• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
13 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Shqipëria prezanton ofertën turistike në “Wine Vision” në Beograd

    Forumi i Biznesit Ballkanik në Tiranë, Shqipëria dhe Turqia synojnë zgjerimin e investimeve dhe bashkëpunimit rajonal

    FMN paralajmëron për rreziqe nga energjia, borxhi dhe AI

    G7 vendos lirimin e 100 milionë fuçive nga rezervat strategjike

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

  • POLITIKË

    Tirana zyrtare dënon sulmet e Huthëve ndaj Arabisë Saudite,

    Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut synojnë thellimin e bashkëpunimit, Korridori VIII në fokus të takimit Ferati–Hoxha

    Be jep dritën jeshile për mbylljen e përkohshme të negociatave për kapitullin 20.

    Presidenti Begaj dekoron dy senatorë amerikanë me titullin e lartë “Komandar i Urdhrit Suprem të Shqiponjës”

    Prespa drejt UNESCO-s, Shqipëria, Greqia dhe Maqedonia e Veriut nisin përgatitjet për kandidaturën e përbashkët

    Miratohet me 85 vota pro ndarja e re territoriale, 46 bashki dhe 71 qytete

    Ministri Hoxha: Korridori VIII domosdoshmëri ekonomike, sigurie dhe evropiane

    Balla: Kujtimi i 7 Tetorit duhet të shërbejë si përgjegjësi për të ardhmen

    Rishikimi i politikave të BE-së përpara zgjerimit, Shqipëria përgatitet për udhërrëfyesin specifik të anëtarësimit

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

    Gaza me gjysëm armëpushim kërkon paqe!

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Mattarella dhe Milanović urojnë presidenten e Kosovës, Justina Shiroka-Pula

    Ulutaş: Siguria afatgjatë në Kosovë nuk është çështje ushtarake, por politike

    Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

    Justina Shiroka-Pula betohet si presidente e Kosovës, merr zyrtarisht detyrën

    Marta Kos: Marrëveshja e Anëtarësimit e Malit të Zi me BE-në mund të firmoset në verën e 2027

    Shkup–Sofje: një takim i ri, por a është hapur rruga drejt BE-së?

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home NGJARJE

Presidenti Begaj në Letoni me homologun Rinkēvičs: U sigurua mbështetja e plotë për integrimin e Shqipërisë në BE, forcim i bashkëpunimit për sigurinë si dy vende në NATO

3 Shtator, 2024
in NGJARJE, POLITIKË, SHQIPËRI
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i Republikës, Sh. T. Z.  Bajram Begaj, nisi sot vizitën shtetërore në Letoni. Riga ishte ndalesa e parë në Republikat Baltike. Kjo është dhe vizita e parë shtetërore e një Presidenti të Shqipërisë që ndërmerret në tre vendet baltike:Letoni, Estoni dhe Lituani.

Në pritjen e organizuar për nder të Presidentit të Shqipërisë,Sh. T. Z.  Bajram Begaj, merrnin pjesë Presidenti i Letonisë,Sh. T. Z. Edgars Rinkēvičs, Kryetarja e  Parlamentit, Sh. S. Znj. Daiga Mieria, Kryeministrja, Sh. S. Znj. Evika Siliņa, si dhe përfaqësues të tjerë të shtetit dhe qeverisë letoneze.

Presidenti i Republikës zhvilloi fillimisht një takim kokë më kokë me homologun e tij Rinkēvičs, të cilin e falënderoi për pritjen, duke e cilësuar si një moment për të forcuar dialogun politik të shkëlqyer mes dy vendeve mike që ndajnë qëndrime të përbashkëta për çështjet rajonale dhe globale.

Presidenti Begaj shprehu përkushtimin e Shqipërisë për intensifikimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes të përbashkët dhe në kuadër të organizatave ndërkombëtare.

Për sa i përket marrëdhënieve ekonomike, Presidentët e dy shteteve biseduam për rritjen dhe zgjerimin e tyre, duke përfshirë investimet direkte, turizmin, shkëmbimet tregtare, arsimin dhe kërkimin shkencor.

Në këtë aspekt, u propozua vendosja e një linje ajrore direkte të përhershme, e cila do të sjellë afrimin mes dy vendeve, rritjen e fluksit të shkëmbimeve dhe të turizmit.

Ndërsa vlerësoi mbështetjen e Letonisë përgjatë procesit të integrimit evropian të Shqipërisë, Presidenti i Republikës u shpreh se me përparimin e jashtëzakonshëm në përafrimin me standardet e BE-së, Shqipëria shpreson për një rrugë të qartë dhe të shpejtë drejt anëtarësimit të plotë në Union.

Zgjerimi i Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor u konsiderua në takim si një rrugëzgjidhje përballë influencave të palëve të treta të shtuara me agresionin Rus në Ukrainë dhe si një mundësi për të nxitur stabilitetin dhe zhvillimin e qëndrueshëm në rajon.

Presidenti Begaj shprehu mirënjohje ndaj Letonisë për kontributin në rajon, duke theksuar praninë e trupave në kuadër të KFOR-it dhe mbështetjen ndaj Kosovës për integrimin Euroatlantik.

