte me pushime, por, jo, se po atë ditë, ajo përshëndeti emërimin e Shefi të ri të Shtabit të Përgjithshëm të  Ushtrisë; a thua se ishte ndonjë problem i madh! Pritëm më kot, por asgjë prej saj për vogëlushen e ndjerë  që erdhi nga Britania e Madhe për të pushuar e qetë dhe  sigurt në plazhet tona të bukura! Nëse Juri Kim kishte një rast për t’u shprehur pas një periudhe të gjatë kohe, pse jo dhe duke kritikuar nje herë të vetme qeverinë,  ky ishte pikërisht Potami i 2 Gushtit! Mirëpo, mesa duket, Juri Kim ka vendosur të shfaqet vetëm në ditë me diell!  

2. Pelosi në Tajvan, po pastaj?  Është fjala për vizitën e sforcuar të Presidentes së Kongresit amerikan, politikanes 82 vjeçare Nancy Pelosi në Tajvan më 3 Gusht, me rezultatet dhe pasojat e njohura. Vizitë  e  diskutueshme dhe kundrathënëse dhe vetë brenda kampit demokrat që e ka tensionuar më tej gjendjen atje. Pavarësisht nga guximi dhe vendosmëria e admirueshme e Pelosit, si dhe në disa raste të mëparshme, diplomacia amerikane nuk i dha përgjigje pyetjeve gjeopolitike, “po pastaj, çdo të ndodhë“?  A do ta njohë SHBA-të Taivanin? A do të qetësohet situata? A ka leverdi SHBA-të të hapet një front tjetër tensioni dhe konflikti tani që Rusia po Lufton në Ukrainë dhe kur në Ballkan  po shfaqet në horizont rreziku i ri serb dhe rus? Çfarë problem zgjidhi kjo vizitë, dhe në fund të fundit, a pati më shumë qar apo zarar? Vështirë t’u japësh përgjigje pozitive këtyre pyetjeve, sidomos lidhur me pasojat  gjeopolitike. Në fakt, sot më tepër se kurrë liderëve politikë amerikanë u kërkohet përgjegjshmëri dhe shmangie e çdo provokimi, lehtësimi dhe jo vështirësimi  i gjendjes në Tajvan. Diplomacia ka mënyra dhe mjete të tjera efikase për të kapërcyer situata të tilla dhe SHBA-të kanë plot shembuj pozitivë në këtë fushë.

3.Rama& Erdogan, Kallkan!! Më 10 Gusht, Kryeministri Rama u takua në Ankara me Presidentin turk Erdogan. Si sebep shërbyen Lojrat Olimpike Islamike. Nga zyra e Kryeministrit Rama takimi u përshkrua ”si gjithmonë vëllazëror“, aty u diskutuan problemet e krizës energjitike dhe të ushqimit. Mirëpo, fotoja e Erdoganit tregonte qartë se ai takim ishte “kallkan“.  Ndryshe nga më parë, Erdogan shfaqet i ngrysur, i ftohtë akull. Veç kësaj, pala turke nuk tha asnjë fjalë dhe koment,  nuk dha fare njoftim qoftë dhe të thatë shtypi. Dukej si vegim i largët shkëlqimi i pritjes me kuaj dhe topa në Janar 2021 në Stamboll; nuk e pamë Erdogan t’i tregonte zyrën Ramës ose të paktën dhuratën e veçantë që ai bëri   në Tiranë në janar të këtij viti;  asgjë nuk tha as Rama pas kthimit, as për rezultatet Olimpike; një heshtje varri që fliste shumë për mosmarrëveshjet që kanë dalë në sipërfaqe lidhur me gjylenistët, ultimatumin e  Erdoganit në Kuvendin e Shqipërisë për mbylljen e bizneseve dhe shkollave nën ndikimin e tyre dhe pastrimin e Kryesisë së Komunitetit Mysliman, pezullimin e ndërtimit të xhamisë së Sulmejman Beut, etj. Ndaj nuk është tepërim të thuhet se atmosfera e takimit ishte kallkan. Urojmë të kalojë kjo situatë dhe gjithçka të jetë për hajër. Sepse Rama&Erdogan kallkan është produkti i një politike dhe diplomacie amatoreske, pa bosht dhe pa frena. Nga pësimet prej saj, duhen  nxjerrë sa më shpejt mësimet e duhura.

