Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, priti sot ambasadorin e ri të Shtetit të Katarit në Tiranë, Jabor Ali Hussein Al Hawashela Al Dossari, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale.
Presidenti Begaj i uroi mirëseardhjen Jabor Ali Hussein Al Hawashela Al Dossari, duke pranuar dhe Letrat Kredenciale si Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Katarit në Shqipëri.
Kreu i Shtetit garantoi mbështetjen e tij për vazhdimësinë e traditës së mirë disavjeçare të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Katarit.
“Sot mora letrat kredenciale nga Ambasadori i Shtetit të Katarit, Jabor Ali Hussein Al Hawshela Al Dossari. Rikonfirmuam bashkëpunimin tonë të ngushtë, në radhë të parë në fushën ekonomike”, u shpreh Begaj në një reagim në rrjetet sociale.
/Argumentum.al