• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
14 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Shqipëria prezanton ofertën turistike në “Wine Vision” në Beograd

    Forumi i Biznesit Ballkanik në Tiranë, Shqipëria dhe Turqia synojnë zgjerimin e investimeve dhe bashkëpunimit rajonal

    FMN paralajmëron për rreziqe nga energjia, borxhi dhe AI

    G7 vendos lirimin e 100 milionë fuçive nga rezervat strategjike

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

  • POLITIKË

    Shqipëria mbyll Kapitullin 20 të negociatave me BE-në, Marta Kos: Anëtarësimi para vitit 2030 është i mundur

    Tirana zyrtare dënon sulmet e Huthëve ndaj Arabisë Saudite,

    Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut synojnë thellimin e bashkëpunimit, Korridori VIII në fokus të takimit Ferati–Hoxha

    Be jep dritën jeshile për mbylljen e përkohshme të negociatave për kapitullin 20.

    Presidenti Begaj dekoron dy senatorë amerikanë me titullin e lartë “Komandar i Urdhrit Suprem të Shqiponjës”

    Prespa drejt UNESCO-s, Shqipëria, Greqia dhe Maqedonia e Veriut nisin përgatitjet për kandidaturën e përbashkët

    Miratohet me 85 vota pro ndarja e re territoriale, 46 bashki dhe 71 qytete

    Ministri Hoxha: Korridori VIII domosdoshmëri ekonomike, sigurie dhe evropiane

    Balla: Kujtimi i 7 Tetorit duhet të shërbejë si përgjegjësi për të ardhmen

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

    Gaza me gjysëm armëpushim kërkon paqe!

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Senatori amerikan: Kosova propozoi marrëveshje financiare për ta bërë Bondsteelin bazë të përhershme të SHBA-së

    Mattarella dhe Milanović urojnë presidenten e Kosovës, Justina Shiroka-Pula

    Ulutaş: Siguria afatgjatë në Kosovë nuk është çështje ushtarake, por politike

    Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

    Justina Shiroka-Pula betohet si presidente e Kosovës, merr zyrtarisht detyrën

    Marta Kos: Marrëveshja e Anëtarësimit e Malit të Zi me BE-në mund të firmoset në verën e 2027

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home OP/ED

Politika e Jashtme e Kinës në vitin 2024: një strategji e bashkëpunimit global dhe diplomacisë proaktive

20 Nëntor, 2024
in OP/ED
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Dr. Marsela MUSABELLIU

Në vitin 2024, Kina dallon si një aktor kyç në diplomacinë ndërkombëtare dhe përpjekjet e saj janë të rrënjosura në promovimin e dialogut, nismave intensive, gjithmonë duke theksuar prosperitetin e përbashkët dhe një rend ndërkombëtar më të drejtë. Një aspekt kyç i strategjisë diplomatike të Kinës, theksuar nga Presidenti Xi, është koncepti i ndërtimit të një bashkësie me një të ardhme të përbashkët për njerëzimin. Kjo reflekton mendësinë mbi diplomacinë dhe përmbledh vlerat dhe aspiratat e Kinës për qytetërimin global. Qëllimi është ndërtimi i një bote më të hapur, më gjithëpërfshirëse, dhe e karakterizuar nga paqja e qëndrueshme, siguria dhe prosperiteti i përbashkët.

Presidenti kinez Xi Jinping takohet me homologun francez Emanuel Macron në Francë më 6 maj të vitit 2024/Foto nga Xinhua

Vizioni i Kinës për qeverisjen globale përfshin konsultim të gjerë, kontribut të përbashkët dhe arritje të përbashkëta, duke promovuar një lloj të ri të marrëdhënieve ndërkombëtare. Udhëzimet strategjike për këtë vizion vijnë nga zbatimi i nismave globale të lançuara nga Kina, si “Një brez, një rrugë”, Nisma e Zhvillimit Global, Nisma e Sigurisë Globale, etj. Nismat e Kinës për pjesën tjetër të botës përfshijnë planet për modernizimin dhe  një përkushtim për të nxitur zhvillimin dhe prosperitetin. 

Diplomacia e Kreut të Shtetit – “Xiplomacy”

“Ndërsa ndjek zhvillimin e saj, Kina gjithashtu ka përqafuar botën dhe ka përmbushur përgjegjësinë e saj si një vend i madh” – u shpreh Xi Jinping në mesazhin e urimit për vitin 2024.

Diplomacia e kreut të shtetit luan një rol thelbësor në formësimin e pozitës globale të një vendi. Për Kinën, një vend që po transformohet me shpejtësi, diplomacia e kreut të shtetit është bërë një instrument kyç për të shprehur qasjen e Kinës ndaj sfidave dhe përgjegjësisë globale. Kjo diplomaci, e njohur si “Xiplomacy”, pasqyron një qasje të personalizuar dhe proaktive ndaj marrëdhënieve ndërkombëtare.