4. Kambanat bien për Ballkan i Hapur! Po, dhe  jo e një e dy, por shumë  dhe gjithandej. Serbia po përgatitet për luftë dhe pse flet për paqe. Bashkë me ftesën formale për në Ballkan i Hapur ajo i dërgon çdo ditë Prishtinës sinjale dhe ultimatume lufte. Vetëm pse kjo e fundit kërkon zbatimin e një marrëveshjeje të gati 10 viteve më parë. Rusia e cila ka kohë që është vënë në mbështetje të Beogradit  ka njoftuar ndërtimin e një baze të madhe ushtarake  në Serbi, ndërsa kjo e fundit ka shtuar në miliarda Euro shpenzimet e luftës. Po përse dhe nga i vjen rrzeziku, kur Vuçiç me altoparlantët e Tiranës çirren dhe bërtasin për Ballkanin e Hapur? Çka detyroi NATON të përgjigjet dhe ajo me gjuhën e forcës në rast të një provokimi serb. Nga ana tjetër, Europa dhe SHBA-të po kalojnë kudo ” në vrimë të gjilpërës” nismat dhe proceset e ndryshme rajonale, madje dhe Procesin e Berlinit. Me qëllim që të shihen aspektet dhe garancitë politike, pa të cilat, siç e tregoi qartë agresioni rus ndaj Ukrainës, nuk mund të ketë paqe, as bashkëpunim ekonomik dhe tregti të lirë e  të hapur, as Shengen ballkanik. Vetëm protagonistët e kapur të ”Ballkan i Hapur” nuk duan t’i dëgjojnë këto kambana alarmi; ngaqë ata i ”kanë hipur kalit mprapsht”! Kambanat po bien fort dhe në Podgoricë, ku më 18 Gusht Kryeministri Abazoviç, që e mbështeti mbi baza personale rrezikon të bjerë.  Nuk po hyjmë te Bosnia dhe Hercegovina me problemet e njohura, ku sërish rreziku i vjen  nga pala serbe. Kambanat po bien dhe në Shkup e sidomos në Tiranë. Zërat kundër Ballkanit të Hapur që bie erë po shtohen. Sepse në këto tre vite, ai nuk na afroi, por na largoi, nuk na pajtoi, por na shtoi grindjet dhe mes vedi, nuk qartësoi, por vetëm ngatërroi. Ndaj dhe kambanat e alarmit tani po ushtojnë fort, shumë fort. Mjerë ata që nuk duan t’i dëgjojnë!

Së fundi, nëse zgjidhja magjike, do të ishte antarësimi në Ballkanin e Hapur, Berlini, Brukseli dhe Uashingtoni nuk do ta kishin problem të na  futnin të gjithëve atje dhe ”këtu mbaronte filmi”. Mirëpo, a do të mund ta gëlltisnin ato dështimin demek të Procesit të Berlinit dhe të Tregut të Përbashkët Rajonal të Ballkanit dhe t’i jepnin ” kupën e kampionit Ballkanit të Hapur? Kursesi, sepse Berlini dhe Brukseli ”na dalin dhe tepërojnë”!

/Argumentum.al

© 2022 Argumentum

Related- Posts

FOKUS

Bota në një pikë kthese: Zgjedhjet, paqëndrueshmëria politike dhe rreziku në rritje bërthamor

12 Tetor, 2026
Beograd, 15. avgusta 2019 - Ministar spoljnih poslova Ivica Dacic sastao se danas sa ministrom spoljnih poslova Japana Taroom Konom. FOTO TANJUG / SAVA RADOVANOVIC / bb
JO VETEM LAJM

Daçiç kërcënon me pretendime territoriale ndaj Kosovës: “Një ditë, flamuri serb do të valëvitet mbi Prizren”

11 Tetor, 2026
Bota

Marrëveshja Trump–Putin për karburantet ruse shkakton shqetësim në Evropë, Zelensky kundërshton

10 Tetor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Iluzioni i paqes: Armëpushimi në Gaza, përmendore e hipokrizisë së botës

12 Tetor, 2026

Shtatë sfidat që e presin Kosovën pas ngërçit që e mbajti shtetin pezull!

12 Tetor, 2026

Bota në një pikë kthese: Zgjedhjet, paqëndrueshmëria politike dhe rreziku në rritje bërthamor

12 Tetor, 2026

“12345”: Një numër “magjik” në Kinë?

12 Tetor, 2026

Si e dëgjon një qytet atë që nuk funksionon?

12 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.