Në takim u bisedua për sfidat e reja me të cilat Shqipëria dhe Letonia përballen si aleate në NATO dhe në këtë aspekt u theksua nevoja për forcimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë. “Shqipëria, – u shpreh Presidenti Begaj, – mbetet në solidaritet me Letoninë me trupat e saj në batalionin shumëkombësh të NATO-s në Adazi.Biseda kokë më kokë mes Presidentëve Begaj dhe Rinkēvičs u pasua nga takimi i zgjeruar me pjesëmarrjen e delegacioneve përkatëse dhe më pas krerët e dy shteteve zhvilluan konferencën e përbashkët për mediat.

Deklaratë nga Presidenti i Republikës, Z. Bajram Begaj

Letoni, 3 Shtator 2024

I nderuar President,

I dashur Mik,

Lejomëni të shpreh  mirënjohjen time të sinqertë për mikpritjen e ngrohtë  që më rezervuat mua dhe delegacionit tim gjatë vizitës sime shtetërore në Letoni.

Jam i lumtur të vizitoj qytetin e bukur të Rigës ndërsa shënojmë 96-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve tona diplomatike dhe 32 vitet e rivendosjes së këtyre marrëdhënieve.

Këtë vit, ju festuat 20-vjetorin e anëtarësimit tuaj në NATO dhe në Bashkimin Europian dhe mund të them se arritjet tuaja kanë qenë një frymëzim që Shqipërinë t’i bashkohet këtyre organizatave.

Sot, ne jemi aleatë në NATO, dhe së shpejti, ëndërrojmë dhe synojmë të jemi së bashku në BE. Sigurisht që Shqipëria dhe Letonia gëzojnë marrëdhënie shumë të mira dypalëshe dhe kemi zhvilluar një dialog politik të shkëlqyer që ndan të njëjtat qëllime strategjike dhe mbështet vlerat europiane të përbashkëta.

Dialogu ynë politik ekzistues duhet të inkurajojë bashkëpunim më konkret dypalësh dhe shumëpalësh  në të gjitha fushat e interesit të ndërsjellë për përfitimet e qytetarëve tanë, duke përfshirë ekonominë, shkëmbimet tregtare,  turizmin, shkëmbimet kulturore dhe të të rinjve etj. Jam i bindur se diskutimet e frytshme të sotme do të ndihmojnë të ecim shpejt dhe me guxim në atë drejtim.

Si aleatë të NATO-s, Shqipëria dhe Letonia bashkëpunojnë ngushtë në mbrojtje dhe siguri. Ne përballim sfida të përbashkëta dhe të ngjashme që kërkojnë forcimin e bashkëpunimit tonë në mbrojtjen kolektive dhe aspektet dypalëshe.

Jam krenar të  theksoj se Shqipëria ka kontribuar me trupa në Brigadën Multinacionale që nga viti 2017. Roli i Letonisë si një vend pritës dhe mbështetja që ofron për trupat kanë qenë jetike për suksesin e kësaj Brigade.

Gjithashtu vlerësojmë kontributin e Letonisë me trupa në misionin e KFOR- it në Kosovë, duke theksuar se KFOR luan një rol jetik në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në Kosovë dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor. Kontributi dhe shërbimet e ushtarëve tuaj vlerësohen lart nga ne.

Anëtarësimi i Letonisë në BE ka qenë një nga historitë e suksesshme të procesit të integrimit të BE-së, dhe do të doja të shpreh urimet e mia të sinqerta për popullin letonez për arritjen e kësaj pike të rëndësishme.

Gjithashtu, mbetemi mirënjohës ndaj Letonisë dhe Juve personalisht, Z. President, përfshirë pozicionet tuaja personale të mëparshme, për mbështetjen e palëkundur dhe të vazhdueshme që jepni për zgjerimin e BE-së dhe veçanërisht për integrimin e Shqipërisë në BE. Kontributi Juaj, qoftë në nivel dypalësh, nëpërmjet Brukselit apo përmes Procesit të Berlinit si edhe në kuadër të Grupit të Tallinit, vlerësohet lart nga Shqipëria.

Anëtarësimi në BE mbetet prioriteti strategjik i Shqipërisë. Shqipëria ka një politikë të jashtme plotësisht të linjëziar me politikën e jashtme dhe atë të sigurisë së BE-së.

Ne kemi  punuar me përkushtim për të zbatuar reforma të kërkuara për anëtarësimin në BE, veçanërisht në fushat si sundimi i ligjit, anti-korrupsioni dhe qeverisja ekonomike. Gjithashtu, kemi qenë të fokusuar në përmirësimin e efikasitetit administrativ dhe në përputhjen e politikave tona.

Shqipëria është e përkushtuar të mbajë momentumin e përpjekjeve të saj reformuese dhe të sigurojë që vazhdojmë të përmbushim standardet e larta të kërkuara për anëtarësim.