Xi ka qenë jashtëzakonisht aktiv në skenën ndërkombëtare, duke ndërmarrë vizita të shumta shtetërore, duke pritur në Pekin një sërë liderësh botërorë dhe duke marrë pjesë në forume globale për të thelluar marrëdhëniet me vendet e tjera. Ky vizion dhe aksion reflekton dëshirën e Kinës për të ndihmuar në krijimin e një bote ku bashkëpunimi dhe mirëkuptimi mes vendeve janë normë, duke i dhënë përparësi zhvillimit të qëndrueshëm dhe prosperitetit të përbashkët.

Xi Jinping ka qenë i përfshirë drejtpërdrejt në zhvillimin e marrëdhënieve të Kinës me shumë rajone kyçe të botës. Vizitat e tij në Evropë në fillim të majit 2024 kanë pasur për qëllim thellimin e lidhjeve strategjike dhe promovimin e bashkëpunimit ekonomik dhe politik.Vizita në Evropë, u karakterizua nga takime dhe pritje madhështore. Në Paris, në Beograd dhe në Budapest numri një i politikbërjes kineze foli gjatë dhe me detaje mbi pozicionimin e vendit të tij dhe pritshmëritë për të ardhmen. Mandej, gjatë vizitës së tij në Kazakistan në korrik 2024, Xi theksoi rëndësinë e bashkëpunimit mes vendeve, duke përshkruar lidhjet si një shembull të shkëlqyer të miqësisë dhe bashkëpunimit të ndërsjellë.

Presidenti kinez Xi Jinping u takua kryeministren italiane Giorgia Meloni më 29 korrik 2024, Pekin/Xinhua

Xi ka pritur me nderime shtetërore kryeministrin e Spanjës, Pedro Sánchez më 9 shtator, presidentin e  Vietnamit më 19 gusht, kryeministren italiane Giorgia Meloni më 29 korrik, udhëheqësin gjerman Olaf Scholz më 19 prill, Sekretarin e Shtetit Antony  Blinken më 25 prill, e shumë të tjerë. Dhe patjetër prezenca e Xi në Kazan të Rusisë, për mbledhjen BRICS+ u bë lajm me interes botëror.

Presidenti Xi Jinping në Kazan të Rusisë, për mbledhjen BRICS+/Foto nga Xinhua

Diplomacia e Xi Jinping është fokusuar në promovimin e një bote ku siguria dhe paqja janë në qendër të politikave globale. Ai përherë thekson rëndësinë e vlerave tradicionale të bashkëjetesës harmonike dhe refuzon hegjemoninë, duke përqafuar një qasje që promovon ndërveprimin dhe përfitimet e përbashkëta mes kombeve.

Çfarë ofron dhe çfarë promovon Kina për rendin aktual

Ka probleme, ka deficite por ka edhe zgjidhje. Në një botë gjithnjë e më të ndërlidhur ku sfidat globale i kapërcejnë kufijtë, bashkëpunimi ndërmjet kombeve bëhet imperativ. Kina, si një nga fuqitë kryesore të botës, ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm duke prezantuar disa nisma kryesore globale që synojnë nxitjen e bashkëpunimit, rritjen e sigurisë, promovimin e zhvillimit dhe edukimin e një qytetërimi të përbashkët global. Këto nisma mishërojnë angazhimin e Kinës për të ndërtuar një botë më paqësore, më të begatë dhe harmonike.

14 fraksione palestineze nënshkruan Deklaratën e Pekinit për përfundimin e ndarjeve dhe forcimin e unitetit, 23 korrik 2024, Pekin/Foto nga VCG

Filozofia kineze, nismat e saj globale, aktivizmi i vendit në rang ndërkombëtar dhe angazhimi i pasosur për gjithëpërfshirje mund të përmblidhen qartësisht në fjalët e liderit kinez: “Kina do të ecë përpara së bashku me të gjitha forcat përparimtare të botës në udhëtimin e madh drejt një komuniteti me një të ardhme të përbashkët për njerëzimin, dhe gjithmonë do të jetë ndërtues i paqes botërore, kontribues në zhvillimin global, mbrojtës i rendit ndërkombëtar dhe ofrues i të mirave publike.”

Një temë qendrore e diplomacisë kineze në vitin 2024 është zgjidhja e konflikteve nëpërmjet dialogut. Kina bën thirrje për një botë multipolare ndërsa përkrah globalizimin ekonomik gjithëpërfshirës duke theksuar  përgjegjësinë e shtuar të Kinës si një aktor kryesor në çështjet ndërkombëtare dhe përkushtimin e saj për të promovuar një rend global më gjithëpërfshirës dhe më të balancuar.  Kina ka qenë një përkrahëse e madhe e multilateralizmit dhe forcimit të institucioneve ndërkombëtare si Kombet e Bashkuara (OKB). Ajo ka përkrahur rolin e OKB-së në adresimin e sfidave globale si ndryshimi klimatik, siguria ndërkombëtare dhe qeverisja e teknologjive të reja, përfshirë inteligjencën artificiale. Pekini ka theksuar se zgjidhja e këtyre problemeve komplekse kërkon bashkëpunim global dhe një qasje gjithëpërfshirëse.

