• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
16 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Shqipëria prezanton ofertën turistike në “Wine Vision” në Beograd

    Forumi i Biznesit Ballkanik në Tiranë, Shqipëria dhe Turqia synojnë zgjerimin e investimeve dhe bashkëpunimit rajonal

    FMN paralajmëron për rreziqe nga energjia, borxhi dhe AI

    G7 vendos lirimin e 100 milionë fuçive nga rezervat strategjike

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

  • POLITIKË

    Kryeministri Rama: Durim, kjo sprovë do të kalojë, nuk përkulemi përballë dhunës

    Drejtori i Policisë së Shtetit, Hita: 71 efektivë të lënduar, Policia nuk tërhiqet përballë dhunës

    Presidenti Begaj u bën thirrje palëve për dialog, pas përshkallëzimit të protestave në Shqipëri

    Kryeministri Rama për Reuters: Nuk jap dorëheqjen, qeveritë ndryshohen përmes zgjedhjeve demokratike

    Rama nga godina e djegur e Kolegjit të Evropës: Studentët janë të mirëpritur për dialog, përgjegjësit do të përballen me ligjin

    Shqipëria mbyll Kapitullin 20 të negociatave me BE-në, Marta Kos: Anëtarësimi para vitit 2030 është i mundur

    Tirana zyrtare dënon sulmet e Huthëve ndaj Arabisë Saudite,

    Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut synojnë thellimin e bashkëpunimit, Korridori VIII në fokus të takimit Ferati–Hoxha

    Be jep dritën jeshile për mbylljen e përkohshme të negociatave për kapitullin 20.

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

    Gaza me gjysëm armëpushim kërkon paqe!

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Kroacia vendos 8 kushte për Malin e Zi në rrugën drejt BE-së, çfarë kërkon Zagrebi para anëtarësimit

    SHBA nuk ndryshon qëndrim për Dialogun Strategjik me Kosovën

    Senatori amerikan: Kosova propozoi marrëveshje financiare për ta bërë Bondsteelin bazë të përhershme të SHBA-së

    Mattarella dhe Milanović urojnë presidenten e Kosovës, Justina Shiroka-Pula

    Ulutaş: Siguria afatgjatë në Kosovë nuk është çështje ushtarake, por politike

    Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home NGJARJE

Presidenti Meta: 17 Maji, dita më e errët e pluralizmit politik në Shqipëri

17 Maj, 2022
in NGJARJE, SHQIPËRI
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i Republikës, Ilir Meta foli sot në një konferencë për shtyp për marrëveshjen e 17 majit të vitit 2017 mes kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të PD-së në atë kohë, Lulzim Basha.

Meta u shpreh se, djegia e mandateve ishte pjesë e zbatimit të marrëveshjes së 17 majit.

“Ishte pjesë e zbatimit të marrëveshjes së 17 majit edhe djegia e qëllimtë dhe e mirëkoordinuar prej kohësh e mandateve parlamentare të opozitës, duke i garantuar pushtetit kapjen e plotë të parlamentit dhe të të gjitha institucioneve të pavarura që zgjidhen nga parlamenti”, tha Meta.

“Ishte pjesë e marrëveshjes gjithashtu edhe bojkoti i zgjedhjeve vendore, duke i dhuruar partisë shtet kontrollin absolut, jo vetëm mbi të gjitha bashkitë, por edhe në 100% të këshillave bashkiake. Ashtu sikundër ishte pjesë e asaj marrëveshjeje edhe mos regjistrimi i Partisë Demokratike në KQZ, në 13 tetor 2019, datë që e zgjodhi vetë PD”, tha Meta.

“Po kështu ishte pjesë e asaj marrëveshjeje që t’i lehtësohej puna qeverisë përmes parlamentit të kapur 100% për të kaluar me nxitim dhjetëra koncesione korruptive të pasurive dhe shërbimeve publike, pronë e popullit shqiptar, si dhuratë për një grup oligarkësh në shërbim të pushtetit”, theksoi Meta.

“Po kështu, shembja e Teatrit Kombëtar, tre vite më pas, pas marrëveshjes dhe 2 vite më parë nga sot dhe pikërisht në datën 17 maj, ishte pjesë e një bashkëpunimi të qartë dhe tashmë është edhe pjesë e një politike të mirë-strukturuar për të zhbërë identitetin kulturor dhe kombëtar dhe për të nxjerrë në ankand të gjithë trashëgiminë historike dhe kulturore të këtij vendi”, u shpreh Meta.

Gjithashtu, shtoi Meta, “shitja e zgjedhjeve të 25 prillit tek pushteti prej kohësh, madje dhe duke prishur në heshtje marrëveshjen e hapur të 5 qershorit, padyshim që ishte pjesë e marrëveshjes të 5 viteve më parë”.

“Ishte pjesë e kësaj marrëveshje, bojkoti i reformës në drejtësi, që bëri ajo lloj opozite, që lehtësoi kapjen e plotë të drejtësisë së re nga gryka nga qeveria aktuale. Pasojat janë të njohura për të gjithë. Bllokim i plotë i integrimit evropian të Shqipërisë prej vitesh dhe shpopullimi më i rëndë dramatik historik i vendit që nga vendosja e demokracisë dhe zhytja e tij ën borxhin më të madh të të gjitha kohërave me më shumë se PBB vjetor”, u shpreh Meta.

Deklaratë e plote Presidentit Meta

17 maj 2022

Përshëndetje!