Në të njëjtën kohë, BE-ja duhet të adresojë në mënyrë proaktive nevojat dhe sfidat specifike për Shqipërinë dhe vendet e Ballkanit Perëndimor. Kjo përfshin përshpejtimin e projekteve të infrastrukturës që lidhin rajonin më ngushtë me pjesën tjetër të Europës, forcimin e marrëdhënieve tregtare dhe integrimin e ekonomive rajonale në tregun më të gjerë të BE-së.

Gjatë takimit tonë të frytshëm, diskutuam për bashkëpunimin ekonomik midis vendeve tona. Së fundmi, kemi parë një rritje të vlerave të flukseve tona tregtare dypalëshe. Kjo na bën të besojmë se përmirësimi i këtyre rezultateve së shpejti është brenda mundësive tona.

Bashkëpunimi ekonomik duhet të shkojë dorë për dore me rritjen e kontaktit midis popujve tanë. Dhe në këtë kontekst, ka lajme të mira: fillimi i fluturimeve charter midis Rigës dhe Tiranës do të rezultojë në vizita gjithnjë e më të shumta të qytetarëve të Letonisë dhe vendeve të tjera baltike në Shqipëri si turistë. Ky është një fillim i mirë, por nuk është i mjaftueshëm. Do të donim të shihnim më shumë përfshirje.

Z. President, Shqipëria është vërtet e interesuar të presë investime të drejtpërdrejta letoneze në sektorë të ndryshëm të interesit të përbashkët, si në energji, infrastrukturë, tregti, turizëm, arsim dhe bujqësi.

Letonia është një vend mik me të cilin ndajmë qëndrime të përbashkëta mbi çështje të rëndësishme rajonale dhe globale. Ne vlerësojmë kontributin dhe angazhimin e Letonisë për të mbështetur proceset e integrimit të Shqipërisë dhe vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor në rajon. Jemi mirënjohës për kontributin dhe mbështetjen e Letonisë ndaj Kosovës, duke përfshirë aspiratën e Kosovës për t’u bashkuar me organizatat ndërkombëtare. Ne besojmë fort se kjo kontribuon në forcimin e paqes dhe stabilitetit dhe nxit zhvillimin pozitiv në rajon dhe më gjerë.

Gjatë takimit tonë, shpreha solidaritetin tonë të plotë me Ukrainën dhe përsërita mbështetjen tonë të palëkundur dhe të vazhdueshme për pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të saj brenda kufijve të njohur ndërkombëtarisht. Është jetike për sigurinë tonë të përbashkët që të rrisim dhe të mbajmë mbështetjen tonë për Ukrainën për aq kohë sa të jetë e nevojshme për të siguruar që Ukraina të triumfojë si një komb i lirë dhe sovran. Mbështetja për Ukrainën është një investim në sigurinë tonë.

Shqipëria mbështet Formulën e Paqes të Presidentit Zelensky, dhe ne besojmë se e ardhmja e Ukrainës është brenda familjes Euro-Atlantike. Ne gjithashtu mbështesim synimin e Ukrainës për të bërë pjesë në NATO sa më shpejt që kushtet të lejojnë.

Për sa i përket kontributit të Shqipërisë ndaj Ukrainës, lejomëni të përmend që ne kemi mbështetur Ukrainën ushtarakisht, diplomatikisht dhe me ndihma humanitare, por do të doja të veçoja disa momente të rëndësishme: për shembull, Shqipëria bashkëorganizoi me Ukrainën në Tiranë Samitin Ukrainë-Evropa Juglindore, dhe sigurisht kur Shqipëria ishte kryesuese jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ne ishim bashkë-penmbajtës për çështjet e Ukrainës së bashku me SHBA-në.

Sigurisht, në atë organizatë Shqipëria ka qenë gjithmonë e prerë që ne jemi mbështetësit e palëkundur të Ukrainës, dhe dënojmë në termat më të fortë agresionin e padrejtë dhe të paprovokuar rus në Ukrainë.

Shqipëria dhe Letonia janë vende mike që janë aleate  e së shpejti partnerë  në BE.Le të zhvillojmë në më të mirën e saj këtë marrëdhënie për të patur sa më shumë përfitime për vendet tona dhe për qytetarët tanë.

/Argumentum.al

Related- Posts

NGJARJE

Tirana zyrtare dënon sulmet e Huthëve ndaj Arabisë Saudite,

11 Tetor, 2026
POLITIKË

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut synojnë thellimin e bashkëpunimit, Korridori VIII në fokus të takimit Ferati–Hoxha

10 Tetor, 2026
POLITIKË

Be jep dritën jeshile për mbylljen e përkohshme të negociatave për kapitullin 20.

9 Tetor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Iluzioni i paqes: Armëpushimi në Gaza, përmendore e hipokrizisë së botës

12 Tetor, 2026

Shtatë sfidat që e presin Kosovën pas ngërçit që e mbajti shtetin pezull!

12 Tetor, 2026

Bota në një pikë kthese: Zgjedhjet, paqëndrueshmëria politike dhe rreziku në rritje bërthamor

12 Tetor, 2026

“12345”: Një numër “magjik” në Kinë?

12 Tetor, 2026

Si e dëgjon një qytet atë që nuk funksionon?

12 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.