Qasja proaktive e Kinës për adresimin e çështjeve të nxehta nënvizon më tej angazhimin e saj për zhvillim global. Duke punuar në mënyrë aktive drejt pajtimit dhe stabilitetit, Kina dërgon një mesazh pozitiv për mundësinë e zgjidhjes së çështjeve komplekse ndërkombëtare përmes diplomacisë dhe bashkëpunimit.

Promovimi i rritjes ekonomike dhe globalizimit të qëndrueshëm

Një nga gurët themelorë të politikës së jashtme të Kinës është përkushtimi i saj për të promovuar rritjen ekonomike globale. Në vitin 2024, ekonomia kineze vazhdoi të jetë një nga shtyllat kryesore të rritjes, duke kontribuar në një të tretën e rritjes ekonomike të botës. Kjo ka ndihmuar në përmirësimin e standardit të jetesës në shumë vende, veçanërisht në ato në zhvillim. Kina ka mbështetur një globalizim ekonomik gjithëpërfshirës, duke hedhur poshtë idenë e shkëputjes ekonomike midis vendeve.

Kina paraqet propozime për nxitjen e zhvillimit ekonomik global në samitin e BRICS-it, 24 tetor 2024, Kazan, Rusi/Foto nga Xinhua

Roli i Kinës në promovimin e rritjes globale karakterizohet nga optimizmi dhe hapja e ekonomisë.  Elasticiteti i ekonomisë kineze dhe kontributi i saj në një të tretën e rritjes globale pasqyrojnë jo vetëm aftësinë ekonomike të Kinës, por edhe angazhimin e saj për të qenë një forcë shtytëse për zhvillimin botëror. Duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe duke hedhur poshtë nocionin e shkëputjes, inkurajohet një mentalitet që e sheh globalizimin ekonomik si një prirje të pakthyeshme.

Kina promovon idenë se vendet e zhvilluara dhe ato në zhvillim duhet të bashkëpunojnë për të ndërtuar një sistem global që pasqyron nevojat dhe interesat e të gjithë njerëzimit. Në këtë drejtim, Pekini ka vënë theks të veçantë në angazhimin për paqe dhe siguri të qëndrueshme, si dhe në bashkëpunimin ekonomik dhe zhvillimin e qëndrueshëm. Përmes nismave të saj, Kina ka ndihmuar në transformimin e ekonomive të vendeve në zhvillim, duke kontribuar në industrializimin dhe modernizimin në këto rajone.

Së fundmi, në kohët tona ndryshimet gjeopolitike po shpalosen vrullshëm dhe si kurrë më parë. Deficitet në paqe, zhvillim, siguri dhe qeverisje po rriten. Njerëzimi është në një udhëkryq dhe përballë një zgjedhjeje konsekuente për të ardhmen e tij, ndërkohë që multipolariteti botëror dhe globalizimi ekonomik vazhdojnë të evoluojnë. Ky nuk është një fenomen i ri, por një çështje e vazhdueshme e rrënjosur thellë në dinamikat historike, politike dhe ekonomike të njerëzimit.

Ndërsa sfidat vazhdojnë të tejkalojnë kufijtë kombëtarë, roli i Kinës si një katalizator dialogu dhe bashkëpunimi bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm. Duke mbështetur një botë që prioritizon zhvillimin e qëndrueshëm dhe prosperitetin e përbashkët, Kina pozicionohet si një aktor global përgjegjës.

*Ky artikull është publikuar ekskluzivisht për Edicionin Special në revistën “Argumentum”, në kuadër të 75-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Shqipërisë dhe Kinës dhe 75-vjetorin e themelimit të Republikës Popullore të Kinës.

/Argumentum.al

© 2024 Argumentum

Related- Posts

OP/ED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

11 Tetor, 2026
Kryesore

Gaza me gjysëm armëpushim kërkon paqe!

10 Tetor, 2026
OP/ED

BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

1 Tetor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

SHBA-të “harrojnë” Europën”;  Trumpi dhe Putini “kërcejnë tango”

14 Tetor, 2026

Tirana në flakë, “triada bermudiane” në panik!

14 Tetor, 2026

Ambasada britanike: E drejta për të protestuar nuk legjitimon përdorimin e dhunës

14 Tetor, 2026

Dita e dytë e protestës studentore në Tiranë, bojkot në universitete, përplasje me policinë dhe zjarre

14 Tetor, 2026

Delegacioni i BE-së në Tiranë reagon për protestën: Policia të jetë proporcionale, të hetohen pretendimet për përdorim të tepruar të forcës

14 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.