E thirra këtë komunikim me median, për arsye se sot është 17 Maji, që do të kujtohet si dita më e errët e pluralizmit politik në këto 32 vite, pasojat shkatërrimtare të së cilës për demokracinë, shtetin e së drejtës dhe sistemin e llogaridhënies në vendin tonë, të gjithë vazhdojnë t’i ndiejnë edhe sot shumë rëndë, siç i kanë ndjerë çdo ditë të këtyre 5 viteve që kanë kaluar.

Ajo marrëveshja e turpshme dhe tinzare, e realizuar në errësirë të plotë 5 vite më parë, tashmë është e ekspozuar në dritën përvëluese të diellit për çdo qytetar të Republikës së Shqipërisë.

Është mëse e qartë se ajo nuk ishte vetëm një marrëveshje kundër zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, që u zhvilluan në kundërshtim me Kushtetutën dhe Kodin Zgjedhor, duke penalizuar madje edhe aleatët që qëndruan me muaj të tërë solidarë në çadër, për të vijuar gjatë gjithë fushatës zgjedhore dhe më pas.

Jo vetëm kaq, por ajo marrëveshje vijoi edhe përgjatë 5 viteve dhe ende gëlon.

Ishte pjesë e zbatimit të marrëveshjes së 17 Majit edhe djegja e qëllimtë dhe e mirëkoordinuar prej kohësh e mandateve parlamentare të opozitës duke i garantuar pushtetit kapjen e plotë të Parlamentit dhe të të gjitha institucioneve të pavarura, që zgjidhen prej tij.

Ishte pjesë e marrëveshjes gjithashtu, edhe bojkoti i zgjedhjeve vendore duke i dhuruar partisë-shtet, kontrollin absolut mbi të gjitha Bashkitë dhe 100% të Këshillave Bashkiake.

Ashtu, sikurse ishte pjesë e asaj marrëveshjeje, edhe mosregjistrimi i Partisë Demokratike në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, për zgjedhjet e 13 tetorit 2019, datë që e zgjodhi vetë.

Ishte pjesë e asaj marrëveshjeje, që t’i lehtësohej puna Qeverisë përmes Parlamentit të kapur 100%, për të kaluar me nxitim dhjetëra koncensione korruptive, të pasurive dhe shërbimeve publike, pronë e popullit shqiptar, si dhuratë për një grup oligarkësh në shërbim të pushtetit.

Shembja e Teatrit Kombëtar, tre vite pas marrëveshjes, apo dy vite më parë nga sot, pikërisht në datën 17 maj, ishte pjesë e një bashkëpunimi të qartë dhe tashmë pjesë e një politike të mirëstrukturuar për të zhbërë identitetin kulturor e kombëtar, si dhe për të nxjerrë në ankand të gjithë trashëgiminë historike dhe kulturore të vendit.

Gjithashtu, shitjen e zgjedhjeve të 25 Prillit te Pushteti, duke prishur në heshtje marreveshjen e hapur te 5 Qershorit, padyshim që ishte pjesë e marrëveshjes së 5 viteve më parë.

Ishte pjesë e asaj marrëveshjeje, bojkoti i reformës në drejtësi, që bëri ajo lloj opozite, që e lehtësoi kapjen e plotë të drejtësisë së re nga gryka nga Qeveria aktuale.

Pasojat janë të njohura për të gjithë:

Bllokimi i plotë i integrimit europian prej vitesh;

Shpopullimi më i rëndë dramatik historik i vendit, që nga vendosja e demokracisë dhe zhytja e tij në borxhin më të madh, të të gjitha kohërave, me më shumë se Prodhimi i Brendshëm Bruto vjetor.

Shumica e familjeve shqiptare i dinë dhe i ndjejnë kostot e kësaj marrëveshjeje çdo ditë në jetën e tyre.

Shqiptarët sot ndihen jo vetëm të shpërfillur dhe të nëpërkëmbur nga arroganca e pushtetit, por ajo që është më dramatikja është se ndihen të pambrojtur nga opozita e “Facebook”-ut.

Nuk duhet ta harrojmë asnjëherë 17 Majin, dhe jam i sigurt se 17 Maji i ardhshëm do të jetë diçka tjetër. Do të jetë i tillë sepse nuk duhet të harrojmë kurrë atë marrëveshje që turpshme, që ndodhi në errësirë 5 vitë më parë kundër demokracisë, kundër shtetit të së drejtës, kundër sistemit të llogaridhënies dhe kundër të drejtave më bazike të qytetarëve shqiptarë.

Kush përfitoi në 5 vite? Përfituan një grusht oligarkësh.
Kush u dërmua? Familja e thjeshtë shqiptare, shtresa e mesme që u varfërua dhe ajo më e varfëra që është dërmuar fare.

/Argumentum.al

Related- Posts

NGJARJE

Drejtori i Policisë së Shtetit, Hita: 71 efektivë të lënduar, Policia nuk tërhiqet përballë dhunës

15 Tetor, 2026
NGJARJE

Tiranë, protesta studentore përfundon në dhunë, përplasje në disa zona të kryeqytetit

13 Tetor, 2026
NGJARJE

Tirana zyrtare dënon sulmet e Huthëve ndaj Arabisë Saudite,

11 Tetor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë apel për paqe, drejtësi dhe dialog kombëtar

16 Tetor, 2026

Kryeministri Rama: Durim, kjo sprovë do të kalojë, nuk përkulemi përballë dhunës

16 Tetor, 2026

Për ata që ofrojnë ose vetë-ofrohen për dialog dhe ndërmjetësim

16 Tetor, 2026

Frederiksen: Aleanca perëndimore është dobësuar, Zelensky i kërkon SHBA-së të mos mbajë anën e Rusisë

15 Tetor, 2026

UGSH denoncon dhunën ndaj gazetarëve gjatë protestave: Sulme nga policia dhe protestuesit

15 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.